Letėr Ramush Haradinajt!
Shkruan: Beqe CUFAJ
I nderuar z. Haradinaj,
Sa herė kam menduar, folur por para sė gjithash shkruar pėr Juve, nuk kam mundur e tė mos shprehem qė dilema e vetme qė kisha ishte: cili prej jush ėshtė Fidel Castro e cili Che Guevara i Kosovės dhe shqiptarėve dhe me kėtė edhe Ballkanit?
Pra, cili jeni cili: Hashim Thaēi e Ramush Haradinaj?!
Ditėn qė Tribunali i Hagės mori vendimin pėr ndalimin tuaj (tė dytė) nė qelitė e Scheweningenit nė sallėn e vogėl dhe tė mbėshtjellė nga xhama tė errtė nuk mund ti harroj tri detaje: fytyrėn e ngrirė tė kryetarit tė Tribunalit, Patrick Robinson; sms-at, telefonatat dhe britmat e gazetarėve e me kėtė edhe ndihmaqarėve serbė... dhe fare nė fund: mungesėn e J.! (Pėr qėndrimin tuaj - nuk kam ēka raportoj sepse vendi ju njeh si njeriun e kėtij nėnqielli!). Ish-gazetares serbe, e cila brenda natės para mė shumė se shtatė vjetėsh derisa edhe pas mesnate merreshim me Kasapin e Ballkanit rrugicave tė lakuriqosura nė Hagė, Slobodan Milosheviqin, pėrballė dy miqve gjermanė - M. dhe C., mė pati premtuar qė do tė bėjė ēdo gjė qė nė Hagė ti shihnim: Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinajn.
Hashim Thaēi nuk erdhi kurrė nė Hagė - bile as ta vizitonte (ish-)mikun e tij Fatmir Limajn.
Ju, Ramush Haradinaj, me ndihmėn edhe tė J., erdhėt nė Tribunal.
Dhe u liruat.
Gati dy vjet mė pas, kur ju, familja, partia dhe shteti ynė patėm menduar qė kishim tė bėnim me njė formalitet - u ndaluat sėrish aty - mes tė akuzuarve...
Natėn e 17 shkurtit tė vitit 2008, kur Kosova festonte pavarėsinė e saj dhe bota mrekullohej me pėrrallėn dimėrore mes Ballkanit me ende duhmė gjaku dhe Ju shikonit nga Tribunali si festonim nuk e dimė se si jeni ndjerė pos qė keni festuar. Sepse ska shpjegim nėse ish-companero juaj, Hashim Thaēi qe frikėsuar qė ta ftonte familjen dhe babėn e tij - Hilmi Haradinajn nė (jo Parlamentin! por) Kuvendin e Kosovės kur ėndrra e tij, ėndrra e (ish)mikut tė tij dhe popullit tė stėrvuajtur tė Kosovės bėhej
realitet.
E njėjta gjė ndodhi edhe pasditen e 22 korrikut kur Kosova befas - dhe pėr kėtė aq fuqishėm - u kthye nė analet e drejtėsisė planetare. Pėr paradoks: nga Haga. Njė natė mė parė ju ishit ndaluar. Serbia festonte nga gazetat e deri te politika e saj ende e ēmendur qė u kthyet aty. Nė mėnyrė qė tė nesėrmen tė poshtėrohej dhe gjunjėzohej aq rėndė.
Se besoj ta keni parė a dėgjuar komentin e babait tuaj, Hilmi Haradinajt - njė prindi qė flet jo pėr ish-kryeministrin e Kosovės, a liderin e opozitės por pėr fėmijėn e tij. Kur u shpall pavarėsia nuk ishte kėtu... Sot, kur na e dhanė edhe me tapi... nuk ishte po ashtu kėtu!
Sa madhėshtore dhe frikėsuese. Njė prind qė edhe nė vitin 2010 nė mes tė Evropės nė mėnyrė diskrete ėshtė i gatshėm ta sakrifikojė edhe njė djalė pėr vendin. Si, si tė mos mendojmė nė filmin e Steven Spielbergut Saving Private Rayan!
Krejt kėto ndoshta nuk kanė rėndėsi - sepse edhe pse keni mundur, mundeni dhe do tė mundeni tė jeni faktor qenėsor destabiliteti - s'e keni bėrė.
Sepse vendi, nėnqielli juaj ėshtė dhe do jetė Kosova. Njerėzit e saj.
Rrugėt si nė Bora Bora tė Afganistanit. Ekonomia mė keq se nė Zimbabve. Financat si nė piramidat e Milosheviqit atėbotė dhe Mishkoviqit sot. Dhe, ngritjen e nė ndėrkohė dihet kujt...
Nuk e besoj qė edhe nga Schewengingeni i Hagės tju ikė diēka qė ka bėjė me vendin. Bile, si njė i injoruar kunderian ua kam lakmi pėr distancėn qė e keni pėr tė parė shumė gjėra me distancėn e duhur kėta muaj vere, nė tė cilėt kryeministri nuk ka kohė tė pushojė. Edhe ky njė rekord i ri.
Sa i pėrket Partisė, kryetar i sė cilės ju jeni, pra Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nuk kam ēfarė tju them. Ngase kjo parti pa juve ėshtė si njė shtėpi a kullė pa zot shtėpie... Dhe kjo ėshtė gjėja mė e mirė e mundshme.
Nga 21 korriku i kėtij viti ju mė nuk jeni kryetari i Aleancės, por fytyra e kėtij vendi. Kthimi juaj nė Kosovė nuk do tė shėnohet as festohet si e kryetarit tė AAK-sė, por si i tė mbijetuarit tė vetėm dhe rrėnuesit tė tezės qė Fideli me vėllezėrit do na mbajnė tė prangosur edhe pėr dekada. Kosova nuk ėshtė Kubė.
Krijoni Kontakt