Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Afro 2 milionë udhëtarë nëpër “Rrugën e Kombit”

    Kukës, 17 gusht - Rruga Durrës-Kukës-Morinë, e njohur tashmë si “Rruga e Kombit”, është shndërruar muajt e fundit në një nga arteriet më të dashura dhe më të sigurta për shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, shkruajnë mediet shqiptare.
    Që nga hapja, më shumë se një vit më parë, sipas tyre, thuhet se këtë rrugë e kanë përshkuar rreth 2 milionë udhëtarë.
    Rreth 12 mijë turistë shqiptarë dhe me shumë së 3 000 automjete lëvizin çdo ditë nëpër këtë rrugë. Vetëm gjatë muajit korrik këtë rrugë e përshkuan 337 mijë persona, ndërkohë që një fluks më i madh vërehet edhe gjatë muajit gusht.
    Tuneli i Kalimashit, me gjatësi rreth 6 kilometra, është pjesa më e rëndësishme dhe më tërheqëse e rrugës së re. Në njërin prej dy tuneleve kompania amerikane turke “Bechtel & Enka” vazhdon ende punimet, ndërsa automjetet lëvizin vetëm nëpër tunelin e krahut lindor, i cili është ende me një kalim. Për tunelin tjetër autoritetet shqiptare kanë thënë se do të jetë i gatshëm për qarkullim më së largu në tetor. Autostrada e përuruar vitin e kaluar e ka lehtësuar edhe qarkullimin e mallrave, por edhe të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, që lëvizin nga Perëndimi në drejtim të familjeve të tyre.

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Kane vene ndonje takse per kalimin e kesaj rruge ? Jo per gje por rruga duhet mirmbajtur dhe ti nxirren dhe leket (gjithashtu).
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Urime për ndërtimin e rrugës. Përveç mirëmbajtjes duhet edhe të kihet kujdes me aksidentet. Policia do bëj mirë të pajiset me dedektore lazeri për të vënë nën kontroll dhe edukuar ata që shkelin ligje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Mikpritje madhështore nën degët e rrapit shekullor
    23-08-2010 /

    Kristo Çipa

    Reportazh nga Piluri, me mbresa nga vizita e kryeministrit Sali Berisha, 5 gushtin e shkuar

    Ne keto dite te nxehta gushti nje freski zemrash flladiti qendren e fshatit Pilur, ku ndodhej per perurimin e segmentit te parë te rruges Himarë-Pilur, kryeministri z.Sali Berisha. "E mbajte fjalen qe dhe", "Bregdeti po ndryshon", "Zoti te bekoftë Sali Berisha", "Mirësevini ne ballkonin e bregut" etj, ishin pankartat qe shoqeronin pergjatë rruges katër km te gjate deri ne qender te fshatit Pilur. Ne oren 18:30, ne sheshin e rrapit ku s’kishe "ku te hidhje mollen", mbërrin kryeministri, i cili pritet me ovacione. Breza njerëzish zgjasin duart drejt tij. Ne kundershtim me moshen e tyre, brezi i pleqve shtyhej për më afër. Andrea Cipa 90 vjeç, Kiço Prifti, Polo Cakalli 85-vjecar e me radhe Vaso Nika, Pilo Kongjini, Kol Kolagji, Labo Cakalli e te tjerë, shfrytëzuan momentin per t’i dhënë doren. Nen ritmin e duartrokitjeve dhe tingujt e këngës se grupit polifonik, kryeministri pasi preu shiritin e inaugurimit me kryeplakun e fshatit iu drejtua qendrës se fshatit per te mbajtur fjalen. Pasi falenderoi per mikpritjen dhe vuri ne dukje cilësitë e spikatura te pilurjoteve, ai u ndal ne zhvillimet turistike qe kanë mbërthyer bregdetin shqiptar. Ky bum u parapri nga investimet ne infrastukture, kanalizime, ujësjellesa ne te gjithe territorin e Bregut. Por ndërkohë, ai theksoi se vertet ne i jemi versulur bregdetit, por nuk i harrojmë malet dhe turizmin malor. Dha shifra dhe beri sqarime per rritjen e numrit te turisteve qe vizitojnë vendin dhe njekohesisht foli per rritjen e buxhetit per pensionistët. “Mbajeni ballin lart se asnjë qindarkë borxh nuk kemi marrë per pensionet dhe rrogat tuaja" u tha kryeministri te pranishmëve, duke u dhenë njekohesisht pergjigje te majteve per zhurmen mediatike mbi borxhin e jashtëm.
    Ovacione te zjarrta shperthyen kur kryeministri u beri 3 premtime banoreve te fshatit Pilur; Vazhdimin e segmentit te dyte te rruges Himare-Pilur, restaurimin e kishes se Shën Kollit, si dhe sistemimin e rregullimin e qendres historike te fshatit.
    Menjeherë sa mbaroi fjalen e tij, dy femije, shtate dhe tetë vjeçarë e pershendeten kryeministrin me vargjet e tradites pilurjote. Duke marre shkas nga fjala përshëndetëse, kryeministri premtoi zgjidhjen e problemit-legjendë te ujit te pijshëm. Me tej bashkëbisedimi me banoret vazhdoi nen hijen e rrapit madhështor. Hallet dhe shqetësimet e shtruara nga banoret e ketij fshati moren pergjigjet dhe angazhimet e kryeministrit. Shumë banorë qe votojnë majtas i shprehen falenderimet kryeministrit duke i kujtuar se qeveria paraardhëse ua kishte bere premtimin, por nuk e mbajti fjalen. Kenaqesia e ketij takimi dallohej lehte ne fytyrat e moshuarve, te cilët kishin marre mesazhin e shpresës. Edhe emigrantet e ardhur ne vendlindje per te kaluar pushimet u entuziazmuan nga ndryshimet e bera dhe premtimet per te ardhmen.
    Kur dielli po shkonte tej ne fund te horizontit dhe muzgu i përmalluar, duke sjellë një freski dehëse, kryeministri i përcjellë me mirenjohje nga banoret e Pilurit, la rrugën qe sapo përuroi. Shpresa e zhvillimit po zëvendësonte diellin që po perëndonte

    55

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Kane vene ndonje takse per kalimin e kesaj rruge ? Jo per gje por rruga duhet mirmbajtur dhe ti nxirren dhe leket (gjithashtu).
    nuk diskutohet ky muhabet, ska pa taksa. qe te mirmbahet rruga, duhen puntor, keta puntor duhen paguar, e keshtu keto taksa duhen vjelur nga perdoruesit. po kjo pune e taksave eshte si pune atij ligjit ne doren e maliqit ja sa te mbaroj ate shkollen per political science une e ta shikojme se ku do ti flutoroj menderja sales e atyre si pune tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga davidd : 24-08-2010 më 14:06

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Salua na beri me hec dath!

    kjo rruge e quajtur rruga e kombit vertet ishte puna me e rendsishme qe beri qeveria shqiptare .
    Kjo rruge do e ndryshoi kendshem edhe mentalitetin e njerzve ,bota do vuj e do shofi diq te bukur e kte bukuri do ja shtoi edhe me teper Shqiperis ,do vje hapja e bizneseve te vogla e te mesme mes dy shteteve .

    Kjo rruge marramendshem do ngris mire qenjen e shum qytetarve sidomos atyre shqiptar,tani esht eleminuar barriera krysore ,rruga me shum rreziq e qe kuk plotsonte as kushtin minimal per te gjallruar ekonomin e cila rruga i sherbente si fruma njeriut.Tani na presin qellime te mira pun te ndershme ,me mban shpresa se kjo rrug per kombin tan shtetit shqiptar dhe provinces se saj le ti sherbej si nji shembull nji njeriu i jon zgjedhur nga prangat duar e kemb.
    Bravooooo
    Sali.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    OPINION

    Mikpritje madhështore nën degët e rrapit shekullor
    23-08-2010 /

    Kristo Çipa

    Reportazh nga Piluri, me mbresa nga vizita e kryeministrit Sali Berisha, 5 gushtin e shkuar

    Ne keto dite te nxehta gushti nje freski zemrash flladiti qendren e fshatit Pilur, ku ndodhej per perurimin e segmentit te parë te rruges Himarë-Pilur, kryeministri z.Sali Berisha. "E mbajte fjalen qe dhe", "Bregdeti po ndryshon", "Zoti te bekoftë Sali Berisha", "Mirësevini ne ballkonin e bregut" etj, ishin pankartat qe shoqeronin pergjatë rruges katër km te gjate deri ne qender te fshatit Pilur. Ne oren 18:30, ne sheshin e rrapit ku s’kishe "ku te hidhje mollen", mbërrin kryeministri, i cili pritet me ovacione. Breza njerëzish zgjasin duart drejt tij. Ne kundershtim me moshen e tyre, brezi i pleqve shtyhej për më afër. Andrea Cipa 90 vjeç, Kiço Prifti, Polo Cakalli 85-vjecar e me radhe Vaso Nika, Pilo Kongjini, Kol Kolagji, Labo Cakalli e te tjerë, shfrytëzuan momentin per t’i dhënë doren. Nen ritmin e duartrokitjeve dhe tingujt e këngës se grupit polifonik, kryeministri pasi preu shiritin e inaugurimit me kryeplakun e fshatit iu drejtua qendrës se fshatit per te mbajtur fjalen. Pasi falenderoi per mikpritjen dhe vuri ne dukje cilësitë e spikatura te pilurjoteve, ai u ndal ne zhvillimet turistike qe kanë mbërthyer bregdetin shqiptar. Ky bum u parapri nga investimet ne infrastukture, kanalizime, ujësjellesa ne te gjithe territorin e Bregut. Por ndërkohë, ai theksoi se vertet ne i jemi versulur bregdetit, por nuk i harrojmë malet dhe turizmin malor. Dha shifra dhe beri sqarime per rritjen e numrit te turisteve qe vizitojnë vendin dhe njekohesisht foli per rritjen e buxhetit per pensionistët. “Mbajeni ballin lart se asnjë qindarkë borxh nuk kemi marrë per pensionet dhe rrogat tuaja" u tha kryeministri te pranishmëve, duke u dhenë njekohesisht pergjigje te majteve per zhurmen mediatike mbi borxhin e jashtëm.
    Ovacione te zjarrta shperthyen kur kryeministri u beri 3 premtime banoreve te fshatit Pilur; Vazhdimin e segmentit te dyte te rruges Himare-Pilur, restaurimin e kishes se Shën Kollit, si dhe sistemimin e rregullimin e qendres historike te fshatit.
    Menjeherë sa mbaroi fjalen e tij, dy femije, shtate dhe tetë vjeçarë e pershendeten kryeministrin me vargjet e tradites pilurjote. Duke marre shkas nga fjala përshëndetëse, kryeministri premtoi zgjidhjen e problemit-legjendë te ujit te pijshëm. Me tej bashkëbisedimi me banoret vazhdoi nen hijen e rrapit madhështor. Hallet dhe shqetësimet e shtruara nga banoret e ketij fshati moren pergjigjet dhe angazhimet e kryeministrit. Shumë banorë qe votojnë majtas i shprehen falenderimet kryeministrit duke i kujtuar se qeveria paraardhëse ua kishte bere premtimin, por nuk e mbajti fjalen. Kenaqesia e ketij takimi dallohej lehte ne fytyrat e moshuarve, te cilët kishin marre mesazhin e shpresës. Edhe emigrantet e ardhur ne vendlindje per te kaluar pushimet u entuziazmuan nga ndryshimet e bera dhe premtimet per te ardhmen.
    Kur dielli po shkonte tej ne fund te horizontit dhe muzgu i përmalluar, duke sjellë një freski dehëse, kryeministri i përcjellë me mirenjohje nga banoret e Pilurit, la rrugën qe sapo përuroi. Shpresa e zhvillimit po zëvendësonte diellin që po perëndonte

    55
    ..................................dhe pastaj u zgjove nga gjumi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •