Te nderuar bashkekombas te mi kudo qe jeni
Ketu ne qytetin ku jetoj une, Phoenix te SHBA-se, jemi diku rreth 1000 shqiptare me profesione te ndryshme si profesore univerziteti, mjeke, biznesmene etj etj shume prej tyre shume te suksesshem, dhe para disa prej tyre kam paraqitur nje projekt ne lidhje me organizimin tone me te mire ne funksion te marketimit me te mire te kultures sone ketu, ruajtjen e popullates sone nga asimilimet duke hapur shkolla shqipe, ndihmes se obliguar qe te gjithe ne kemi ndaj ceshtjes shqiptare ne pergjithesi , ne te gjitha menyrat e mundshme etj etj
Une ju kam propozuar, por qe hala nuk eshte pranuar nga te gjithe ketu, dhe po ju propozoj qe te gjithe shqiptareve ne bote kudo qe jane, qe te mblidhen aq sa eshte e mundur nga ta dhe te bejne kerkimin e shqiptareve kudo qe jane neper qytetet ku ata jetojne, te bejne regjistrimin e tyre, te krijojne shoqatat perkatese poqese nuk i kane, te kerkojne nje anetaresi mujore nga te gjithe ata per te bere nje fond te komunitetit tyre.
Me kete fond, pastaj te bejne ngritjen e nje qendre te komunitetit te tyre ne qytetin perkates dhe ne ate qender te perfshihen zyrat e komunitetit shqiptar per qytetin ku jeton, te hapet shkolla shqipe, te kete salla konferenciere ku do te mund te organizoheshin seminare ne lidhje me ceshtje te ndryshme shqiptare, galeri artesh, salla teatrosh, koncertesh dhe filmi, restorante shqiptare, dyqane per shitjen e gjesendeve te ndryshme kombetare etj etj.
Te ardhurat qe do te vijne nga organizimi i aktiviteteve te tilla, pastaj do te mund te perdoreshin per riorganizim te metejme te shqiptareve aty ku jane, si dhe per ceshtje te ndryshme kombetare. Shfrytezimi dhe nxitja e kapaciteteve intelektuale dhe materiale e shqiptareve jashte per ceshtje te ndryshme kombetare ne menyra te ndryshme.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt