Lexoni se çfarë kanë parashikuar yjet për jetën tuaj gjatë vitit; familjen, punën, jetën sentimentale.
Dashi
Dekada e I 21 - 31 mars
Dekada e II 01 - 10 prill
Dekada e III 11 - 20 prill
Pavarësisht kundërvënies së Saturnit nga shenja e peshores për pjesën më të madhe të vitit, viti 2010 do të jetë për ju një vit shumë i rëndësishëm, i mbushur me kënaqësi për sa i përket jetës profesionale dhe më në përgjithësi sferës sociale, në të cilën më në fund do të arrini ato çka doni pa luftëra të mëdha.
Me fjalë të tjera tani jeni gati të bëni atë që me kohë kishit planifikuar dhe më në fund keni në xhep mjetet e duhura për të realizuar projektet tuaja.
Gjithçka që keni planifikuar do të bëhet, në pjesën e parë të vitit, duke qenë se Saturni, i cili kthehet sërish te Virgjëresha dhe saktësisht nga 7 prilli deri në 21 korrik, do t'ju lërë më shumë hapësirë autonomie dhe do t'ju bëjë t'i bëni gjërat më shpejt nga sa kishit menduar.
Kjo është periudha, në të cilën do të ndiheni sikur keni botën në duar dhe do të kuptoni se mund të guxoni për gjithçka, kjo përkon me javën e fundit të majit deri në javën e parë të qershorit, kur pjesa më e madhe e qiellit është në anën tuaj, kjo ju favorizon aq shumë sa keni shumë raste për të realizuar më në fund një ëndrrën tuaj, për të cilën padyshim do t'ju duhet të punoni me të gjithë forcën tuaj, kërkon një dedikim absolut, sidomos duke nisur nga 21 korriku kur Saturni, duke hyrë sërish në shenjën e Peshores do të kërkojë disa sakrifica të vogla, kjo për të menaxhuar më së miri situatat që janë në duart tuaja.
Kjo pjesë e parë e vitit është veçanërisht e veçantë për të realizuar nevojat, domosdoshmëritë, pasi në këtë moment të jetës suaj jeni të mbushur plot me energji, kjo si nga ana fizike, po ashtu dhe ajo psiqike. Keni aq shumë energji sa mund të bëni mrekulli të vërteta dhe të arrini objektivat pa harxhuar shumë energji.
Keni nevojë të ndiheni aktivë, në lëvizje, pasi planeti i Marsit deri në 7 qershor do të jetë një stimulues i vërtetë dhe do të bëni gjëra që deri tani nuk kishin arritur të gjenin vend në jetën tuaj, ose nuk i kishit realizuar dot për shkak të mungesës së rasteve, burimeve, ose gjithçka tjetër e nevojshme për realizimin e tyre.
Por, siç e thamë dhe më parë, do të jetë pikërisht fusha profesionale ajo që do të jetë prioritare, do të vini në veprim strategji. Janë të mundshme ndryshime, apo ngritje në detyrë, që juve nuk i keni parashikuar fare, në fillim do t'ju lënë të habitur, por më vonë do ta kuptoni që janë një shtytje pozitive për të realizuar qëllimet tuaja në jetë.
Vetëm se duhet të keni parasysh të mos mbështeteni vetë te fati, vërtet vendosja e planetëve në qiell ju ndihmon, por duhet të dini si ta menaxhoni këtë ndihmë.
Pra, është mirë t'u përmbaheni dhe disa rregullave, të ndiqni këshillat që mund t'ju japin njerëz që kanë eksperiencë më shumë se ju, pasi jo gjithmonë duhet të mbështeteni vetë te dëshira e mirë, mbi entuziazmin dhe fatin.
Kujtoni që fati i vërtetë qëndron në faktin të dini të kapni rastin që keni pritur në momentin e duhur.
Hyrja e Jupiterit në shenjën tuaj ditën e 6 qershorit, i cili nga shenja juaj do të dalë vetëm në 9 shtator, bën që vera juaj të jetë e ngarkuar me punë, gjatë të cilës me shumë mundësi do të keni ide gjeniale, kjo falë dhe pse jo gjatë në shenjën tuaj do të hyjë dhe Urani. Ditët rreth 7 gushtit janë ditë që duhet të keni shumë kujdes, pasi mund të bëni gabime të mëdha, gabime që do t'ju bëjnë të përsërisni punën tuaj nga e para.
Është mirë të mos rrezikoni dhe pse mund t'ju duket se para jush keni rastin e jetës, atë për të cilin keni menduar gjithnjë, pasi mund të rezultojë shumë i rrezikshëm, ose jo aq interesant dhe pozitiv sa mendonit.
Në verën e 2010 duhet t'i evitoni teprimet, gjeni mënyrën për të mos u vënë në situata që mund të vënë në dyshim sigurinë tuaj, kjo qoftë nga pikëpamja profesionale, po ashtu dhe atë financiar. Shmangni shpenzimet e mëdha dhe të kota, jeni të kujdesshëm në gjithçka që bëni, firmosni me kujdes kontrata. Duhet të mësoheni të mbani sekret projektet tuaja dhe mund t'ia tregoni gjithë botës vetëm pasi t'i keni realizuar, më parë është mirë të mos flisni, të paktën këtë vit yjet nuk ua këshillojnë.
Jeta sentimentale
Për sa i përket dashurisë, ky vit do të sjellë një seri të rejash, kjo sepse keni një nevojë të madhe të bëni gjëra që deri më tani nuk keni pasur mundësi t'i eksperimentoni. Sigurisht që u janë mërzitur mënyrat e vjetra për të krijuar një lidhje dhe do t'i kërkoni partnerit t'ju ndjekë në mënyrat e reja që ti kërkon të qëndroni bashkë dhe ky ndryshim i juaji për shumë arsye mund të vërë në alarm ata që u duan, aq shumë saqë do të fillojnë të dyshojnë në dashurinë tuaj.
Mos ia mbathni me të katra dhe mbi të gjitha mos u inatosni, por përpiquni t'i bëni njerëzit që u qëndrojnë pranë të kuptojnë që dëshira juaj nuk është për një person tjetër, por për diçka ndryshe nga zakonisht, gjë që ju bën të ndiheni të ekzaltuar vazhdimisht.
Nuk do të jetë e lehtë për ju, pasi forca e libidos që u fal Marsi u dhuron në pjesën e parë të vitit, në jetën në çift, sidomos nëse është një lidhje e vjetër, kërkimi i stimujve dhe ndjesive do të jetë motiv zënieje dhe pakuptimi nga ana e partnerit. Ndoshta duhet të provoni ta përfshini më shumë partnerin në këtë "kërkim" tuajin, por që t'i themi të gjitha ka shumë mundësi që Urani në shenjën tuaj, qoftë dhe momentalisht, mund të bëjë që në verë të mbyllni një lidhje që ka kohë që është zbehur dashuria dhe që pritej vetëm çasti i duhur për t'i dhënë fund përgjithmonë.
Vera është për ju një periudhë veçanërisht e bukur për sa i përket fushës së ndjenjave, gjatë së vilës do të arrini të bëni për vete personat që u tërheqin, pasi do të keni një karizëm të madh që do t'ju ndihmojë të arrini shumë kollaj ata persona që godasin zemrën tuaj. Por, bëni kujdes për të mos u përfshirë seriozisht me premtime që më pas mund të zhduken me mbarimin e verës, mundohuni të jetoni momentin, duke ndërtuar ditë pas ditë një histori që më pas mund të rezultojë ajo e duhura, por këtë gjë do ta mësoni vetëm me kalimin e kohës, e cila do t'ju japë mundësi të njihni anë të ndryshme dhe të errëta që brenda një kohe të shkurtër nuk mund t'i shihni dot.
Periudhë me të vërtetë e fortë për ndjenjat, sidomos nëse jeni duke kërkuar atë lloj eksperience që quhet dashuri-pasion, është periudha nga 7 deri në 31 mars, kur Venusi transit në shenjën tuaj do të krijojë një miksim me të vërtetë shpërthyes dhe ndjellës, aq të fortë saqë këtë mars mund ta quajmë stinën tuaj të vërtetë të dashurisë.
Por, edhe periudha nga 14 qershori deri në mëngjesin e 10 korrikut është shumë me fat në fushën e dashurisë dhe për ato lloj takimesh që zgjasin në kohë, kjo falë takimit të Jupiterit dhe Venusit në shenjën tuaj dhe takimi i tyre do të jetë rreth 15 qershorit, atë ditë mund të pësoni dhe një "goditje të rrufeshme në zemër" vetëm se kjo situatë e favorshme duhet të menaxhohet me një dozë të mirë racionaliteti.
Periudha tjetër e mirë për fushën e ndjenjave është ajo që shkon nga 8 deri në 29 nëntor, moment në të cilin do të jetë shumë e mirë për të vënë në "zjarr" ato ç'ka doni me të vërtetë nga një lidhje. Takimet që do të bëni në këtë fazë të vitit mund të jenë me njerëz më të mëdhenj se ju, ose për një sërë motivesh ju shtyjnë të jeni më të kujdesshëm në sjelljen tuaj dhe t'u vënë përballë llojeve të lidhjeve që fillimisht mund të mos u intrigojnë dhe t'u pëlqejnë. Duhet të dini të keni durim dhe surprizat nuk do të mungojnë në fund.
Familja
Klima në familje për gjithë vitin 2010 do të jetë shumë e lëkundur dhe do t'ju kërkojë një kujdes dhe disponibilitet më të madh, sidomos kjo në lidhje me njerëzit e moshuar, që në disa momente mund edhe t'ju krijojnë një pengesë për ambiciet dhe realizimet personale. Jini racionalë për gjithçka dhe do të kuptoni që më pas do të jetë shumë më e lehtë për të arritur atë çfarë dëshironi.
Shëndeti
Marsi duke u ndalur te shenja e Luanit do t'ju dhurojë shumë energji deri në mëngjesin e 7 qershorit, për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies psikofizike do të ishte mirë t'i paraprinit dhimbjeve të shpinës dhe të dhëmbëve, kjo sepse kundërvënia e Saturnit mund të sjellë ndonjë problem të vogël në këto organe. Për ta mundur me këtë planet jeni më të shkathët dhe bëni një kontroll, pasi do t'ju japë siguri dhe do t'ju mbrojë nga kurimet që nëse nuk i bëni tani, më vonë do jenë mjaft të zgjatura në kohë.
Demi
Dekada e I 21- 30 prill
Dekada e II 01- 10 maj
Dekada III 11- 20 maj
2010 për ju do të jetë një vit zhvillimesh, sidomos në planin profesional, të ideve dhe të të jetuarit të jetës në mënyrë të ndryshme nga sa e keni jetuar deri tani, me më shumë dinamizëm dhe shpejtësi, aq shumë sa do të merrni rezultate shumë të dukshme.
Në fakt, për periudha të gjata të vitit do të jeni të mbrojtur nga Mërkuri, i cili do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura dhe të komunikoni në mënyrë më të drejtpërdrejtë, të vendosur dhe sidomos të shpejtë, për të arritur të menaxhoni gjërat që ju interesojnë më shumë, ndryshe nga si keni vepruar në të shkuarën, duke habitur shumë ata që ju rrinë pranë dhe ju njohin shumë mirë.
Dy periudhat, në të cilat Mërkuri do të jetë për një kohë të gjatë aleati juaj janë këto: nga 2 prilli deri në 10 qershor dhe nga 27 korriku deri në 3 tetor.
Përfitoni nga ky hark kohor për të menaxhuar më së miri afatet tuaja administrative, për të zgjidhur probleme me natyrë ligjore, për të programuar një investim afatgjatë, por sidomos për të sqaruar përgjegjësitë tuaja në një projekt, apo në ambientin e punës ku ju punoni, duke evituar kështu të merrni mbi supe gjëra që nuk u përkasin.
Mërkuri do t'ju bëjë të jeni të prirur për ndryshime, për të bërë dredhi, por edhe të bëni shumë gjëra njëkohësisht, gjë që në përgjithësi nuk e bëni dot dhe u vë në ankth.
Nga 18 prilli dhe 12 maji mundohuni të shmangni firmosjen e kontratave, të merrni pjesë në projekte të reja, të blini gjëra të rëndësishme, pasi mund të rezultojnë investime të këqija në të ardhmen, mund të kenë zgjatje burokratike, ose pengesa që nuk do t'i bëjnë gjërat e lehta. Në këtë hark kohor, nëse mundeni, përqendrohuni në çlodhjen totale të trurit dhe vëzhgoni me kujdes atë çfarë ndodh rreth jush, pa u shqetësuar shumë për të tjerët, duke u bërë edhe pak të pandjeshëm përballë problemeve të jashtme dhe të shtyni për në mes të muajit maj çdo iniciativë.
Kini parasysh që gjithnjë në periudhën prill-qershor, sidomos nëse jeni të lindur në dekadën e tretë, mundeni që sërish të mbështeteni te Saturni, i cili do të rikthehet në shenjën e Virgjëreshës dhe do t'ju japë aftësinë për të përcaktuar atë që u intereson vërtet, duke caktuar një herë e përgjithmonë atë që është prioritare në jetën tuaj, sidomos në fushën profesionale.
Ky qiell, mund të jetë shumë i favorshëm për të krijuar një raport të mirë me fëmijët, motrat e vëllezërit, apo miqtë, duke rigjetur një harmoni, e cila kishte humbur në muajt e kaluar.
Ndërsa periudha nga fundi i korrikut dhe fillimi i tetorit, kur Mërkuri do të jetë në një distancë 120 gradë nga Virgjëresha, është veçanërisht një periudhë e përshtatshme për të udhëtuar, për të zbuluar interesa të reja, të bëni njohje që mund të bëhen të nevojshme në aspektin profesional, kjo dhe sepse duke mos pasur më Marsin te shenja e Luanit do të jeni më pak të irrituar.
Këtë verë, sidomos në muajin gusht, nëse keni punë mos u tërhiqni dhe shtyjini projektet për pushime, pasi mund të gjenit një ambient pune shumë të përsosur, të aftë të kënaqin vetëvlerësimin tuaj, sidomos duke nisur nga ditët e para të shtatorit, ku Jupiteri është shkëputur nga shenja e peshqve, do t'ju lejojë të merrni shumë mirënjohje dhe të arrini rezultate shumë të kënaqshme.
Jeta sentimentale
Po në gjithë këto impenjime në fushën sociale dhe atë profesionale, do të ketë hapësirë për dashurinë? Sigurisht që po, edhe pse më shumë se në një rast do të jeni të detyruar të bëni sakrifica të mëdha për të bërë dy gjëra bashkë, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit, dhe saktësisht nga 8 shtatori kur Venusi duke hyrë në shenjën e Akrepit do t'ju mbështesë deri në fillim të vitit 2011.
Në pjesën e parë të vitit dhe saktësisht deri në mëngjesin e 7 qershorit keni Marsin, i cili nga shenja e Luanit formon një paralel me diellin, duke bërë lidhjet miqësore dhe lidhjet sentimentale të lëvizshme, pasi të themi të vërtetën jeni ju që do të jeni të paqëndrueshëm dhe më pak të ndjeshëm se zakonisht për të gjitha ato gjëra që nuk ju pëlqejnë te partneri, dhe nuk do të mundoheni të gjeni një rrugë të mesme.
Kini parasysh, sidomos nëse jeni të lindur në dekadën e tretë, Neptuni ju pengon të keni një vizion të qartë për gjithçka. Do të ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të gabuara dhe përfundimtare të shtyrë vetëm nga një moment të mbytur nga stresi i punës. Këshilla është të përpiqeni gjithnjë të gjeni dialogun, por pa bërë dialogë që nuk të çojnë në një rrugë zgjidhje: mos kini frikë të shprehni pakënaqësitë tuaja, atë çfarë ju mungon në lidhjen tuaj në çift dhe nxirrni në pah atë çfarë dëshironi në të vërtetë, pa pasur frikë se mund të ofendoni ndjeshmërinë e personit tjetër, pasi ndonjëherë mosthënia e gjërave mund të shkaktojë më shumë dëm, se ato të meta që thuhen me zemër dhe me sinqeritet.
Megjithatë, stina juaj e dashurisë fillon pasditen e 31 marsin, kur Venusi hyn në shenjën tuaj, duke qëndruar deri në orët e para të 25 prillit. Gjatë kësaj periudhe do të jeni shumë tërheqës dhe të aftë të ndillni ata që ju rrethojnë, por në të njëjtën kohë do të arrini të bëni takime të reja, të cilat do t'ju ngacmojnë egon dhe do t'ju ngrohin zemrën, duke ju bërë të ndiheni protagonistë absolutë të jetës suaj, duke u shtyrë të bëni ndonjë ngatërresë të vogël, e cila do të jetë një adrenalinë e vërtetë, gjë që nuk mund të mos ju bëjë të ndiheni mirë.
Takimet e bëra mes 15 dhe 16 prillit mund të kenë diçka magjike, gjëra si martesa, të celebruara në këtë ditë, apo dhe nisje e një bashkëjetese.
Një tjetër periudhë veçanërisht e begatë për sa i përket ndjenjave është ajo mes 10 korrikut dhe orët e para të 7 gushtit, kur Venusi u bën veçanërisht të ndjeshëm, duke u bërë shumë pasionantë, flirtues, romantikë, që do t'i bëjnë netët verore me të vërtetë të "nxehta". Shumë nga ju gjatë kësaj periudhe mund të provojnë eksperienca të ndryshme nga zakonisht.
Familja
Familja në këtë 2010 do të jetë veçanërisht e kujdesshme në raportet me motrat dhe vëllezërit, sidomos nëse janë të vegjël, me kushërinjtë dhe me fëmijët. Do të jenë pikërisht fëmijët ata që do të kenë një rol kryesor në menaxhimin e familjes dhe që do të kërkojnë më shumë kujdes nga ju dhe pjesëmarrje në jetën e tyre. Duhet të jepni prova që jeni në gjendje të duroni tekat e tyre, madje dhe akuzat e sulmet që ndonjëherë do të jenë edhe të pajustifikueshme: përpiquni të jeni sa më të qëndrueshëm dhe shmangni përballjet, lëreni të kalojë inati i momentit dhe më pas jepni këshillat e nevojshme.
Shëndeti
Për sa i përket shëndetit do të bëni mirë të mbani nën kontroll gjithçka për sa u përket infeksioneve, probleme të lidhura me dieta të çrregullta, me pasoja të irritimit të zorrëve dhe sidomos të keni kujdes nga alergjitë dhe t'i parandaloni ato, pasi sistemi juaj imunitar mund të jetë aq i pambrojtur, saqë mund t'ju shkaktojë ndonjë shqetësim më shumë se zakonisht.
Binjakët
Dekada e I 21- 31 maj
Dekada e II 01- 10 qershor
Dekada e III 11- 21 qershor
Ka ardhur momenti të ndërtoni, të konkretizoni, për t'i vënë në zbatim me të vërtetë idetë tuaja, potencialet që këto vitet e fundit kanë mbetur disi të bllokuara, pasi më në fund do të keni rastin për t'i dhënë një zhvillim vendimtar jetës suaj, edhe pse, asgjë nuk do t'ju dhurohet dhe çdo hap përpara do të jetë i fituar me anë të aftësive tuaja, të arritura këto veçanërisht nga kuraja juaj, nga dedikimi dhe përkushtimi që do të bëni për të arritur atë ç'ka është prioritare në jetën tuaj. Pikërisht për këtë do të jeni krenarë dhe do të kuptoni se është shumë më e lehtë, nga ç'ka mendonit.
Në fakt, për shumë nga ju ka raste të mira për të parë të realizuara, brenda këtij viti, sidomos në gjysmën e dytë, ato projekte që i keni mbajtur në zemër prej shumë kohësh dhe që tani janë gati, për t'i jetuar si protagonist absolut.
Nuk ka një fushë të veçantë në jetë, në të cilën do të shkëlqeni, në kuptimin që çfarë do lloj gjëje do jetë në prioritetet tuaja.
E vetmja këshillë që yjet ju japin, është ajo që të mos i harxhoni energjitë tuaja në shumë fusha dhe të vazhdoni të punoni për secilin projekt me radhë, pa e lënë veten të përfshiheni nga euforia krijuese, e cila u shtyn të realizoni shumë, por jo gjithnjë për më të mirën.
Saturni që ka hyrë te Peshorja ju sjell më shumë harmoni dhe kjo do t'ju ndihmojë të merrni përgjegjësi në mënyrë serioze, por pa kërkuar çmime të larta siç ka ndodhur në të shkuarën, të cilat ju kanë bërë të kaloni momente ankthi dhe pasigurie, disa prej të cilave i mbartni ende nga viti i kaluar (2009).
Nga pasditja e 7 prillit deri në 21 korrik, Saturni hyn në shenjën e Virgjëreshës dhe kjo do t'ju bëjë t'ju lindin disa dyshime për atë çfarë jeni duke bërë, duke u vënë madje dhe në një ankth të madh, ose duke u bllokuar momentalisht projektet tuaja, por kjo vetëm do të shtyjë kohën e realizmit të projekteve, të cilat menjëherë sapo të zgjidhen do të keni rrugën e hapur për çdo projekt tuajin të mundshëm.
Kujtoni që nuk do të kthehen kohët e errëta të viteve të shkuara, pasi në të njëjtën kohë do të keni Jupiterin në një paralel me Dashin, i cili ju bën alegro dhe jua ndez shumë klimën përreth jush dhe do t'ju falë optimizëm, i cili do t'ju bëjë të mbani gjithnjë lart vetëvlerësimin dhe dëshirën për të ecur përpara në programet tuaja.
Për sa i përket sferës profesionale ka shumë mundësi që kjo vendosja e yjeve të vitit 2010 mund t'ju bëjë shumë pozitivë për t'i dhënë një zhvillim konkret jetës suaj të punës, ndoshta për të vënë në "kantier" projekte të reja, për të konsoliduar ide, për të nisur bashkëpunime që me kalimin e kohës do të bëhen gjithnjë e më shumë frytdhënëse dhe të pasura me kënaqësi personale.
Vetëm duhet të bëni kujdes të madh gjatë qëndrimit të gjatë të Mërkurit në shenjën e Demit (nga 2 prilli deri në 10 korrik), i cili duke koinçiduar me rikthimin e Saturnit te Virgjëresha, për të cilën folëm më sipër, mund t'ju krijojë përplasje të brendshme, duke ju vënë përballë situatave të papëlqyeshme me njerëz që janë të aftë të bëjnë gjithçka për t'ju krijuar pengesa. Është e rëndësishme që të mos e lini veten të bini "pre" e këtyre ngjarjeve dhe të vazhdoni drejt rrugën tuaj, duke pranuar të merrni edhe ndonjë përgjegjësi më shumë dhe ndoshta të largoheni në mënyrë të vendosur dhe përfundimtare ata që ju vihen kundër, pasi në fund të fundit nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe t'i mbani larg këta njerëz.
Rruga juaj në realizimin e ideve dhe projekteve nuk do t'ju kursejë krijimin e zilive, kjo edhe për pjesën e dytë të vitit, sidomos mes fundit të korrikut dhe fillimit të tetorit, kur Mërkuri i vendosur në një paralele me shenjën e Virgjëreshës duket se do t'i ngadalësojë planet tuaja dhe shpesh do t'ju vejë përballë të papriturave të mërzitshme, të cilat duhen zgjidhur me shpejtësi, dredhi dhe inteligjencë, të cilat nuk ju mungojnë dhe për fat të mirë jeni njerëz që nuk dorëzoheni kurrë.
Por, pavarësisht gjithë këtyre pengesave, do të shihni se në bilancin e fundit të vitit, fusha profesionale do të jetë mbyllur me shumë aktivitete dhe me shumë perspektiva të mira, të cilat mund të rriten në të ardhmen, sidomos, nëse keni investuar për ato që janë me të vërtetë interesat tuaja, pa u përzier në gjëra që nuk ju përkasin dhe që ka shumë mundësi që asnjëherë nuk do t'ju sjellin favore.
Jeta sentimentale
Ndërsa sfera e ndjenjave do të jetë shumë e gjallë dhe për shumë prej jush mund të vijë momenti të merrni rolet tuaja, për të bërë zgjedhje përfundimtare, si mund të vendosni datën e martesës, e shtyrë prej kohësh prej justifikimeve të ndryshme, ose do të nisni një bashkëjetesë me partnerin tuaj, pa qenë e nevojshme që ta bëni zyrtare lidhjen. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësi që ndonjë nga ju të shtojë familjen, ose me ardhjen në jetë të një fëmije, ose të martohet.
Por, pavarësisht kësaj, në këtë vit të ri do të ndjeni shumë nevojën për t'ju ndierë të sigurt në një lodhje të qëndrueshme, dhuratë kjo e Saturnit, i cili gjendet te Peshorja, për t'i bërë të qarta synimet tuaja për sa i përket fushës së ndjenjave dhe të zbuloni që jeni tip familjar më shumë nga sa e kishit menduar më parë, duke shijuar kënaqësi dhe gëzime që disa muaj më parë dukeshin pa vlerë dhe nuk ishin tërheqëse për ju.
Do të bënit mirë të ndanin gjërat e së shkuarës, të gjitha ato gjëra që nuk ecin më në lidhjet që vazhdoni dhe doni ti çoni përpara, gjëra nga të cilat nuk përjashtohet mundësia e kthimit te dashuria e vjetër, lidhje që e keni mbyllur pa u menduar mirë, ndoshta ngaqë ende nuk e ndjenit veten aq të pjekur sa të pasur një lidhje të vërtetë dhe të përgjegjshme. Mos kini frikë t'i riktheheni të shkuarës, pasi asnjëherë tjetër sesa në vitin 2010, dhe sidomos mes prilli dhe korrikut, nuk mund të keni mundësinë për të pasur raste më të mira në fushën e ndjenjave, duke u dhënë mundësinë të ringjallni jo vetëm fushën e ndjenjave, por mbi të gjitha t'ju rizgjojë magjinë që keni në shpirt, duke u shtyrë të eksperimentoni forma dashurie të reja dhe më të rafinuara.
Shansi i parë, për t'i parë të realizuara ato çfarë u thanë më lart do t'ju jepet në fillim të vitit, kjo falë kalimit të Venusit tek Ujori dhe më saktësisht në pasditen e vonë të 18 janarit deri në mëngjesin e 11 shkurtit.
Por, stina juaj e dashurisë nuk mbaron këtu, ajo vazhdon duke nisur nga 25 prilli deri në 19 maj: është pikërisht kjo periudha gjatë së cilës do të gjeni përgjigje për shumë dyshime tuajat, me shumë mundësi do të takoni njerëz më të mëdhenj se ju që do të dinë t'ju dhurojnë emocione të bukura dhe do t'ju bëjnë të stabilizoni jetën tuaj, për sa i përket sferës së ndjenjave, aq shumë sa që edhe vetë nuk do arrini ta besoni. Dhe është pikërisht kjo periudha kur mund të rindizen flakët e shuara, të cilat këtë herë mund t'ju stabilizojnë dhe t'ju dhurojnë qetësi shpirtërore, e cila në të shkuarën ju ka munguar.
Më në fund Venusi do të jetë sërish aleati juaj dhe kjo do t'ju bëjë të jeni shumë tërheqës, ndërsa duke nisur nga 7 gushti dhe deri në pasditen e 8 shtatorit, Venusi në një paralel me Peshoren do t'ju dhurojë një sharm të veçantë, të cilit vështirë se mund t'i rezistohet.
Familja
Familja kërkon, në këtë 2010, një kujdes të veçantë dhe përkushtim në lidhje me njerëzit që janë më të mëdhenj se ju, pleqtë, që për arsye të ndryshme do të duan kujdesin tuaj. Pavarësisht peshës dhe përgjegjësisë që mund të kërkojë një impenjim i tillë familjar, për ju do të jetë një motiv për pasurim njerëzor dhe ndjenjash.
Shëndeti
Shëndeti kërkon më shumë kujdes, një përkujdesje e veçantë për problemet e mëlçisë, pasi është organi që e ndien më shumë peshën e një sërë sjelljesh dhe zakonesh të gabuara të ushqyeri në vitet e kaluara dhe që tani i keni të vështira për t'i ndrequr.
Evitoni teprimet në periudhën e verës dhe tregoni më shumë kujdes ndaj sinjaleve që vijnë nga trupi juaj, pasi do jenë një mënyrë e mirë për të kuptuar nëse ka diçka që nuk shkon.
Gaforrja
Dekada e I 22 qershor- 01 korrik
Dekada e II 01- 12 korrik
Dekada e III 13- 22 korrik
2010 është një vit, në të cilin duhet të mësoni të jeni më të kujdesshëm për gjërat që bëni, të thoni atë që mendoni realisht pa harxhuar kohë, duke pyetur të tjerët nëse ajo që thoni i lëndon, por mbi të gjitha është e nevojshme që të mbani përgjegjësi të plotë të jetës suaj, në të gjitha këndvështrimet, duke lënë mënjanë moralizma dhe ndjenja faji, duke vepruar si njerëz të rritur dhe të përgjegjshëm, në mënyrë praktike dhe konkrete.
Me fjalë të tjera ka ardhur momenti për të punuar për veten tuaj, për të rifituar terren për gjërat që deri më tani i keni lënë pas dore, ose i keni lënë mënjanë, duke pritur kush e di se çfarë. Duhet menjëherë të përvishni mëngët dhe të filloni të veproni me vendosmëri, duke bërë të qarta ato që për ju janë objektiva për t'ju arritur, duke bërë një plan të qartë dhe të caktuar mirë të qëllimit që doni të arrini, pa ua lënë të tjerëve në dorë realizimin e gjërave që keni për zemër.
E gjitha kjo, sigurisht që do të kërkojë sakrifica, heqje dorë nga gjërat që për ju janë të rëndësishme, por Saturni, (që për pjesën më të madhe të vitit do të jetë përqendruar te shenja e Peshores), atë që jua merr, jua kthen më vonë bashkë më interesat, pastaj Jupiteri në një distancë këndore 120 gradë nga shenja e Peshqve, duke nisur nga orët e para të 18 janarit do të jetë aleati juaj, dhe pas kësaj nuk duhet të prisni shumë për të ribërë, atë gjë nga e cila kishit hequr dorë.
Pra, do t'ju duhet shumë të punoni në të gjithë ato sektorë të jetës, të cilët i keni lënë pak pas dore kohët e fundit, nuk jeni kujdesur ashtu si duhet dhe që tani janë të mirë përcaktuara.
Por, cila është fusha e jetës, në të cilën duhet të veproni më shumë? Në të vërtetë nuk ka, në kuptimin që do jeni ju vetë që do vendosni se cila do jetë parësore, ose më mirë akoma do jetë afti juaj ai që do ta caktojë, që do t'ju adresojë atje ku keni një boshllëk, një mungesë, një vuajtje.
Për shumë nga ju në plan të parë do të jetë familja, dhe prindërit në veçanti dhe ka shumë mundësi që të merrni më shumë se 1 përgjegjësi, duke zgjidhur një herë e mirë dhe konfliktet që keni brenda familjes.
Asnjëherë më parë si në këtë vit, ka mundësi të zgjidhësh, madje dhe të arrish të gjesh strategji të ndryshme për të qëndruar pranë me figurat e rëndësishme të jetës suaj familjare, dhe të rikuperoni pjesën më të madhe të kohës të humbur mbas vuajtjeve të kota, duke nisur një këndvështrim më autentik dhe dashamirës.
Në këtë punë do t'ju ndihmojë Jupiteri, i cili ndikon në jetën tuaj familjare dhe do t'ju ndihmojë të mbyllni pozitivisht çështjet që i përkasin një të shkuare të dhimbshme dhe të rikuperoni emocionet, të cilat mendonit se nuk do t'i ndienit më kurrë.
Ka një datë gjatë të cilës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, dhe kjo ditë është 7 gushti, sidomos nëse jeni lindur në dekadën e parë, pasi në qiell do të formohet një kryq i madh në shenjat kardinale, në të cilën do jenë të përfshira plot 7 planetë. Do të jetë një moment i vërtetë diskutimi, ku mund të ndodhin ngjarje shumë të forta, të cilat do t'i japin jetës suaj një kuptim ndryshe, duke u shtyrë në territore që asnjëherë më parë nuk i keni eksploruar. Mos kini frikë, mos e lini vetën të përfshiheni nga frika e fillimit dhe besojini rrugëve të fatit, pasi do të drejtoheni drejt një vetëdije tjetër dhe drejt një maturimi ndryshe, i cili do të ndodhë nëpërmjet provave mjaft të forta, por jo tërësisht negative.
Jeta sentimentale
Por, edhe jeta emocionale do të kërkojë shumë energji dhe impenjim, duke ju vënë përballë sfidave shumë të vështira, duke ju vënë përballë raporteve fillimisht shumë të vështira për t'ju drejtuar dhe për t'ju ndërtuar, ose duke ju vënë përballë vendimeve shumë të përcaktuara, nëse jeni çift, që ju shtyjnë të merrni një pozicion, të cilat mund të shtojnë vuajtjen dhe gjendjen e keqe emocionale.
Për shumë nga ju, veçanërisht nëse jeni të lindur në dekadën e parë, mund të jetë rasti të bëni një takim me një njeri më të madh se veten, ose që menjëherë do t'ju kërkojë të merrni përsipër përgjegjësi të mëdha, sidomos nëse jeni me të vërtet të motivuar për të krijuar familje dhe të hiqni dorë nga ato iluzionet romantike që vitet e fundit u kanë mbajtur larg një historie serioze, e cila mund t'ju rezervonte dhe planet për të ardhmen.
Por, edhe nëse jeni çift, duhet me patjetër të sqaroni atë çka dëshironi me të vërtetë dhe më pas të merrni përgjegjësitë tuaja, të mos i kaloni partnerit përgjegjësi për gjithçka ndodh, pasi siç e thamë dhe më sipër, ky është viti perfekt që ju të bëni protagonistin e jetës suaj. Pra, nëse duhet të përcaktoni një herë e mirë të ardhmen e një lidhjeje të gjatë prej kohësh, do ta bëni në mënyrën më të mirë, duke vlerësuar të mirat dhe të këqijat, ndoshta duke kërkuar edhe ndihmën e një mikut tuaj, por ama duhet t'i jepni zgjidhje përfundimtare këtij problemi, sepse sa më shumë të kalojë koha, aq më i madh do të bëhet ky problem.
Pavarësisht kësaj, dashuria rezervon gjithsesi momente me të vërtetë të bukura në shumë periudha të vitit, duke nisur nga 11 shkurti deri në mëngjesin e 7 marsit, kur Venusi, bashkë me Jupiterin do të jenë në një kuadrat me shenjën e peshqve, duke sjellë në jetën tuaj raste takimesh me të vërtetë të shkëlqyera, por edhe rikthime të mundshme flakësh, të cilat për shumë arsye do të rihapin skenare romantike, por do t'ju fusin dhe në mendime, do të duhet t'i bëni llogaritë një herë e përgjithmonë, me fantazmat e së shkuarës, gjë e cila do t'ju ndihmojë të kaloni nostalgjitë, gjëra që nuk mundët t'i thonit, apo të jetonit dhe gjithçka tjetër që kishte mbetur pezull dhe që më në fund do të gjejë një zgjidhje.
Stina më e mirë e dashurisë për ju është nga 20 maji deri në orët e para të 14 qershorit, kur Venusi do të kalojë në mënyrë transitore në shenjën tuaj, duke ju favorizuar në nisjen e dashurive të reja, ose asaj lidhjeje që keni do t'i japë një dozë të mirë pasioni dhe romanticiteti. Ekziston mundësia e disa çasteve magjike, surreale, me njerëz që mund të vijnë nga larg dhe që në një farë mënyrë trondisin rutinën tuaj të përditshme.
Është kalimi i Venusit tek Akrepi nga 8 shtatori deri në fillim të vitit 2011 ( përveç një pauze mes 8 tetorit dhe 19 nëntorit) që do të sjellë pasione të mëdha, dashuri tronditëse dhe një sensualitet të madh, të cilat do t'ju lejojnë të bëni për vete botën dhe atë që pëlqeni me të vërtetë, duke e pritur vitin 2011 të lumtur, të plotësuar nga një dashuri e cila me siguri do dijë t'ju bëjë të lumtur dhe të sigurt në emotivitetin tuaj.
Familja
Në familje klima do të jetë përgjithësisht e qetë, madje për ndonjë prej jush ky vit mund të ketë rezervuar surpriza të këndshme, duke sjellë një pjesëtar të ri në familje. Vëmendja juaj do të jetë e përkushtuar drejt prindërve këtë vit, do të jenë pikërisht ata që do të kenë nevojë për mbështetjen tuaj, si financiare, ashtu dhe shpirtërore. Nëse keni çështje pronash, apo trashëgimish të lëna pezull, ky vit duhet të cilësohet si një vit i mbarë për t'ju dhënë zgjidhje këtyre problemeve.
Shëndeti
Për sa i përket shëndetit duhet të bëni më shumë kujdes për dhëmbët dhe kockat, dhe sidomos për shpinën tuaj, pasi nëse nuk merrni përgjegjësi që nuk ju takojnë dhe nëse bindeni që të mbani gjithçka nën kontroll, do të jetë pikërisht shtylla kurrizore ajo që do t'ju bëjë të jeni të kujdesshëm, për këto probleme duhet të keni kujdes të veçantë, sidomos gjatë periudhës të verës.
Krijoni Kontakt