Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Shërbimet sekrete serbe panik prej nuseve nga Shqipëria ?!

    Ardhja në rritje e nuseve nga Shqipëria në Serbi, Mal të Zi por edhe në Maqedoni është duke shkaktuar panik të madh tek Serbia, përkatësisht shërbimet sekrete të saj, nëse është për t’u besuar burimeve anonime nga Beogradi të së përditshmes Vecer nga Maqedonia.

    Gazeta maqedonase, shkruan se martesat e nuseve nga Shqipëria me dhëndërrit nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia është një plan i organizuar nga shqiptarët për ta krijuar Shqipërinë e Madhe.

    Madje kjo temë ka zënë edhe faqen e parë të gazetës Veçer, i cila thotë se burime të pa emëruara nga shërbimi sekret serb konsiderojnë se këto martesa nuk janë të rastësishme por një plan largpamës i shqiptarëve.

    Sipas këtyre ‘burimeve’ të Veçerit, tash pas pavarësisë së Kosovës, Shqiptarët po i dërgojnë femrat e reja për t’u martuar me të vjetrit në Serbinë Jugore, por edhe në perëndim të Maqedonisë.

    Veçeri thotë se burimet serbe e konsiderojnë këtë fenomen si një strategji për ta zgjeruar bashkësinë shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, meqë fëmijët e këtyre çifteve po rriten sipas traditave shqiptare.

    Së fundi ka patur 86 martesa të serbëve të vjetër me shqiptaret e reja nga Shqipëria, shkruan Veçer, duke u thirr në mediat shqiptare për këtë shifër.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Veqer mund të bejë vetëm nji reklam!!

    I nderuari laburist dhasht Zoti e mose i dalt parashikimi i mrapsht kti vecerit se vetem lajme te kobshme gjithnji i ka sjell po kom dro.







    Gazeta veqer thrret apo deshiron te behen martesa te tilla madje edhe me vrullshem...ajo qe fshihet pas ksaj thenje mund ta din veq SHKIET .
    po mbase ne shqiptaret gjithnji kemi nga(vrapu) pas fishkllimave serbe edhe ksaj fishkllime do i turren vetem shqiptaret e trash prej koke.(ata qe i besojn miqsis serbo -shqiptare ) kjo ska te bej me te parin e me te dytin me te treti jo ishalla heheee.
    Veqer kishte qellim ti turren edhe me shum gra e vasha shqiptare Serbis madje edhe naj plake qe i ka mbet naj gec.
    Serbija edhe me parë ka pas martesa te tilla edhe me boshnjak ,bugare e besa edhe Kosovare albano po ajo ka ndermend me ba shtet ..se pari i KRYQON te popi e udhzohen nuset e reja te ua sjellin per gjdo mengjes nga 1 gote te madhe llazovaq -raki rrushi ,duke ngre dolli me thenjen.. te na rroj Serbija ,'te digjen ne zjarr krejt turqit me plisa te bardh te ktyre bjeshkve te ARRNAUTVE, duhet shfarose femij e pleq .Tash se fundi i kan zgjat pak ato rituale te tyre ; kemi më i lën pa martu Arrnautet se Arrnautkat do lindin vetem per ne vajza e nuse.
    mbase po pajtohem.. ta mar dreqi edhe kit punë,si dihet ...mase prej shqiptarve spo behet shtet -shqiptaria ndoshta bahet prej serbve Iliri

    Rahmet shpirti i past Rrahman Qenit kure thoshte ktu nji dreq esht po une hiq spom ma mbush menjen se ky dreq asht Shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 23-08-2010 më 14:58

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Sa debila ka pas pasur ish Jugosllavia???
    Ne shumes....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    sa kam qeshur me kete lajm dhe kete e degjova.....por duhen dhe lajme te tilla te na ike pak stresi
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Vetem shkina martohet per shkaun,

    ato mesiguri skan qen shqiptare, po nanat e tyren jan te trathuara me shkije dhe kan lind bija , shkina, dhe tash martohen per shkije.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga Annika Lexo Postimin
    sa kam qeshur me kete lajm dhe kete e degjova.....por duhen dhe lajme te tilla te na ike pak stresi
    Sdo doja ne asnje moment ti bashkohem gezimit tend qe te ben te zbavitesh me kete teme,une thjesht e kuptova ndryshe kete qe e postova ketu, te flasim te mendojm dhe ja qe komentet paraprake shum mire e deshifruan kete qe po shrkuajn gazetat sllave... e nderuara Anika poqese per ty eshte zbavitese qe te ben me te leht stresin ndoshta me shum knaqesi do beje sikur ata qe behet fjal ne kete shkrim..!!!
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    I nderuari laburist dhasht Zoti e mose i dalt parashikimi i mrapsht kti vecerit se vetem lajme te kobshme gjithnji i ka sjell po kom dro.







    Gazeta veqer thrret apo deshiron te behen martesa te tilla madje edhe me vrullshem...ajo qe fshihet pas ksaj thenje mund ta din veq SHKIET .
    po mbase ne shqiptaret gjithnji kemi nga(vrapu) pas fishkllimave serbe edhe ksaj fishkllime do i turren vetem shqiptaret e trash prej koke.(ata qe i besojn miqsis serbo -shqiptare ) kjo ska te bej me te parin e me te dytin me te treti jo ishalla heheee.
    Veqer kishte qellim ti turren edhe me shum gra e vasha shqiptare Serbis madje edhe naj plake qe i ka mbet naj gec.
    Serbija edhe me parë ka pas martesa te tilla edhe me boshnjak ,bugare e besa edhe Kosovare albano po ajo ka ndermend me ba shtet ..se pari i KRYQON te popi e udhzohen nuset e reja te ua sjellin per gjdo mengjes nga 1 gote te madhe llazovaq -raki rrushi ,duke ngre dolli me thenjen.. te na rroj Serbija ,'te digjen ne zjarr krejt turqit me plisa te bardh te ktyre bjeshkve te ARRNAUTVE, duhet shfarose femij e pleq .Tash se fundi i kan zgjat pak ato rituale te tyre ; kemi më i lën pa martu Arrnautet se Arrnautkat do lindin vetem per ne vajza e nuse.
    mbase po pajtohem.. ta mar dreqi edhe kit punë,si dihet ...mase prej shqiptarve spo behet shtet -shqiptaria ndoshta bahet prej serbve Iliri

    Rahmet shpirti i past Rrahman Qenit kure thoshte ktu nji dreq esht po une hiq spom ma mbush menjen se ky dreq asht Shqiptar.
    Shum bukur e demaskove shkrimin.... kjo pist qe po thuash ti eshte mese e vertet...
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    Citim Postuar më parë nga laburist Lexo Postimin
    Sdo doja ne asnje moment ti bashkohem gezimit tend qe te ben te zbavitesh me kete teme,une thjesht e kuptova ndryshe kete qe e postova ketu, te flasim te mendojm dhe ja qe komentet paraprake shum mire e deshifruan kete qe po shrkuajn gazetat sllave... e nderuara Anika poqese per ty eshte zbavitese qe te ben me te leht stresin ndoshta me shum knaqesi do beje sikur ata qe behet fjal ne kete shkrim..!!!
    me falni zoti laburist.....por vetem qesharake eshte nje teme e tille duke menduar qe po te martohen vajzat me njerezit nga serbia apo dhe te tjera do hy nje teme politike apo te mendohet per shqiperine e madhe...nuk e llogjikshme dhe ne asnje menyre nuk do doja kurre te ofendeja dike duke njerre nje teme te re.....thjesht dhashe mendimin tim asgje me shume demokraci kemi mendoj flm per toleranten tuaj
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me seks drejt Shqipërisë së Madhe
    Pas “fitores” së Kosovës, me një normë të paparë lindjesh në Evropë, shqiptarët tashmë dërgojnë “dashuri” përmes nuseve të reja në fshatrat e braktisura në pjesën jugore të Serbisë, por edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Ata i martojnë të bijat me burra njëzet vjet më të vjetër. Kjo bëhet për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

    Nga Express më 24.08.2010 në ora 8:41

    Nga toka shqiptare, lejlekët sjellin në Serbi, kufirin e “Shqipërisë së Madhe”.

    Prapë një " tregim romantik” për dashurinë e papritur të shqiptareve që martohen me beqarët më të vjetër serbë të fshatrave malore.

    Prapa këtyre vendeve të braktisura malore fshihet biznesi i fshehur i importit të nuseve.

    Gazeta maqedonase “Vecer”, e cila duke u bazuar në mediat serbe dhe disa burime të veta, ka shkruar se shërbimi serb i sigurimit dyshon se ekziston një strategji për zgjerimin e mëtejshëm të hapësirës etnike shqiptare në drejtim të zonave periferike të Serbisë qendrore nga drejtimi i kufirit me Kosovën.
    Duke cituar këtë shërbim, gazeta shkruan se shqiptarët si të paparë për nga norma e lartë e lindjeve, janë në një fazë tjetër, për të përfshirë edhe një pjesë të mirë të Serbisë jugore.

    Gratë e reja shqiptare, kryesisht nga rrethinat e Shkodrës, nëpërmjet agjencive, takohen rregullisht me serbët e vetmuar, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve, janë më shumë se dhjetë apo njëzet vjet më të vjetër se ato.
    Gazeta shkruan se pasi të afërmit e tyre e kuptojnë se në vendin prej nga vjen dhëndri në Serbi, ai është trashëgimtari i vetëm, atëherë bëhet martesa me vajzën e tyre për shkak se është thuajse e sigurt se bija e tyre do të jetojë më gjatë se burri i saj dhe do të trashëgojë pronën. “Dhe kur kjo ndodh, nga Shqipëria mund të shkojnë të afërmit e gruas, e ndoshta edhe burri i saj i ardhshëm (i dyti) mund të jetë nga Shqipëria”, ka deklaruar për gazetën serbe “Kurir”, bashkëbiseduesi shumë i afërt me shërbimin e sigurimit serb, të cilën e citon gazeta maqedonase, “Vecer”.

    Madje gazeta maqedonase, këtij artikulli i ka kushtuar edhe faqen e parë të saj të numrit të ditës së hënë.

    Sipas tij, këtij pjesëtari të sigurimit serb, është interesante shkuarja masive e femrave shqiptare në zonën e Rashkës në Serbi, veprime të cilat mbështeten edhe në Kosovë.

    Sipas këtij artikulli, kjo është reale. Dhe kjo ndodh. “Madje, duhet pasur parasysh se: pse nuk ka martesa shqiptaro-serbe që janë të lidhura në Serbinë Lindore, ku ka edhe shumë fshatra të varfra, prej të cilave u larguan pothuajse të gjitha vajzat?”, pyet gazeta.

    Sipas bashkëbiseduesit të kësaj gazete, kjo është më shumë si një strategji e qëllimshme.

    “Fëmijët me siguri do të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, sepse për ta nuk pret puna për shkak se të gjithë prej atyre femrave janë të arsimuara”, thuhet më tej në shkrim.

    Ata, vazhdon më tej gazeta, duke aluduar për shqiptarët, janë duke punuar çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje për këtë çështje. “Por shumica e këtyre grave të martuara thonë se i kanë shpëtuar nga shuarja e plotë e këtyre shtëpive”, citon gazeta bashkëbiseduesin e vet të paidentifikuar nga sigurimi i shtetit.

    Rastet e tilla, kur nuset shqiptare i martojnë beqarët maqedonas në disa fshatra në Maqedoninë perëndimore, është shumë më i vogël krahasuar me ato që shkojnë në drejtim të Serbisë. Madje sipas gazetës shqiptare "Shqip", rreth 8 mijë serbë kanë vizituar Shqipërinë kohëve të fundit në kërkim të grave të tyre të ardhshme. Për dy vjet në Serbi janë martuar 86 shqiptare, kryesisht nga rrethinat e Shkodrës, me burra serbë.

    Problemet demografike në Serbi janë shumë të theksuara, sidomos në pjesën qendrore të këtij vendi. Femrat atje nuk duan të jetojnë në fshatra dhe si pasojë e shpërnguljes së tyre, meshkujt që tradicionalisht e trashëgojnë pasurinë, mbeten në fshat. Por në ato zona si në atë të Rashkës, nuk ka femra për t’u martuar. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto familje përbëhen nga prindërit e moshuar dhe djali i tyre në moshë goxha të shtyrë. Si shpëtim ata kanë gjetur rrethinat e Shkodrës, ku për shkak të zonës, e cila është më e izoluar se pjesa tjetër e vendit, femrat atje nuk janë shumë të pavarura. Problemet demografike janë bërë muaj më parë problem politik, kur një zyrtar i lartë i Qeverisë së Serbisë kishte rekomanduar që të importohen femra nga Vietnami, për shkak të religjionit të ngjashëm me serbët dhe për të shpëtuar nga ky problem.

    Përveç Serbisë, disa martesa të tilla të përziera janë bërë edhe ndërmjet shqiptareve nga Shkodra dhe serbëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ko to kaze ko to kaze Srbija je mala
    Nije mala nije mala cetriput je mala.
    Nije mala nije mala uvjek ratovala
    hahahahaha
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •