Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 62 prej 62
  1. #61
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Reni Trajkova që ju shihni në foto, ishte shpallur e zhdukur në orën 01.30 të ditës së Diel 22 Gusht 2010. ajo u gjet e vdekur sot në orën 05.05 të mëngjesit. Reagon kryebashkiaku: E njihnim për njeri të mirë. Rrëfimi i të dyshuarit dhe hetimet e policisë. Lexoni raporton e plotë të korrespondentit të NOA

    Tripoli, Neohori, Greqi, 23 Gusht 2010 NOA – Një tjetër krim i shëmtuar seksual ka tronditur sot Greqinë.

    Një ditë pasi u zbulua një plak pervers grek që abuzoi seksualisht me një 6-vjeçare shqiptare, sot u gjet trupi i një vogëlusheje bullgare që policia tha se është përdhunuar e më pas vrarë nga një 40 vjeçar shqiptar.

    Vajza 11-vjeçare bullgare Reni Trajkova, u gjet e vdekur sot në Neohori, pas dy ditësh që ishte shpallur si e humbur në lokalitetin Eleohori në Arkadia.

    Zyrtarisht, Policia e Greqisë, tha: “Shtetasi shqiptar 41 vjeçar i mbërritur në Greqi në vitin 1996 me qëndrim të rregullt dhe banim me familjen e tij prej 10 vitesh ne Neohori, u arrestua pasi ka vrarë vajzën 11 vjeçare me shtetësi bullgare Reni Trajkova ardhur në Greqi në tetor të vitit 2009 me banim në Neohori - Tripoli, ku më herët e ka përdhunuar atë”.

    Policia ka shtuar se pasi të Dielën e mitura u shpall e humbur,e u kryen kërkime me qen dhe forca speciale por pa mundur ta gjejnë atë.

    ***
    Trupi i të voglës bullgare Reni Trajkova, u gjet i pajetë sot në 05.05 të mëngjesit në arën që ndodhet disa qindra metra larg shtëpisë së saj dhe ishte plotësisht e zhveshur.

    “Reni Trajkova u gjet e vdekur në Neohori pas rreth 48 orë kërkimesh. Ajo ishte keqtrajtuar seksualisht dhe nga ekspertiza e bërë del se mbi të është ushtruar marrëdhënie seksuale. Nga hetimet rezulton se kemi të bëjmë me një vrasje. Autor i krimit është një shtetas shqiptar, 40 vjeç, emigrant me qëndrim të rregullt”, - deklaruan burime zyrtare nga Policia e Greqisë.

    Ata shtuan se “autori i krimit u arrestua në kushtet e flagrancës. Ai e pranoi se kishte vrarë vajzën 11 vjeçare dhe ka deklaruar se arsyet sentimentale e shtynë të kryejë vrasjen që mësohet të jetë bërë me mbytje”.

    “I dyshuari pranoi se e kishte marrë vajzën e vogël në makinën e tij, një autoveturë me pretendimin se do ta çonte në shtëpinë e tij. Por në rrugë e sipër e ka ndalur automjetin në një arë disa qindra metra larg banesës së vajzës. Aty e ka përdhunuar vajzën brenda makinës dhe pastaj e ka mbytur te një pus aty afër”, - detajoi Policia e Greqisë.

    I dyshuari, jeton prej 14 vjetësh në Greqi, në Neohori dhe është baba i një fëmije, djalë 7 vjeçar.

    Sakaq, i shtangur nga ngjarja ka mbetur kryetari i Bashkisë së Neohori i cili shkoi në vendin ku u gjet kufoma: “E njihnim 40-vjeçarin. Jam i shtangur dhe i shokuar nga kjo që po mësoj. Ai ishte i dashur me të gjithë dhe ne e donim fort. Me këtë që ka bërë, dheu ynë nuk do ta tresë”.

    n.s/r.n/NOA
    Ky tipi merito te varet prej gjuhe...dhe shum pak e ka.Felliqesira e ndyre.Kurre mos e paft piken e hajrit ky ordiner i shoqerise.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #62
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Aman more ku jane ata patriotet e flaket qe jau paska fajin vetem greku etjjjjjjjj .Ja pra qe kafshet nuk kane komb .
    po ç,lidhje ka patriozmi me nje psikopat ,si ky kafsha ,duket qe je fushe dhe i perzien gjerat...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 08-12-2010 më 19:26

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •