Këto lajmet e kronikës së zezë mua nuk më kanë tërhequr asnjëherë, se njerëz anormalë ka në çdo shtet dhe këta nuk përfaqësojnë një popull të tërë, kështu që i shoh pa interes.
Kjo temë po më duket si një hakmarrje për temën e grekut që përdhunoi një të mitur shqiptare. Shoh se disa shqiptarë që banojnë në Greqi dhe disave që u rreh zemra për Greqinë, fërkojnë duart nga kënaqësia kur lexojnë lajme të tilla.
Duhet të kujtojmë se shqiptarë quhen edhe minoritetet që jetojnë në Shqipëri, si për shembull romë, evgjitë (ashkalinj), grekë, vllehë, turq, maqedonas etj. të cilët kanë lindur në Shqipëri dhe një pjesë e mirë e këtyre bëjnë vjedhje ose krime të ndryshme në Greqi. Përveç kësaj, ka edhe të sëmurë mendorë.
Shqiptarët e vërtetë, fisnikë dhe punëtorë, nuk bëjnë gjëra të tilla. Unë mendoj se shumica e ngjarjeve të zeza në Greqi, u vishet pa të drejtë shqiptarëve, edhe në rastet kur nuk bëhen nga ata.
Krime ndodhin kudo, po Shqipëria dhe Greqia kanë një ndryshim. Në rastet kur një grek bën një krim, lajmet shqiptare e përmendin kalimthi dhe nuk merren gjatë me të, ndërsa kur një shqiptar bën një krim, stacionet greke merren me të me orë të tëra, madje me ditë të tëra. Kjo nuk shërben për asgjë përveç se për të ngjallur urrejtje për shqiptarët.
Çfarëdo që të thuhet, Shqipëria është vend më i qytetëruar dhe grekët në Shqipëri trajtohen më mirë se shqiptarët në Greqi.
Krijoni Kontakt