Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Ekonomisti për Kosovën

    Artikulli botuar në publikimin e fundit......

    Pyetja pa përgjigje

    Statusi përfundimtar i Kosovës

    A do të vazhdojë Kosova të jetë pjesë e Serbise? Aaaa!

    Për tre vjet e gjysëm, qe prej çastit kur forcat e Natos zhvendosën administraten serbe në provincën e Kosovës, populluar kryesisht nga shqiptarë të cilët ishin të pakënaqur me regjimin, dhe ua dorëzuan Kombeve të Bashkuara, zhvillimet kanë qenë të qëndrueshme, ndonëse të ngadalta. Mund te shihej qartë qe politikanët serbë të Beogradit, kryeqytetit të tyre, e kishin pranuar në heshtje humbjen e provincës. çështja e “statusit përfundimtar” te Kosovës – si një vend i mosvarur Shqiptar ose si pjesë autonome e Serbisë apo si ndonjë dicka tjetër – nuk ishte urgjente.

    Papritur, çështja po kthehet në plan të parë. Gjatë javëve të fundit, Zoran Xhinxhiç, kryeministri serb, ka deklaruar se Kosova po lundron drejt pavarësise, dhe ky proçes duhet ndaluar medoemos. Ai ka këmbëngulur per ballafaqime mbi “statusin përfundimtar” të Kosovës. Gjithashtu ai ka kërkuar që policia dhe ushtria Serbe të rikthehen në provincë. Rezoluta e OKB-së që u nënshkrua pas bombardimeve 78 ditëshe, e parashikon këtë fakt, por OKB-ja vazhdon të këmbëngulë se koha nuk ka ardhur për një lëvizje të tillë. 1.8 milionë Shqiptarët e kësaj province, që përbejnë rreth 95% të popullsisë do ta quanin kete akt si një ndërmarrje per ta rikthyer Kosoven nën autoritetin Serb – dhe rrjedhimisht do ta kundërshtonin me dhunë.

    Çështja u ndërlikua më tej muajin e kaluar, kur ish Republika Federale e Jugosllavisë u zëvendësua nga nje lidhje më e lirshme midis dy republikave që quhet thjesht Serbia dhe Mali i Zi. Kushtetuta e kësaj lidhjeje, e perfshin Kosovën si pjesë thelbësore të Serbisë. Shqiptarët në kuvendin e Kosovës u përgjigjën duke hartuar një deklaratë pavarësie, ndërsa serbët nën trysni të vazhdueshme, kanë formuar një lidhje të bashkive serbe – dhe thonë se, nëse Kosova deklaron pavarësine, pjesa veriore e saj që popullohet nga më tepër serbë do të ndahet dhe do të bashkohet me Serbinë. Megjithatë, nëse kjo do te ishte e pamundur, serbët e Kosovës do të ndiqnin shembullin e vëllezerve te tyre ne Bosnjë dhe do të krijonin një “Republikë Serbe” brenda kufijve të Kosovës. Amerikanët dhe Europianët duken te bezdisur nga nënteksti që nëse Kosova voton për pavarësi rrjedhimisht Serbët e Bosniës mund të kërkojnë të njëjtën të drejtë.

    Arsyeja për këtë lojë që zoti Xhinxhiç po luan me nacionalistët Serbë vjen për faktin qe Amerikanët e kanë kërcënuar Serbinë me sanksione nëse ajo nuk dorëzon gjeneralin Ratko Mladiç, komandantin Boniako-Serb në gjyqin e Hagës. Kjo do të shkaktonte pakënaqësi ndër popullatën serbe. Udhëheqesi i krahut tejet-nacionalist të Serbisë, Vojisllav Sheshelj, i cili thotë hapur se edhe ai kërkohet nga Haga, do të përdorte te gjitha mënyrat për ta bërë kryeministrin edhe më të padëshirueshëm nga opinioni publik Serb.

    Sidoqoftë, administrata e OKB-së ne Kosovë është e shqetësuar prej kërcënimeve të reja nga një grup i panjohur deri më sot që quhet Ushtria Kombëtare Shqiptare (UKSH). Ndryshe nga grupime të tjera shqiptare, ky grup ka një strukturë të organizuar me celula, gjë që lehtëson depërtimin e elementeve krimnalë, të gatshëm për të shfrytëzuar kaosin. Këtë jave shtatë shqiptarë nga Serbia e jugut, pranë kufijve të Kosovës, u hodhën ne gjyq për terrorrizëm. Nëse nuk vihet nën kontroll UKSH-ja mund të krijojë situata të dhunshme në Kosovë, Maqedoni e Serbinë e jugut. Të urtët e administratës së OKB-së mendojnë që ky nuk është çasti për të shqyrtuar “statusin përfundimtar” të Kosovës. Megjithatë, kjo çështje po bëhet gjithnjë e më e vështirë për tu shmangur.

    Perktheu qyfo - per ankesa drejtohuni ku te doni po jo tek une


    Qyfo

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Qyfo,

    perkthimin tend e kalova tek forumi i ceshtjes kombetare. Aty ka nje teme me vete per Kosove, procesin e pavaresise se saj, dhe eshte pike me e mire reference per artikuj rreth kesaj ceshtjeje.
    Artikuj te tjere do te ishte mire t'i sillje direkt ne kete teme.

    Si ndjekese e ketij procesi, te them flm per perkthimin dhe sjelljen ne forum, per me teper qe The economist lexohet (edhe ne internet) vetem nese je i abonuar ne te.

    Shendet!

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •