Drejtuesi i lėvizjes Vetėvendosje, tashmė pjesė e skenės politike tė Kosovės, flet pėr standard nė lidhje me arrestimin e tij.
Berisha dhe Rama po shpenzojnė shumė kohė dhe energji nė beteja tė imėta tė brendshme me njėri-tjetrin, pėr drejtuesin e lėvizjes Vetėvendosje, z. Albin Kurti, duke lėnė mėnjanė ēėshtjet jetike tė kombit. Duke folur pėr gazetėn, ai shprehet se bashkimi kombėtar ėshtė njė detyrė dhe ėshtė nė interesin dhe dėshirėn e tė gjithė shqiptarėve, e pėr kėtė arsye, tė gjithė aktorėt politikė shqiptarė duhet tė nisin njėsimin e kuadrit ligjor dhe tė koherencės shoqėrore. Hyrja e Vetėvendosjes nė politikė nuk ėshtė pėr tė njė njohje e sovranitetit tė munguar tė Kosovės, siē jemi mėsuar ta dėgjojmė shpesh nga goja e z. Kurti, porse thjesht njė mjet mė shumė pėr tė mundėsuar qėllimin final, bashkimin kombėtar.
Duke e nisur intervistėn me njė pyetje tė drejtpėrdrejtė: Sa shanse ka qė tė mund tė kandidoni nė zgjedhje tashmė qė jeni dėnuar nga gjykata?
- Ende jemi duke e analizuar kėtė ēėshtje. Nuk ėshtė fare e qartė kjo situatė. Komiteti pėr Politikė dhe Ēėshtje Juridike i Lėvizjes sonė po e shtjellon kėtė punė. Ekspertė tė ndryshėm qė u prononcuan publikisht kėto ditė kanė qėndrime tė ndryshme. Nė njėrėn anė, pika (q) e nenit 29 tė ligjit pėr zgjedhjet thotė qė njė kandidat nuk mund tė kandidojė pėr zgjedhje nėse ėshtė i shpallur fajtor pėr vepėr penale me njė vendim pėrfundimtar tė gjykatės nė tre vitet e fundit. Nė anėn tjetėr, Kushtetuta thotė qė duhet tė ketė ndonjė vendim eksplicit tė gjykatės, i cili ndalon votimin apo kandidimin e dikujt. E gjithė kjo bėhet edhe mė e ndėrlikuar, kur kihet parasysh qė Kosova ėshtė shtet i ri me praktikė tė shkurtėr juridike dhe, pėr pasojė, nuk ka aq shembuj tė cilėve njeriu mund tiu referohet.
A mendoni se dėnimi juaj ka lidhje pikėrisht me nisjen e aktivitetit nė politikėn aktive?
- Ka mundėsi tė ketė qenė njė motiv shtesė pėr dėnimin tim ky. Por, nuk mendoj qė mė dėnuan ekskluzivisht pėr kėtė arsye. Para sė gjithash, EULEX-i dėshironte qė ta justifikonte persekutimin e UNMIK-ut. Mbi dhjetė muaj kisha qėndruar nė paraburgim e nė arrest shtėpiak nė vitin 2007 dhe tash dėnimi prej nėntė muajve ėshtė orvatje pėr ti rregulluar librat e brendshėm tė UNMIK-ut, pėr ta justifikuar legalisht atė. Kolonizatorėt e ndihmojnė njėri-tjetrin, apo jo?
Pse u pėrdor dhunė gjatė arrestimit tuaj, a ka njė simbolikė tė veēantė?
- Nuk intervenoi policia e thjeshtė dhe as, thjesht, njėsia speciale e policisė. Duket qė i kishin pėrzgjedhur pjesėtarėt e njėsisė speciale, pėr tė cilėt e kanė ditur qė na urrejnė dhe nuk do ta kursejnė dhunėn kundėr nesh. Meqenėse shumica e policėve nuk kanė pasur vullnet qė tė mė arrestojnė pėrgjatė kėtyre muajve, eprorė tė caktuar kanė planifikuar njė kėso ekspedite mizore policore pėr tiu dėshmuar EULEX-it.
Keni deklaruar hyrjen tuaj nė politikė. A nuk ėshtė njė legjitimim i pavarėsisė pa sovranitet, siē deklaroni, tė Kosovės, fakti qė ju bėheni pjesė e kėtij sistemi politik?
- Nuk po bėhemi ne pjesė e sistemit, por ne po i bėjmė mjetet e sistemit pjesė tė strategjisė sonė. Nuk do ti zėvendėsojmė metodat nė kuptimin qė nė vend tė tubimeve publike, aksioneve protestuese e demonstratave tash do ti konsiderojmė vetėm mėnyrat brenda-institucionale. Tė parave vetėm sa po ua shtojmė tė dytėn. Ndryshimi i strategjisė konsiston nė rritje tė pėrmbajtjes sė saj. Pasi qė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk u parapri nga e drejta pėr vetėvendosje e popullit, kjo shpallje nuk u pasua nga sovraniteti. Tashmė jemi nė vitin e tretė tė pavarėsisė formale pa sovranitet. Nėse pėr njė a dy vitet e ardhshme kėsaj pavarėsie formale nuk ia bashkėngjitim sovranitetin, atėherė asaj do ti rrjedhė edhe formaliteti. Kosova do tė bėhet njė Bosnje e vogėl. Pėrgatitjet pėr bisedimet e reja me Serbinė janė dėshmi pėr kėtė. Pikėrisht kjo arsye ndikoi qė ne tė vendosim qė mėnyrave tė deritanishme tua shtojmė edhe ato institucionale, gjithnjė pėr qėllimin e njėjtė dhe brenda konceptit tė njėjtė.
Ndėrkohė qė lėvizja qė drejtoni ka karakter kombėtar, ajo ka veprimtari lokale, pra vetėm nė Kosovė. Pse nuk ėshtė zgjeruar aktiviteti i saj nė mbarė trevat shqiptare?
- Nuk jemi vetėm nė Kosovė. Kemi aktivistė nėpėr tė gjitha trojet shqiptare, por nuk i kemi formalizuar si Qendra tė Vetėvendosje!-s nė IRJM, Luginė tė Preshevės e Mal tė Zi meqė, nė atė rast, regjimet shtypėse atje do ti arrestonin menjėherė kėta aktivistė. Nė Universitetin e Tiranės po ashtu ekziston Qendra e Vetėvendosje!-s. Ne formojmė qendra vetėm nėpėr vendet ku duket qė nuk ka ndonjė organizatė ekzistuese tė frymės emancipuese kombėtare e shoqėrore dhe aty ku na vijnė kėrkesa nga qytetarėt pėr tė formuar qendra. Gjithashtu, i kemi nėntė Qendra tė Vetėvendosje!-s nė diasporė. Nuk i quajmė degė por qendra, edhe pėr shkak se emėrtimi Qendra tė Vetėvendosje!-s pėr nga kuptimi ndodhet nė opozitė me togfjalėshin e njohur - qendrat e vendosjes (ndėrkombėtare).
Keni deklaruar se do tė kėrkoni bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn. Si mund tė bashkohet Shqipėria me Kosovėn; nė ēfarė modalitetesh me ēfarė mjetesh?
- Ne duam qė Kosova ti bashkohet Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim duhet qė pushtetet nė Tiranė dhe Prishtinė ti harmonizojnė ligjet dhe veprimet politike e strategjike. E gjithė kjo nė mėnyrė qė njė ditė, sa mė parė aq mė mirė, tė organizojmė paralelisht referendume nė Shqipėri e Kosovė pėr bashkim. Qysh tash nuk kemi dyshim se cili do tė ishte rezultati i kėtyre dy referendumeve. Vullneti dhe interesi i shqiptarėve janė pėr bashkim. Njėkohėsisht, duhet ndihmuar dhe pėrkrahur pa rezerva shqiptarėt edhe nė IRJM, Luginė tė Preshevės dhe Mal tė Zi. Ata janė popullsi autoktone qė diskriminohet dhe ėshtė e nėnpėrfaqėsuar.
Sa i rėndėsishėm ėshtė faktori ndėrkombėtar nė njė proces tė tillė?
- Nė njėrėn anė, faktorėt ndėrkombėtarė vazhdojnė tė pėrcaktojė shumėēka nė politikėn shqiptare. Mirėpo, nė anėn tjetėr, faktorėt ndėrkombėtarė lėvizin varėsisht nga ne, varėsisht se si lėvizim ne. Kur kemi qenė kėmbėngulės dhe seriozė, ata gjithmonė i kanė ndryshuar qėndrimet.
Sa e mundshme do tė ishte pavarėsia e Kosovės pa ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar?
- Faktorė tė ndryshėm ndėrkombėtarė e pėrkrahėn pavarėsinė e Kosovės atėherė kur e panė vendosmėrinė tonė. Dhe, tė mos harrojmė, qė ata e bėnė kėtė pėr interes tė vetė atyre. E pėrkrahėn shpalljen e pavarėsisė dhe e njohėn atė vetėm atėherė kur e panė qė nuk ka gjasa pėr kurrfarė stabiliteti rajonal pa e lejuar e mbėshtetur kėtė gjė.
Ju jeni njė kritik i ashpėr i elitės politike shqiptare. Pse mendoni se kjo elitė bėn koncesione nė ēėshtjet kombėtare?
- Ėshtė pasuruar tepėr shumė, tepėr shpejt. Pėr pasojė, ajo nė masė tė konsiderueshme ėshtė e shantazhuar.
Cili ėshtė mendimi juaj pėr politikėn nė Shqipėri, pėr rolin e z. Berisha dhe z. Rama?
- Po shpenzojnė shumė kohė dhe energji nė beteja tė imėta tė brendshme me njėri-tjetrin. Prej tyre nuk presin vetėm tre milionė e gjysmė shqiptarė nė Republikėn e Shqipėrisė, por edhe po aq shqiptarė e Ballkan e mbase sė paku po aq edhe nė diasporėn tonė.
Cili ėshtė mendimi juaj pėr tė ardhmen e Maqedonisė dhe statusit tė shqiptarėve aty?
- Partitė politike shqiptare nė IRJM duhet ta pėrcaktojnė atė qė ėshtė e pėrbashkėt dhe e padiskutueshme ndėrmjet tyre. Nuk mund tė jetė ēėshtja kombėtare temė fushatash elektorale. Ka nevojė pėr riorganizim dhe rimobilizim tė tė gjithė shqiptarėve nė IRJM. Pėr kėtė ėshtė e domosdoshme mbėshtetja e Shqipėrisė dhe Kosovės.
U takuat me kryetarin e PDU-sė, z. Shpėtim Idrizi. Sa familjarė jeni me ēėshtjen ēame dhe si mendoni zgjidhjen e saj?
- Duke iu falėnderuar PDU-sė dhe shoqatave tė ndryshme ēame jam njoftuar shumė mė nė hollėsi pėr Ēamėrinė dhe ēamėt nė kėto vitet e fundit. Jam shumė dakord me PDU-nė qė ēėshtja ēame nuk ėshtė vetėm ēėshtje e sė drejtės mbi pronat dhe e lirisė sė lėvizjes, por edhe e genocidit qė forcat greke kanė kryer mbi popullsinė shqiptare autoktone atje.
Ndėrkaq duket se ka probleme me regjistrimin e popullsisė nė tė dyja vendet. Cilat janė nismat qė do tė ndėrmerrni mbi kėtė ēėshtje?
- Nuk mund tė themi tash konkretisht se ēfarė do tė bėjmė, por sigurisht qė nuk do tė qėndrojmė duarkryq. Manipulimet me identitetin tonė nuk mund dhe nuk duhet tė tolerohen. Nė Kosovė, kemi tendencėn qė nė vitin 2011 tė bėhet njė regjistrim i tillė qė, pėr pėrkatėsi kombėtare, inkurajon deklarimin e shqiptarėve si kosovarė apo edhe si myslimanė. E gjithė kjo me qėllim qė tė zvogėlohet popullsia shqiptare qė nė Kosovė, e cila pėrbėn 93% dhe, kėsisoj, tė duket ca mė i justifikueshėm projekti i multi-etnicitetit qė dėshiron qė Kosovėn ta paraqesė si shqiptaro-serbe.
Ruaj Lidhjet