gazeta standart
--
Rama, paranojė si Enveri, pėr pushtet bllokoi rruget
Valentina Madani 25/08/2010 13:50:00
Historia qė nisi nga bllokimi i sheshit “Skėnderbej” deri nė rrugėt e Saukut. Si u sinkronizuan protestat artificiale tė rrugėve
Njė njeri gjithė kohėn i maskuar qė njė ditė rrezikon tė mos njohė as fytyrėn e tij. I gatuar pėr tė hedhur baltė aty ku lartėsohet diēka, pėr tė nxirė aty ku ēdo gjė shihet qartė, s’ka dyshim qė Edi Ramės i shkon pėr shtat shprehja e Gėtes: “Ka njerėz tė cilėt nuk lajthisin kurrė, sepse mendja e tyre nuk prodhon asnjėherė mendime tė arsyeshme...” Kur tė gjithė pėrpiqen t’i shpėtojnė tė keqes, qė mbajti diktatura pėr 50 vjet, dhe na la mėnjanė tė izoluar dhe nė terr, fėmijėt e xhelatėve ndjekin paraardhėsit. Njė sistem komunist ende nė psikologji, edhe pse deklarohen tė majtė, pa dyshim qė do tė pjellė anarkinė dhe kaosin nė vend. Njė rast i tillė, njė situatė e prodhuar nga njė patologji komuniste ėshtė bllokimi i akseve rrugore nė disa zona rurale tė vendit. Tė errėsohet vendi si nė kohė stuhish, qė tė ndjellė panik mbi njerėz qė po pėrjetojnė pėr herė tė parė nė historinė e tyre afrimin me Perėndimin, duke mos hequr dorė nga mėnyra se si pėrdoret shqiptari - patjetėr qė do tė na ēonte nė njė gjykim final: t’i ruhemi njė “mbretėrie” tė re komuniste, qė do pushtet me ēdo kusht. Nuk ėshtė hera e parė qė lajmėrimi pėr njė pinjoll tė ri prej komunizmit vjen, ndaj pėr tė mbėrritur nė kėtė “detyrė” politike, Edi Ramės pa dyshim i duhen metodat e sistemit diktatorial: tė nxisė, tė instrumentalizojė njerėzit kundėr njėri-tjetrit. Ėshtė e njohur ripėrsėritja e historisė sė shqiptarėve, ku e majta e ēon gjithmonė nė shpėrthime tė tilla, gati si nė njė luftė civile, grindjen mes shqiptarėve. Edi Rama nė emėr tė njė pushteti me mendėsi komuniste kėrkon tė terrorizojė shqiptarėt. Tė krijojė absurdin e njė situate anarkiste nė vend, sikur kėtu nuk ka siguri, punėt nuk shkojnė mirė, se njerėzit janė pa toka, pa prona, se kėtu vriten pėr hiēmosgjė, ose pėr ndonjė politikan apo pėr ndonjė parti, se kėtu ka nacionalizma ekstreme. Asgjė e vėrtetė nuk ėshtė nga kėto, vetėm ėshtė paranoja qė ngre Edi Rama nė kokėn e tij, ashtu si dikur Enver Hoxha qė pėr kėtė shkak ēoi nė pushkatim 5 mijė intelektualė. Edi Rama do tė ēojė drejt njė ankthi tė ri shqiptarėt, t’i vrasė moralisht pikėrisht nė momentin mė final, shpresėn pėr t’u integruar mė nė fund nė Evropė. Prandaj, ka krijuar skemėn e bllokimit tė rrugėve. Rastet tė ēojnė tė gjitha nė njė hulli nisur qysh nga protesta e madhe, rezultuar e dėshtuar, nė sheshin “Skėnderbej”. Tė gjithė ne jemi nga natyra tė gatuar nė atė mėnyrė, qė kemi mė tepėr dėshirė tė qortojmė kur gabohet, sesa tė lavdėrojmė kur puna bėhet siē duhet. Por pėrballė ligjit, synimet e njollosura s’kanė asnjė vlerė. Askush s’ka asnjė tė drejtė tė shkelė mbi ligjin dhe tė pėrdorė popullsinė pėr ta kundėrvėnė atė kundėr shtetit. Ėshtė pikėrisht Edi Rama, prapaskenat e tė cilit nuk mund tė mbahen fshehur si kolla, i mbėshtetur nga disa deputetė tė PS-sė, si njė klonim perfekt i tij (individė qė i shėrbejnė jashtė mase kryetarit duke dobėsuar ēdo forcė krijuese vetjake), qė pasi dėshtuan me rrėzimin e qeverisė pėrmes bllokimit tė sheshit qendror tė Tiranės, nė prill tė kėtij viti, po provojnė sėrish, por kėtė radhė me bllokimin e rrugėve nacionale nė mbarė vendin. Ndonėse nė mėnyrė sporadike, po qė pėrsėriten herė pas here, Rama me tė vetėt po eksperimenton njė praktikė tė re pėr tė kundėrvėnė qytetarėt kundėr qeverisė “Berisha”. Herė duke provokuar, herė duke dalė haptas, deputetėt e majtė janė vėnė nė krye tė disa protestave nė rrethe, duke shfrytėzuar disa orė mungese uji nė ndonjė fshat, apo raste pronash, ndėrprerje energjie ose ē’tė mundet, mjafton qė ata t’i bėjė tė pakėnaqur, qoftė edhe pėr disa ēaste... Dhe kjo, pėr faktin se i mungojnė alternativat se si duhet tė bėjė opozitėn reale, rrugėt e duhura pėr tė ardhur nė pushtet pėrmes strategjive, se si duhet tė iniciojė debate politike apo tė bėhet bashkėpunuese pėr reformat e rėndėsishme nė vend.
Pse opozita u bė euforike pėr incidentin e Himarės
Rasti mė i fundit, qė e majta bėri ēmos qė ta shfrytėzonte, ishte vrasja nė Himarė vetėm para pak ditėsh. Me synimin pėr tė arritur diēka, PS-ja hodhi njė lumė akuzash nė drejtim tė shtetit pėr situatėn e krijuar atje, ndėrkohė qė Kryeministri dhe drejtuesit lokalė dėnuan me ashpėrsinė mė tė madhe vrasjen e 35-vjeēarit Aristotel Guma. Vetė kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano, kėrkoi qė mos tė bėheshin pazare politike me ngjarjen e ndodhur, ndėrsa vlerėsoi punėn e strukturave mė tė larta tė Policisė sė Shtetit pėr situatėn e krijuar. Ndėrsa vetė Ministria e Brendshme reagoi ashpėr ndaj akuzave tė hedhura nga Partia Socialiste pėr mungesėn e rendit nė vend dhe daljen e situatės jashtė kontrollit tė policisė nė ngjarjen e Himarės. Por opozita nuk kishte tė ndalur, ndėrsa frymėzonte banorėt e zonės qė tė qėndronin nė protestė duke mbajtur tė bllokuar aksin rrugor. PS-ja akuzoi policinė se kishte dalė situata jashtė kontrollit, ndėrkohė qė Ministria e Rendit jo vetėm qė kishte nėn kontroll situatėn nė Himarė, por i kujtoi PS-sė se bllokimi i rrugėve pėrbėn vepėr penale. Titullari i Ministrisė sė Brendshme, Lulzim Basha, kėrkon ndėshkim pėr tė gjithė ata qė bllokojnė rrugėt publike. Kreu i Ministrisė sė Brendshme ka deklaruar dje se nuk do tė tolerohet asnjė bllokim rruge i bėrė nga persona tė caktuar, duke e quajtur njė veprim tė tillė si kriminal. Madje, republikani Sabri Godo bėri thirrje pėr mostelorim ndaj askujt qė zė rrugėt duke thėnė: “Ēdo njeri qė bllokon rrugėn, duhet tė shkojė nė burg”.
PS, si u sinkronizuan protestat nė rrethe
Mbėshtetės dhe deputetė tė Partisė Socialiste ndėrmorėn protesta tė sinkronizuara nė disa rrethe tė vendit, duke shkaktuar bllokime dhe kaos nė akset kombėtare mė tė rėndėsishme tė vendit. Bllokimet i nisėn qė nė muajin prill dhe pėrgjatė muajit maj me sheshin qendror tė Tiranės, ndėrsa vijuan mė pas me autostradėn Tiranė - Durrės, nė hyrje tė qytetit bregdetar. Autostrada u bllokua nė hyrje tė qytetit bregdetar, duke shkaktuar kaos nė lėvizjen e automjeteve nė dy kahet e aksit nacional. Por, protesta e opozitės nė autostrada pėrshkallėzoi edhe nė pėrleshje mes mbėshtetėsve dhe forcave tė policisė. Ndėrkohė qė mbėshtetėsit e grevės sė PS-sė janė konfliktuar me policinė e Tiranės, pasi janė pėrpjekur tė bllokojnė rrugėn pranė Urės sė Farkės. Ndėrkaq, njė protestė e ngjashme ėshtė shėnuar edhe nė qytetin e Vlorės, ku mbėshtetės dhe deputetė tė Partisė Socialiste bllokuan rrugėn nė hyrje tė qytetit. Protesta u organizua nga deputetėt e Partisė Socialiste pėr qarkun e Vlorės dhe drejtues lokale tė PS-sė, duke u shfaqur deputeti i zonės Fatmir Toēi. Ndėrkaq, mbėshtetės dhe deputetė tė Partisė Socialiste bllokuan dhe aksin nacional Tepelenė - Gjirokastėr. Nė protestė ishin tė pranishėm deputetėt Ethem Ruka dhe Arta Dade. Rruga Gjirokastėr - Tepelenė u bllokua pėr disa orė dhe nė koordinim me rrethet e tjera, mbėshtetės tė PS-sė bllokuan pėr disa minuta edhe autostradėn Fier - Lushnjė, pranė rotondos sė Kolonjės. Protesta u mbėshtet nga deputetėt Bashkim Fino dhe Arben Ēuko. Ndėrkaq, mbėshtetės tė Partisė Socialiste nė Berat bllokuan akset qė lidhin kėtė qytet me Fierin dhe Lushnjėn. Protesta dhe rrugė tė bllokuara u shėnuan edhe nė veri tė vendit. Kėshtu, mbėshtetės tė partisė bllokuan pėr disa minuta akset Shkodėr - Tiranė dhe Lezhė - Tiranė. Edhe rruga nacionale qė lidh Shkodrėn me Koplikun kishte nė krye tė saj deputetė tė Partisė Socialiste. Pėrreth 30 minuta u mbajt e bllokuar rruga nacionale nga banorė tė fshatrave Bajzė, Gruemirė dhe nga Kopliku. Nė kėtė rast u shfrytėzua pakėnaqėsia pėr vlerėsimet e bėra si dėmshpėrblime pėr tokat e tyre ku kalon rruga nacionale apo shtrenjtimi i faturės sė energjisė elektrike. Protesta e banorėve tė kėtyre zonave tė veriut tė vendit u mbėshtet nga deputetėt e qarkut Shkodėr, Tom Doshi, Astrit Beci e Ilir Beqja.
Bllokimi i rrugėve, eksperimenti i paranojės sė Edit
Edi Rama tentoi tė eksperimentonte nė Tiranė edhe me punimet nė sheshin “Skėnderbej”, duke krijuar njė kaos tė pashembullt nė kryeqytet, duke bllokuar rrugė pa plan. PD-ja akuzoi se Bashkia e Tiranės nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė plan tė pėrgjithshėm pėr tė rregulluar lėvizjen e trafikut nė qytetin e Tiranės. Nė kėtė rast, Rama tentoi sėrish pakėnaqėsitė e kryeqytetasve tė cilėt ende vazhdojnė tė vuajnė pasojat e krisjes sė tij. Dhe sikur tė mos mjaftonte kaq, irritimi do tė ishte i pamjaftueshėm nėse nuk bėhej njė lloj shpėrndarjeje edhe nė qytetet e tjera tė vendit, duke ngritur nė protestė banorė tė ndryshėm, tė cilėt deri para pak ditėsh kishin zėnė rrugėt nacionale. Pothuajse nė njė kohė tė njėjtė u shfaq protesta e Saukut, ku banorėt u ngritėn pėr mungesėn e ujit tė pijshėm apo ajo nė Dukat ku dhjetėra banorė tė fshatit Dukat nė Vlorė, bllokuan rrugėn nacionale qė tė ēon pėr nė Llogora, pak orė pasi policia shoqėroi gjashtė tė rinj pėr njė protestė tė mėparshme, nėpėrmjet tė cilės kėrkoheshin tokat e kėtij fshati. Bllokimi i rrugės nga Fushė-Orikumi deri nė fshatin Dukat zgjati me orė tė tėra, ndėrkohė qė u krijua njė radhė prej tetė kilometrash me automjete tė qytetarėve qė ktheheshin nga pushimet apo anasjelltas. Nė njė diferencė tė vogėl kohe, bllokohet aksi Tiranė - Elbasan. Bllokimi i rrugės ėshtė bėrė pranė Akademisė sė Policisė, ku banoret e Saukut ishin grumbulluar qė nė orėt e para tė mėngjesit. Po ashtu edhe bllokimi i rrugės nė Librazhd, pas sė cilės nuk ėshtė vėshtirė tė identifikosh si iniciator tė saj deputetin e PS-sė, Taulant Balla.
PD nė opozitė nuk bllokoi asnjė rrugė
Gjatė kohės qė PD-ja qėndroi nė opozitė, dhe jo pak, por 8 vite me radhė, protestoi sa herė qė rrezikohej shkelja e ligjit, por nuk mbahet mend asnjė rast qė ajo tė bllokonte akset rrugore. Ajo mbahet mend pėr modelin e tė protestuarit nė mėnyrė demokratike, larg dhunės dhe cenimit tė tė drejtave tė njeriut, siē ėshtė bllokimi i akseve rrugore. Opozita e atėhershme e Kryeministrit Sali Berisha kishte njė objektiv tė qartė, rikthimin nė pushtet pėrmes mjeteve demokratike. Pėr kėtė ajo hartoi strategji nga mė ambiciozet, duke pėrgatitur programe konkrete, qė i shėrbenin interesit qytetar. Gjatė 8 viteve, PD-ja dhe kreu i saj, i njohur pėr mitingjet mė tė mėdha, duke grumbulluar njerėz pa fund pėrreth vetes, asnjėherė nuk luajti me shqiptarėt, por punoi siē i takonte njė opozite, duke premtuar ndryshimin pėrmes punės, alternativa tė shumta, tė cilat gėzuan nė korrik tė 2005-s mbėshtetjen e shumicės sė shqiptarėve, tė cilėt sollėn nė pushtet tė djathtėn dhe goditėn me votė regjimin e korruptuar tė sė majtės. Kjo e majtė, tashmė e drejtuar nga njė politikan qė hiqet si njeriu i politikės sė re, nuk po bėn gjė tjetėr, veēse po degradon opozitėn kryesore nė vend me kėrcėnimet, politikat e rrugėve dhe presionet e vazhdueshme pėr tė marrė pushtetin nėn tavolinė. Njė opozitė e dobėt, e pazonja pėr t’u bėrė gati qė tė marrė pushtetin dhe vetėm pėr shkak tė njė kryetari qė timonin e partisė po e drejton nė drejtimin e gabuar.
Krijoni Kontakt