Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 141
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta standart
    --
    Rama, paranojė si Enveri, pėr pushtet bllokoi rruget

    Valentina Madani 25/08/2010 13:50:00

    Historia qė nisi nga bllokimi i sheshit “Skėnderbej” deri nė rrugėt e Saukut. Si u sinkronizuan protestat artificiale tė rrugėve

    Njė njeri gjithė kohėn i maskuar qė njė ditė rrezikon tė mos njohė as fytyrėn e tij. I gatuar pėr tė hedhur baltė aty ku lartėsohet diēka, pėr tė nxirė aty ku ēdo gjė shihet qartė, s’ka dyshim qė Edi Ramės i shkon pėr shtat shprehja e Gėtes: “Ka njerėz tė cilėt nuk lajthisin kurrė, sepse mendja e tyre nuk prodhon asnjėherė mendime tė arsyeshme...” Kur tė gjithė pėrpiqen t’i shpėtojnė tė keqes, qė mbajti diktatura pėr 50 vjet, dhe na la mėnjanė tė izoluar dhe nė terr, fėmijėt e xhelatėve ndjekin paraardhėsit. Njė sistem komunist ende nė psikologji, edhe pse deklarohen tė majtė, pa dyshim qė do tė pjellė anarkinė dhe kaosin nė vend. Njė rast i tillė, njė situatė e prodhuar nga njė patologji komuniste ėshtė bllokimi i akseve rrugore nė disa zona rurale tė vendit. Tė errėsohet vendi si nė kohė stuhish, qė tė ndjellė panik mbi njerėz qė po pėrjetojnė pėr herė tė parė nė historinė e tyre afrimin me Perėndimin, duke mos hequr dorė nga mėnyra se si pėrdoret shqiptari - patjetėr qė do tė na ēonte nė njė gjykim final: t’i ruhemi njė “mbretėrie” tė re komuniste, qė do pushtet me ēdo kusht. Nuk ėshtė hera e parė qė lajmėrimi pėr njė pinjoll tė ri prej komunizmit vjen, ndaj pėr tė mbėrritur nė kėtė “detyrė” politike, Edi Ramės pa dyshim i duhen metodat e sistemit diktatorial: tė nxisė, tė instrumentalizojė njerėzit kundėr njėri-tjetrit. Ėshtė e njohur ripėrsėritja e historisė sė shqiptarėve, ku e majta e ēon gjithmonė nė shpėrthime tė tilla, gati si nė njė luftė civile, grindjen mes shqiptarėve. Edi Rama nė emėr tė njė pushteti me mendėsi komuniste kėrkon tė terrorizojė shqiptarėt. Tė krijojė absurdin e njė situate anarkiste nė vend, sikur kėtu nuk ka siguri, punėt nuk shkojnė mirė, se njerėzit janė pa toka, pa prona, se kėtu vriten pėr hiēmosgjė, ose pėr ndonjė politikan apo pėr ndonjė parti, se kėtu ka nacionalizma ekstreme. Asgjė e vėrtetė nuk ėshtė nga kėto, vetėm ėshtė paranoja qė ngre Edi Rama nė kokėn e tij, ashtu si dikur Enver Hoxha qė pėr kėtė shkak ēoi nė pushkatim 5 mijė intelektualė. Edi Rama do tė ēojė drejt njė ankthi tė ri shqiptarėt, t’i vrasė moralisht pikėrisht nė momentin mė final, shpresėn pėr t’u integruar mė nė fund nė Evropė. Prandaj, ka krijuar skemėn e bllokimit tė rrugėve. Rastet tė ēojnė tė gjitha nė njė hulli nisur qysh nga protesta e madhe, rezultuar e dėshtuar, nė sheshin “Skėnderbej”. Tė gjithė ne jemi nga natyra tė gatuar nė atė mėnyrė, qė kemi mė tepėr dėshirė tė qortojmė kur gabohet, sesa tė lavdėrojmė kur puna bėhet siē duhet. Por pėrballė ligjit, synimet e njollosura s’kanė asnjė vlerė. Askush s’ka asnjė tė drejtė tė shkelė mbi ligjin dhe tė pėrdorė popullsinė pėr ta kundėrvėnė atė kundėr shtetit. Ėshtė pikėrisht Edi Rama, prapaskenat e tė cilit nuk mund tė mbahen fshehur si kolla, i mbėshtetur nga disa deputetė tė PS-sė, si njė klonim perfekt i tij (individė qė i shėrbejnė jashtė mase kryetarit duke dobėsuar ēdo forcė krijuese vetjake), qė pasi dėshtuan me rrėzimin e qeverisė pėrmes bllokimit tė sheshit qendror tė Tiranės, nė prill tė kėtij viti, po provojnė sėrish, por kėtė radhė me bllokimin e rrugėve nacionale nė mbarė vendin. Ndonėse nė mėnyrė sporadike, po qė pėrsėriten herė pas here, Rama me tė vetėt po eksperimenton njė praktikė tė re pėr tė kundėrvėnė qytetarėt kundėr qeverisė “Berisha”. Herė duke provokuar, herė duke dalė haptas, deputetėt e majtė janė vėnė nė krye tė disa protestave nė rrethe, duke shfrytėzuar disa orė mungese uji nė ndonjė fshat, apo raste pronash, ndėrprerje energjie ose ē’tė mundet, mjafton qė ata t’i bėjė tė pakėnaqur, qoftė edhe pėr disa ēaste... Dhe kjo, pėr faktin se i mungojnė alternativat se si duhet tė bėjė opozitėn reale, rrugėt e duhura pėr tė ardhur nė pushtet pėrmes strategjive, se si duhet tė iniciojė debate politike apo tė bėhet bashkėpunuese pėr reformat e rėndėsishme nė vend.

    Pse opozita u bė euforike pėr incidentin e Himarės

    Rasti mė i fundit, qė e majta bėri ēmos qė ta shfrytėzonte, ishte vrasja nė Himarė vetėm para pak ditėsh. Me synimin pėr tė arritur diēka, PS-ja hodhi njė lumė akuzash nė drejtim tė shtetit pėr situatėn e krijuar atje, ndėrkohė qė Kryeministri dhe drejtuesit lokalė dėnuan me ashpėrsinė mė tė madhe vrasjen e 35-vjeēarit Aristotel Guma. Vetė kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano, kėrkoi qė mos tė bėheshin pazare politike me ngjarjen e ndodhur, ndėrsa vlerėsoi punėn e strukturave mė tė larta tė Policisė sė Shtetit pėr situatėn e krijuar. Ndėrsa vetė Ministria e Brendshme reagoi ashpėr ndaj akuzave tė hedhura nga Partia Socialiste pėr mungesėn e rendit nė vend dhe daljen e situatės jashtė kontrollit tė policisė nė ngjarjen e Himarės. Por opozita nuk kishte tė ndalur, ndėrsa frymėzonte banorėt e zonės qė tė qėndronin nė protestė duke mbajtur tė bllokuar aksin rrugor. PS-ja akuzoi policinė se kishte dalė situata jashtė kontrollit, ndėrkohė qė Ministria e Rendit jo vetėm qė kishte nėn kontroll situatėn nė Himarė, por i kujtoi PS-sė se bllokimi i rrugėve pėrbėn vepėr penale. Titullari i Ministrisė sė Brendshme, Lulzim Basha, kėrkon ndėshkim pėr tė gjithė ata qė bllokojnė rrugėt publike. Kreu i Ministrisė sė Brendshme ka deklaruar dje se nuk do tė tolerohet asnjė bllokim rruge i bėrė nga persona tė caktuar, duke e quajtur njė veprim tė tillė si kriminal. Madje, republikani Sabri Godo bėri thirrje pėr mostelorim ndaj askujt qė zė rrugėt duke thėnė: “Ēdo njeri qė bllokon rrugėn, duhet tė shkojė nė burg”.

    PS, si u sinkronizuan protestat nė rrethe

    Mbėshtetės dhe deputetė tė Partisė Socialiste ndėrmorėn protesta tė sinkronizuara nė disa rrethe tė vendit, duke shkaktuar bllokime dhe kaos nė akset kombėtare mė tė rėndėsishme tė vendit. Bllokimet i nisėn qė nė muajin prill dhe pėrgjatė muajit maj me sheshin qendror tė Tiranės, ndėrsa vijuan mė pas me autostradėn Tiranė - Durrės, nė hyrje tė qytetit bregdetar. Autostrada u bllokua nė hyrje tė qytetit bregdetar, duke shkaktuar kaos nė lėvizjen e automjeteve nė dy kahet e aksit nacional. Por, protesta e opozitės nė autostrada pėrshkallėzoi edhe nė pėrleshje mes mbėshtetėsve dhe forcave tė policisė. Ndėrkohė qė mbėshtetėsit e grevės sė PS-sė janė konfliktuar me policinė e Tiranės, pasi janė pėrpjekur tė bllokojnė rrugėn pranė Urės sė Farkės. Ndėrkaq, njė protestė e ngjashme ėshtė shėnuar edhe nė qytetin e Vlorės, ku mbėshtetės dhe deputetė tė Partisė Socialiste bllokuan rrugėn nė hyrje tė qytetit. Protesta u organizua nga deputetėt e Partisė Socialiste pėr qarkun e Vlorės dhe drejtues lokale tė PS-sė, duke u shfaqur deputeti i zonės Fatmir Toēi. Ndėrkaq, mbėshtetės dhe deputetė tė Partisė Socialiste bllokuan dhe aksin nacional Tepelenė - Gjirokastėr. Nė protestė ishin tė pranishėm deputetėt Ethem Ruka dhe Arta Dade. Rruga Gjirokastėr - Tepelenė u bllokua pėr disa orė dhe nė koordinim me rrethet e tjera, mbėshtetės tė PS-sė bllokuan pėr disa minuta edhe autostradėn Fier - Lushnjė, pranė rotondos sė Kolonjės. Protesta u mbėshtet nga deputetėt Bashkim Fino dhe Arben Ēuko. Ndėrkaq, mbėshtetės tė Partisė Socialiste nė Berat bllokuan akset qė lidhin kėtė qytet me Fierin dhe Lushnjėn. Protesta dhe rrugė tė bllokuara u shėnuan edhe nė veri tė vendit. Kėshtu, mbėshtetės tė partisė bllokuan pėr disa minuta akset Shkodėr - Tiranė dhe Lezhė - Tiranė. Edhe rruga nacionale qė lidh Shkodrėn me Koplikun kishte nė krye tė saj deputetė tė Partisė Socialiste. Pėrreth 30 minuta u mbajt e bllokuar rruga nacionale nga banorė tė fshatrave Bajzė, Gruemirė dhe nga Kopliku. Nė kėtė rast u shfrytėzua pakėnaqėsia pėr vlerėsimet e bėra si dėmshpėrblime pėr tokat e tyre ku kalon rruga nacionale apo shtrenjtimi i faturės sė energjisė elektrike. Protesta e banorėve tė kėtyre zonave tė veriut tė vendit u mbėshtet nga deputetėt e qarkut Shkodėr, Tom Doshi, Astrit Beci e Ilir Beqja.

    Bllokimi i rrugėve, eksperimenti i paranojės sė Edit

    Edi Rama tentoi tė eksperimentonte nė Tiranė edhe me punimet nė sheshin “Skėnderbej”, duke krijuar njė kaos tė pashembullt nė kryeqytet, duke bllokuar rrugė pa plan. PD-ja akuzoi se Bashkia e Tiranės nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė plan tė pėrgjithshėm pėr tė rregulluar lėvizjen e trafikut nė qytetin e Tiranės. Nė kėtė rast, Rama tentoi sėrish pakėnaqėsitė e kryeqytetasve tė cilėt ende vazhdojnė tė vuajnė pasojat e krisjes sė tij. Dhe sikur tė mos mjaftonte kaq, irritimi do tė ishte i pamjaftueshėm nėse nuk bėhej njė lloj shpėrndarjeje edhe nė qytetet e tjera tė vendit, duke ngritur nė protestė banorė tė ndryshėm, tė cilėt deri para pak ditėsh kishin zėnė rrugėt nacionale. Pothuajse nė njė kohė tė njėjtė u shfaq protesta e Saukut, ku banorėt u ngritėn pėr mungesėn e ujit tė pijshėm apo ajo nė Dukat ku dhjetėra banorė tė fshatit Dukat nė Vlorė, bllokuan rrugėn nacionale qė tė ēon pėr nė Llogora, pak orė pasi policia shoqėroi gjashtė tė rinj pėr njė protestė tė mėparshme, nėpėrmjet tė cilės kėrkoheshin tokat e kėtij fshati. Bllokimi i rrugės nga Fushė-Orikumi deri nė fshatin Dukat zgjati me orė tė tėra, ndėrkohė qė u krijua njė radhė prej tetė kilometrash me automjete tė qytetarėve qė ktheheshin nga pushimet apo anasjelltas. Nė njė diferencė tė vogėl kohe, bllokohet aksi Tiranė - Elbasan. Bllokimi i rrugės ėshtė bėrė pranė Akademisė sė Policisė, ku banoret e Saukut ishin grumbulluar qė nė orėt e para tė mėngjesit. Po ashtu edhe bllokimi i rrugės nė Librazhd, pas sė cilės nuk ėshtė vėshtirė tė identifikosh si iniciator tė saj deputetin e PS-sė, Taulant Balla.

    PD nė opozitė nuk bllokoi asnjė rrugė

    Gjatė kohės qė PD-ja qėndroi nė opozitė, dhe jo pak, por 8 vite me radhė, protestoi sa herė qė rrezikohej shkelja e ligjit, por nuk mbahet mend asnjė rast qė ajo tė bllokonte akset rrugore. Ajo mbahet mend pėr modelin e tė protestuarit nė mėnyrė demokratike, larg dhunės dhe cenimit tė tė drejtave tė njeriut, siē ėshtė bllokimi i akseve rrugore. Opozita e atėhershme e Kryeministrit Sali Berisha kishte njė objektiv tė qartė, rikthimin nė pushtet pėrmes mjeteve demokratike. Pėr kėtė ajo hartoi strategji nga mė ambiciozet, duke pėrgatitur programe konkrete, qė i shėrbenin interesit qytetar. Gjatė 8 viteve, PD-ja dhe kreu i saj, i njohur pėr mitingjet mė tė mėdha, duke grumbulluar njerėz pa fund pėrreth vetes, asnjėherė nuk luajti me shqiptarėt, por punoi siē i takonte njė opozite, duke premtuar ndryshimin pėrmes punės, alternativa tė shumta, tė cilat gėzuan nė korrik tė 2005-s mbėshtetjen e shumicės sė shqiptarėve, tė cilėt sollėn nė pushtet tė djathtėn dhe goditėn me votė regjimin e korruptuar tė sė majtės. Kjo e majtė, tashmė e drejtuar nga njė politikan qė hiqet si njeriu i politikės sė re, nuk po bėn gjė tjetėr, veēse po degradon opozitėn kryesore nė vend me kėrcėnimet, politikat e rrugėve dhe presionet e vazhdueshme pėr tė marrė pushtetin nėn tavolinė. Njė opozitė e dobėt, e pazonja pėr t’u bėrė gati qė tė marrė pushtetin dhe vetėm pėr shkak tė njė kryetari qė timonin e partisė po e drejton nė drejtimin e gabuar.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,760
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    me kete strategji qe ndjek ti nuk e shpeton dot MISTER 20% ...
    Kush eshte mister 20%?.Mer strateg.
    Hajduti i PS o hajduti i PD.

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Mos ju duket cudi ne Shqiperi esht bere Rutin Korrupsioni prandaj dhe ne kemi ngel aty ku jemi se bota nuk esht idiote me mire pa Shqiperine sesa me Shqiperine ...

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Cool

    Ja dhe nje artikull qe besoj se do e gjente veten goxha brenda kesaj teme :



    26/08/2010Armir Shkurti



    Teorema e deles sė zezė dhe bebes sė bardhė




    Ka ca kohė qė mė vjen ndėrmend vetvetiu, po nė mėnyrė obsesive, njė anekdotė e vjetėr. Nė njė tribu tė Afrikės mbėrrin njė misionar katolik, i vetmi i bardhė nė qindra kilometra katrore. Njė vit mė pas, nė fshat lind i pari fėmijė i bardhė. Atėherė i pari i fisit shkon tė kėrkojė shpjegime, po misionari i pėrgjigjet se kėto janė punėt e Zotit dhe ai nuk ka gisht fare nė kėtė mesele. Pėr t’ia bėrė mė tė qartė, merr njė shembull: “E sheh kėtė tufė delesh? Tė gjitha janė tė bardha, vetėm kjo ka dalė e zezė” “Dėgjo kėtu – ia kthen prijėsi vendas – Unė kėtė muhabetin e fėmijės sė bardhė po e mbyll. Ti me atė punėn e deles sė zezė mos u kruaj shumė, se tė piu e zeza!”. M’u kujtua barsoleta ditėn kur papritur mėsuam nė televizion se ministri Dritan Prifti, nė njė vit, kishte fituar 1.8 milionė euro. Me thėnė tė drejtėn, kohėt e fundit kam lexuar disa autorė tė huaj si dhe ndonjė vendas qė kanė shkruar manuale se si tė bėhesh milioner, po qė tė bėsh gati dy milionė nė njė vit kjo ėshtė pėrvojė e panjohur. Prandaj mezi po prisja tė dėgjoja rrėfimin e Priftit se si mesatarisht nė njė ditė ka fituar sa fiton nė pesė vite njė pensionist. Por ajo qė mėsova nga dalja e parė nė publik e kėtij ministri dhe gjithė daljet qė pasuan ishte se Edi Rama ishte njė batakēi e dallkauk i paparė. Kėto nė fakt nuk qenė risi pėr askėnd nga ne qė – falė Kryeministrit Berisha – kryetarit tė PS i njohim rrėnjė e dhėmballė. Vetėm nė njėzet minuta tė njė fjalimi tė zotit Kryeministėr, kemi mėsuar gjithė perversitetet dhe manitė seksuale tė kryetarit tė PS, sėmundjet e tij dhe mjekimin pėrkatės, sherret brenda familjes, me mamanė, vėllanė, tė dashurat pėr tė pėrfunduar pastaj me deklaratėn nga foltorja e Kuvendit tė Shqipėrisė se kryetari i opozitės ėshtė kreu i mafies mė tė rrezikshme nė rajon. Ai fjalim pėrfundoi me betimin se do t’i shkulte dhėmbėt kėsaj mafie, gjė qė ato ditė pėrkoi vėrtet me njė ndryshim tė dhėmbėve tė zotit Rama. Por kaq. Ky mafioz kaq i rrezikshėm, po aq sa edhe paraardhėsi Nano (po sipas Berishės) nuk u dėrgua kurrė para drejtėsisė pėr gjithė ato akuza qė do mjaftonin pėr ta kalbur pėrjetėsisht nė burg Ramėn bashkė me nja njėqind tė tjerė rreth tij. Dhe kur gjithė kjo histori me mafiozė qe harruar, mjaftoi pyetja se si i bėri gjithė ato para njė ministėr dhe pėrgjigjja ėshtė si e barsoletės sė fillimit: mbyll gojėn pėr mua qė ta mbyll edhe unė pėr ty. Kaluan tri ditė dhe e gjithė kjo histori po harrohej kur opozita bėn njė pyetje tjetėr qė ėshtė pak a shumė e tillė: nė ē’mėnyrė partneri i njė deputeteje tė shumicės nė pushtet ka kapur njė fetė shumė tė majme koncesioni? Menjėherė del deputetja nė fjalė dhe premton ngritjen e njė komisioni hetimor... pėr koncesionin e partnerit? pėr veten e saj? Jo! Pėr batakēiun dhe dallkaukun Rama qė u ka dhėnė leje ndėrtimi miqve tė vet etj., etj. Tre vjet mė parė, Paul Wolfowitz, president i Bankės Botėrore, njė personalitet me tė shkuar tė ndritur nė administratėn e lartė tė SHBA, dha dorėheqjen pėr njė rast pothuaj identik. Partnerja e tij kishte pėrfituar nė mėnyrė tė dyshimtė ngritje nė detyrė dhe njė shpėrblim tė majmė. Pėr kėtė ai dha dorėheqjen nga posti i tij. A thua ia ngriti kėtė kurth dikush qė e urrente? Dikush qė donte t’i zinte vendin? Apo njė kundėrshtar politik? Askush nuk pėrmendi gjė tė tillė. As i interesuari. Ai pranoi faktin dhe pagoi ēmimin. Me dinjitet. Pa akuzuar dynjanė poshtė e pėrpjetė. Kthehemi edhe pak nė kohė dhe kujtojmė seancėn e famshme nė Kuvend, kur deputeti socialist po fliste pėr bizneset e familjarėve tė Kryeministrit, kur ky i kthehet: “Jot am e jot motėr ēa do bahet? Po jote shoqe?.....(etj.)”, pa na sqaruar tė vėrtetėn rreth pasurimit ose jo tė familjarėve tė tij.

    Pyetja e parė ėshtė pėrse pikėrisht kur dikujt i pėrmendet gjynahu i vet, hidhet nė sulm e akuzon kundėrshtarin? Unė besoj se nė Shqipėri, ėshtė instaluar njė oligarki ku kufiri mes politikės dhe ekonomisė nuk ekziston. Jam habitur kur si adresė nė Strugė tė Maqedonisė, mė dhanė pallatin e filanit, njė funksionari tė lartė tė kabinetit tė sotėm tė koalicionit Berisha –Meta. Njė pjesė e mirė e ngrehinave, hoteleve, bizneseve nė Tiranė dhe mė tutje nė Shqipėri njihen nė popull me emra politikanėsh. Si tė mos mjaftonte kjo “toponimi folklorike”, qė nė fakt nuk do tė qe edhe aq e besueshme sikur tė mjaftohej vetėm me gojėdhėnat popullore, vulėn ua kanė vėnė vetė deputetėt nė seanca plenare kur u kanė pėrmendur njėri–tjetrit “asetet” okultet anembanė vendit. Pra pakti i heshtur, i kthyer tashmė nė moral, ėshtė “mos mė prek qė mos tė tė ngas”. Kur ky pakt shkelet, atėherė, pa e vrarė mendjen pėr opinionin e kėtushėm dhe atė nėpėr botė, oligarkėt shqiptarė nuk denjojnė tė mbrohen, duke zbardhur informacionin pėr tė cilin pėrfliten, por sulmojnė kundėrshtarin, duke i kujtuar qė ai ėshtė hajdut mė i madh se i akuzuari!

    Si pyetje tė dytė kam njė mė delikate: A ėshtė vėrtet kaq e korruptuar politika shqiptare sa tė arrijė nė prepotencė tė pacipė bolshevike, ku i akuzuari kthehet nė akuzues? Pėrgjigjja ime ėshtė Po! Ėshtė njė formulė qė funksionon nė mėnyrė tė pėrsosur nė taktikat mafioze tė shantazhit. Funksionarėve shtetėrorė ose u gjenden pika tė dobėta karakteri, ose mėkate tė vogla nė punė, ose u sajohen kurthe ku ata tė mėkatojnė dhe kėto dobėsi u pėrdoren si karrem pėr lojėra kriminale tė kėtyre organizatave. E njėjta taktikė ėshtė pėrdorur edhe nga diktatura komuniste nė Shqipėri. Nė librin e tij “Jeta ime”, nė faqen 96, Ramiz Alia shkruan: “...nė tė shumtėn e rasteve, lufta klasore ndaj komunistėve qė kanė bėrė gabime dhe qė cilėsoheshin si elemente antiparti, ka qenė mė e ashpėr sesa ndaj ish-ballistėve apo pėrfaqėsuesve tė reaksionit tė brendshėm antikomunist. Tė rrallė, shumė tė rrallė janė rastet pas dėnimit tė kryer ndonjė nga komunistėt e dėnuar tė jenė rehabilituar (...) ndėrsa me familjet e tė deklasuarve (...) ka ndodhur e kundėrta. Duket se ka njė tė vėrtetė thėnia se lufta brenda llojit ėshtė mė e egėr”. Unė kam pasur fatin e mirė dhe tė keq ta jetoj diktaturėn. Fatin e mirė, pėr ta njohur, pėr tė nxjerrė mėsime dhe pėr tė mos u gėnjyer mė prej surrogateve tė saj. Dhe duke qenė njė nga ata qė e ka jetuar dhe vėzhguar kėtė diktaturė, kam edhe njė interpretim – qė nuk ėshtė vetėm imi – pėr kėtė konstatim tė zotit Alia. E vėrtetė qė me ca nga tė deklasuarit, diktatura ka qenė mė “e dhembshur”, por kjo nuk ka ndodhur nga mėshira – pėr tė cilėn, siē e citova, zoti Alia thotė se ka munguar thuajse fare brenda llojit – por pikėrisht nga kjo skemė kriminale. Duke qenė me njollė, individėt e deklasuar ishin mė tė kontrollueshėm, mė tė manipulueshėm, pikėrisht se sigurimi i shtetit dhe Partia e Punės i mbante tė lidhur pas mėkatit. Me po tė njėjtin brumė u gatua edhe kjo Shqipėri e paskomunizmit. Mjaft tė pėrmend qindra mijė familje dhe individė qė kanė ndėrtuar shtėpi e biznese nė tokė tė botės, nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe ligje tė tjera. Ata tėrhiqen pėr hunde nga politika nė mitingje e votime, pikėrisht me kėtė skemė mafioze tė mėkatimit. Duke qenė dukuri kombėtare, shumėvjeēare, e trashėgueshme, duket se ka marrė edhe trajtat e moralit. Kėshtu e shpjegoj unė daljen pa drojė nė publik, qė nga Kryeministri e poshtė, sa herė u pėrmendet ndonjė aferė. Dhe nė ēdo dalje, nė vend tė sqarojnė pozicionin e tyre, kujtojnė se ai qė akuzon ėshtė mė i pėrlyer.

    Dhe njė pyetje tė fundit, dua t’i lejoj vetes: Si ka mundėsi qė korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin e di dhe e pėrflet me hollėsi ēdo qytetar, botohet nė shtyp, transmetohet nė televizion, bėrtitet nė konferenca shtypi, mbledhje qeverie e seanca Kuvendi, thuhen nė raporte tė tė huajve por vetėm drejtėsia nuk flet pėr to? Edhe pėr kėtė pyetje e kam njė pėrgjigje timen. Ēėrēilli ka thėnė se nė kohė lufte, e vėrteta ėshtė aq e ēmuar sa duhet rrethuar me njė ushtri gėnjeshtrash. Tek ne, nė kohė paqe, e vėrteta ėshtė aq e rrezikshme sa rrethohet me njė pyll tė dendur shpifjesh sa nuk ka mė perėndi tė ndajė njėrėn nga tjetra. Dhe kėto shpifje i prodhojnė pikėrisht njerėzit e pėrlyer me pushtet, duke pėrzierė grurin me egjrėn e duke bėrė tė mos dallohet mė njėra nga tjetra. Me kėtė formulė pastaj, kur dikush u pėrmend milionat e eurove tė fituara kushedi se si, koncesionin, pallatin, biznesin etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endless : 26-08-2010 mė 09:13
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #45
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ore si nuk e vret njeri mendjen nga i gjejne gjithe keto leket te afermit e deputeteve apo ministrave etj por shkojne denoncojne dhenien e rryshfetit.20 %=100M???

    F.off.

    Sme ra edhe mua per pjese ta kisha marr gruan deputete se do i jepja me gjithe qejf aq pare.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,760
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Ore si nuk e vret njeri mendjen nga i gjejne gjithe keto leket te afermit e deputeteve apo ministrave etj por shkojne denoncojne dhenien e rryshfetit.20 %=100M???

    F.off.

    Sme ra edhe mua per pjese ta kisha marr gruan deputete se do i jepja me gjithe qejf aq pare.
    Po leket dihen ku i gjejne:I kan gjetur nga lufta kunder korrupsionit.

  7. #47
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Nqs hiqet si viktima , atehere ska pse ndiqet penalisht. Ai shume mire mund te pretendoje se eshte detyruar per ti dhene rryshfet rames , se ndryshe ai nuk do e linte te merrte leje ndertimin.

    Prape , ne fakt , ata te dy e kane thyer ligjin......por sbesoj se do ndodhe gje. Nje fluske sapuni ne uje , asgje me shume.
    Si ai qe jep, ashtu dhe ai qe merr kane bere krim. Rama nuk ka si ta detyroje. Te futen te dy ne burg dhe ti hiqet leja e ndertimit qe i eshte dhene.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Po ket punen e 20% na e sqaroni tamam te pakten se paku 1 pallat ku eshte mare 20% ku eshte pallati, dhe sa e dokumentuar eshte qe ket 20% e mori rama.
    Llogje ne tym bohen sate dush isoj me thane qe ti ke mar kaq pare per se ke dhone leje perdorimi te aksh gjeje dhe ke mare 20% e je ngop me leke.
    shiko shiko djali, po pritka qe te dali pallati ..... po c'pallat o i zi ... Rama eshte aksionere me 20% ne c'do shoqeri ndertimi .... jo direkt vete po me duart e njerzve te aferm te tij .... nuk eshte e veshtire se lepra ka sa duash Shqiperia ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 26-08-2010 mė 15:43
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    shiko shiko djali, po pritka qe te dali pallati ..... po c'pallat o i zi ... Rama eshte aksionere me 20% ne c'do shoqeri ndertimi .... jo direkt vete po me duart e njerzve te aferm te tij .... nuk eshte e veshtire se lepra ka sa duash Shqiperia ....
    Don Zoti nuk je me te vertet mesues,se per 1 mbaj rradhen.
    Po 99% e deputeteve jane aksioner ne firma te ndryshme o msus i kohes se vdekur.
    Filloje nga Meta e mbaroje ke Olldashi.

    Nuk ka me shprese per ndryshim,m'duket se duhet me kap akoma armet,se duhet shuar kjo fare e keqe..thonte Qazim Mulleti prefekti Tirones.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kush eshte mister 20%?.Mer strateg.
    Hajduti i PS o hajduti i PD.
    pse akoma nuk e ke marre vesh se kush eshte mister 20% ....
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •