Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 141
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini kto dit ka ik ne amerik.. thoshte nje gazete.. via paris etj..

    sic duket i kopsit me kte rast me mire ato llogarit bankare qe i ka andej.

    jan koh te turbullta dhe hajni e rrit kujdesin..

    i mencur ky djal..

    di te vej ne pune bllokqenerine e larte dhe te mesme.. e cila punon tani dhe pa xerret e tij..


    nejse..

    ja cthot nje demokratas..
    --

    panorama

    --




    Lehtėsia e papėrgjegjshmėrisė

    nga ENO BOZDO
    E enjte, 02 Shtator 2010 11:50 Shumė eksponentė tė Partisė Socialiste, deputetė dhe funksionarė politikė tė lartė tė saj, veēanėrisht nė muajin e fundit kanė artikuluar akuza tė rėnda pėr korrupsion, shmangie tė ligjit dhe mėnjanim tė konkurrencės nė disa procedura koncesionare tė ndjekura dhe nėnshkruara nga METE. Nuk do tė kishte asgjė tė re nė kėto akuza sikur kėsaj radhe tė mos pėrmendeshin emra konkretė tė afėrmish tė deputetėve dhe ministrave tė Partisė Demokratike si pėrfitues nga kėto procedura privatizimi apo koncesionimi. Nė tė vėrtetė, tė gjithė ata qė i kanė ndjekur me vėmendje tė gjitha qėndrimet...

    e lidershipit tė Partisė Socialiste, zt. Rama, si dhe tė deputetėve tė saj, kujtojnė me lehtėsi faktin se "bateritė politike" tė tyre prej vitesh janė drejtuar ndaj ēdo procedure tė privatizimit, apo tė koncesioneve, duke akuzuar politikisht ekzekutivin e Partisė Demokratike pėr korrupsion dhe eliminim tė konkurrencės. Madje zt. Rama dhe njerėzit e tij, veēanėrisht pėrpara zgjedhjeve tė qershorit tė vitit tė kaluar, ashpėrsuan tonin duke kėrcėnuar me prishje tė tė gjitha kontratave tė privatizimit apo koncesionare, nėse socialistėt do tė vinin nė pushtet.
    Mė vonė, edhe nga disa elementė tė moderuar tė PS, sulme tė tilla u etiketuan si shkaktare (ndėrmjet tė tjerave) pėr humbjen nė zgjedhje. Nė tė vėrtetė pėrveē konsumimit tė sulmit politik tė radhės, PS u tregoi tė gjithėve se nuk i njihte/kuptonte aspak nga ana profesionale proceset e ristrukturimit tė ekonomisė nėpėrmjet privatizimeve apo koncesionimit: nė 8 vite tė qeverisjes sė saj PS kishte bėrė shumė pak (mė mirė thuajse aspak) pėrpjekje pėr tė privatizuar sektorėt e ekonomisė dhe industrisė, duke preferuar t'i linte nė formėn e ndėrmarrjeve shtetėrore, tė vendosura nė pozicione monopol ose thuajse monopol nė degėt pėrkatėse tė ekonomisė dhe industrisė. Arsyeja ishte e thjeshtė: nė kėto ndėrmarrje gėlonte korrupsioni dhe mund tė punėsoheshin shumė militantė, tė cilėt duheshin shpėrblyer.
    Sidoqoftė me anė tė kėtyre deklaratave parazgjedhore PS krijoi njė klimė ekstremale nervozizmi tek investitorėt e mesėm e tė mėdhenj, tė cilėt ndėrsa dėgjonin kėto deklarata shqetėsuese, pyesnin mbi qėllimet e vėrteta dhe sigurinė e investimeve tė tyre. Ėshtė e kotė kėtu tė theksojmė se kėto fakte gjithmonė rrisin shumė mosbesimin e investitorėve tė huaj tek Shqipėria, krijojnė njė situatė alarmante pa asnjė shkak dhe me siguri kanė ndikuar (pėr sa kohė kėto deklarata pėrcilleshin edhe nėpėrmjet mediave tė huaja) nė vendimet negative tė investitorėve potenciale pėr tė mos e konsideruar Shqipėrinė si pjesė e planeve tė tyre pėr tė investuar. Personalisht kam qenė pjesė e disa konferencave, brenda dhe jashtė vendit, ku jam pyetur specifikisht pėr mundėsinė e ndryshimit radikal qė qėndrimit tė Qeverisė shqiptare ndaj biznesit tė huaj, nė rast se socialistėt do tė merrnin pushtetin. Siē edhe mund tė kuptohet, shpjegimeve tė mia se kėto janė deklarata thjesht politike dhe se askush nuk ka mundėsi tė veprojė nė kėtė mėnyrė arbitrare, audienca jo pak herė iu pėrgjigj me skepticizėm.
    Sidoqoftė, nė njė fushatė elektorale tė ngarkuar emocionalisht, me pak mirėsi, kėto deklarata mund tė quhen edhe thjesht si pjesė e folklorit politik, qė karakterizon pėrgjithėsisht kėto fushata.
    Zhvillimet e ditėve tė fundit tregojnė pėr fat tė keq se, nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė "lajthitje temporale". Pėrkundrazi, sulmi ndaj investitorėve konkretė ėshtė ashpėrsuar nė atė shkalle, saqė ka tejkaluar edhe etikėn e komunikimit.
    Edhe nė kėtė rast ėshtė e kuptueshme se prapavija reale ėshtė lufta politike, edhe pse nuk ndodhemi nė fillim apo nė mes tė njė fushate elektorale. Por diferenca vjen si rezultat i "stilit tė ndryshėm deklarativ", qė kėsaj radhe deputetėt e PS po pėrdorin. Duke hedhur nė qarkullim emra potencialisht tė lidhur me koncesionet (nė fakt janė dhėnė mė shumė se 100 kontrata koncesionare tė HEC) si dhe duke shfrytėzuar mosdijeninė e opinionit publik pėr kėtė procedurė, janė akuzuar eksponentė tė lartė tė PD pėr abuzime dhe shmangie/eliminim tė konkurrencės.
    Nė tė vėrtetė deklaratat e shtypit tė PS, nėse dėgjohen dhe lexohen me kujdes, mbartin njė ngėrē tė madh logjik: nė to nuk citohet as edhe njė fakt i vetėm qė tė vėrtetojė akuzat, ndėrsa i vetmi "krim" qė disa persona kanė bėrė ėshtė fakti qė janė tė afėrm tė eksponentėve politikė tė PD dhe se kanė "guxuar" tė merren me veprimtari biznesi. Pėrveē kėtyre "fakteve", asgjė tjetėr nuk ėshtė e provuar, madje nuk ka edhe provėn me tė vogėl qė dikush ka manipuluar garėn pėr tė pėrfituar njė koncesion. E meqenėse ra fjala tek koncesioni, pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kėtu ėshtė koncesionari qė ndėrton me paratė e tij veprėn energjetike dhe pas 35 vjetėsh ai ia kthen atė shtetit shqiptar. Gjatė kėsaj kohe ai do t'i paguajė shtetit shqiptar taksat, do tė punėsojė njerėz dhe do t`i japė atij edhe njė tarifė koncesionare qė shkon deri nė 8% nė vit. Pra, siē edhe ėshtė e kuptueshme, bėhet fjalė pėr njė investim 100 pėr qind privat dhe se qė shteti shqiptar nuk fut dhe nuk jep as edhe njė lloj pasurie nė mėnyrė pėrfundimtare.
    Nė ēdo konferencė shtypi, eksponentė tė PS lidhin emrin e njė personi me faktin se ai ka fituar njė garė dhe meqenėse emri ėshtė i afėrt me atė tė njė pushtetari, atėherė domosdoshmėrisht kėtu ka korrupsion. Mė duhet tė pohoj se mediatikisht kjo ėshtė njė gjetje e zgjuar: opinioni publik tenton lehtėsisht tė manipulohet nga lodra tė tilla fjalėsh, por nga ana tjetėr kjo sjellje ėshtė nė tė njėjtėn kohė shumė e papėrgjegjshme dhe krijon njė kosto tė lartė sociale dhe ekonomike. Krijon njė kosto tė lartė sociale, sepse pa asnjė lloj vetėpėrmbajtje akuzohen emra konkretė pėr korrupsion, a thua se PS ėshtė zėdhėnėse e prokurorisė apo organeve tė specializuara tė luftės kundėr krimit ekonomik. Emrat e pėrmendur po kriminalizohen pa indicien edhe mė tė vogėl dhe sigurisht kjo gjė ka kosto pėr personat nė fjalė dhe familjet e tyre. Mė keq se kaq kjo sjellje e papėrgjegjshme krijon kosto ekonomike, sepse PS po orienton njė klimė tė pasigurt tė biznesit, duke sulmuar ēdo gjė dhe cilindo qė ka "guxuar" tė investojė paratė e tij, me risk personal, nė njė sektor tė tillė. Dhe meqenėse pėrsėri PS pretendon se ėshtė duke mbrojtur biznesin e shėndoshė nga "korrupsioni shtetėror", atėherė pėr ē'arsye nuk voton ligjin pėr Gjykatėn Administrative, si njė institucion i rėndėsishėm nė luftėn kundėr abuzivitetit tė shtetit?
    Kjo sjellje me standard tė dyfishtė, ku PS me eksponentėt e saj ndryshe deklaron dhe thellėsisht ndryshe vepron, mund tė etiketohet si lehtėsia e papėrgjegjshmėrisė politike, por edhe asaj njerėzore

    ..

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22
    Dėshmia e Selmanllarit "pėrplas" avokatin me Prokurorinė. Reagon PS

    TIRANĖ- Deklarata e avokatit tė Rrahman Selmanllarit, Genc Gjokutaj ka nxitur sot reagimin e Prokurorisė dhe Partisė Socialiste. Nė njė deklaratė pėr shtyp Prokuroria e Tiranės hodhi poshte pretendimet e avokatit Gjokutaj, se Selmanllari nė dėshminė e tij kishte pranuar se kishte paguar 20 pėrqind tek Dritan Avllaj, njohur ndryshe si Tan Lepri. Menjėherė mė pas ka ardhur dhe reagimi i Partisė Socialiste, ku deputeti Taulant Balla e quajti shpifje deklaratėn e avokatit Gjokutaj.


    "Ky avokat paguhet pėr tė mbrojtur persona me problematikė si Damir Fazllici apo Rrahman Selmanllari, tė cilėt edhe kur s'janė tė akuzuar po thjesht tė pyetur nga prokuroria si persona qė lidhen me rrethanat e njė cėshtjeje, shkojnė nė prokurori me avokat"- tha Balla


    Ai theksoi se Gjokutaj sot zėvendėsoi zėdhėnėsit e Saliut, duke folur pėr dicka qė sipas tij ėshtė njė leje dhe aplikim qė nuk egziston, dhe se e gjitha kjo bėhet pėr tė tėrhequr vėmendjen nga skandale e qeverisė Berisha.

    *******************************


    Rrahman Selmanllari, i njohur si miku i djalit tė kryeministrit Sali Berisha, u mor dje nė pyetje pėr rreth tre orė nė prokurori. Ai hodhi poshtė akuzat e deputetes demokrate Albana Vokshi lidhur me arsyen e dhėnies sė 20% tė aksioneve tė firmės "Vizion Construction" shtetasit Dritan Avllaj, i njohur ndryshe si Tan Lepuri apo miku i kryebashkiakut tė Tiranės.


    Selmanllari ėshtė shfaqur nė hyrje tė prokurorisė sė kryeqytetit rreth orės 12:30 i shoqėruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Pėrpara prokurorėve Valentin Preēi dhe Ardian Braho, ai ėshtė marrė nė pyetje pėr rreth tre orė me cilėsinė e personit qė ka dijeni pėr ēėshtjen (deklaruesit).


    Mėsohet se Selmanllari ėshtė treguar i gatshėm dhe ka dhėnė shpjegime tė hollėsishme pėr njohjen e tij me bashkėpronarin e firmės "Vizion Construction" Arian Tartari apo bashkėjetuesin e deputetes Vokshi, kohėn e hapjes sė shoqėrisė "Vizion Construction" dhe kontratėn e nėnshkruar me katėr biznesmenėt e tjerė. Sipas Selmanllarit, mes tyre ka ekzistuar njė kontratė ndėrtuesish pėr ēėshtje biznesi dhe asgjė mė shumė.


    Selmanllari u thirr dje nė prokurori pėr faktin se ai sė bashku me shtetasin Arian Tartari kanė hapur njė shoqėri me emrin "Vizion Construction" dhe janė ortakė me nga 50 % tė aksioneve. Kjo shoqėri nė korrik tė vitit 2008 ka nėnshkruar njė kontratė bashkėpunimi me katėr ndėrtues tė tjerė pėr ndėrtimin e njė kompleksi banimesh dhe shėrbimesh te Liqeni Artificial.

    Pėr kėtė projekt deputetja Vokshi ka deklaruar se "bashkėjetuesi" i saj Tartari ėshtė detyruar tė pėrfshijė nė biznes shtetasin Dritan Avllaj si kusht tė vendosur nga kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama.




    Dėshmia
    "Me Arian Tartarin kam njohje tė vjetra nė rrethana tė ndryshme. Sė bashku nė vitin 2007 kemi hapur njė shoqėri ndėrtimi qė e kemi emėrtuar "Vizion Construction" sh.p.k., ku administrator ėshtė Tartari. Nė kėtė kompani jemi vetėm ne tė dy ortakė me nga 50 % tė aksioneve. Nė korrik tė 2008-s janė afruar disa pronarė tė familjes Sharra, tė cilėt pėrfaqėsoheshin nga disa ndėrtues me tė cilėt kemi rėnė dakord pėr ndėrtimin e njė kompleksi banimi dhe shėrbimesh nė zonėn e ish-kompleksit Dinamo nė afėrsi tė Liqenit Artificial. Nė kėtė pronė qė kishte mbi 17 mijė metra katrorė tokė, vendosėm tė bashkohemi me katėr investitorė tė ndryshėm, me tė cilėt i ndamė punėt dhe mbi bazėn e punės, edhe aksionet nė ndėrtim. Kėshtu, firma "Vizion Construction" ku unė e Tartari jemi aksionerė, mori 55 % tė aksioneve, shtetasi Fatos Skeja pėr punėn qė do tė kryente do tė merrte 9 % tė aksioneve, shtetasi Kujtim Hasa dhe shqiptaro-maqedonasi Ylber Cami nga 8 % tė aksioneve dhe shtetasi Dritan Avllaj 20 %. Me kėtė tė fundit kishim thjesht njė kontratė ndėrtimi mes investitorėsh pėr punė tė ndryshme qė do tė kryente secili. Nuk kemi pasur asnjė lloj presioni apo detyrimi pėr ta firmosur kontratėn me kėtė ndėrtues", tha ndėr tė tjera Selmanllari nė prokurori.



    Avokati
    Pas mbarimit tė pyetjes nė prokurori tė Selmanllarit, ky i fundit nuk pranoi tė prononcohet pėr mediat. Ndėrsa avokati mbrojtės Genc Gjokutaj, nė fjalėn e tij u shpreh se klienti qė pėrfaqėson ėshtė i gatshėm tė paraqitet nė prokurori sa herė tė jetė nevoja. "Sot (dje) klienti im Rrahman Selmanllari u pyet nė lidhje me shoqėrinė ndėrtuese "Vizion Construction" duke dhėnė versionin e tij pėr ēėshtjen. Pyetja e tij u krye me cilėsinė e deklaruesit dhe ai ėshtė i gatshėm tė paraqitet sa herė tė jetė nevoja pasi nuk i shmanget drejtėsisė nė asnjė formė", tha Gjokutaj.



    Dėshmon Tan Lepuri, Tartari ndodhet jashtė shtetit
    Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nė prokurori ėshtė pyetur edhe shtetasi Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri. Sipas burimeve nga njėsia e Task-Forcės, e cila po heton ēėshtjen, shtetasi Avllaj ka filluar dėshminė nė ora 19:00 tė darkės dhe ka vazhduar deri rreth orės 21:00 duke dhėnė shpjegime para prokurorit Ardian Braho. Mėsohet se Avllaj ka shpjeguar se mėnyrėn e bashkimit me katėr aksionerėt e tjerė dhe bashkėjetuesin e deputetes sė PD-sė, Albana Vokshi.


    Ndėrkaq, para pyetjes sė Avllajt nė prokurori ėshtė paraqitur dhe pyetur edhe shtetasi Kujtim Hasa qė, sipas kontratės sė bashkėpunimit mes gjashtė biznesmenėve, kishte 8 % tė aksioneve tė shoqėrisė ndėrtuese "Vizion Construction" dhe nga firmėtarėt ishte caktuar administrator i kėsaj shoqėrie. Ky i fundit mėsohet se ka shpjeguar se kontrata e firmosur mes tyre kishte mbetur vetėm nė letėr pėr shkak se ishte prishur marrėveshja mes palėve.


    Ndėrkohė, gjatė paradites se djeshme pritej tė paraqitej edhe shtetasi Arian Tartari, por meqė ndodhej jashtė Shqipėrisė, ėshtė lėnė qė tė paraqitet ditėn e mėrkurė. Ndėrkaq, paraditen e sotme pritet tė pyeten shtetasit Fatos Skeja dhe Ylber Cami, edhe kėta aksionerė nė kontratėn e denoncuar nga deputetja e PD-sė.

    Shekulli

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22
    "Tan Leprit i dhame 20 perqindshin per studimin dhe lejen e ndertimit"

    TIRANE - Eshte zbardhur deshmia e Rrahman Selmanllarit dje ne Prokurorine e Tiranes lidhur me marrjen e tij ne pyetje per aferat e dyshuara te ndertimeve pa leje. Burime nga Prokuroria e Tiranes bejne te ditur se biznesmeni Rrahman Selmanllari ka pohuar dje para prokurores Valentin Premci dhe prokurorit Ardian Braho se Dritan Avllai i njohur ndryshe si Tan Lepri i ka kerkuar atij 20 per qind te kontrates ne kembim te miratimit te studimit dhe lejes se ndertimit nga bashkia e Tiranes. Sipas deshmise se leshuar dje, kerkesa e Avllait eshte pranuar nga bashkepronaret e kompanise Vizion Construction pasi ai ishte prezantuar si miku i Edi Rames dhe njeri i afte per te hapur cdo dere ne Bashkine e Tiranes. Pyetjes nese Dritan Avllai e kishte respektuar marreveshjen per te kryer detyrat e tij, Selmanllari mesohet t'i jete pergjigjur se jane shume te kenaqur me kontributin e Avllait pasi studimi i miratuar nga Bashkia e Tiranes e ka perqendruar intensitetin me te larte te ndertimit pikerisht ne zonen e kontraktuar prej tyre. Sa i perket pjeses tjeter te angazhimit per te marre lejen e ndertimit ne bashki, Selmanllari ka deklaruar se kjo nuk eshte realizuar ende per shkak te mosmbledhjes prej me shume se nje viti te KRRT se Tiranes. Ne ditet ne vijim pritet te degjohen deshmite e Dritan Avllait dhe Arjan Tartarit.

    KJ

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    edvini kto dit ka ik ne amerik.. thoshte nje gazete.. via paris etj..

    ahaaaa .... ne amerike via paris ....

    ---------


    i lutem shume moderatoreve qe te mos heqin mesazhet kot se koti .... si i thojne fjales, "me tifozllik"
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryebashkiaku dhunė dhe terror ndaj mediave pėr fshehjen e aferave me pallatet 30 katėshe


    PD: Dokumentet faktojnė Ramėn si mė tė korruptuarin nė Europė


    Partia Demokratike dėnoi dje aferat korruptive tė dokumentuara me fakte tashmė tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i cili pėr njė leje ndėrtimi tė dhėnė u vendos ndėrtuesve pėrmes ortakut tė tij Dritan Avllaj, njė gjobė prej 100 milionė euro. Pėrmes njė deklarate pėr shtyp, deputeti demokrat Aldo Bumēi theksoi dje se Rama po ushtron presione ndaj mediave qė ai kontrollon pėr tė shndėrruar nė njė tymnajė faktet e publikuara pėr korrupsionin e tij galopant me lejet e ndėrtimit. Deputeti demokrat vuri nė dukje se Rama po tenton t'i fshehė opinionit publik aferat qė me ortakun e tij, tė ashtuquajtur Tan Lepuri, po planifikon betonizimin e kodrave tė liqenit duke ngritur pallate deri nė 35 kate. "Edvin Kristaq Rama, Mister 20 pėrqindėshi apo kapoja i bllokmenėve tė rinj, po ushtron dhunė dhe terror mbi mediat qė ai kontrollon, duke iu kėrkuar atyre tė fusin nė thesė pallatet 30 katėshe tek diga e Liqenit, me tė cilat ai, nėpėrmjet lepurit tė tij, nė shkėmbim tė lejes sė ndėrtimit dhe planit tė zhvillimit, ishte bėrė aksioner me 20% tė ndėrtimit, pra mė saktė i fitimit prej 100 milionė euro nė vetėm njėrėn kontratė", tha Bumēi. Ai theksoi se dokumentet zyrtare kanė faktuar se kėrkesėn nė KRTSH pėr ndryshimin e destinacionit e ka bėrė vetė Rama dhe nė kėtė kėrkesė nuk ka paraqitur asnjė plan ndėrtimi dhe zhvillimi. "Partia Demokratike, dėnon edhe njėherė kėtė megakorrupsion tė dokumentuar tė Mr. 20% apo kapos sė bllokmenėve tė rinj, si majėn e ajsbergut tė korrupsionit tė tij me lejet e ndėrtimit. Dokumentet zyrtare kanė faktuar se kėrkesėn nė KRTSH pėr ndryshimin e destinacionit e ka bėrė vetė Mr.20% dhe nė kėtė kėrkesė nuk ka paraqitur asnjė plan ndėrtimi dhe zhvillimi", tha Bumēi ndėr tė tjera. Konkretisht, Bumēi tha se partneri i ngushtė i Ramės ėshtė bėrė aksioner nė kompaninė "Vizion Construction" me 20%, vetėm duke marrė pėrsipėr planin e zhvillimit dhe lejet e ndėrtimit. "Lepuri i Edvin Ramės, partneri i tij, mė i ngushtė, ėshtė bėrė aksioner nė kompaninė 'Vizion Construction' me 20%, vetėm duke marrė pėrsipėr planin e zhvillimit dhe lejet e ndėrtimit. Mbi bazėn e kėsaj kontrate Mr.20%, ka hartuar planin e zhvillimit tė zonės me ndėrtime 30-35 kate, sepse vetėm kėshtu 20% i tij, vetėm nė njėrėn kontratė, arrinte nė 100 milionė euro", tha ndėr tė tjera deputeti demokrat. Gjithashtu, ai theksoi se pėrpjekjet e Ramės pėr tė fshehur aferat korruptive me ndėrtimin e kullave 35 katėshe janė qesharake, pasi dokumentet e publikuara faktojnė Ramėn si njė nga njerėzit mė tė korruptuar nė Evropė. "Zoti 20%, pėrpjekjet tuaja pėr tė futur nė thasė kullat 35 katėshe, janė qesharake dhe donkishoteske. Dokumentet iu faktojnė si strumbullar kryesor i korrupsionit nė Shqipėri, por ndoshta edhe nė Europė", vijoi Bumēi.






    rd

  6. #126
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje sidomos disave qe ka vite qe i lexoj e qesh me vehte se jane tipike mendje ngushte e pa piken e llogjikes.

    Ne shqiperi si kudo ne cdo vend te botes eksiston korrupsioni. Nese diku ne angli psh korrupsionit i vihet nje emer si: “Overhead costs .” apo “Administrative expenditures” ose “unexpected costs” ne shqiperi kjo terminologji nuk eskiston fale injorances qe eksiston ne rrethet administrative apo te bisnesmeneve.

    Ne asnje vend te botes nuk behen akuza te drejte perdrejta pa patur fakte konkrete ne dore. Edhe kur keto fakte eksistojne atehere behet nje reference tek keto fakte dhe kerkohen shpjegime nga personi tjeter dhe mbasi ai ka dhene shpjegime kalohet ne vleresimin e atyre fakteve dhe shpjegimeve te dhena. Ne shqiperi ndodh teresisht e kunderta. Nje politikan akuzohet ne menyre te drejte perdrejte per "afera korruptive", per "vjedhje" per " me te korruptuarin e europes", per "kryemafioz" e shume e shume terma qe te ngjajne me ato rrugacet e dikurshem qe mbasi ishin zene e dikush ishte futur ne mes per ti ndare i shanin njeri tjetrin nga larg.

    Pa dashur te ofendoj askend por shqiperia me duket si nje "breg lumi" ku tufa qenesh endacakesh ne dy krahet e tij lehin tere kohes, grinden me njeri tjetrin per ndonje cope ushqim qe gjejne rruges dhe mbi te gjitha nuk kane nje drejtim te caktuar nuk kane nje prijes nje udheheqes por thjeshte kane vetem nje vije uji ku levizin te lirshem.

    Ne nje bisede me nje mikun tim ketu qe ka qene per 40 vjet antar dhe aktivist i Labour Party dhe aktulisht nuk eshte me gjate nje disktumi rreth antaresimit ne nje biblioteke ketu me tha: Perse duhet te behesh antar i bibliotekes ti? ...edhe une qesha e i them qe te kem mundesi te marr disa materiale per te lexuar...Atehere me tha per te perfiturar dicka ne nje forme apo jo ? PO i them... Po mire me tha perse behen njerzit antare te nje force politike organizate politike...? E shikova analogjine qe donte te bente dhe i thashe se beson ne ate qe ajo parti perfaqeson? Cfare eshte partia me tha ? E i shpjegova qe eshte nje bashkim njerzish me te njejten ide qellim dhe principe...! Atehere me tha qellimi i nje Partie eshte per te arritur dicka apo jo ? Po i them...Atehere per te perfiturar dicka nga ky bashkim apo jo ?...e pashe se ku donte te dilte dhe qesha e i them... Per te perfituar dicka...!! ( shpjegim ky nuk eshte me antar i kesaj partie qysh nga momenti kur UK u fut ne lufte ne Irak).
    E pra shume e qarte disa nga bashkeshkruesit ketu ne kete forum kane me vite e me vite qe shkruajne per PD e per PS. Madje aq te flaket sa me japin pershtypjene disa "mini fondamentaliste" pa argumenta e pa mendimin e tyre personal thjeshte nje "percjelles" dhe "pasqyra" te "udheheqesve" te tyre qe verberisht u besojne.
    Diskutimi ne kete forum eshte nje pasqyre e mirefillte e asaj qe ndodh ne "mini-boten" politike shqiptare me fyerje e akuzime te ndersjellta dhe ne pak raste me prova.

    Persa i perket kesaj temes. Z Selmanllari thote qe ne i kemi dhene Z Rama 100.000.000 Euro ne formen e Aksioneve prej 20%. te kompanise ta quajme "A". Kjo nenkupton qe kompania ne fjale "A" ne kete moment vleresohet me nje vlere prej 1.000.000.000 Eurosh.
    Edhe akuzuesit e dine mire qe kjo marrreveshje eshte bere per te perfituar. Normalisht qe norma e fitimit te tyre do te jete me e larte se vlera prej 20% qe i kane dhene per te marre lejen e ndertimit. Pra ne nje fare menyre personat si Selmanllari, Tartari dhe Avllaj jane personat e pare qe duhet te dyshohen per korrupsion aktiv. Zonja deputete qe bashkejetonte me Tartarin ishte ne dijeni te kesaj marreveshje dhe nuk beri nje denoncim dhe distancim nga personi me te cilin bashkejetonte, do me thene zonja ne fjale duhet te dyshohet per fshehje dhe mos kallzim krimi. Deri ketu qeshtja eshte e thjeshte. Nese vertetohen akuzat per keto persona ne fjale i bie qe kryetari i bashkise se tiranes te dyshohet per korrupsion pasiv ne rastin me te keq ose per aftesi per te kontrolluar dhe parandaluar nje marreveshje korruptive kur lejoji dhenien e lejes per ndertim. dhe ne te dyja rastet duhet te jape doreheqje dhe personat e mesiperm duhet te perballen me ligjin.

    Mendimi im personal eshte: Deklaratat e Z Selmanllari duhet ti marresh me shume dyshim si te verteta pasi zoteria ne fjale kohet e fundit ka vertetuar qe vuan nga nje skleroze e avancuar kjo bazuar ne deshmite e zoterise ne fjale ne gjykate si deshmitar ne ceshtjen e "Gerdecit". Po ashtu deshmite e Z Vokshi vijne si kunderpergjigje e akuzava te bera perpara nga nje pale tjeter por qe ne vetevete kane shume te verteta por ajo vete duhet te shpjegohet nese eshte ETIKE dhe a eshte teresisht e ndergjegjshme qe te mos deklaroje pasurine e nje personi me te cilin bashkejeton( thashe etike dhe teresisht e ndergjegjshme pasi znj Vokshi e di qe ligji nuk ja kerkon je gje te tille)...! Me vjen per tu habitur shume qe prokuroria nuk ka aftesine apo vullnetin per te bere nje hetim apo ngritur nje ceshtje kur ata mendojne se ka vend per tu hetuar. Kjo tregon qe drejtesia nuk eshte e pamvarur aspak. Ne nje apo tjeter forme ndikohet nga politika dhe nese nuk arrihet nje indipendence e "plote"( them e plote pasi eshte relative cdo gje) keto akuza te ndersjelljta pa baza do te vazhdojne dhe nuk bejne asgje me teper sesa konfuzojne opinionin publik dhe krijojne jo stabilitet politik. Asnje politikan europian apo diplomat europian nuk mund te bazohet ne fjalet e nje politikani shqiptar kur vete keto te fundit bejne diklarata nga me ekstremet. Askush nuk te konsideron serioz kur ti kacavirresh neper tavolina me vazo neper duar apo ofendon nga foltorja e parlamentit si nje rrugac.

    Me nderime

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756
    Ai vend eshte gallat...

    Njeri, shkruan;partia demokratike denoi aferat korruptive...etj etj....Me kete do te tregoje...se vjedhin vetem socialistet,ndersa demokratet jane te ndershem.
    Tjetri pergjigjet;Edi o Ps,nuk kane vjedhur me lejet e ndertimit......Edhe se leja e ndertimit ne tirane kushton si korrupsion 20% e vleftes se ndertimit....Me kete do te tregoje,qe Edi ka vene vetem ēmimin,ndersa leket i mer PD-ja..

    Ndersa kryevepra eshte;Ata qe kerkojne drejtesi nga gjykatat.Duke e ditur se gjyqtaret jane me te korruptuar e hajduta se politikanet.

    Ai vend eshte gallatse me mire eshte i vetmi vend ne bote,qe cdo profesion shteteror paguhet.....Ka ēmimin o gjoben qe duhet;rroje te spitali X mije euro,polic X mije euro,gjykates X mije euro....nxenes qe do te marresh nje provim X mije euro....etj etj....

    Nje pyetje;vendi i presidentit te republikes...sa kushton.(ne euro,jo ne lek te reja o te vjetra)

  8. #128
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Mo po qe Edi Rama mer perqindje nga lejet e ndertimit dihet, po kjo Vokshi te japi pergjigje per akuzat qe i behen dhe jo te kundersulmoje!
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22
    Albana Vokshi padit 9 deputete te PS-se

    Tirane- Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi, padit 9 deputete te Partise Socialiste per shpifje dhe kerkon shperblim te demit qe i kane shkaktuar me deklaratat publike te bera javet e fundit. Ligjvenesja e parlamentit shqiptar ka depozituar padine civile ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, ku akuzon nente koleget e kampit kundershtar politik se kane sajuar ndaj saj akuza te paqena. Ne padine e bere thuhet se kerkohet nje "shperblimin i demit jopasuror". Padia e Vokshit vjen pas deklaratave te deputeteve te majte qe ata kane bere ditet e fundit, qe sipas deputetes demokrate, kane cenuar nderin dhe dinjitetin. Akuza me e fundit ka qene ajo e djeshmja, kur deputeti Eduart Shalsi lidhi bashkeshortin e deputetes, biznesmenin Arjan Tartari, me siperfaqen e privatizuar te ish-ekspozita "Shqiperia Sot". Ish-ministri i Ekonomise, Genc Ruli, pergenjeshtroi per dite me radhe deklaratat e PS-se per abuzimet e pretenduara dhe qe kjo siperfaqe t'i ishte dhene Tartarit. Po keshtu deputetja Albana Vokshi, ka hedhur poshte akuzat se ajo vete dhe bashkeshorti i saj jane te lidhur ne korrupsionin me lejet e ndertimit apo koncesionet e naftes ne vend, duke shpallur hapur me dokumente se Dritan Avllai, i njohur si Tan Lepuri, mik i kryebashkiakut te Tiranes dhe kreut te PS-se, Edi Rama, u ka kerkuar 20 per qind te aksioneve per studimin dhe lejen e ndertimit te kompleksit rezidencial te Liqeni Artificial. Biznesmenet Arjan Tartari dhe Rrahman Selmanllari kane deshmuar ne prokurori se Avllai ua kishte kerkuar kete per qindje pasi kishte ndikim te kryebashkiaku. Deputetet e paditur: Olta Xhacka Eltar Deda Vasilika Hysi Artan Gaci Erion Brace Taulant Balla Sajmir Tahiri Mimi Kodheli Eduard Shalsi

    KJ

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22
    Vokshi: Do hetohet pasuria e partnereve te Edi Rames

    “Do t’i kerkoja zotit Rama qe te beje ai vete, i pari, deklarimin real jo vetem te pasurive te tij, por edhe te personave me te cilet ai ka bashkejetuar dhe bashkejeton". Ky ishte reagimi i menjehershem i deputetes se PD, Albana Vokshi, ndaj akuzave te deputeteve socialiste per pasurine e personit me te cilin ajo bashkejeton. “Bej me dije, qe deri me sot(dje), per arsye personale shendetesore nuk kam mundur te jem e pranishme ne media por siguroj, qe duke filluar qe nga dita e neserme(sot), me fakte dhe dokumente reale konkrete do te denoncoj publikisht korrupsionin e Edvin Kristaq Rames dhe personave qe me te i lidhin interesat e medha materiale financiare. Mjaft me me shpifje dhe sulme te turpshme, Edvin Rama”, ka paralajmeruar dje deputetja, Vokshi. Ajo ka sqaruar ne lidhje me akuzat per mosdeklarim te pasurise sime, cdo deklarim i saj, qe nga viti 2005 e deri me sot eshte bere duke respektuar me perpikmeri legjislacionin ne fuqi. Ai tha se i ka kerkuar personalisht Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive qe te shqyrtoje deklarimet e saj te pasurive te te gjitha viteve dhe vete drejtuesi i ketij institucioni, ne prononcimin e tij per media, ka deklaruar qe legjislacioni ne fuqi nuk ve asnje detyrim ndaj saj qe te deklaroje pasurite e personit, me te cilin bashkejeton. “Behesh qesharak Edvin Rama ne lidhje me te ashtuquajturen pasuri prej 4 miliarde dollaresh, gjoja dhurate qe me eshte bere nga Kryeministri, genjeshter qe as femijet nuk e besojne. A e di ti qe kjo shume eshte gati sa gjysma e GDP vjetor te Shqiperise? Apo ndikimi i stimulanteve qe perdor ta bejne te pamundur keto perllogaritje?”, kelaroi deputetje Albana Vokshi.. Njeheresh deputetja demokrate ka sqaruar dhe akuzat ndaj kompanise “Stream Oil & Gas”. Vokshi ka nenvizuar se “eshte e turpshme te sulmohet nje kompani publike kanadeze, e listuar ne bursen e Torontos qe financohet nga disa nga investitoret me te fuqishem ne bote JP Morgan, Hayeood etj ne fushen e hidrokarbureve, energjise etj e qe per shkak te seriozitetit te tyre nuk do te pranonin asnjehere qe te beheshin pjese e asnje korrupsioni qeveritar”. Sipas saj, deklaratat publike te koheve te fundit rreth “Stream” jane deshmi e sulmeve ndaj investitoreve te huaj dhe e deshires se Edi Rames per t’i larguar ata, qe sipas Vokshit nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo. Nderkohe qe ne lidhje me kompanine “Vizion Construction”, Vokshi ka sqaruar se “subjektet detyrohen nga Edi Rama qe ne perfitim te lejeve te ndertimit t’i japin atij pjesen perkatese” Vokshi tha se Rama e di qe ne truallin ku kjo kompani ka kontrate me pronaret “ai zoteron 20% te ndertimit, ne emer te sekserit te tij Dritan Avllaj, i njohur ne Tirane si Tan Lepri. Dokumenti qe verteton kete ortakeri u publikua dhe ne median periodike”. Deputetja demokrate eshte shprehur se askush, nuk mund te shkele dot mbi dinjitetin dhe personalitetin e saj dhe dhe te familjareve te saj. “Per te gjitha ato qe permenda me lart, per te gjitha ato qe di dhe nuk kam folur ende, per te gjithe demin moral mbi mua dhe familjen time, si dhe per demin e madh material qe po shkaktohet cdo dite nga sulmet denigruese, deklaroj dhe siguroj qe te gjithe personat pergjegjes, duke filluar nga Edvin Rama, do te pergjigjen para ligjit”, eshte shprehur Vokshi ne fund te deklarates se saj.

    KJ

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •