Kisha, Galileo dhe Muhammedi a.s.
Nė shekullin e shtatėmbėdhjetė Kisha e hodhi poshtė njėrin nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė botės, Galileo Galilei. Kurse dhjetė shekujsh para kėsaj, Kisha e refuzoi personalitetin mė madhėshtor tė njerėzimit dhe tė dėrguarin e fundit tė Zotit, Muhammedin a.s.
Nė Mesjetė Kisha e hodhi poshtė teorinė e Galileos. Teoria e tij ėshtė njė e vėrtet shkencore e dėshmuar. Nė shekullin e XX, pas gati 400 vjetėsh, Kisha do tė detyrohet ta pranoj teorinė e tij.
Nė shekullin e shtatė Kisha e refuzoi tė dėrguarin e Zotit, Muhammedin a.s. Misioni i tij hyjnor ėshtė gjithashtu njė e vėrtet. Kjo sot dėshmohet nga mė shumė se 1 miliard e gjysmė muslimanėsh dhe nga dhjetėra e dhjetėra mijėra konvertues tė rinj qė pėr ēdo vit nė Amerikė, Evropė dhe anekėnd botės e pranojnė Islamin. Kjo ka bėrė qė feja Islame tė jetė feja me pėrhapje mė tė shpejtė dhe mė tė madhe nė botė. Prandaj shtrohet pyetja se a do tė detyrohet Kisha qė ndonjėherė ta pranoj Muhammedin a.s.?!
Galileo ėshtė shkencėtar dhe filozof italian qė themeloi shkencėn e termodinamikės, i cili jetoi midis viteve 1564 dhe 1642. Ishte prej shkencėtarėve tė parė perėndimor qė e njohu teleskopin. Nė 25 gusht tė vitit 1609 u tregoi tregtarėve tė Venedikut pėr teleskopin. Ky mjet do ti sillte Galileos jo vetėm pavdekshmėri nė lėmin e shkencės, por edhe shumė shqetėsime.
Galileo diskutoi pėr sistemin gjeocentrik tė Ptolemeut dhe sistemin heliocentrik tė Kopernikut. Sipas Ptolemeut Toka ėshtė nė qendėr tė universit dhe asnjėherė nuk lėviz, kurse Dielli dhe planetėt i vinin rreth e rrotull asaj. Kurse sipas Kopernikut Dielli ėshtė nė qendėr tė sistemit diellor, kurse planetėt tjera rrotullohen rreth tij. Galileo mbėshteti teorinė e Kopernikut, se: 1. Toka ėshtė sferike dhe jo e sheshtė; dhe 2. Toka sillet rreth Diellit e jo Dielli rreth Tokės.
Nė Mesjetė Kisha nuk lejonte qė mendja e njeriut tė mendonte lirshėm rreth ēėshtjeve tė universit. Ajo kėrkonte qė studimet shkencore tė mos kundėrshtonin interpretimet e saj. Komentimi i shenjtorėve tė Biblės sipas Kishės ishte i shenjtė dhe vetėm ata kishin tė drejtė ta shpjegojnė universin.
Inkuizicioni i saj ishte shumė i ashpėr ndaj heretikėve (njerėzit pa fe) sikurse i cilėsonte ata qė kundėrshtonin mėsimet kishtare. Ajo i ndėshkonte me djegie dhe tortura tė ndryshme tė gjithė ata qė thonin se Toka ėshtė e rrumbullakėt, sepse, sipas Dhiatės sė Vjetėr, Toka ishte e sheshtė. Pėr pasojė teoria e Galileos u vlerėsua e kundėrt me besimin e krishterė kurse vetė ai u anatemua.
Kisha nė ato kohė ushtronte pushtet absolut dhe zhvillonte gjyqe fetare nė vende tė ndryshme katolike nė Evropė, veēanėrisht nė Itali dhe Spanjė. Galileo u soll para gjyqit tė shenjtė tė Kongregatės- Ikuizicionit mė 22 korrik 1633 dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Ky vendim do tė jetė goditje e rėndė pėr shkencėn nė Itali pėr disa shekuj.
Megjithėse Kisha ia doli qė nė njė masė tė konsiderueshme ti ndaloj disa pėrpjekje pėr dije dhe shkencė ajo nuk arriti ta shuaj zellin pėr shkencė i cili motivohej nga studimet e dijetarėve muslimanė. Priftėrinjtė e luftonin dijen sepse donin tė ruanin pozitėn e Kishės qė bazohej nė legjenda dhe druanin se mos u ikte pushteti nga dora. Ata ishin kundėr dijes edhe pėr faktin sepse, sikurse vlerėson Muhamed Kutub dhe shumė studiues tė tjerė, shkenca vinte nga burime muslimane dhe pėr kėtė arsye shkenca me vete sillte pėrhapjen e Islamit nė Evropė.
Me kalimin e kohės ndikimi i Kishės u zvogėlua kurse ditura dhe shkenca u pėrhapėn kudo. Dija dhe shkenca fitoi epėrsi ndaj Kishės, kurse ndikimi i saj i takoi sė shkuarės. Kisha u detyrua qė tė pranonte realitetin e ri tė krijuar. Prandaj, Galileon qė mė parė e kishte shpallur heretik dhe blasfemues tė fesė krishtere ajo u detyrua ta shpall si njė hero nė mesin e heronjve tė shkencėtarėve tė botės. Rasti i Galieos u konsiderua si njė fatkeqėsi nė historinė e Kishės dhe njė shembull i trajtimit jo-shkencor.
Nė vitin 1980, pas gati 400 vjetėsh tė vdekjes sė Galileos, Kisha formoi njė Komision prej tetė anėtarėve: dijetarė nė matematikė, teologji dhe histori pėr tė pėrcaktuar pozitėn e tokės kundrejt diellit. Pas diskutimit Komisioni pranoi se shkenca kishte provuar pėrfundimisht se Toka rrotullohet rreth Diellit dhe se Galileo padyshim e kishte thėnė tė vėrtetėn, e vėrtetė kjo qė ishte kundėrshtuar pėr mė shumė se tre shekuj nga mendja e krishterė.
Nė maj tė vitit 1983 njė takim tė veēantė dhe historik tė kryesuar nga vetė Papa Pali II nė Vatikan morėn pjesė njė numėr i madh historianė, teologė katolik, dhe shkencėtarė. Papa e hapi takimin duke njohur gabimin e Kishės dhe pranoi se Galileo kishte tė drejtė.
Pse Kisha e anatemoi Galileon nė shekullin 17, kurse e pranoi mė pas nė shekullin 20?! Kjo, sepse Galileo nė shekullin e 17 ishte njė person qė shihej me dyshim dhe zhvilloheshin polemika dhe debate kundėr tij, ndėrkaq nė shekullin 20 ai doli fitues dhe qėndronte lart polemikave dhe dyshimit.
Kisha gjithashtu e mohoi Muhammedin a.s. nė shekullin e 7. Ajo mbetet borxhli ndaj Muhammedit a.s. Madje Kisha dhe priftėrinjtė e saj mbajnė njė pėrgjegjėsi tė konsiderueshme nė pėrshkrimin e Muhammedit a.s. me epitete tė ulta dhe denigruese.
Ka shumė prova dhe dėshmi historike e shkencore qė konfirmojnė tė qenurit e Muhammedit i dėrguar i Zotit, dhe madje nuk ka kurrfarė bazė reale pėr refuzimin e kėsaj tė vėrtete.
Kisha e shleu njė pjesė tė padrejtėsisė sė saj ndaj Galileos, por a thua njė ditė Kisha do ta shlyej njė pjesė tė padrejtėsisė sė saj ndaj Muhammedit a.s?!
Kisha e njohu Galileon por nuk e ka njohur Muhammedin a.s. Kjo pėr shkak tė rezultateve dhe pasojave tė ndryshme nė tė dy rastet. Galileo ishte astronom dhe pranimi i tij nuk solli konsekuenca pėr Kishėn, pėrkundrazi.
Ndėrkaq, vėshtirė se mund tė ndodh qė njė ditė Kisha tė bėj me Muhammedin a.s. njė veprim tė ngjashėm sikurse me rastin e Galileos. Kjo, sepse pranimi i tė vėrtetės hyjnore qė solli Muhammedi a.s. nga ana e Krijuesit tė gjithėsisė do tė thotė shembje e krishterizmit dhe rrėnim i Kishės dhe papatit tė saj. Dhe ėshtė e qartė se Kisha nuk ėshtė e gatshme qė pėr hir tė kėsaj tė vėrtete absolute tė sakrifikoj vetveten.
Autor: Mr. Ajni Sinani
Krijoni Kontakt