Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    37

    Pritshmëria dhe e vërteta pas shpalljes së pavarësisë

    Shkruan: Naim HAJRA

    Lindja e një shteti të ri në Ballkan, ishte një ngjarje që në këtë pjesë të Evropës do të ndryshonte hartën politike. Akti i shpalljes ishte finalizim i një sakrifice të kamotshme gjithëpopullore, e cila kulminacionin e vetë e arriti në vitet e ’90, kur represioni serb ishte bërë i padurueshëm për popullatën shqiptare në Kosovë.

    Akti i shpalljes së pavarësisë, kishte ngjallë një entuziazëm dhe një gëzim të paparë në Kosovë, kjo ngase populli i Kosovës e mendonte këtë ditë si zgjidhjen e të gjitha problemeve, e në veçanti si shkëputje njëherë e mirë nga Serbia. Por kjo nuk doli të jetë aq e thjeshtë sa e mendonim të gjithë ne.

    Periudha e pas shpalljes ishte një sfidë po aq e madhe sa edhe ajo para shpalljes.
    Kjo edhe mund të kuptohet nëse marrim parasysh politikën insistuese dhe dekonstruktive të Serbisë në raport me Kosovën. Madje Serbia gjithnjë ka gjetur një formë të re për ta sfiduar dëshirën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për të qenë të pavarur.

    Ajo që është pak e kuptueshme në këtë fazën e pas shpalljes së pavarësisë është mospërgjegjësia e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj.

    Suksesi i një qeverisje të mirë nuk matet me deklarata patriotike e jo të sinqerta, por me rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarit të rëndomtë. Te qenurit udhëheqës i popullit nënkupton të qenurit i ndërgjegjshëm ndaj atyre të cilët i udhëheq.

    Ajo qka është dëshmuar, sidomos në periudhën e pasluftës, nga qeveria e Kosovës është një shembull jashtëzakonisht i keq për të gjithë ata të rinj që nesër pretendojnë të jenë nëpër pozita vendimmarrëse në këtë vend.

    Vështruar kronologjikisht ngjarjet që kanë ndodhë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, vijmë në një konstatim të thjeshtë: politika te ne akoma konsiderohet si një mjet për të bërë luks, për të krijuar superioritet, për tu bërë njeri që blenë gjithçka me para… Më së paku kjo do të duhej të ndodhte në Kosovën e pavarur.

    Ne do të duhej të jepnim shembullin e menaxhimit të mirë, shembullin e qeverisjes së ndërgjegjshme, shembullin e dëshirës për ta ndërtuar këtë vend, shembullin e rimëkëmbjes së ekonomisë së këtij vendi… dhe ne dështuam, nuk e dhamë këtë shembull.

    Ata që ishin miqtë e Kosovës edhe në ditët më të vështira, dhe që investuan aq shumë për ta bërë Kosovën një vend të pavarur, panë që ne e duam këtë vend më pakë se ata, panë se ne jemi në gjendje të rrezikojmë interesat e këtij vendi për interesa të vogla personale…

    Ne sot kemi një qeveri ku një numër i madh i ministrave të saj janë të përfolur madje edhe të akuzuar me prova konkrete që dëshmojnë se ata kanë keqpërdorë, dhe kanë vjedhë paratë e taksapaguesve. Ata nuk u treguan të përgjegjshëm të paktën me kërkua falje, ose me dhënë dorëheqje… a kështu e merituan ky popull që dhanë gjithçka për këtë vend?

    Ne sot jetojmë në kushte të vështira ekonomike, papunësia ka kapluar këtë popull gjithandej, pensionet kanë vlerë ofenduese për një njeri që ka punuar 40 vjet rresht.. derisa deputet dhe ministrat e qeverisë tonë, marrin paga marramendëse, madje nuk mjaftohen me këto paga dhe gjejnë mënyra të tjera për tu pasuruar…

    Ne sot kemi një situatë të brishtë, madje të pakontrolluar në veri të vendit. Atje funksionojnë struktura paralele serbe, grupe terroriste të organizuara, kontrabandistë dhe kriminelë…derisa kryeministri i vendit tonë pohon që ne kemi qeverinë më të mirë të mundshme… a vërtetë nuk meritojmë ne qeverisje më të mirë?

    Ne vërtetë duhet të vejmë gishtin në kokë, dhe të mendojmë më kthjellët.

    Ne duhet të kuptojmë që tashmë ndërtimi i shtetit tonë varet nga ne.

    E vërteta është që ne po shkruajmë historinë e këtij vendi, por e rëndësishme është që atë ta bëjmë histori të suksesit, e jo të bëjmë gabime të cilat do të duhet ti përmirësojnë pasardhësit tanë pas shumë vitesh.
    Vetëdija për mosdije është dije.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ah more i nderuar sa shpejt e paske harruar tenden e nojllonit ne prroje e male ,si nuk te bije ndermend nji her kush te solli ne shtepi ,e harrove Jakupin i cili shpesh ta ka kujtuar ne teven ton RTK.
    Po mer vlla i dashur ke harruar gjith at luft qe u be per ti largu qafirat prej pushteti e te vin kta fiskullturanat e tashem .
    Po pse more vlla kaq shpejt u dashka ta harrosh betimin e Ali Shukriav e Basri pllanav ne 3 gishtrinjet e ortodoksis .
    Me vjen keq ta them po nuk durohem nuk ma lejon kodi i burrnis te genjej po deri sa vet pajtohemi me ket te keqe te presim qe djali i Sllobodanit te vij te na i rregulloj jeten ton .
    Njeri me tha me ty i shkepus lidhjet familjare po fole keq per Lideret tan ,i kishte harru i shkreti se dikur i quante dor e zgjatur te serbis pikrisht kta njerz.
    Madje me pat premtur se po i mora myzhde se ngordhi rugova do mi japte 1000 marka gjermane bakshish .
    Tani se fundi si familje e madhe i ka fut ne te gjitha partit njerzit e vet e nji pasha balin po e ruan si gjoker te Sllobes e ai mendoi esht pikrisht vet.
    E ka shkollu Tita me perqa e me sundu ket milet te shkret sa esht mbet veq ne varr me hedh ,esht mbet si nji statuj as hajri i turkut e as i vetvetes.
    Per ty e per mua mjafton nji kashire buk ,Ata lart kan te drejt se dikur ja kan lue qarkun martines e tash ne ket teknologjin e sofistikuar llovaqkat po i bejn snajper amerikan ,po dalin ne foto me titon veq po e heqin titon e ne vend tij po e vendosin Xhorxh Washingtonin.
    Mose ti fajsojm se esht teori e sterprovuar nder shqiptaret posa te ulen ne kolltuqe ate e marin per vete e jo per tu ber argat i liris dhe prosperimit te kombit.
    Me erdhi keq ku ne fillim po ti jap temes rruge te keqe po tjeter ska ,rruga pa krye ska rrug esht rrug qorre,e me kte politik komtare do ngeli qorre deri dilli ta humb ngrohtsin e ksaj toke te qujtur Kosovë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •