Të dashur miq, dashamirës të gjëzave, ka mbetur më pak se 1:30 minuta deri te takimi ynë, sipas marrëveshjes së mbrëmshme, për garat në gjetjen e gjëzave.
Unë për ju edhe sonte kam përgatitur 3 gjëza. ( Sipas kërkesë suaj mund të shkojmë edhe me 5 gjëza, por kjo duhet të bëhet para se të fillojë loja, prandaj shkruani).
Si do të zhvillohet loja:
1. Loja fillon në orën 22:00, sipas kohës së Shqipërisë.
2. Kohëzgjatja për gjetjen e gjëzës do të jetë 30 minuta nga çasti kur publikohet ( postohet ) gjëza. ( Nëse ka kërkesa nga ana juaj koha mund të zgjatet më së shumti edhe për 5 minuta )
3. Ndihma nuk do të ketë gjatë garave.
4. Ju gjatë gjithë kësaj kohe mund të jepni sa të doni variante përgjigjesh. Gjatë kësaj kohe mund të paraqiten shumë individë dhe mund të ketë shumë përgjigje të sakta, por i pari që jep përgjigje të saktë merr 5 pikë, i dyti 3 pikë, ndërsa gjithë të tjerët nga 1 pikë. ( Përgjigjet përafërsisht të sakta do të marrin 1 pikë, pavarësisht kohën e paraiqtjes).
5. Kujdes: Në një postim vetëm një përgjigje. Nuk do të merret si përgjigje e saktë, nëse në një postim keni dhënë dy a ma shumë përgjigje.
6. Loja konsiderohet e mbyllur ( për një gjëzë ), pasi të kem postuar unë tekstin: kaloi koha për përgjigje për këtë gjëzë. ( Merret si e rregullt përgjigja që vie edhe pas këtij postimi, por diferenca nga postimi im duhet të jetë deri në 15 sekonda. )
Krijoni Kontakt