Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar mė parė nga thekthi Lexo Postimin
    P.S; Mir je ti? Shum koh stė kam pa bonu e gjall, ka bo vaki ndonji gjo e re, a hiē? :d
    Oj ti gjalle je? Xhi bane? :P Po ka te re se jam feju

    Per temen: Si politika ashtu dhe Sala
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  2. #32
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Per sa kohe asnje nuk pipetin ketu, keshtu do ta hane e do ta q*** kete pis milet. Tani jam ne Tirane, tmerr i vertete, asgje nuk funksionon e kur proteston asnje nuk te mbeshtet, te gjithe ulin kokat e fshihen neper skuta. Ketu diktatura e shtypja do te zgjasin perjete me keta lloj njerezish.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Oj ti gjalle je? Xhi bane? :P Po ka te re se jam feju :D

    Per temen: Si politika ashtu dhe Sala :D
    Gjall jom mi :D , ahh plot gjona kam bo , po jo si kėto tuat haha :P

    Hajde,hajde qenke feju a? Shum si shpejt i paske ra :D , pa mos mė ardh ftesa mu stė besoj haha. :P Nėse ėshtė e vėrtetė atėherė urime, dhe u trashėgofsh oj topoluēke, paē jetėn e lumtur pėrkrah personit qė e ke zgjedh. :) Tani u dashka me tė ardh me tatli lol, me bakllava do apo sheqerpare? haha :)

    P.S; Sa granica i kapėrceve? :D

    Hugs :)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no name : 07-09-2010 mė 19:38

  4. #34
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqipėria dhe trashėgimia e Enver Hoxhės
    Nga Dr. Bernd Fischer
    Marrė nga Gazeta Shekulli
    Kur diktatori stalinist i Shqipėrisė Enver Hoxha u pėrcoll me nderime tek Varrezat e Dėshmorėve, nėn statujėn e monumentit Nėnė Shqipėri, - data e vdekjes sė tij, 11 prilli 1985, iu hoq nga varri. Ramiz Alia, i cili i shėrbeu Enver Hoxhės si Sekretar i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, tha se njerėz tė tillė nuk vdesin kurrė.


    Dhe ėshtė ndoshta njė fatkeqėsi pėr kėtė vend, qė 25-vjet pas vdekjes sė Hoxhės, mėnyra si janė zhvilluar gjėrat, i ka bėrė shumė shqiptarė ta rimendojnė ish-periudhėn komuniste si tė dėshirueshme. Duket sikur Ramiz Alia kishte patur tė drejtė.


    Vėrtet, aspektet mė brutale tė regjimit tė Hoxhės tashmė kanė kaluar me kohė, pėrfshirė izolimin, vrasjet politike, vuajtjen nė burgje, punėn e detyruar dhe vėshtirėsitė qė vinin nga internimet.


    Por sot, elita nuk pėrfill dhe nuk ėshtė e interesuar pėr mirėqenien e popullit, nuk punon pėr tė mirėn e vendit tė vet; politika ėshtė e vrazhdė dhe jotolerante, mungesa e sundimit tė ligjit ėshtė e dukshme. Kėto probleme ua kanė penguar rrugėn qėllimeve tė vetėdeklaruara nga Shqipėria, siē ėshtė ngritja e njė demokracie funksionale nė vend, ngritja njė ekonomie tė qėndrueshme dhe integrimi euroatlantik.

    Lideri i madh


    Dyzet vjet tė sundimit tė Enver Hoxhės, lanė njė trashėgimi tė zymtė pėr Shqipėrinė post-komuniste. Por ka diēka nė favor tė tij.


    Nė kushtet e njė varfėrie tė lartė tė trashėguar nga viti 1944, ai e ngriti ekonominė bazuar tek modeli sovjetik i industrializimit, pėrmirėsoi nivelin e jetesės, reduktoi dallimet mes rajoneve nė shoqėrinė shqiptare, mbrojti integritetin territorial, dhe bėri pėrmirėsime tė veēanta, nė fusha tė tilla si shėndetėsia, arsimi, si dhe nė drejtim tė tė drejtave tė grave.


    Mund tė tingėllojė, mbresėlėnėse, pėr aq kohė sa pėrshkrimi ėshtė sipėrfaqėsor, pra pa hyrė akoma nė detaje.


    Sepse ky pėrshkrim lė jashtė njė nga tiparet e dukshme tė sundimit tė Hoxhės. Ndryshe nga diktatorėt e tjerė tė Europės Lindore dhe Qendrore, me kalimin e moshės, Hoxha u bė mė ekstrem dhe dyshues, duke pėrdorur njė aparat tė gjerė dhe tė fortė sigurimi, policinė e fshehtė (spiunėt), duke depėrtuar me to deri nė shtėpitė e shqiptarėve.


    Shqiptarėt bashkėjetuan me kėtė (pėrveē ndonjė rasti tė rrallė dhe heroik) duke u karakterizuar nga konformizmi, dhe apatia, duke marrė me vete edhe pak nga paranoja e sundimtarit tė tyre.


    Nė mėnyrė periodike dhe tė pamėshirshme Hoxha eleminoi disa nga kolegėt e tij. Asnjė regjim komunist nuk ka pėrjetuar njė spastrim tė tillė. Ndėrsa procesi ecte pėrpara, pushteti pėrqendrohej tek njė grup i vogėl njerėzish, me lidhje tė ngushta familjare, mbėshtetur tek besnikėria dhe bashkėpunimi i vazhdueshėm nė spastrimin e kundėrshtarėve politikė.


    Ky regjim krijoi atė qė ėshtė quajtur si njė "kolazh i fantazisė", njė lloj vendi qė do ta bėnte njė surrealist tė qante nga gėzimi. Por, edhe, nė qoftė se kjo do tė ishte thjesht njė fantazi, ishte gjithsesi e tmerrshme.


    Njeriu i fundit nė kėmbė


    Vdekja e Enver Hoxhės la njė vakuum qė u mbush nga njė pėrkrahės i tij, Ramiz Alia. Lideri i ri u pėrball menjėherė me probleme serioze, ekonomike dhe sociale, produkt i disa reformave tė rrezikshme tė bazuara nė vendimmarrje ideologjike.


    Ramiz Alia, i cili aspironte tė ishte njė komunist i reformuar, gradualisht reformoi disa nga aspektet mė tė egra tė regjimit. Pas kėsaj, disa segmente tė shoqėrisė njohėn rritje dhe shoqėria u bė mė e guximshme.


    Alia bėri diēka mė shumė se sa thjesht reagimi; ndryshoi paksa strukturėn e Hoxhės, por u pėrpoq gjithsesi tė ruante sistemin e Hoxhės. Gjithsesi, ishte shumė vonė. Shqiptarėt kishin parė tashmė ndryshimet qė po ndodhnin nė tė gjithė pjesėn tjetėr tė Europės Lindore.



    Pėrkeqėsimi i kushteve brenda vendit ēoi nė konfrontime radikale. Shtytjen pėrfundimtare drejt ndryshimit, vendi e mori nga studentėt e Tiranės. Ndryshe nga intelektualėt e vendit, ata ishin tė gatshėm tė pėrballeshin me rrezikun, dhe e kundėrshtuan hapur regjimin.


    Shumė i shqetėsuar, Ramiz Alia, zgjodhi Sali Berishėn pėr ta dėrguar si ndėrmjetės. Berisha e pėrdori mjeshtėrisht kėtė moment, pėr t'u hedhur mė pas nė protesta, deri nė dorėzimin e Ramiz Alisė. Nė shumė mėnyra, Sali Berisha e ka dominuar Shqipėrinė qysh atėherė.


    Presidenti i ri - i vjetėr


    Sali Berisha, njė nga kardiologėt kryesorė tė Shqipėrisė, ishte komunist dhe kandidat pėr anėtar nė Komitetin Qendror tė Partisė sė Punės.


    Por qė nė momentin qė ai u bė president i Shqipėrisė nė vitin 1992, ai tundi flamurin anti-komunist, duke e deklaruar si "rruga e sė ardhmes" dhe duke e pėrdorur pėr hakmarrje ndaj ish-komunistėve tė tjerė.
    Ta lije regjimin e Hoxhės pas vetes, ishte shumė mė e vėshtirė nga ē'mund ta kishte parashikuar dikush.


    Vendi bė anėtar i Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ndoqi rrugėn e privatizimeve tė shpejta, i dha fund kufizimeve nė import, braktisi kontrollin e ēmimeve etj. Por papunėsia u rrit. Pėr dhjetėra mijėra anjerėz, varfėria sa vinte e thellohej. Qindra mijėra shqiptarė u larguan nga vendi. Dhe nė shumė fusha, ndikimi i Hoxhės vazhdonte tė ishte i fuqishėm.


    Berisha dhe pjesa tjetėr e elitave nė Shqipėri, treguan njė mentalitet autoritar dhe jotolerant qė nuk lejonte asnjė kompromis apo negociata, tė nevojshme pėr ta ēuar vendin drejt demokracisė. Berisha me gjithė guximin qė kishte treguar nė momentin e shkėputjes nga regjimi, dukej i paaftė pėr t'u shkėputur nga e kaluara e tij.


    Nė tė vėrtetė, partia e tij, Partia Demokratike u bė njė makinė personale pėr tė forcuar pushtetin e vet. Njėlloj si Hoxha, ai nuk pranonte ata qė nuk pajtohesin me mendimin e tij dhe goditi ēdo sfidant tė vetin me tė gjitha mėnyrat qė kishte nė dispozicion (pėrfshirė dhunėn), pavarėsisht nga kostoja qė paguante demokracia e re e Shqipėrisė.


    Fushatat e tij elektorale tė kujtojnin propagandėn komuniste tė kohės, Berisha opozitarėt i quante "terroristė" dhe tė "frontit tė kuq" tė cilėt, sipas tij, kishin mbėshtetje nga armiqtė tradicionalė, grekėt dhe serbėt.


    Forcat e tij tė sigurisė dhe bandat kriminale, ndėrprisnin mitingjet e opozitės, bastisnin dhe sulmonin tė gjithė mbėshtetėsit e opozitės, kandidatėt, pėrfshirė kėtu dhe shtypin.


    Kryeministri i vjetėr - i ri


    Kombinimi fatal i kėtyre politikave dhe trajtimi i papėrgjegjshėm i skemave piramidale, e ēuan Sali Berishėn drejt largimit nė vitin 1997, pas asaj qė mund tė konsiderohet kryengritja e parė e suksesshme popullore e armatosur nė Europė qė nga shekulli XIX.
    Trazirat nė rritje dhe rebelimi i plotė i popullsisė ēuan nė shpėrbėrjen e ushtrisė.


    Trajtimi i egėr qė pushteti i Berishės i bėri popullsisė nuk mundi tė ndalontė bastisjen e afro 1 milion kallashnikovėve, tankeve, artilerisė sė rėndė, deri tek raketat e sofistikuara kineze tokė-ajėr - nga repartet ushtarake tė vendit.


    Dhuna qė pasoi shkaktoi qindra tė vdekur, duke e detyruar Berishėn, tė turpėruar, tė jepte mė nė fund dorėheqjen duke i hapur rrugė zgjedhjeve tė reja parlamentare. Opozita erdhi nė pushtet pas njė procesi tė turpshėm demokratik, por komuniteti ndėrkombėtar e miratoi rezultatin pasi nuk kishte zgjidhje tjetėr.


    Kryeministri i ri, Fatos Nano, ka qenė kryeministri i fundit i regjimit komunist. Edhe ai ishte gjithashtu njė krijesė e kohės sė Hoxhės, dhe i murosur nga politika e hakmarrjes dhe e autoritarizmit. Nė tė vėrtetė, pėr shumė arsye, ai ishte mėshirim i kėsaj kulture, i privilegjuari nga gruaja e Hoxhės, Nexhmija, ai e kishte kundėrshtuar pluralizmin e vėrtetė dhe sistemin e ekonomisė sė tregut deri nė fund tė sistemit njėpartiak.


    Nano i vendosur nė pozicionin e tij tė hershėm, si Berisha nė atė tė Hoxhės, ata prireshin tė ishin dogmatikė, konfrontoheshin, dhe ishin tė fokusuar, fillimisht tė paktėn, vetėm tek rezultatet.


    Ai solli disa figura tė vjetra nė rrethin e tij tė brendshėm, duke mėnjanuar reformatorė shumė tė pėrkushtuar, dhe shtypi diskutimin e brendshėm nė parti. Nano po ashtu si Berisha, prish gjithashtu idenė e njė sistemi civil tė pavarur, duke e spastruar aparatin e sigurisė, gjyqėsorin dhe administratėn shtetėrore, dhe pothuajse tė gjithė ambasadorėt dhe gjeneralėt.


    Nano, pasi pothuajse u pėrmbys nga njė grusht shteti, i iniciuar nga Berisha, vendos njė regjim korruptiv qė mund tė pasuronte atė dhe mbėshtetėsit e tij. Edhe njėherė, thelbi i punės sė tyre, tė punojnė pėr tė mirėn e popullit ishte injoruar. Por kur qytetarėt patėn shancin pėr ta zėvendėsuar atė, Berisha doli si e vetmja zgjidhje.


    Humbja e fundit

    Sali Berisha "i ri" u kthye nė pushtet nė vitin 2005. Disa pėrparime ishin arritur, por shumė nga mėnyrat e vjetra Hoxhiste vazhdonin tė ishin prezente. Pjesa mė e madhe e energjive tė Berishės ishin pėrqėndruar nė zgjerimin e pushtetit tė tij, pėrmes njė kontrolli tė madh, nė qeveritė vendore, dhe "gjoja" administratės sė pavarur.

    Zgjedhjet nė Shqipėri vazhdojnė tė jenė tė shoqėruara me sharje dhe njė shkallė tė lartė dhune, shpesh rezulton tė ketė ngecje tė gjata nė aspektin politik, duke shtyre reformat aq shumė tė nevojshme pėr vendin.


    Vėrtetė, zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009 ishte pak mė i mirė, por ata u penguan nga dhuna parazgjedhore, politizimi i aspekteve teknike, dhuna verbale ushtruar mbi votuesit, dhe parregullsitė e shumta tė vėrejtura gjatė numėrimit.


    Shumė vėzhgues vendas dhe ndėrkombėtarė vazhdojnė tė bėjnė thirrje urgjente pėr reformėn zgjedhore dhe gjyqėsore, luftėn kundėr korrupsionit, lidhjet e qeverisė me krimin e organizuar, si dhe forcimin e sundimit tė ligjit.


    Vitet e Enver Hoxhės ishin njė histori e mbijetesės personale dhe elitare, fuqie tė pamėshirshme, represioni tė pamėshirshėm, internimi dhe fanatizmi ideologjik. Njė ēerek shekulli pas vdekjes sė tij dhe gati dy dekada pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria ėshtė ende duke luftuar pėr tė pėrfunduar tranzicionin e saj demokratik. Pėrmbushja e kėtij qėllimi do tė ishte mposhtja pėrfundimtare e diktatorit tė vjetėr.



    * Dr. Bernd Fisher, profesor nė Universitetin e Indianas nė SHBA ėshtė historian dhe studiues i njohur i historisė shqiptare

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Del se shpejti dhe nje liber i Mero Bazes per vitin e mbrapshte 97 ku sic thote vete do te kete shkruar shume te pathena.
    Eshte sipas tij nje pastrim i ndergjegjes ngaqe ka qene pjese aktive e katrahures postkomuniste ne krah te antishqiptarit Berisha.
    Ja permbledhja qe i ben vete autori:

    1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”
    Nga Mero Baze

    Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

    Ky ėshtė libri, I cili mė ka marrė mė shumė kohė nė jetėn time, pėr tė vendosur botimin e tij, dhe mė pak kohė se ēdo libėr tjetėr pėr ta shkruar. Ėshtė historia e rrėnimit tė demokracisė shqiptare nga e cila vazhdojmė tė vuajmė, histori, e cila zė fill me goditjen vdekjeprurėse tė zgjedhjeve nė Shqipėri mė 26 Maj 1996. Libri ndriēon periudhėn nga 26 Maji I vitit 1996, kur nė Shqipėri u destabilizua procesi I parė zgjedhor, deri mė 29 Qershor 1997, kur shqiptarėt u desh tė bėnin njė palė zgjedhje tė tjera, po aq tė kėqija, pėr tė imituar ndėrrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

    Nė qendėr tė librit ėshtė historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat qė kanė diktuar shumė nga zhvillimet e asaj kohe, treguar pėrmes dėshmive tė mija personale, si njė gazetar dhe mik shumė I afėrt me tė. Nuk ėshtė njė libėr qė thotė ndonjė gjė qė nuk e keni parė apo dėgjuar, por ėshtė njė libėr qė thotė gjėrat tė cilat, nuk kishit ku ti shikonit, apo dėgjonit.

    Libri nuk tregon ēdo detaj tė historisė politike tė Shqipėrisė sė atyre viteve, por ato detaje tė rėndėsishme nė tė cilat unė si njė njeri I afėrt I Presidentit tė vendit, isha dėshmitar, protagonist dhe herė herė dhe gazetar. Nė kėtė vėshtrim, ai ėshtė njė kontribut gazetaresk I vonuar, pėr tė kompensuar gjithė borxhet qė I kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtėsi nga gazetar, nė protagonist tė nxitjes dhe zhvillimit tė shumė prej atyre ngjarjeve qė po I kushtojnė ende Shqipėrisė.

    Historia e rrėnimit tė zgjedhjeve nė Shqipėri, ėshtė trauma mė e madhe qė ky vend ka pėsuar pas rėnies sė komunizmit. Tek rrėnimi I zgjedhjeve, qėndrojnė sot rrėnjėt e shumė prej problemeve tė mėdha qė ka vendi, siē ėshtė mosreformimi I klasės politike, mbetja nė pushtet pėr dy dekada e dy tri emrave tė politikės shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nėntokėn e mafies rajonale dhe botėrore dhe mbi tė gjitha vazhdimi I traditės sė zgjedhjeve tė vjedhura.

    Kėtė libėr mė ėshtė dashur tė hedh nė letėr pėr njė muaj, por ta mbaj nė forma tė ndryshme nė kompjuter dhe mendje pėr gati 14 vjet. Disa episode tė tij I kam botuar nė vitin 2001 dhe mė pas, por si libėr I plot ėshtė shkruar kėtė verė. Pėr tė qenė realist kanė qenė dy figura tė rėndėsishme politike nė vend qė mė kanė detyruar tė mendohem pėr botimin e tij; Sali Berisha dhe Ilir Meta, me tė cilėt mė ka lidh njė miqėsi dhe armiqėsi ekstreme gjatė karrierės sė tyre politike, nė varėsi dhe tė raporteve qė ata kishin me pushtetin.

    Nė njė intervistė, qė mė ėshtė dashur tė jap nė vitin 1998 nė gazetėn Flaka nė Shkup, gazetari kėmbėnguli disa herė tė mė pyeste nėse do tė botoja ndonjė herė se ē’kishte ndodhur nė Tiranė mė 1996 – 1997 . I kam thėnė se derisa ata njerėz janė ende nė politikė, vėshtirė se do tė mund tė shkruaj, qoftė

    dhe pėr shkaqe etike. Por atėherė nuk mendoja kurrė se 12 vite mė pas, ata njerėz do ishin sėrish nė pushtet, bile bashkė nė njė qeveri. Ėshtė kjo arsyeja pse kėtė verė tė thatė gazetareske, ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetėm mė thashetheme tė jetės rozė pėr ēingiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga njė qeveri qė bashkon pozitėn dhe opozitėn e vitit 1996 -1997, vendosa ta thyej embargon me veten time dhe tė shkruaj kėtė libėr.

    Nė tė do tė gjeni lidhjet e vjetra tė Presidentit Sali Berisha me Nėnkryetarin e Partisė Socialiste Ilir Meta, angazhimin e strukturave tė Shėrbimit Informativ Kombėtar drejtuar nga Bashkim Gazidede nė krah tė Ilir Metės pėr tė marr kontrollin mbi Partinė Socialiste, pėrpjekjet pėr tė zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve tek jeta e brendshme politike nė Partinė Socialiste dhe mė pas ngjarjet tronditėse tė vitit 1997, mėdyshjet e dhimbshme tė Sali Berishės pėr tė pėrdorur forcėn, ose pėr tė orientuar Shqipėrinė drejt botės islame, netėt e krizės sė tij politike psikologjike dhe njerėzore, lidhjet e tij me persona kyē qė mė pas u shfaqėn si krahu financiar mė I fuqishėm I Al Qaedės si dhe ikjen e tij nga pushteti.

    Brenda kėtij rrėfimi mos prisni ndonjė gjyq, pasi unė dėshmoj pėr veten time dhe jo pėr tė tjerėt. Megjithėse nuk jam fajtor, unė jam pjesė e pėrgjegjėsisė nė shumė nga kėto histori, pėr aq pėrgjegjėsi, sa mund tė ketė njė gazetar me ndikim dhe mik I afėrt, nė disa momente dhe I vetėm, I

    njeriut qė kishte dhe ju shkėrmoqėn gjithė pushtetet nė kėtė vend.

    Pėr kėtė arsye, mė shumė se sa njė libėr pėr t’i bėrė tė tjerėt tė ndjehen keq, ėshtė njė libėr qė mė bėn mua tė ndjehem I qetė, pėr njė segment tė jetės sime, qė po ta rijetoja, natyrisht do ta rijetoja ndryshe. Mes sė sotmes dhe asaj kohe, nuk janė vetėm 14 vite nė mes, por dhe njė ndriēim mė I madh pėr vlerat e rrėnuara tė demokracisė, pėr pasojat qė do tė kemi gjatė nga rrėnimi I zgjedhjeve dhe mbi tė gjitha pėr mbijetesėn e politikanėve me parime tė rrėnuara politike dhe morale, tė cilėt janė gati ta mbajnė ta mbajnė kėtė vend tė ngujuar mbi gėrmadhat qė kanė prodhuar, pėr tė mos ikur nga pushteti.

    Mero Baze

    Korrik 2010
    Albania Uber Alles

  6. #36
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    gjermont kani nji shprehje.
    !"gehen über die leiche""

    Nji nga kto ka qene edhe Mero

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •