-
Pyetje:
Nėse gruas qė ka menstruacione i kalon ajo gjėndje para agimit dhe pastrohet pas agimit, ēfarė ėshtė hukmi i agjėrimit tė saj?
Pėrgjigje:
Agjėrimi i saj ėshtė i saktė nėse ajo ėshtė e sigurtė se i ka kaluar menstruecioni. Pra, me rėndėsi ėshtė qė tė jetė e sigurtė se i ka kaluar menstruacioni ngase disa gra mendojnė se menstruacionet janė larguar e nė realitet nuk ėshtė ashtu. Pėr kėtė, gratė shkonin tek Aisheja radijallahu anha me pambukė dhe i tregonin asaj shenjėn e largimit tė menstruacioneve e ajo u thoshte: "Mos e bėni kėtė derisa ta shihni tė bardhėn". Femra duhet tė sigurohet derisa tė sigurohet se menstruacionet janė larguar plotėsishtė, e nėse vėrtetohet kjo, ajo bėn nijet agjėrimin edhe nėse nuk pastrohet deri pas agimit. Ajo duhet tė kujdesėt pėr namaz kėshtuqė duhet tė nxitojė qė tė pastrohet pėr ta falė namazin nė kohėn e tij.
Kam dėgjuar se disa gra lirohen nga menstruacionet pas agimit apo edhe para tij mirėpo, ajo e vonon pastrimin deri pas agimit me arsyetimin se ajo dėshiron njė pastrim mė tė plotė. Njė veprim i tillė ėshtė gabim si nė Ramazan ashtu edhe jashtė tij. Ngase obligim (vaxhib) pėr tė ėshtė tė shpejtojė e tė pastrohet pėr ta falė namazin nė kohėn e tij. Ajo obligohet njėherė tė pastrohet vetėm sa pėr ta kryer namazin e nėse dėshiron qė tė pastrohet me tepėr, kėtė mund ta bėj pas lindjes sė diellit. Ngjashėm me gruan me menstruacione ėshtė edhe gruaja me xhunubllakė. Nėse ajo nuk pastrohet deri pas agimit, agjėrimi i saj ėshtė i saktė dhe nuk ka ndonjė ndalesė. Pokėshtu edhe burri i cili ėshtė xhunubė dhe nuk pastrohet deri pas agimit, agjėrimi i tij ėshtė nė rregullė. Ėshtė transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte agimi duke qėnė xhunubė nga mardhėnia intime, ai agjėronte dhe pastrohej pas agimit. Allahu e di mė sė miri.
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i freskimit me ujė pėr agjėruesin?
Pėrgjigje:
Freskimi me ujė pėr agjėruesin ėshtė i lejuar dhe nuk ka ndonjė ndalesė. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i hidhte ujė kokės sė tij nga nxehtėsia apo etja duke qėnė agjėrues. Ibni Umeri e lagte petkun e tij me ujė duke qėnė agjėrues pėr ta zvogėluar nxehtėsinė e madhe apo etjen. Lagėshtia nuk ndikon nė agjėrim sepse ajo nuk ėshtė ujė qė kalon nė lukth.
-
-
Pyetje:
A prishet agjėrimi me shijimin e ushqimit?
Pėrgjigje:
Agjėrimi nuk prishet me shijimin e ushqimit nėse nuk pėrbihet. Mirėpo, kėtė sduhet ta bėj, vetėm nė rast nevoje, nė kėtė rast nėse kalon diē prej ushqimit nė barkun tėnd pa qėllim, agjėrimi yt nuk prishet.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt