-
Pyetje:
Nėper farmaci gjindet njė aromatizues special pėr gojėn nė formė tė spreit. A lejohet pėrdorimi i tij gjatė ditės sė Ramazanit pėt ta larguar erėn e keqe nga goja?
Pėrgjigje:
Nuk dimė diēka tė keqe nė pėrdorimin e gjėrave qė e largojnė erėn e keqe nga goja, kjo vlen pėr agjėruesin dhe pėr jo agjėruesin, me kusht qe tė jetė e pastėr, e lejuar (hallall).
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė Kuhlit (zbukurues i syve) dhe disa paisjeve tjera zbukuruese pėr gratė gjatė ditės sė Ramazanit, dhe a e prishė kjo agjėrimin apo jo?
Pėrgjigje:
Kuhli nė asnjė mėnyrė nuk ia prishė agjėrimin as grave e as burrave, ky ėshtė mendimi mė i saktė u ulemave. Mirėpo, pėr agjėruesin mė mirė ėshtė qė kėtė ta bėj gjatė natės. Poashtu, gjėrat me tė cilat bėhet zbukurimi i fytyrės, si: sapuni, dhe yndyrat tjera tė cilat janė tė lidhura me pjesėn e jashtme tė lėkurės, e kanė tė njejtin hukm. Nė kėtė mund tė llogaritet edhe kamfuri, mikjazhi dhe tė ngjashme, duke pasė parasysh se nuk duhet pėrdorur mikjazhi nėse ai dėmton fytyrėn. Allahu dhuron suksesin.
-
-
Pyetje:
Tė vjellurit a e prishė agjėrimin?
Pėrgjigje:
Agjėruesit shpeshė i ndodhin gjėra qė nuk i bėn me qėllim, si: plagė, gjakė nga hundėt, tė vjellur, shkuarja e ujit nė fyt pa dėshirėn e tij. Tė gjitha kėto nuk e prishin agjėrimin, sipas fjalės sė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kėnd e kaplon vjellja ai nuk duhet tė kompenzojė, ndėrsa kush vjellė me vetėdėshirė ai duhet ta kompenzojė".
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i pėrbirjės sė pėshtymės nga agjėruesi?
Pėrgjigje:
Nuk ka ndonjė ndalesė nė pėrbirjėn e pėshtymės dhe nuk di ndonjė mospajtim mes ulemave pėr shkak tė vėshtirėsisė dhe pamundėsisė se ruajtjes nga kjo. Kurse jargėt dhe kėlbazi duhet nxjerr nga goja nėse arrijnė nė gojė. Nuk i lejohet agjėruesit t'i pėrbijė ato pėr shkak se ruajtja nga kjo ėshtė e mundshme dhe ato nuk janė sikur pėshtyma. Allahu dhuron suksesin.
-
-
Pyetje:
Njė person duke qėnė agjėrues pastrohet dhe pėr shkak tė shtypjes sė madhe tė ujit, uji kalon brenda nė trupin e tij, kuptohet, pa dėshirėn e tij. A duhet ky person ta kompenzojė kėtė ditė?
Pėrgjigje:
Nuk duhet ta kompenzojė pėr shkak se ai nuk e ka bėrė kėtė me qėllim, andaj ai konsiderohet sikur i detyruari dhe harruesi.
-
-
Pyetje:
Pėrgojimi (gibeti) gjatė Ramazanit a e prishė agjėrimin?
Pėrgjigje:
Pėrgojimi nuk e prishė agjėrimin. Pėrgojim apo gibet don tė thotė: ta pėrmend njeriu vėllanė e tij me diē qė ai e urren, kjo vepėr ėshtė gjynah. Thotė Allahu azze ve xhel-le: "Dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin" (el-Huxhuratė 12). Po kėshtu, bartja e fjalėve (nemime), fyerja, sharja, gėnjeshtra, nuk e prishin agjėrimin, vetėmse ato janė gjynahe prej tė cilave duhet patur kujdes dhe duhet larguar prej tyre si agjėruesi ashtu edhe tė tjerėt. Kėto vepra e cungojnė agjėrimin dhe e zvogėlojnė shpėrblimin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Kush nuk i braktisė fjalėt e kėqija, punėn me to dhe xhehlin, Allahu nuk ka nevojė qė ky tė mos hajė e tė mos pijė" trans. Imam Buhariu nė Sahihun e tij. Gjithėashtu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Agjėrimi ėshtė mburojė, kur dikush nga ju ėshtė agjėrues, mos tė flet fjalė tė kėqija e as mos tė bėrtasė, e nėse dikush e fyen apo e lufton, le tė thotė: unė jam agjėrues" trans. Buhariu dhe Muslimi. Hadithet nė kėtė kontekst janė tė shumta.
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi nėse nga agjėruesi del gjakė, si p.sh: gjaku nga hunda e tė ngjashme, si dhe a lejohet dhurimi i gjakut apo marrja e tij pėr analiza?
Pėrgjigje:
Dalja e gjakut nga agjėruesi si: gjaku nga hundėt, istihada dhe tė ngjashme nuk e prishė agjėrimin. Gjaku i cili e prishė agjėrimin ėshtė gjaku i menstruacioneve, i lehonisė dhe hixhameja.
Sa i pėrket gjakut pėr analiza, nėse njė gjė e tillė ėshtė e nevojshme nuk ka ndalesė dhe agjėrimi nuk prishet. Ndėrsa dhurimi i gjakut mė sė miri ėshtė tė shtyhet deri pas iftarit, ngase zakonishtė dhurimi i gjakut bėhet nė sasi tė madhe kėshtuqė i pėrngjanė hixhames. Allahu dhuron suksesin.
Mexhmuatul Fetava, shejh Bin Baz rahimehullah
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i atij qė hanė dhe pinė me harresė, dhe ēfarė ėshtė obligimi i atij qė e sheh?
Pėrgjigje:
Kush hanė dhe pinė me harresė duke qėnė agjėrues, agjėrimi i tij ėshtė i saktė. Mirėpo, kur ti bie ndėrmend se ėshtė agjėrues duhet ta braktisė, edhe nėse kafshata apo ujė ėshtė nė gojėn e tij, ai obligohet qė ta hedhė. Argument se agjėrimi ėshtė tamam kemi fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem tė cilin e transmeton Ebu Hurejre radijAllahu anhu: "Kush harron se ėshtė agjėrues pastaj hanė dhe pinė le ta vazhdonė agjėrimin, ngase Allahu atij i ka jap tė hajė dhe tė pijė".
Poashtu njeriu nuk dėnohet pėr shkak tė harreses nėse ka vepru ndonjė vepėr tė ndaluar duke u mbėshtetur nė fjalėn e Allahut subhanehu ve teala: " Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė" (el-Bekare 286), atėherė Allahu i Lartėsuar tha: "Iu pėrgjigja".
Ndėrsa ai i cili e sheh, duhet ta pėrkujtoi sepse kjo konsiderohet prej ndryshimit tė sė keqės. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Kush prej jush e sheh ndonjė tė keqe, le ta ndryshojė me dorėn e tij, e nėse nuk mundet, atėherė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mundet as me kėtė, atėherė me zemrėn e tij". Ska dyshim se haja dhe pirja e njeriut duke qėnė agjėrues ėshtė vepėr e keqe, veēse i falet nė rast harrese ngase harresa ėshtė arsye pėr mosdėnim. Kurse ai i cili e sheh, nuk ka arsye qė tė mos e qortojė.
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė misvakut dhe parfumit nga agjėruesi?
Pėrgjigje:
Mendimi i qėlluar ėshtė se misvaku ėshtė sunet tė pėrdoret nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj, kjo duke pasė parasysh fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Misvaku ėshtė pastrim pėr gojėn, i dashur tek Allah". Poashtu hadithi tjetėr: "Sikur tė mos i rėndojsha ummetin tim, do t'i urdhėroja me misvak pėr ēdo namaz".
Parfumi ėshtė i lejuar nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj, pa marrė parasyshė se a ėshtė parfumi nė formė tė avulltė apo i lėngtė. Vetėmse duhet patur kujdes ngase nuk lejohet qė parfumi nė formė tė avulltė tė thithet me hundė pėr shkak se ai pėrmban disa pjesė tė dukshme tė cilat nėse i thithė me hundė, ato kalojnė brenda hundės e pastaj deri nė lukth. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Lekit bin Sabre: "Bėje futjen e ujit nė hundė sa mė shumė pos nėse je agjėrues".
-
-
Pyetje:
Dalja e gjakut nga mishi i dhėmbeve a e prishė agjėrimin?
Pėrgjigje:
Gjaku i cili del nga dhėmbet nuk ndikon aspak nė agjėrim, mirėpo duhet patur kujdes sa tė mundet tė mos e pėrbijė atė. E njejta gjė ėshtė edhe nėse i del gjakė nga hundėt. Pėr kėtė ai nuk ka nevojė tė bėjė kompenzim
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt