-
A prishet agjėrimi nese....?
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin( Allahu i mėshiroftė)
I gjithė falendėrimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėrave. Ndėrsa salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhammedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen dhe shokėt e tij.
Me ardhjen e ēdo Ramazani, shtohen pyetjet rreth disa ēėshtjeve tė cilat i ndodhin muslimanit nė jetėn e tij tė pėrditshme e tė cilat shyqyr Zotit nuk e prishin agjėrimin. Para teje vėlla musliman janė kėto fetva tė shejh Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin ( Allahu i mėshiroftė ).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 20-08-2010 mė 08:53
-
-
Pyetje:
Nėse agjėruesi gjatė ditės sė Ramazanit duke qėnė fjetur bėhet xhunubė, a prishet agjėrimi i tij, si dhe a obligohet qė tė pastrohet sa mė shpejt?
Pėrgjigje:
Kjo formė e xhunubllakut nuk e prishė agjėrimin ngase kjo ėshtė jashtė vullnetit tė agjėruesit. Ai duhet tė pastrohet ashtu sikur pastrohet prej xhunubllakut nėse e vėren daljen e spermės.
Nėse kjo i ndodhė pas namazit tė sabahut dhe nuk pastrohet deri nė kohėn e drekės, nuk ka bėrė ndonjė shkelje fetare.E njejta gjė ėshtė edhe nėse kryen mardhėnie me gruan e tij gjatė natės e nuk pastrohet deri pas agimit.
Ėshtė transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte mėngjesi duke qėnė xhunubė nga mardhėniet intime, pastaj pastrohej dhe agjėronte. E njejta gjė vlen edhe pėr gruan me menstruacione dhe lehona. Nėse atyre u kalon ajo gjėndje gjatė natės dhe nuk pastrohen deri pas agimit, agjėrimi i tyre ėshtė nė rregullė. Mirėpo, nuk u lejohet atyre dyjave e as xhunubit qė ta shtyjnė pastrimin deri pas lindjes sė diellit. Janė tė obliguar qė tė pastrohen sa mė shpejtė para lindjes sė diellit nė mėnyrė qė ta falin namazin nė kohėn e tij.
Burri duhet tė pastrohet prej xhunubllakut para namazit tė sabahut, qė tė mund ta falė namazin me xhematė. Allahu ėshtė dhurues i suksesit.
-
-
Pyetje:
Kam qėnė agjėrues dhe fjeta nė xhami, kur u zgjova pashė se isha xhunubė. A ndikon kjo diēka nė agjėrim duke ditur se unė nuk jam pastruar dhe e fala namazin pa u pastruar? Njėherė tjetėr njė gurė mė goditi nė kokė dhe filloi tė rrjedhė gjakė, a duhet ta prishė agjėrimin pėr shkak tė gjakut? Sa i pėrket vjelljės, a e prishė agjėrimin a jo?
Pėrgjigje:
Xhunubllaku nuk e prishė agjėrimin pasiqė ai ėshtė pa vullnetin e robit. Ai obligohet tė merr gusl (pastrim nga xhunubllaku) nėse ka dalė diē prej tij. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur u pyet pėr kėtė, u pėrgjigjė se xhunubi obligohet me gusl nėse sheh spermėn. Namazin qė e ke falur pa u pastruar, kjo ėshtė njė gabim i madh prej teje dhe njė e keqe e madhe, prandaj, namazin e falur duhet ta falėsh pėrsėri me nje pendim tek Allahu i Lartėsuar.Guri i cili tė ka goditė nė kokė e pastaj ka rrjedhė gjakė, nuk e prishė agjėrimin. Vjellja qė del pa dėshirėn tende nuk e prishė agjėrimin, duke u mbėshtetur nl fjalėn e Pejgmaberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kėnd e kaplon vjellja ai nuk duhet tė kompenzojė, ndėrsa kush vjellė me vetėdėshirė ai duhet ta kompenzojė" trans. Ahmedi dhe autorėt e Suneneve me isnad sahih.
-
-
Pyetje:
A e prishė agjėrimin dalja e el-Medhju nga cilido shkakė qoftė? (el-Medhju: lėng pa ngjyrė i dalur nga organi gjenital i cili i paraprinė spermės)
Pėrgjigje:
Me daljen e tij agjėrimi nuk prishet, ky mendim ėshtė njėri prej mendimeve mė tė sakta tė ulemave.
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i marrjes sė gjilpėres e cila mirret pėrmes vrimės anale nė rast nevoje pėr agjėruesin?
Pėrgjigje:
Hukmi i saj ėshtė: nuk ka problem nėse i sėmuri ka nevojė pėr tė, ky ėshtė mendimi mė i saktė i ulemave. Kėtė mendim e ka zgjedh edhe shejhul islami Ibėn Tejmije rahimehullah dhe njė grupė i madh i dijetarėve duke konstatuar se kjo nuk ėshtė si haja dhe pija.
-
-
Pyetje:
Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė gjilpėres nė damarė dhe nė muskulė dhe cili ėshtė dallimi mes tyre sa i pėrket agjėruesit?
Pėrgjigje:
Bismilah vel Hamdulilah. E vėrteta ėshtė se ato nuk janė prishėse tė agjėrimit, ajo qė e prishė agjėrimin ėshtė gjilpėra ushqyese. Poashtu marrja e gjakut pėr analiza nuk e prishė agjėrimin sepse marrja e gjakut nuk ėshtė sikur Hixhameja. Ai i cili i bėn dikujt Hixhame dhe atij qė i ėshtė bėrė Hixhameja tė dytė e kanė tė prishur agjėrimin, sipas mendimit mė ta saktė tė ulemave duke u bazuar nė fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "E prishi agjėrimin ai qė ia bėri hixhamen dhe ai qė iu bė hixhameja".
-
-
Pyetje:
Nėse njeriu ka dhembje tė dhėmbit dhe shkon te mjeku, e ky ia pastron dhėmbin, apo ia mbushė ndonjėrin, apo ia nxjerrė ndonjė, a ndikon kjo diēka nė agjėrimin e tij? Poashtu, nėse mjeku ia jep njė gjilpėrė pėr mpirjen e dhėmbit, a ka ndikim kjo nė agjėrim?
Pėrgjigje:
Ajo qė u pėrmend nė pyetje nuk ka ndonjė ndikim qė agjėrimi tė mos jetė nė rregull, kjo i falet atij. Mirėpo duhet patur kujdesė tė mos pėrbijė diē nga ilaēet apo gjaku. Njashtu, edhe gjilpėra e lartėpėrmendur nuk ka ndonjė ndikim nė agjėrim pėr shkak se ajo nuk e ka kuptimin e hajės dhe pijės. Esencialisht, agjėrimi ėshtė nė rregull.
-
-
Pyetje:
A i lejohet agjėruesit ta pėrdorė pastėn e dhėmbėve gjatė ditės sė Ramazanit?
Pėrgjigje:
Nuk ka ndonjė tė keqe, vetėmse duhet kujdesur tė mos pėrbihet diē nga kjo. Lejohet pėr agjėruesin poashtu, pėrdorimi i misvakut nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj. Disa prej ulemave mendojnė se pėrdorimi i misvakut pas zevalit ėshtė mekruh. Ky mendim ėshtė jo i saktė, e vėrteta ėshtė se kjo nuk ėshtė mekruh duke pasė parasyshė thėnien e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Misvaku ėshtė pastrim pėr gojėn, i dashurė tek Allahu" trans. Nesaiu me isnad sahih nga Aisheja radijallahu anha. Gjithėashtu hadithi tjetėr: "Sikur tė mos e rėndojsha ummetin tim, di t'i urdhėroja me misvak pėr ēdo namaz" trans. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith pėrfshinė namazin e drekės dhe tė ikindisė e tė dyja janė pas zevalit. Allahu ėshtė dhurues i suksesit.
-
-
Pyetje:
Pėrdorimi i pikave tė syrit gjatė ditės sė Ramazanit a e prishė agjėrimin a jo?
Pėrgjigje:
Mendimi i saktė ėshtė se pikat e syrit nuk e prishin agjėrimin, edhepse ka mospajtime mes dijetarėve ku disa thonė: nėse shija e pikave arrin nė fyt, agjėrimi ėshtė i prishur. E vėrteta ėshtė se pikat e syrit nuk e prishin agjėrimin nė asnjė mėnyrė ngase syri nuk ėshtė vrimė hyrėse. Mirėpo, ai i cili e heton shijėn e pikave nė fyt, dhe e kompenzon atė ditė pėr tė qėnė mė i sigurtė dhe pėr t'iu shmangur mospajtimit tė ulemave njė gjė e tillė ėshtė e lejuar. Pėrndryshe, pikat e pėrdorura si nė sy, ashtu edhe nė vesh, nuk e prishin agjėrimin.
-
-
Pyetje:
Unė jam njė burrė qė kam sėmundjen e astmės. Mjeku mė ka porositur ta pėrdor ilaēin i cili ėshtė nė formė tė spreit pėrmes gojės. Ēfarė ėshtė hukmi i kėtij ilaēi gjatė agjėrimit tė Ramazanit?
Pėrgjigje:
Bismilah vel Hamdulilah. Hukmi i tij: ėshtė i lejuar nėse ti je i detyruar ta pėrdorėsh. Allahu subhanehu ve teala thotė: "E ai iu sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni tė detyruar (atėherė edhe harami ėshtė hallall)" el-En'amė 119. Mund tė thuhet edhe ajo se ky ilaē nuk i pėrngjanė hajės dhe pijės prandaj, konsiderohet sikur marrja e gjakut pėr analiza, apo gjilpėra jo ushqyese.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt