NĖ GJUMIN E TIM ETI
Hyra njė natė nė gjumin e tij,
Ish me njė grua
qė sdi nga kish ardhur!
Ajo kish njė natė me flokė tė zinj,
Ku im atė kohėn e kish ndalur!
Asnjeri nga tė dy nuk mė shihte,
Unė isha kthyer krejtėsisht nė ajėr!
Dhe asnjėri nga tė dy nuk e dinte,
Ēpėrgjues tė madh kishte afėr!
Atė grua unė ende spo e njihja,
Ku tė linte nata e saj e flokėve!?
Ishin aq tė rinj dhe aq tė bukur,
Dhe asnjėrit smund ti thuash
qė po gabonte!
Erdhėn pastaj ca dridhje tė dheut,
Tė tilla sa u trembėn edhe ata!
Gruaja lėvizi dhe unė njoha nėnėn,
Nė moshėn mė tė bukur tė saj!
Im atė e kish ēuar kohėn mbrapa,
Siē e ēojmė njė disk
ku na pėlqen mė shumė!
E shpinte atje sa herė vinte nata,
Tek ca puthje
nga tė cilat linda unė!
7 shkurt 2009
MIKU I VOGĖL I TRISHTIMIT TĖ MADH
Jam miku i vogėl
i trishtimit tė madh,
Tė dy,
mė shumė se njė dimėr jemi!
Ditėt tona
me njera-tjetrėn ngjajnė,
Siē ngjajnė sytė me njeri-tjetrin!
Jam miku i vogėl
i dhimbjes sė madhe,
Asnjėherė dhe nga askush
i pėrkėdhelur!
Gjithnjė i kam kėputur
unazat prej prange,
Qė mė kanė vėnė tė tjerėt
pėr tė mos ecur!
Jam miku i vogėl
i vdekjes sė madhe,
Syri ku tė gjithė
duan tė vėshtrohen!
Nė ardhtė ajo,
edhe ata qė smė duan,
Duhet tė festojnė humbjen,
jo fitoren!
VDEKJA IME
Nuk di se si
mua mė humbi vdekja,
Mė ra rrugės
ndėrsa isha duke ecur!
U ktheva ta kėrkoj
e veē njė kėpucė ia gjeta,
Tjetra,ku dihet
ku i kishte mbetur!
Ajo mė vinte pas
ngado qė unė bridhja,
Smė ndahej
as kur bija pėr tė fjetur!
Hirushe
qė su bė dot kurrė imja,
E ndoshta kurrė
ska pėr tė mė gjetur!
Sdi se si
mua mė humbi vdekja,
(mė ra rrugės
apo e hodha vetė!?)
Sidoqoftė,
unė njerėn kėpucė ia gjeta,
Por nuk ia jap
qė mė tė mos mė ndjekė!
Krijoni Kontakt