Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Ndodh ndonjëherë

    RIDIMENSION


    E gjeta veten që më kishte humbur,
    I hapa derën dhe brenda e futa!
    Mes miqve që kam përqafuar
    edhe puthur,
    Tani e di mirë kush është Juda!


    I gjeta sytë që më kishin ikur,
    S’kam për të thënë më
    që jam i verbër!
    Nga zjarret,tani e di,
    kush duhet fikur,
    Që mos e lemë të djegë
    ndonjë tjetër!


    E gjeta gjysmën time kryengritëse,
    Mezi e njoha,aq shumë kish ndryshuar!
    U desh kaq kohë,gjersa unë të bindem
    Që jam i puthur dhe i tradhëtuar!


    NDODH NDONJËHERË


    Ndodh ndonjëherë
    (Kjo nuk iu ndodh të gjithëve!)
    Të të njohë me një vajzë,
    një shi banal!
    Ajo po lagej,
    por veç një çadër ishte,
    Dhe ish në dorën time,
    jo në dorën e saj!


    Ashtu e lagur
    ishte bërë më intime,
    Mua më vinte inat
    që nuk isha skulptor!
    Desha,një çast,
    ta marr nën çadrën time,
    Por kisha edhe frikën
    mos më ikte ajo!


    Dhe ndrrova mendje,
    (gjithnjë ndrron mendja ime!)
    Ia dhashë çadrën
    e dola vetë në shi!
    Ndodh ndonjëherë,
    (kjo nuk iu ndodh të gjithëve!)
    Të humbësh një çadër
    e të fitosh një njeri!

    SONTE

    Sonte nuk po gjej dot
    asnjë shkak për të qeshur,
    Sonte e shoh që edhe ti
    më je larguar!
    Hedh sytë në qiell,
    ai paska vdekur,
    Dhe yj nuk ka më,
    (nuk di ku kanë shkuar!)


    Sonte nuk kam asnjë trill
    për t’u bërë e bukur,
    E ç’më duhet,kur s’kam më,
    asnjë mik për të pritur!
    Ti natë apo dikush tjetër
    që rri pas teje strukur,
    U çmendët gjersa më dhatë
    këtë kafe të hidhur!

    Sonte bota e tërë
    po më rrëshqet nga duart,
    Si të ishte pluhur,
    nëpër gishta më rrjedh!
    Sonte ju që të gjithë
    më keni harruar,
    Dhe unë jam vetëm 21 vjeç!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pershendes i dashur Skender! Edhe pse i kam lexuar me pare poezite, leximi ketu perseri, nuk me veniti kenaqesine e pare. Te uroj shendet e vazhdimesi frymezimi.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •