e titullova kete teme me pyetjen qe gazetari i ben lexuesit ne fund te artikullit.
--------------------------
Meta: Nuk merrem me historinë e Kim Philby-t
Gazeta Shqip
Pasi “Top Channel” bëri publike përmbajtjen e një letre dërguar Sekretares së Shtetit, Hilari Kliton, me ankesa ndaj ambasadorit Uidhers, përgjigjja e ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ishte se “nuk ka pasur asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë për t’u ankuar për ndonjë ambasador apo ndonjë diplomat këtu në Shqipëri”.
Në vijim, “Top Channel” mundi të shtjerë në dorë një kopje të përgjigjes që ndihmëssekretari për Çështjet Europiane, Filip Gordon, i dërgoi ministrit Meta. Nga paragrafi i parë i përgjigjes del qartë se ministri Meta i ka dërguar një letër sekretares Klinton më datë 27 maj. Në këtë dalje të re përpara mediave, i lutur të zbulonte detaje të letrës së tij, apo të ankesave që qeveria shqiptare kishte ndaj ambasadorit Uidhers, ministri Meta dha këtë përgjigje: “Nuk merrem me historinë e Kim Philby-t, që është personazh i viteve ‘50-‘60. Philby-n mbajeni në bibliotekën tuaj, se është personazh interesant”.
Po kush ishte Kim Philby? Me emrin e vërtetë Harold Adrian Russel Philby, ai është ndoshta më i famshmi agjent i dyfishtë i Luftës së Ftohtë. Shtetas britanik dhe përgjegjës për sektorin antisovjetik të MI6-s, Kim Philby punoi tërë jetën për llogari të KGB-së. Ishte ai që, pasi mori nga CIA informacione për operacionin “Venona”, ia kaloi ato sovjetikëve. Kështu, nga viti ‘49 e deri në vitin ‘51, të tëra përpjekjet e CIA-s dhe të MI6-s për të organizuar një kryengritje antikomuniste në Shqipëri, dështuan me sukses. Sigurimi shqiptar ishte gjithmonë në dijeni të zbarkimit të trupave antikomuniste, në sajë të KGB-së, që ishte e informuar në sajë të Kim Philby-t. I strehuar përfundimisht në Bashkimin Sovjetik në vitin ‘63, Kim Philby u nderua me urdhrin e Heroit të Bashkimit Sovjetik dhe pulla poste me imazhin e tij u emetuan nga posta sovjetike. Pyetja është se ku qëndron ngjashmëria e Kim Philby-t me “Top Channel”? Cilët janë sovjetikët, meqenëse amerikanët dihen?
http://216.75.13.41/
Krijoni Kontakt