-
Mihal Luarasi,
Mihal Luarasi, i lėnduar sepse janė harruar tė paharruarit
Nga Agron SEJAMINI
E takuam me ndjesinė, se kėto faqe suplementi, do tė ishin pak pėr tė dhėnė diēka nga jeta e tij e trazuar. Mirėpo, Mihal Luarasi nuk mbajti asnjė rresht pėr vete...
Edhe pse ka qenė nga mė tė ftuarit dhe mė tė respektuarit nė disa kanale televizive dhe faqe gazetash, nuk ndruhet qė tė thotė, nė natyrėn dhe kulturėn e vet, atė ēka ndjen nė shpirtin e tij tė lėnduar.
- Ato, dinė pėr gjithė artistėt, shkencėtarėt, gjeneralėt, pėr beteja tė humbura e tė fituara prej tyre, dinė pėr shkrimtarėt, futbollistėt, politikanėt e tėrė botės, por jo pėr krijuesit e interpretuesit e vendit tė tyre! E, nė tė vėrtetė nuk janė gazetarėt qė i kanė gjithė ato dituri, ėshtė zoti internet ai qė ua servir tė gatshme! Kurse datėlindjet e datėvdekjet e tė shquarve shqiptarė, me qė ende nuk kanė hyrė atje, duhet t'i hulumtojnė, kėrkojnė e t'i gjejnė vetė, por pėr kėtė ata nuk kanė as kohė e as durim. Madje nuk kanė as kėrshėrinė e dashurinė e nevojshme pėr njė mund tė tillė.
Dhe si tė ishte pak ky front lufte qė hapi, edhe mė fajtor bėn institucionet pėrkatėse ku mungon sistemi i domosdoshėm, pėr tė nderuar artistėt qė nuk jetojnė. Nuk i ėshtė zbehur nga kujtesa, ai trishtim qė ndjeu para pesė vjetėsh, nė ambjentet e jashtme tė Teatrit Kombėtar. Ishte planifikuar qė tė bėhej njė takim mes kolegėsh dhe miqsh, pėr tė festuar 95-vjetorin e ditėlindjes sė Artistit tė Popullit, Mihal Popi. Pak minuta para tė ftuarve, kishte mbėrritur Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit.
Ngelėn duke kthyer pėrgjigje instrumentistėt mysafirė pėr arsyen e ardhjes, pasi asnjė nga drejtuesit e kėtij institucioni qė e kishte tė shtėpisė sebepin, nuk dinte gjė (?!). Njė pėrvjetor lindje qė nuk duhej tė kalonte nė heshtjen e shurdhėt tė Teatrit Kombėtar. Heshtje, qė sigurisht nuk i prishi punė Popit tė madh, por asaj administrate tė vogėl teatri!
Do edhe njė muaj e ca ditė qė tė vijė 7 nėntori, kur ky kolos i teatrit shqiptar ka 100-vjetorin e lindjes. Por, Mihal Luarasit i duket se ėshtė tepėr vonė... Shfrytėzon rastin dhe u lutet institucioneve pėrkatėse qė tė nderojnė Mihal Popin, me urdhėrin e lartė "Nderi i Kombit". Nėse dikush nguron apo e ka harruar kėtė madhėshti, ai e ka gati motivacionin e tij. Njė aktor i jashtėzakonshėm i vlerėsuar maksimalisht edhe nga regjisorėt e huaj. Aktori qė interpretoi katėr role tė mėdha tė dramaturgjisė botėrore, katėr kolonat e krenarisė sė teatrit shqiptar: Gordnikun tek "Revizori" i Gogolit; Zhurdenin tek "Borgjezi fisnik" i Molierit; Falstafin tek "Gratė gazmore" tė Shekspirit dhe senatorin Lengdon tek "Rrėnjėt tė thella" tė Xheims Gou e Arold D'juso. I pa shkolluar profesionalisht, por qė krijoi shkollėn e vet. Fatkeqėsisht kjo shkollė, nuk ka kaluar nė praktikėn e edukimit profesional tė aktorėve tė rinj si prurje origjinale shqiptare e njė aktori tė madh. Duhet tė ndjehet fatlum ai aktor qė shfleton "tekstet" e tij. Mes tyre, ai ditar nė tė cilėn pasqyron punėn qė bėnte ēdo ditė nė teatėr, pėr tė interpretuar sa mė mirė personazhin. Mihali nuk qetėsohej kurrė gjatė analizės qė i bėnte personazhit, deri sa gjente atė qė ai e quante "hall". "Ēfarė halli ka, ku do tė dalė ky njeri, ēfarė do tė arrijė nė atė copė jete qė ngėrthen vepra qė kam nė dorė?".
Mihal Popi, mbetet shkollė edhe pėr mirėkuptimin qė kishte me kritikėn. Ai shquhej pėr modesti dhe thjeshtėsi. Pėr tė dėshmuar kėto virtyte tė tij, Mihal Luarasi, kujton atė reagim profesionisti pas botimit tė njė shkrimi nė gazetėn e kohės "Drita". Pas premierės sė komedisė sė Goldonit "Mirandolina" (Zonja e bujtinės), ku ai luante Kalorsin, veē vlerėsimeve tė merituara, i tėrhiqej vėmendja edhe pėr njė gabim gjuhėsor. Bėhej fjalė pėr njė pėrzierje dialektore, ku thoshte: "Grua, mua?! Nuk du mori gru!". Gjysma e fjalisė toskėrisht dhe gjysma tjetėr gegėrisht. Tė nesėrmen, nė oborrin e Teatrit, Mihali i afrohet autorit tė shkrimit dhe pasi i shtrėngon dorėn, i thotė: "Ke tė drejtė! E di sa pėrpjekje bėj qė kėto shkarje tė mos ndodhin?! E megjithatė ndodhin..." Ndėrsa sot ndodh e kundėrta. T'i bėsh dikujt njė kritikė, nuk tė flet me gojė njė vit...
Ja pse Mihal Popi, i bėn nder kombit tė vet, me atė karrierė brilante interpretimi nė skenėn e Teatrit dhe kinematografisė.
Pas Mihal Popit, Mihal Luarasi, filloi tė flasė pėr Mihal Stefėn. Jo nga adashėsia, por edhe te ky artist i motivuar nga mjeshtėria. Aktori i madh i roleve tė vegjėl. I ardhur nga grupet amatore, dalloi mes kolegėve pėr pasionin dhe pėrkushtimin e realizimit tė personazhit. I pari, vinte dhe i fundit dilte nga salla e provave. Dėshmoi atė qė ėshtė e vėrtetė, se aktorin e madh nuk e bėn roli, por aktori e bėn rolin tė madh. Ka aktorė qė i nėnvleftėsojnė rolet dytėsore, duke mos punuar si profesionist, pėr tė mos thėnė se, jo pak prej tyre i refuzojnė. E kundėrta ndodhte me Mihal Stefėn! Edhe pėr kėtė koleg tė nderuar qė nuk jeton mė, Mihal Luarasi, dėshiron vlerėsimin me titullin "Mjeshtėr i Madh". Natyrisht nė pėrvjetorin e ditėlindjes, qė ai e ka rrethuar me laps...
Pas, Mihalėve, bashkėbisedimi ynė vijoi me Esat Oktrovėn, regjisorin e shquar tė shkollės ruse. E kishte hak kultura shkodrane, njė artist tė tillė. Nė fillim tė viteve '60, e gjeti Teatrin e kėtij qyteti nė nivel amatorėsh. Falė punės sė tij, kjo trupė teatrore u ngrit nė lartėsitė e profesionalizmit tė kohės. Mė 1966, ky artist i lindur erdhi nė Akademinė e Arteve dhe krijoi Fakultetin e Regjisurės Teatrale. Libri mė profesional pėr regjisurėn qė qarkullon sot nė auditorėt e Akademisė sė Arteve, mban autorėsinė e Esat Oktrovės. Nuk e shihje nėpėr lokalet e kafes kėtė artist. Edhe pushimet e verės i kalonte me librat... A nuk ėshtė pėr tė ardhur keq, kur ndjen harresėn e kėtij emri tė nderuar tė punės?! Mė e pakta qė mund tė bėnin tė gjallėt pėr tė sot, do tė ishte tė kujtuarit dhe tė nderuarit. Ky njeri i punės ka qenė mjeshtėr i madh i saj, para se tė dilte ai titull qė atij ende nuk i ėshtė akorduar (!?) Pra, tė vonuar edhe nė kėtė mirėnjohje dhe vlerėsim tė merituar.
Edhe pėr Prokop Mimėn ndjen keqardhje qė punoi dhe u lodh aq shumė nė skenė, por nuk shijoi ndonjė vlerėsim tė veēantė. Nė kėtė mungesė vlerėsimi dhe mirėnjohje pėr kohėn, pjesėn e vet kishte edhe biografia. Por, mė e keqe se biografia paskėsh qenė harresa...
I duket sikur fluturon, ndėrsa kalon nėpėr rrugicat qė mbajnė emrat "Vangjush Furxhiu", "Ibrahim Tukiqi", "Ferdinand Deda"... Sa mė shumė emra artistėsh tė shohė, aq mė shumė ledhatohet dhe qetėsohet, shpirti i tij i trazuar.
Herė pas here ulet pranė kompjuterit dhe i shpreh lėndimet e tija. Mihal Luarasit nuk i mungojnė temat pėr tė shkruar. Por mė e preferuara mbetet ajo e polemikės, gjykimit dhe vlerėsimit pėr spektaklet teatrore edhe pse dikur, njė miku i tij e pat kėshilluar se, "po deshe qė, nė funeralin tėnd tė vijnė njerėz, mos shkruaj mė kritikė pėr Teatrin!". Mirėpo, as e dėgjoi dhe as nuk ėshtė penduar pėr kėtė. Sepse, tek Mihal Luarasi nuk ka vdekur shpresa, se punėt do tė ndryshojnė dhe shqiptarėt do tė kujtohen qė, pa kulturėn dhe artin e vėrtetė, mund tė dalin vetėm nė brigjet e Askundit...
MIHAL LUARASI
Artist i Popullit
16 shtator 1929. U lind nė qytetin e Korēės.
1948-1952. Nxėnės nė Liceun Artistik "Jordan Misja", aktrim.
1952-1958. Student nė Akademinė e Teatrit dhe Filmit nė Budapest, regjisurė.
Shtator 1956-janar 1958. Regjisor nė Teatrin Popullor.
Janar - qershor 1958. Budapest
Shtator 1958-shtator 1961. Regjisor nė Teatrin e Estradės - Tiranė.
Shtator 1961-shtator 1966. Regjisor nė Teatrin Popullor
Korrik-gusht 1966. Nė Teatrin "Migjeni", Shkodėr
Shtator 1966-shtator 1971. Regjisor Teatrin "A.Z. Ēajupi" Korēė.
Gusht-shtator 1971. Nė Teatrin "Aleksandėr Moisiu", Durrės
Dhjetor 1971. Festivali X-tė, i Kėngės nė Radiotelevizion
Shtator 1971-mars 1973. Shef katedre nė Institutin e Lartė tė Arteve
Pranverė 1972. Teatri i Operės dhe Baletit
Dhjetor 1972. Festivali XI-tė, i Kėngės nė Radiotelevizion
5 prill -10 korrik 1973. Punėtor betoni nė Uzinėn e Ballshit.
11 korrik 1973. Arrestimi, nė Ballsh.
DISA NGA TITUJT E SHFAQJEVE TĖ TIJ
- Intrigė e Dashuri, nė Teatrin Popullor
- Dragoi i Dragobisė, nė Teatrin Popullor
- Rrugė tė tėrthorta, nė Teatrin Popullor
- Tri ditėt e kjametit, nė Teatrin Popullor
- Dhelpra dhe rrushtė, nė Teatrin Popullor
- Njė dashuri e tillė, nė Teatrin Popullor
- Dy zotėrinj nga Verona, nė Teatrin Popullor
- Banorėt e shkallės nr. 6, nė Teatrin Popullor
- Orrell zbret nė ferr, nė Teatrin Popullor
- Hekurat, nė Teatrin Popullor
- Streha e tė harruarve, nė Teatrin Popullor
- Cuca e maleve, nė Teatrin "Migjeni"
- Mbarimi i shkollės, fillimi i shkollės, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Flakė nė shtėpi, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Njerėzit e minierės, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Pas dy vjetėsh, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Dasma e madhe e dritave, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Njolla tė murrme, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Tė pamposhtur, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Gjurmėt zbulohen, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Nata e fundit e shėrbimit, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Fronti, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Mosha e bardhė, nė Teatrin "A.Z. Ēajupi"
- Ēėshtja e inxhinier Saimirit, nė Teatrin "Aleksandėr Moisiu"
- Mosha e bardhė, nė Teatrin e tė rinjve, Tiranė
- Endrra nė diell, nė Estradėn e Shtetit
- Tri komedi, nė Estradėn e Shtetit
- Kolltuku Magjik, nė Estradėn e Shtetit
- Korbi i bardhė, nė Teatrin Popullor
- Antigona kėrkon tė atin, nė Teatrin Popullor
- Opera Karmen, nė TOB
- Opera Pranvera, nė TOB
- Opera Pėrtej mjegulles, nė TOB
- Opera Traviata, nė TOB
- Opera Pėr tre grosh, nė TOB
LIBRA TE BOTUAR:
- Teatri Kombėtar nė udhėkryq;
- Kujtesa qė nuk fle;
- Gomone, korbi i bardhė; Pėrjetėsisht dashuria.
LIBRA NE PROGRES:
- Vjershat e sirtarit
- Aforizmat Skiplandeze
- Bibla e shpėrvjelė
Hungaria... e para dhuratė qė i fali demokracia
Kush mė shumė se Mihal Luarasi, ka dėshiruar tė mos vonojė demokracia?! Sepse, ia dinte tė mirat lirisė, ndaj dhe nuk iu tremb as arrestimit dhe as qelisė. Tetė vjet burg, u dėnua regjisori i tė famshmit festival tė njėmbėdhjetė nė RTV. Por se mos e keqja i erdhi vetėm nga festivali. Prej kohėsh, ky artist i talentuar, kishte guxuar tė njolloste ideologjinė komuniste. Deri sa dosjes sė tij, ju mbaruan fletėt e bardha... Pėr t'i ardhur radha, fletė arrestit, mė 11 korrik 1973. Pas gjashtė vjetėve del nga burgu. Por u lirua plotėsisht dhe pėrfundimisht nė ditėt e demokracisė...
Nė vitin 1990, nė Stamboll organizohej Festivali Ndėrkombėtar i Filmit. Mė shumė se sa Kujtim Ēashku, nė kėtė konkurim fitoi Mihal Luarasi. Nė njė nga ato ditė tė zhurmshme, Kujtimit i afrohet kryeredaktorja e revistės hungareze, "Bota e filmit", Vera Letay. E ndėrsa priste tė dėgjonte pyetjen e parė tė intervistės, pėr filmin me tė cilin konkuronte, hungarezja interesohet pėr njė regjisor tjetėr.
- A e njihni Mihal Luarasin. Kemi dėgjuar qė ėshtė ekzekutuar nga rregjimi...
Edhe mė shumė surprizohet dhe gėzohet gazetarja, kur mėson se shoku i tij i shkollės, ėshtė gjallė. I lutet qė t'i pėrcjellė pėrshėndetjet e saj, duke i ēuar Mihalit adresėn dhe numrin e saj tė telefonit.
Prekėse dhe mjaft emocionuese ishin bisedat e para, midis dy ish-studentėve tė regjisurės, tė Akademisė sė Teatrit dhe Filmit nė Budapest. Shumė shpejt, Mihalit i erdhi edhe ftesa pėr tė vizituar Hungarinė. Ishte njė ftesė shumė shoqėrore dhe e sinqertė, qė u dėshmua edhe nė pritjen e Budapestit. Me tufa lulesh nė duar e priti jo vetėm Vera, por edhe 17 shokėt e kursit. Pas 32 vitesh pėrsėri bashkė. Tashmė shumė mė tė rritur dhe tė dėshiruar pėr tė kujtuar ato vite studentore. Natėn e dytė pėr nder tė mikut shqiptar, hungarezėt organizuan njė darkė madhėshtore. Tė gjithė tė kėnaqur, tė gjithė tė lumtur tė dėshiruar, pėr ta mbajtur sa mė gjatė mes tyre shokun e tyre tė kursit. Shansi punoi pėr tė dy palėt... Sepse kjo vizitė pėr Mihalin nga turistike u kthye nė shėndetėsore. Pėr fat gjithēka doli shumė mirė. Gjithsesi, miqtė e tij, e shfrytėzuan kėtė rast si njė arsye mė shumė qė Mihali tė qėndronte gjatė nė Budapest. Nuk ishin vetėm miq, por edhe pushtetarė. Fjala vjen, shoku mė i ngushtė i atyre viteve, Ishtvan Ēurka, ishte nėnkryetar i Partisė nė pushtet. Jo mė pak i njohur pėr Mihalin, ishte edhe Presidenti i Republikės, bashkėstudent edhe ky, nė tė njėjtėn Akademi. Por edhe shqiptari, nuk qėndronte mė poshtė se shokėt e vet. Shumė shpejt, ai u integrua plotėsisht nė tė pėrditshmen jetė hungareze. Regjisor, kritik arti, gazetar... Jetoi njė rini tė dytė si atėherė kur ishte student. Po, po, me tė edhe Edi! Plot, 12 vjet nė Budapest. Por jo mė shumė! Mė i dėshiruar dhe mė i bukur se ēdo kryeqytet i botės, tashmė ishte bėrė Tirana...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt