Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Çlirimi i Shkupit, ngjarje që duhet veçuar

    Gjatë dy viteve të ardhshme pritet që të kemi një varg manifestimesh, përmes të cilave do të shënohet 100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Andaj institucionet tona kulturore edhe shkencore kanë paralajmëruar organizimin e shumë tryezave, sesioneve shkencore, e aktiviteteve të tjera në shenjë të kësaj ngjarjeje. Disa nga këto ngjarje do të jenë të nivelit kombëtar. Në fakt, shumë ngjarje të rëndësishme i paraprin shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e ndër to ishin kryengritjet në Kosovë, më 1910, 1911 dhe 1912. Një nga ngjarjet që duhet veçuar në vorbullën e këtyre kryengritjeve më 1912, pra në prag të pavarësisë, ishte edhe marrja nën kontroll e Shkupit, qendrës së Vilajetit të Kosovës dhe njëri ndër 4 qytetet kryesore shqiptare nga kryengritësit në drejtimin e Hasan Prishtinës.

    Rëndësia historike
    Forcat shqiptare në mesin e gushtit çliruan qytetin e Shkupit, por për një kohët të shkurtër u larguan, duke e kthyer atë nën administratën osmane, pas premtimit të kësaj të fundit për plotësim të kërkesave të kryengritësve. Shikuar në aspektin historik çlirimi i Shkupit ka një rëndësi të madhe për historinë tonë, për vetë faktin se për kohën ky qytet kishe një pozitë shumë strategjike për Evropën Juglindore, thonë historianë tanë. Sipas tyre, marrja e këtij qyteti kishte alarmuar jo vetëm Perandorinë Osmane, por edhe vendet fqinje dhe fuqitë e mëdha, të cilat kishin bërë llogaritë e tyre për këtë pjesë të Ballkanit. Andaj, shprehen ata kësaj ngjarjeje duhet kushtuar një rëndësi e veçantë, duke mos e lënë të kalojë nën hijen e manifestimeve të tjera. Historiani, Sylë Ukshini, një njohës i periudhës së pavarësisë dhe zhvillimeve në Kosovë gjatë atyre viteve është shprehur se marrja e Shkupit pati një rëndësi dhe jehonë jo vetën në botën shqiptare, por edhe më gjerë. “Kësaj ngjarjeje duhet kushtuar një rëndësi më e madhe dhe të thuhet e vërteta, veçmas për të hedhur poshtë propagandën serbo-maqedonase për këtë ngjarje”, ka pohuar Ukshini. Sipas tij, edhe dy vjet dhe do të festohet 100-vjetri i pavarësisë së Shqipërisë dhe studiuesit tanë duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë për të sjellë studime me interes për këtë ngjarje, posaçërisht çlirimi i Shkupit.“Është një rast i mirë që studiuesit shqiptarë, kudo që janë, të sjellin botime dhe të kontribuojnë në të mirë të së vërtetës së historisë sonë kombëtare. Pra, të sjellin një interpretim të ri historik, sepse ka shumëçka për t’u thënë në këtë drejtim”, ka potencuar historiani mr. Sylë Ukshini. Ai ka porositur institucionet tona që më shumë të përkrahin studiuesit në këtë drejtim. Ai ka shtuar se studiuesit duhet të sjellin fakte dhe dëshmi për çlirimin e Shkupit, nga kryengritësit shqiptarë. Posaçërisht raportet ndërmjet vetë krerëve të kryengritjes. “Çlirimi i Shkupit pati rëndësi të veçantë, po kjo rëndësi zbehet për shkak ekzistimit të tri rrymave që kanë ekzistuar në lëvizjen tonë kombëtare. Këto janë ato që në njëfarë mënyre e zbehin rëndësinë e çlirimit të Shkupit”, ka thënë Ukshini, duke shtuar se rryma pavarësiane që përfaqësohej nga Hasan Prishtina u detyrua të pajtohet me rrymën e antantës liberale dhe të asaj hamitiane, siç i ka quajtur ai dhe që të lëshonin Shkupin, pasi autoritetet turke thanë se do të plotësonin kërkesat e shqiptarëve.

    Raporti i gazetës vjeneze
    Ukshini është shprehur se gjatë hulumtimeve që ka zhvilluar në arkivin e Vjenës ka ndeshur në shumë të dhëna për këtë periudhë. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e historiografisë serbe, e sidomos asaj maqedonase, për plaçkitje të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë. Për ta dokumentuar këtë ka treguar një raport të gazetarit të asaj kohe të gazetës vjeneze, “Neue Freie Presse”, që raportonte nga Shkupi, i cili shkruante se trenat nga Mitrovica e Ferizaj që shkonin në drejtim të Shkupit ishin të stërmbushur, por në Shkup mbretëronte një disiplinë dhe rregull i madh në radhët e kryengritësve. Sipas Ukshinit, nuk është e vërtetë ajo që thonë pseudoshkencëtarët maqedonas, por, siç është shprehur ai, e vërteta është se kryengritësit shqiptarë nuk u morën vesh ndërmjet veti dhe u tërhoqën pa i realizuar kërkesat. “Në asnjë dokument arkivor të Vjenës nuk kanë gjetur se ka ndodhur ajo që thonë sllavo-maqedonasit”, ka pohuar mr. Sylë Ukshini. Edhe historiani dr. Lush Culaj ka veçuar rëndësinë e historike të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë në gusht të 1912. Ai ka thënë se çlirimi i Shkupit kishte një rëndësi të veçantë për shqiptarët, duke shtuar se institucionet tona duet t’i kushtojnë kësaj ngjarjeje një vëmendje më të madhe. “Është një ngjarje e madhe kombëtare dhe institucionet shtetërore duhet të japin më shumë mbështetje materiale për hulumtime në arkiva të ndryshme për studiuesit”, ka pohuar Culaj. Edhe dr. Culaj ka hedhur poshtë pretendimet maqedonase për plaçkitje të qytetit nga kryengritësit shqiptarë. “Pohimet e propagandës serbo-maqedonase për plaçkitje të Shkupit nuk janë të qëndrueshme, sepse qëllim i shqiptarëve ishte çlirimi i këtij qyteti dhe bashkimi i gjithë territoreve shqiptare në një shtet”, ka pohuar dr. Lush Culaj. Nevojë e shënimit të kësaj ngjarjeje dhe mbajtjen e një simpoziumi shkencor e ka pohuar edhe dr. Dr. Lulëzim Lajçi, sekretar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ai ka thënë se kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, që u kurorëzua me çlirimin e kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës-Shkupit, duhet t’i jepet rëndësia që i takon. “Ne si institut për sivjet planifikojmë që në Javën e Albanologjisë, në kuadër të Degës së Historisë, të organizojmë një simpozium kushtuar 100-vjetorit të kryengritjes së vitit 1910”, ka thënë ai, duke shtuar se në vitin 2012 gjithsesi do të duhej të organizohej një simpozium ose konference shkencore mbarëkombëtare kushtuar kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •