„Zot, dëgjoje përgjërimin tim, kije parasysh lutjen time.."!
Sepse, nuk kemi Kryeprift që nuk mund të ketë dhimbje për dobësitë tona, pasi ai vetë i ka sprovuar të gjitha si ne, me përjashtim vetëm të mëkatit. (Hebr 4, 15)
Vështroje, o Hyj, përlutjen time, dëgjoje lutjen time! nga fundi i botës po të thërras; sepse zemra ime është ligështuar, më nxirr në qetë që s’mund t’i afrohem."
Sepse ti je shpresa ime, kala e fortë përballë armikut. Përjetë do të banoj në tendën tënde,...(Ps 60, 2-3-4).
Kur lexojmë apo kemi lexuar ketë rresht të psalmit qe thotë; „Nga fundi i botës“ nuk e dijë nëse kemi menduar se çka na flet ky rresht?
„Nga fundi i botës“ d.m.th. ngado... Këtu nuk bëhet fjalë për një person të vetëm, që thërret; e megjithatë, duket se vetëm një njeri thërret, sepse ekziston vetëm një Krisht, gjymtyrët e të cilët jemi ne (Efes 5'; 23)... Ai i cili klith nga fundi i botës, ndodhet në makthin e vdekjes, por nuk është i braktisur. Sepse ne jemi ai, d.m.th. trupi i Tij, të cilin Zoti e ka pasqyruar në Trupin e Vet... Kur Ai kërkoi të tundohej nga Djalli, Ai na reflektoi në mënyrë të mrekullueshme në Trupin e Tij. Në Ungjill lexojmë, që Zoti ynë Jezu Krisht u tundua nga Djalli në shkretëtirë. Je ti që u tundove në Krishtin, sepse Krishti mori prej teje mishin e Tij, për të dhuruar ty Shpëtimin e Vet;
prej teje e mori vdekjen e Tij, që të dhurojë ty jetën e Vet;
nëpërmjet teje i pësoi mallkimet, që të dhuronte ty nderimin e Vet.
Prej teje pra, Ai pranoi edhe tundimet, që të dhuronte ty triumfin e Vet. Pra, nëse ne tundohemi në Të, ashtu edhe në Të do të triumfojmë mbi Djallin dhe vdekjen.
Ti e di që Krishti u tundua dhe nuk e ditërke se Ai doli ngadhënjimtar nga ajo betejë?! Nëse e ndjen se je tunduar në Të, do të ndihesh edhe si fitimtar në Të.
Ai mund ta kishte ndaluar Djallin T’i afrohej; por, nëse nuk do të ishte tunduar, si do të mund të të mësonte, që ti mund të mbetesh ngadhënjimtar në tundime?
Prandaj, nuk është e çuditshme që Ai, i ngushtuar nga tundimet, klith, ashtu siç thotë Psalmisti, nga fundi i Tokës. Por, përse nuk mposhtet Ai? Psalmi vazhdon më tej: „Ti më ke ngritur mbi shkëmb“... Le të kujtojmë Ungjillin: „Mbi këtë shkëmb do ta ndërtoj Kishën Time.“ (Mt 16, 18). Është pikërisht Kisha, të cilën Ai donte ta ndërtonte mbi shkëmb, e cila bërtet nga skaji i Rruzullit. Atëherë, kush u bë shkëmbi, mbi të cilin Kisha arriti të ngrihej? Le ta dëgjojmë Shën Palin tek na thotë: „Shkëmbi është Krishti.“ (1 Kor 10, 4). Mbi Të jemi ngritur. Kështu pra, është e qartë, se përse ky shkëmb mbi të cilin jemi ngritur, ashtu siç u tundua Krishti nga Satani (Mt 7, 25), fshikullohet në fillim prej erërave të stuhisë dhe tronditet nga përmbytjet e rrebeshet. Ky është pra themeli i palëkundshëm, mbi të cilin Ai donte të të ngrinte Ty.
Krijoni Kontakt