Vrasja e minoritarit nė Himarė u pėrdor pėr qėllime politike
Njė vlerėsim ndoshta jo i drejtė, por i edhe nxituar nga politika greke, njė vlerėsim qė mė shumė rėndon imazhin e vendit komunitetin shqiptar nė Greqi. Temperaturat e larta nė Greqi mesa duket kanė prekur edhe politikėn vendase, qė ende kėrkon tė gjej drite nė errėsirė. Si njė kliente e pėrhershme nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Strasburgut dhe kampione nė BE pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut, si Delja e zezė pėrpiqet tė tėrheqė vėmendjen e Komunitetit tė BE-sė, se minoriteti nė Shqipėri po vritet dhe kėrcėnohet. Si nxėnėsi mė i dobėt i klasės kėrkon tė hapė probleme me Shqipėrinė, duke shfrytėzuar nė maksimum edhe rastin e fundit.
Po pėrse ndodh kjo?
Pėrse ky vend gjithnjė kėrkon tė hapė probleme tė paqena e tė shkaktojė tensione nė Shqipėri? Po kush ėshtė Greqia? Tė njohur si sherrxhinjtė e Europės kanė ēuar kėtė ngjarje deri nė Bashkimin Europian, nė njė kohė kur po hartohej programi pėr perspektivėn e Shqipėrisė nė BE. Eurodeputeti i opozitės z. Kumcako i ka kėrkuar Komisionit tė BE-sė qė tė nxisė vendin tonė pėr tė kapur fajtorėt e krimit, nė njė kohė kur dihej angazhimi i autoriteteve shqiptare. Greqia gjithnjė ka ditur tė shfrytėzojė dhimbjet njerėzore pėr qėllime politike. Edhe kėtė radhė ende pa pėrfunduar hetimet nga organet kompetente, e ka pagėzuar kėtė vrasje si njė pastrim etnik nga nacionalistėt shqiptarė, me pretendimin se himarioti u vra pse donte tė fliste greqisht. Edhe kėtė radhė politika greke ėshtė bashkuar si njė trup i vetėm nė emėr tė mbrojtjes sė komunitetit grek tė mbėshtetur nga Bollano dhe Arkipieskopi Janullatos, gjoja pėr tė shpėtuar minoritetin, po nga kush? Greqia mesjetare tenton qė krimet e kryera kundėr komunitetit shqiptar nė Greqi ti eksportojė nė Shqipėri, nė njė moment ku kriza ekonomike po gjunjėzon kėtė vend nga dita nė ditė.
Papandreu gjunjėzohet nga opozita
Papandreu ėshtė gjunjėzuar shpejt nga presioni i brendshėm politik, nė njė kohė pa dalė pėrfundimet e hetimeve lidhur mbi vrasjen. I nxituar si asnjėherė Papandreu me kėtė veprim vulosi pėrfundimisht se Greqia ende nuk po gjen dritė pėr tė dalė nga errėsira e nacionalizmit e shovinizmit. Nė prag tė zgjedhjeve vendore Papandreu bėn njė kthesė 360 gradė kundrejt vendit tonė, njė kthesė qė lė tė kuptosh se vija politike e Greqisė kundėr Shqipėrisė ėshtė e njėjtė e pa ndryshueshme dhe e parapėrcaktuar.Nuk ishte ndonjė e papritur kur qeveria e tij lėshoi njė deklaratė jo mirėdashėse, pasi kujtonte marrėveshjet reciproke dhe ato pėr tė drejtat e minoritetit grek, duke i kėrkuar autoriteteve shqiptare ndėshkimin e autorėve tė krimit. Kjo deklaratė e nxituar hapi rrugėn e absurdeve tė mentalitetit ballkanas, me reagimet e nacionalisteve dhe tė diplomatėve, pėr tė implikuar njė vrasje tė karakterit banal me skenarė politik.
Shfrytėzimi i vrasjes
Vrasja e minoritarit ėshtė shfrytėzuar mė sė mirė edhe kėtė radhė nga shovinizmi dhe ekstremistėt e vendit, qė nė mėnyrė tė drejtė pėr sė drejti gjunjėzuan edhe qeverinė e Papandreut, qė duke mos patur mė besim nė qeverinė shqiptare, ka reaguar ashpėr me kritika tė rėnda kundėr qeverisė shqiptare, i ka kėrkuar pėrshpejtimin e gjetjes sė fajtorit. Gjithashtu i mėson qeverisė sonė se si duhet ta dėnojė kėtė vrasje, tė ngrejė nė kėmbė shoqėrinė shqiptare si dhe pėrfaqėsuesit politik.
Nuk prononcohet ambasada shqiptare nė Athinė
Ambasadori shqiptar i porsaardhur nė Athinė ende nuk ėshtė prononcuar akoma, tė dėnojė kėtė vrasje, nė njė kohė kur mbarė Greqia ėshtė ngritur nė kėmbė, kur dhe ekstremi i djathtė di tė shfrytėzojė shumė mire kėto momente e tė krijojė tensione. Siē dihet nė kėtė vend punojnė dhe jetojnė rreth 700 mijė shqiptarė, tė cilėt prisnin njė reagim mė tė shpejtė tė qeverisė shqiptare, edhe pse kjo vrasje regjistrohej si nga tė parat nė vendin tone.
154 shqiptarėt e vrarė
Por kjo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė justifikojė heshtjen e qeverisė greke dhe shqiptare pėr vrasjen e 154 emigrantėve tanė. Vrasjen e emigrantėve tė pafajshėm me arsyen pse veshėn bluzėn e kuqe, vrasjen e fėmijėve 13 vjeēar, apo tė moshuarve 65 vjeēar. Qeveria greke dhe ajo shqiptare duhet tė ndėrgjegjėsohen pėr rihapjen e hetimeve nė vrasjen e 68 emigranteve shqiptar nga policia greke (Astinomia), viktima tė cilėt nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me krimin.
Samaras: Athina duhet tė reagojė fort
Kreu i opozitės sė djathtė Antonis Samaras ka shprehu gjithashtu mbėshtetjen e pakicės greke qė jetojnė nė Shqipėri dhe ka kėrkuar dhe dėnimin shembullor tė fajtorėve. Ai theksoi se Athina duhet tė reagojė fort pėr veprime tė tilla, tė cilat shkaktojnė tensione dhe probleme nė jetėn e grekėve nė Shqipėri.
Ndėrkohė policia akuzon emigrantėt si fajtorė tė krimit
Sondazhi: Greqia, vendi mė armik i tė huajve
Racizmi dhe ksenofobia i ka rrėnjėt nė vetė shtetin helen, nė tėrė mekanizmin e tij lėvizės, ku mė shumė se kushdo ky racizėm ėshtė ndjerė tek shqiptarėt Me kėtė veprim racor vetė shteti ka ndikuar nė rritjen e mėtejshme tė ksenofobisė dhe tė racizmit, duke paraprirė me shembullin e vetė nė shoqėri, duke e ēuar kėtė vend kampion tė BE-sė pėr vrasjet dhe keqtrajtimet e tė huajve. Si gjithnjė Greqia mundohet me ēdo kusht qė pėrballė opinionit ndėrkombėtar tė tregojė se nė kėtė vend nuk ka ndodhur asgjė, duke lėnė nė haresė qėllimisht 154 vrasje nga policia 68 dhe 86 nga qytetarė tė saj, qė me sa duket kohėt e fundit janė kthyer nė mode policore. Vrasjet pėrbėjnė krim, si dhe aq mė tepėr kur mė 1993 ėshtė ndaluar nė kėtė vend dėnimi me vdekje. Deri mė sot policia vendase ka vrarė vetėm 8 shtetas grek, ndėrsa shqiptar 68. Nė vitet 2000-2002 u penalizuan pėr vrasje vetėm pesė policė, po mė nė fund asnjė nga kėta nuk u dėnua. Nuk ėshtė e rastit qė drejtėsia greke tė mos ketė kurajon morale, pėr tė dėnuar asnjė nga vrasėsit, tė cilėt deri mė sot nuk u kanė kėrkuar tė falur familjeve tė viktimave, por pėrkundrazi janė duartrokitur nė sallat e gjykatave.
Sondazhi
Sondazhi i zhvilluar tre vite mė parė nga Qėndra e Kėrkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) nė vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantėt dhe botuar nė gazetėn e pėrditshme angleze, The Guardian. Sipas kėtij raporti tė pėrgatitur me pėrfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetėm qė nuk ishte tolerant ndaj emigrantėve dhe tė huajve nė pėrgjithėsi, por mbi tė gjitha ėshtė cilėsuar vendi mė armik i tė huajve nė Evropė, nė njė kohė kur prej shumė vitesh tė huajt janė pėrballur tė vetėm ndaj sulmeve tė njėpasnjėshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistė tė djathtė. Sipas gazetės The Guardian, mbėshtetur nė studimin e mėsipėrm thuhet se dy shtresa janė nė Greqi, ku pėrballen mė shumė me racizmin dhe konservatorizmin grek. Kėta janė emigrantėt shqiptarė dhe minoritarėt turq nė Thrakinė Lindore, dhe shton se kėtyre dy lloj shtresash nuk u shėrbehet nė spitale dhe nuk u jepet shtėpi me qera, ndėrsa shtypi grek shkruan herė pas herė kundėr emigrantėve, duke nxjerrė nė pah vetėm anėt negative.
Policia: Emigrantėt fajtorė tė krimit
Sipas sondazhit tė fundit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtėsisė, nė ksenofobinė e saj ndaj emigrantėve. Edhe kėto mekanizma, ashtu si dhe pėrqindja mė e madhe e popullsisė vendase (95%) janė ksenofobė, e si pjesė pėrbėrėse kanė tė njėjtin mendim negativ. Ky mekanizėm ashtu si dhe ai i drejtėsisė vėnė para pėrgjegjėsisė tė huajt pėr rritjen e kriminalitetit, nė njė kohė kur faktet dhe shifrat flasin vetėm pėr 2-3 pėr qind. Sipas sondazheve 92 pėr qind e policėve, qė u intervistuan, besojnė se ka rritje tė kriminalitetit nė kėto 10 vitet e fundit. 57.5 pėr qind e tyre mendojnė se tė huajt ndikojnė pak nė rritjen e kriminalitetit. 35.9 pėr qind besojnė se tė huajt mbajnė pėrgjegjėsi pėr rritjen e kriminalitetit nė Greqi. Ndėrkaq 56.6 pėr qind e policėve besojnė se tė huajt janė fajtorė mė shumė se sa viktima tė krimit. Ndėrsa 40 pėr qind besojnė se tė huajt janė viktima tė krimit.
Burg pa afat pėr autorin e aksidentit tė Himarės
Gjykata e Vlorės ka dhėnė dje masėn burg pa afat pėr shtetasin Ilir Muka, i akuzuar si autori kryesor i aksidentit tė katėr ditėve mė parė nė Himarė, ku mbeti i vdekur shtetasi Aristotel Guma. I akuzuari kryesor pėr aksidentin nė Himarė, 20-vjeēari Ilir Muka u vetėdorėzua para dy ditėsh nė Policinė e Vlorės, pasi kishte qėndruar i fshehur nė njė fshat nė afėrsi tė Tiranės qė pas shpalljes nė kėrkim. Pas masės sė sigurisė pėr autorin e vrasjes, Ilir Muka, gjykata e Vlorės ka dhėnė masėn e arrestit me burg edhe pėr shtatė tė arrestuarit e tjerė, tė cilėt pėrkrahėn drejtuesin e automjetit, Ilir Muka nė realizimin e krimit. Gjykata ka dhėnė masėn e arrestit me burg pėr Andi Salataj, me 20 ditė burg u dėnuan Aleksandėr Gjika, Bledar Meminaj dhe Andi Kotorri. Ndėrsa me 15 ditė burg u dėnua Juxhin Mustafaj. Fatjon Jahaj dhe Joni Bushi u dėnuan me nga njė milion lekė garanci. Aksidenti u shoqėrua me protesta dhe bllokim tė rrugės nacionale pėr gati 15 orė nga banorėt e Himarės, si dhe ngjalli reagimin e Athinės Zyrtare dhe tė kryepeshkopit Janullatos.
Godo: Aksidenti politizohet qėllimisht, Bollano e Dule duan aneksimin e Himarės
Plaku i urtė i politikės shqiptare Sabri Godo ka deklaruar dje pėr Alsat se aksidenti i ndodhur nė Himarė, nė mėnyrė tė qėllimshme po i vishen ngjyra politike. Godo i konsideron tentativa pėr cėnim tė autoritetit territorial, deklaratat e ditėve tė fundit tė bėra nga kryetari i Bashksiė sė Himarės Vasil Bollano. Kjo bėn pjesė nė njė lloj strategjie tė vjetėr qė duhet tė ishte varrosur me kohė dhe qė pėr ēudi mbetet gjallė qė tė shpallet Himara minoritet dhe tė trajtohet si e tillė. Madje shkohet edhe mė tej, kėrkohet qė atje te vijė polici greke. Me fjalė tė tjera kėrkohet aneksimi i kėtij territori. Kėtu kemi tentativėn direkte pėr cėnimin e territorit, tha Godo. Duke mos u ndalu me kaq, Godo shtroi pyetjen: Ēpunė ka qeveria apo politika greke me konfliktin ndėrmjet dy shtetasve shqiptarė dhe pėrse duhet tė quhet minoritar ky himarjoti? Vetėm pėr faktin qė flet greqisht? Ka shumė njerėz nė Shqipėri qė flasin greqisht pa qenė minoritar. Ky kryetari i opozitės greke pyet nėse Shqipėria e ka vėnė nė dijeni Kėshillin e Europės pėr kėtė qė ndodhi nė Himarė, por pala greke a e ka vėnė nė dijeni Kėshillin e Europės se atje kanė shkuar nė hell njė shqiptar dhe kanė pėrdodur mjete si tė mesjetės?
Shqipėria pak aktive nė mbrojtjen e emigrantėve
Nė pamjen globale tė mbrojtjes sė tė drejtave tė emigrantėve, si dhe tė trajtimit tė tyre brenda ligjeve tė Konventės Evropiane dhe tė OKB-sė, Shqipėria, deri mė sot, ka dalė e humbur nė raport me vendet e tjera tė botės. Forca dhe zėri institucioneve tė drejtėsisė, si dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut etj., kanė qenė tė pafuqishėm pėr tė kėrkuar llogari pėr keqtrajtimin poshtėrues tė emigrantėve tanė kudo. Por njė problem i pazgjidhur nė kėtė drejtim ėshtė dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantėt e tij. Nuk di akoma, ose bėn sikur nuk i di, nėse u sigurohen tė drejtat, qė u takojnė konform ligjit ndėrkombėtar.
Krijoni Kontakt