Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642

    Ramazani nė Prizren



    Ramazani nė Prizren

    Prizreni vazhdon tė jetė qytet i veēantė nė pėrjetimin e ditėve dhe netėve tė Ramazanit. Aktivitetet kulturore dhe fetare nuk mungojnė pėr asnjė ditė dhe asnjė natė.

    Risia kryesore e Ramazanit tė kėtij viti ėshtė iftari i organizuar nga Kryetari i Komunės sė Prizrenit, Prof. Dr. Ramadan Muja. Me propozim tė Partisė sė Drejtėsisė, e cila ėshtė partnere e koalicionit tė pushtetit lokal nė Prizren, Kryetari i Komunės, Ramadan Muja po organizon iftare tė pėrbashkėta pėr 200 persona pėr ēdo natė nė njėrėn nga restorantet private tė qytetit. I tėrė ky aktivitet financohet nga Komuna, aty ku derdhen shumica e taksave tona qė i paguajmė si qytetarė tė Republikės sė Kosovės.


    Pamje nga iftaret e organizuar nga Kryetari i Komunės sė Prizrenit.

    Pėr iftaret e pėrbashkėta ėshtė pėrkujdesur edhe KFOR-i Turk, i cili mirėpret pėr ēdo natė nga 150 persona nė ambientin e hapur te ish parkingu nė qendėr.

    Disa orė para iftarit rrugėt e Prizrenit janė shumė aktive. Disa nga puna kthehen nė shtėpi, tė tjerėt shkojnė pėr iftar tek tė afėrmit e disa tė tjerė kthehen nga pazari me perime pėr ta pėrgatitur sallatėn e iftarit.

    Nga furrat e vogla dalin njerėz me tepsi nė dorė tė mbushura me “pitajka me vo”, ndėrsa era e kėndshme e “pitajkave” dhe e “toplive” mbush rrugėt e qytetit.

    Ezani i akshamit i boshatis tė gjitha rrugėt e qytetit. Pėr ata qė agjėrojnė dhe ata qė nuk agjėrojnė, respekti ndaj sofrės sė iftarit mbetet ende i gjallė.

    Nėse planifikoni qė ndonjė natė tė Ramazanit ta kaloni nė Prizren, atėherė ju preferojmė qė namazin e teravisė ta falni nė oborrin e xhamisė sė Emin Pashės. Namazi nė ambient tė hapur i pėrcjellur me flladin e mbrėmjes dhe nėn zėrin shumė tė bukur tė Hafėz Dautit, imamit tė xhamisė, do t’ju japin njė pėrjetim tė kėndshėm dhe tė paharruar nga vizita nė Prizren gjatė Ramazanit.

    Pas namazit tė teravisė mund ta vizitoni Panairin Kulturor qė organizohet pėrball xhamisė sė Emin Pashės, nė oborrin e Hamamit. Organizatori i kėtij panairi ėshtė OJQ AKEA ndėrsa ky ėshtė Ramazani i katėrt qė AKEA organizon kėtė Panair.

    Muret e lashta dhe kalldrėmi i Hamamit, muzika orientale, kamerierėt me veshje tradicionale, ēaj dhe kafe turke, boza, bakllava, sytliaē, minaret pėrreth, do t’ju bėjnė tė ndihem sikur jeni kthyer prapa nė kohė.

    Panairi Kulturor ėshtė njė ndėr atraksionet mė tė mėdha tė netėve tė Ramazanit. Qindra vizitorė vėrshojnė pėr ēdo natė hapėsirėn e vogėl tė oborrit tė hamamit pėr t’i shijuar ėmbėlsirat e vjetra tė cilėve assesi nuk i kalon ‘moda’ nė Prizren.



    Nė Panairin Kulturor marrin pjesė edhe tregtarė lokal tė cilėt bėn shitjen e librave, stolive dhe tė veshjeve kombėtare.

    Njė panair i ngjashėm ėshtė organizuar edhe pėrball Lidhjes sė Prizrenit, tek “gjashtė qeshmet”, nga ana e OJQ-ės sė tė diplomuarve nė Turqi.

    Aktivitetet e OJQ-ės AKEA nė Prizren kanė marrė hov gjatė muajit tė Ramazanit.

    Forumi i femrės i OJQ-ės AKEA, ēdo vikend ka planifikuar shitjen e ėmbėlsirave nė Panairin Kulturor me moton: “Blej njė ėmbėlsirė, ndihmo njė skamnor”. Tė gjitha ėmbėlsirat pėrgatiten nga vetė anėtaret e organizatės, ndėrsa i tėrė fitim shkon pėr rastet sociale.

    Nga aktivitetet e tjera tė AKEA-s, tė organizuara enkas pėr muajin e Ramazanit, veēojmė Turnirin nė futboll tė vogėl dhe aksionin e madh humanitar “Shporta e Ramazanit”.

    Edhe kanalet televizive, qė operojnė nga Prizreni, “Besa” dhe “Ballkan”, kanė pėrgatitur programe tė ndryshme speciale pėr nder tė muajit tė Ramazanit.

    Nė disa xhami tė qytetit, nė kohėra tė ndryshme tė ditės, vazhdon tradita e leximit tė pėrbashkėt tė Kuranit, me qėllim tė kryerjes sė hatmes.

    Nostalgjia pėr Ramazanet e vjetra mbetet ende tek mė tė moshuarit. Por, edhe kjo qė po ndodh kėto vitet e fundit sikur po jep shenjė se diēka ka filluar tė lėviz nga vendi dhe t’i kthehet traditės, asaj tė cilės i takojmė. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anėtarėsuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    bravo per Prizrenin

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Prizrenalit si gjithe ma te fortiti.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    eu bre gojen leng ma cut bre se edhe dy ore ka iftari ke ne ,haj ju befte mire

  5. #5
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga blueton Lexo Postimin
    eu bre gojen leng ma cut bre se edhe dy ore ka iftari ke ne ,haj ju befte mire
    Nėse je duke e shikuar TV Besen, njė Hafiz ėshtė i ftuar dhe po tregon se mbi 200 Hafiza i ka Prizreni.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  6. #6
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Qka i bjen me kan hafiz ,se nuk po e kuptoi gjuhen turke.
    Eshte dhembje qe ne prizeren eshte perzi leshi nuk din kush qka jan as ata vet.
    Hafiz ėshtė nė gjuhėn shqipe, madje shumė atdhetar e kishin nė parashtesėn e emrit tė tyre kėtė epitet qė ka domethėnien se e din Kur'anin pėrmendėsh (nė tėrėsi). Kur'ani i ka 30 pjesė, 28 nga tė cilat janė me nga 20 faqe, njė me 21 faqe dhe njė pjesė me 23 qė gjithėsej bėjnė 604 faqe komplet Kur'ani, keta janė e ardhmja e Kosovės. Po flasim vetėm pėr Prizrenin pa dalur pak mė nė jug (nė Dragash) apo edhe nė qytetet tjera ku shifrat arrijnė ne mijė.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  7. #7
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    A shkollovan koke
    Shko pyete diken qe njeh gjuhen shqipe,se hafiz nuk ka ne fjalor shqip o kungull.
    Ti po mė flet pėr gjuhėn shqipe, a vet nuk din me shkrujt shqip

    A shkollovan koke
    Shko pyete diken qe njeh gjuhen shqipe,se hafiz nuk ka ne fjalor shqip o kungull.
    Aaa i shkolluar qenke
    Shko pyete ndokėnd qė e njeh gjuhėn shqipe, ngase hafiz nuk ka nė fjalor shqip...

    Qishtu ahmak, hajt tash mertheu anena e mos tė shoh ksajde ti vet sdin me fol shqip o gilipter i kraleves.

    P/s Mirėsevini nė Republikėn Islamike tė Kosovės
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ne kosove, nje nder gjerat qe na kan dallu neve shqiptareve prej serbeve gjithmon ka qen agjerimi i ramazanit dhe ngrenja e mishit te derrit.

    Keshtu qe ne baze te ketij fakti, sot po perdoret kjo pjes humori: Ai qe nuk agjeron ne kosove eshte pjes e familjes marinkoviq dhe lutet ti kullos derrat
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    MafiWarz nuk i takon komunitetit Musliman andaj pres nga moderatoret qe te mos postoj ketu.

    Sa i pėrket Prishtines ēdo ka organizim tė iftarėve mbi Pallatin Rinisė (organizatorė janė BIK-u dhe disa OJQ), poashtu nė disa lokale private ka iftare falas.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    bravo ju qofte....ne qe jemi ne gurbet na mungojn keto gjera
    Jetė e rėndė.......!!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •