Nje arsye me shume pse greket kane shtuar 'aktivitetin' ne jug te Shqiperise...
*********
Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim kreun e PDU-së Shpëtim Idrizin, me të cilin ka biseduar për cështjen came. Lajmi bëhet i ditur nga një deklaratë për shtyp e PDU-së. Gjatë takimit, thuhet se është ranë dakord në parim për mundësinë e krijimit të Komitetit Kombëtar të Diasporës, që është një ndër shtyllat programore të PDU-së, e cila do të vijë në ndihmë të diasporës shqiptare kudo që ndodhet.
Kryeministri Berisha gjate takimit theksoi se çështja çame duhet të trajtohet nga Shqipëria dhe Greqia si një çështje e të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me normat evropiane. Kryetari i PDU-së, z. Shpëtim Idrizi i paraqiti nismat e ndërmarra nga PDU për zgjidhjen e kësaj çështjeje, si kontraktimi i një studioje ligjore britanike, më e njohura në fushën e së drejtës evropiane për të drejtat e njeriut, për të zgjidhur ligjërisht çështjen çame në gjykatat ndërkombëtare. Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi se kjo çështje duhet të trajtohet në përputhje me traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe ku është e sanksionuar zgjidhja e çështjeve pronësore dhe të tjera juridike për popullësitë e dy vendeve.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se kjo çështje nuk është çështje e pretendimeve territoriale, por një çështje që ka të bëjë tërësisht me të drejtat themelore të njeriut, që janë shkelur në rastin e popullësisë shqiptare të Camërisë.
BalkanWeb
Krijoni Kontakt