Tri ditė nga paraqitja e tij pas katėr vjetėsh nė Parlamentin e Kubės, Fidel Kastro ka mbajtur njė fjalim nė televizion, nga ku kujtoi Presidentin amerikan, Barak Obama, tė ruhet se rrezikon ta vrasin cifutet. Kastro doli nė televizion pėr ti shpjeguar popullit se ai do tė angazhohet sėrish nė drejtimin vendit, kėsaj radhe jo mė si President, por si kėshilltar. Detyra ime ėshtė tė bėj njė lloj kėshilltari, tė them atė qė mendoj dhe kush ka fuqinė tė marrė vendimet, - tha ai nė televizionin venezuelas, Telesur. Shokėt nuk janė persona qė duhet ti pilotoj unė. Ajo qė dua ėshtė qė tė mendojnė me mendjen e tyre, - shtoi. Duke iu referuar Presidentit amerikan, pėr tė cilin foli edhe nė Parlament, Fidel ka pėrsėritur apelin pėr tė evituar luftėn nukleare me Iranin, gjė pėr tė cilėn ai ėshtė i bindur se mendohet dhe diskutohet nė Uashington. Kastro tha se Obama ėshtė nė rrezik pėr jetėn. Fakti qė nuk ėshtė vrarė deri tani, ėshtė ēėshtje fati. Mund ta vrasin, por nuk besoj se do ta bėjnė tani. Gjithsesi, ai duhet tė mbrohet, duhet tė kujdeset pėr veten, - tha Kastro nė televizion. Pėr ēėshtjen e pėrfolur gjatė tė dokumenteve sekrete amerikane tė botuara nė Wikileaks, mbi luftėn nė Afganistan, Kastro tha se duhe ti bėjmė njė monument Wikileaks, se tregoi qė SHBA nuk mund tė ketė mė kontrollin e sekreteve tė veta.
http://www.panorama.com.al/index.php?id=43909
Krijoni Kontakt