Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Lutjet per te fjeturit

    Para Pentikostise, te shtunen, festohet e shtuna e shpirterave, ku perkujtohen te fjeturit ne Zotin, nje pike kyce ne jeten e Kishes.

    Nje nga herezite me te tmerrshme te protestantizmit, ishte piekrisht ELEMINIMI i ketij dimensioni vertikal te komunionit te shenjtoreve ne kishe, dhe si pasoje berja inefektive e lutjeve per te krishteret e vdekur ne trup, duke u mohuar atyre, qe vete s'mund te bejne me asgje per vetet e tyre, HIRE te paimagjinueshme.

    Une e krahasoj kete KRIM njesoj si me ABORTIN.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist, si e shpjegon ti faktin qe lutja per te vdekurit nuk keshillohet ne Bibel, as nga Krishti dhe as nga Apostujt?

    Per me teper, nqs dikush e ka marre Krishtin ne kete jete, per cfare nevoje ka per lutjet tona kur ai eshte ne jeten tjeter prane Krishtit?

    Ose e kunderta, nqs dikush nuk e ka marre Krishtin ne kete jete, mendon se mund ta marre pas vdekjes me lutjet tona? (Kujto paravoline e te pasurit dhe Lazarit)

    Une personalisht nuk jam kunder ketyre lutjeve kur ato behen me zemer sepse jane shprehje e dashurise per te afermit e fjetur, nje dashuri ne Krisht qe e mund vdekjen, por ka dhe raste kur keto behen me hipokrizi dhe njerezit mendojne se duke thene ca lutje per te vdekurit e permbushin detyrimin ndaj tyre dhe ndaj Zotit. Pra problemi, per mendimin tim, eshte kur keto shnderrohen ne qellim ne vetvete.

    Per me teper perse duhet qe te bejme dicka qe Krishti nuk na e ka kerkuar dhe as Apostujt nuk e kane keshilluar?

    (e zhvendosa ne nje teme te re ne menyre qe mos dalim nga tema kryesore. Nqs mendon ta kthej serisht aty me thuaj)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 25-05-2010 mė 17:42
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Lexo me shume per kete teme. Ka materiale online sa te duash.

    Rendesi ka qe te dalim nga menyra evangjeliste e te menduarit edhe te pyeturit, sepse nuk eshte vecse nje mendesi ateiste, e ndarjes-skizmes se te dukshmes me te padukshmen, e krijeses nga krijuesi, cfare sjell disbalancim ne vete misherimin e Perendise, ku elementi hyjnor vecohet dhe theksohet nga dhe mbi ate njerezor.
    E tille eshte logjika e shprehjeve si "Jezus Krishti i Gjalle LARG Fese dhe Dogmave".

    Gjithsesi, ka deshmi Biblike per lutje per te vdekurit (Makabejte), sic eshte edhe panorama biblike e Kishes si komunion i te gjalleve ne Zotin e aspak i te vdekurve, ndrkohe qe ne boten protestante kisha eshte praktikisht nje kongregacion njerezish te kesaj bote, eshte nje shoqate idealiste rregullator i se ciles eshte aftesia per te interpretuar sa me mire nje liber.

    Lexo shkrimet online dhe po pati paqartesi, atehere mund te diskutojme.

    Pergjigja ime ishte brenda kontekstit te temes se pentikostise sepse jo me kot e shtuna e shpirterave eshte e lidhur liturgjikisht me te dielen e pentikostise dhe sepse eshte pikerisht ky kontekst i kishes NJE, ne qiell e mbi dhe, si Misteri i shfaqjes se Frymes ne Te (jeta sakramentale), qe dmtohet ne botekuptimin ateist protestant.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Para Pentikostise, te shtunen, festohet e shtuna e shpirterave, ku perkujtohen te fjeturit ne Zotin, nje pike kyce ne jeten e Kishes.

    Nje nga herezite me te tmerrshme te protestantizmit, ishte piekrisht ELEMINIMI i ketij dimensioni vertikal te komunionit te shenjtoreve ne kishe, dhe si pasoje berja inefektive e lutjeve per te krishteret e vdekur ne trup, duke u mohuar atyre, qe vete s'mund te bejne me asgje per vetet e tyre, HIRE te paimagjinueshme.

    Une e krahasoj kete KRIM njesoj si me ABORTIN.
    Nese me lejoni te jap nje mendim ne kete pike, kam lexuar Seminarist, se lutjet i ndihmojne te vdekurit (ne trup), vetem per mekatet e pavdekshme te parrefyera, ndersa per mekatet e vdekshme qe nuk jane rrefyer nuk mund te arrihet, p.sh. nuk mund kurrsesi te kalohet nga ferri ne parajse, nepermjet lutjeve tona.
    Por. mund te kalohet nga nje shkalle e parajses ne nje tjeter me te larte, ose per te ferrosurit mund te lirohen pak sa te shohin njeri tjetrin.
    Ketu do te shtroja dhe nje pyetje,qe a mund te bejme ndonje lutje edhe per te papagezuarit apo femijet e abortuar, etj.
    Persa i perket herezise protestante, evangjeliste, etj., ketu kemi te bejme thjesht me nje manover te satanait. se keta e quajne veten e tyre te pafajshem ne cdo rast, pasi (sipas tyre) per cdo mekat te tyre ka paguar Krishti "parapagim" dhe nuk ka nevoje per misteret, etj... (Fatkeqesi e madhe kjo per keta njerez). Nese nuk qendrojme ne menyre dogmatike ne vendimet e te 7 sinodeve, kemi hyre ne rrugen e herezive.
    Ju faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 26-05-2010 mė 03:39
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro
    Por. mund te kalohet nga nje shkalle e parajses ne nje tjeter me te larte, ose per te ferrosurit mund te lirohen pak sa te shohin njeri tjetrin.

    Ilia, ketu po flasim per te fjeturit e krishtere, te atyre qe kane qene ne Krishtin ne kete jete.
    Atehere ai qe ka qene ne Krishtin ne kete jete, ti mendon se mund te shkoje ne Ferr, i lidhur, dhe pastaj me lutjet tona mund te lirohet per pak sa te shohe bashkevuajtesit e tjere????

    Ndersa ideja e nje parajse me shkalle nuk eshte aspak biblike, por vjen nga shkrimet mesjetare false te njefare pseudo-dionisi. Ku e ke shembullin biblik se ne Parajse ka shkalle?
    Jezusi i tha kusarit se sot do te jesh me Mua ne Parajse.Pra ne te njejtin vend ku do ishte Krishti aty do ishte dhe kusari, jo diku andej nga fundi i parajses.
    Parajsa eshte prania e Perendise. Ata qe jane aty jane bij te Perendise. Mendo nje At qe ca bij i vendos ne krye dhe ca bij ne fund te shtepise se vet? Dhe nqs ka eter njerezore qe mund ta bejne kete, Ati qiellor nuk e ben sepse Ai e vlereson punetorin e ores se fundit njesoj si punetorin e ores se pare!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Matrix,

    parajsa, dmth shenjteria njeh shkalle edhe eshte nje panorame shume biblike. Eshte mese evidente, ne cdo aspekt. Engjejt, jane ne hierarki, madje Luciferi apo Eosfori ishte i pari nder ta. Tek profetet, ka hierarki. Pali, tek 1Kor15, flet qarte per hierarki ne shenjteri, po ashtu edhe ne vende te tjera (po deshe mund ti hyjme me detaje) behet e qarte se njohja e Krishtit eshte per gjithesecilin ne MASEN qe i jepet gjithesecilit. Njohja ne masa te ndryshme, rezulton edhe ne shenjteri ne masa te ndryshme.
    Keshtu qe dhe parajsa, qe eshte mbreteria e ardhshme, por qe ka filluar tashme, qe me mbreterine tokesore (Kisha), ka shkalle. Nuk do te jete kusari njesoj me Marine, Moisiun, Pagezorin.

    Shihe se si shprehet Pali tek Hebrejte3:3 per Moisiun:

    Por nė krahasim me Moisiun, Jezusi ėshtė patjetėr pėr njė lavdi mė tė madhe, aq sa nderi i ndėrtuesit e tejkalon nderin e vetė shtėpisė.

    Qe me vete Perendi-NJERIUN Krisht kemi nje themelim te hierarkise e jo eleminim te saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 26-05-2010 mė 05:21

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nje pike tjeter, qe duhet te kesh parasysh, Matrix, qe ka lidhje edhe me vezhgimin qe ben Ilia Spiro, eshte se, biblikisht (po te na pelqeje keshtu), jeta ne besim eshte nje ecuri, proces dhe arritje ne qellim, secili sipas mases qe mundet.

    Keto aspekte te jetes ne besim presupozojne dy skaje te fundme, ose arritjen e qellimit te plote final, ose deshtimin e plote. Ne varesi te kesaj, njeriu ose shenjterohet, duke arrire kulimin e mases se shenjterimit qe mundet, dhe keshtu shpetohet, ose shpetohet po ashtu pa arritur kete kulm, por duke arritur deri atje sa ecuria e tij te jete brenda ecurise per ne shenjterim. Ky pra shpetohet po ashtu. Eshte pikerisht ky grup njerezish, qe perbejne edhe shumicen e tyre, qe, pas vdekjes, kane nevoje per nderhyrjen e Kishes, kujtimet ne liturgji, lutje, e te tjera akte shenjterimi, ashtu sic kishin nevoje edhe kur ishin ne trup ne kete jete. Dallimi eshte se ne ate jete, duke i pare te plote pasojat e jetes se tyre tokesore edhe duke dashur qe te kishin kryer vetem te miren, ata nuk jane me ne gjendje vete te bejne ndonje gje per vetet e tyre dhe jane te varur vetem ne ate se cfare Kisha vazhdon te beje per ta. Kjo deri ne Gjykimin e fundit, pas se cilit gjendja e secilit do jete perfundimtare.

    Vija ndarese mes ecurise ne shenjterim ose deshtim, eshte njohur te jene mekatet mortale. Pali i rradhit ato vazhdimisht ne letrat e tij.

    Ky eshte mesim i lashte i kishes, te cilit protestantet i futen shkelmin.

    Tia mohosh dikujt te miren jetedhenese, qe nuk ka mundesi tia beje vete vetes, psh nje te fjeturi, eshte NJESOJ si me ABORTIN ku femijes qe nuk mund te beje gje per vete i mohohet mundesia per te jetuar edhe pse e ka aftesine nqs ne do ta mbeshtesim me veprimtarine tone.

    Ky eshte KRIMI i pare e fillestar qe Ateizmi kreu kundrejt Kishes me ane te protestantizimit dhe vazhdoi me pas ne shek.20 me crrenjosjen e vete krishterimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 26-05-2010 mė 05:47

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Atehere ai qe ka qene ne Krishtin ne kete jete, ti mendon se mund te shkoje ne Ferr, i lidhur, dhe pastaj me lutjet tona mund te lirohet per pak sa te shohe bashkevuajtesit e tjere????
    Ne jeten e Kishes Orthodhokse gjate 2000 vjeteve te ekzistences se saj jane vertetuar te gjitha sa them. Disa njerez jane rrembyer (ne shpirt) ne parajse dhe ferr dhe kane njohur keto realitete, ku edhe kane dhene deshmite perkatese. Sigurisht qe besoj se shkon ne ferr nje i pagezuar qe ka kryer nje mekat te vdekshem dhe te parrefyer. Vitin e fundit jem njohur me 2 botime te kesaj natyre(te Kishes sone), ku jepen qartazi (aq sa mund te kuptoje njeriu), lumturia e parajses dhe mundimet e ferrit.
    Te tjerat Seminaristi i ka sqaruar dhe vijme ne piken e dallimit me protestantet, nese gjithcka eshte thene ne Shkrimin e Shenjte dhe nuk ka asgje jashte saj, gje qe me habit, pasi nuk besoj te mos e dish se shume gjera jane plotesuar ne jeten ne Kishes (Tradita).
    Ka shume vlere ne Zotin, lutjet qe behen per te fjeturit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 26-05-2010 mė 07:43
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2008
    Postime
    38
    Pėrshėndetje!

    Ka ndonjėri ndonjė informacion se kur ėshtė futur brenda kishės kjo shėrbesė (lutje) pėr tė vdekurit dhe cila ishte arsyeja???

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga ester_85 Lexo Postimin
    Pėrshėndetje!

    Ka ndonjėri ndonjė informacion se kur ėshtė futur brenda kishės kjo shėrbesė (lutje) pėr tė vdekurit dhe cila ishte arsyeja???

    Sherbesat edhe lutjet, por edhe doktrinat nuk futen brenda ne Kishe!
    Ma ha mendja se nga vete pyetja, ti presupozon se lutja per te vdekurit eshte nje mesim i krijuar jashte kishe dhe me vone futur brenda saj.

    Pastaj, cfare kuptimi ka lutja per te vdekurit, ne dallim nga lutja per te gjallet, per te semuret, burgosurit etj? Mos valle i semuri edhe i burgosuri nuk pushon se qeni pjese e kishes, ndersa te vdekurit pushojne se qeni te tille?! Mos nje pjese e kishes na qenka e vdekur?! Vdes kisha?!

    Ne momentin qe ne besojme se Kisha eshte gjalle dhe se nuk vdes, automatikisht "kemi futur brenda saj" te drejten per tu lutur per te gjithe edhe per te fjeturit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •