Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Jezus Krishti- Drita e atyre qe jane ne erresire!

    Nga thellesia e erresires dhe deshperimit, une te therres Ty o Zot,
    Ty qe u vare ne kryq ne erresire,
    Nga mjerimi i dhimbjes dhe peshtjellimit, une e ngre tek Ty kete lutje,
    dhe me gjithe zemren time te kendoj Ty me ze te larte:

    Jezus, Drita e atyre qe jane ne erresire lavdi me Ty!

    Ne diten e shqetesimit, te kerkoj Ty o Zot,
    dhe naten dora ime e zhveshur shtrihet drejt Teje.
    Syte e mi nuk gjejne qetesi nga lotet dhe une jam i shqetesuar aq sa nuk flas dot,
    Por kur shpirti im rendohet neper nate, une e ngre kete kenge tek Ty:

    JEZUS, Clirues i te braktisurit!
    JEZUS, Shpresa e atyre qe jane ne deshperim!
    JEZUS, Ylli udheheqes i te humburve!
    JEZUS, Kthimi i gezueshem i te merguarve!
    JEZUS, Fitore e paparashikueshme!
    JEZUS, Triumf i perjetshem!
    JEZUS, Mengjes i shkelqyeshem i nates se pafund!
    JEZUS, Drite e pashueshme e Mbreterise!
    JEZUS, fshihi lotet e mia!
    JEZUS, qetesoje panikun e zemres sime!
    JEZUS, ngazellim i atyre qe jane rrethuar nga frika!
    JEZUS, Gezimi i atyre qe jane rrezuar nga dhimbja!

    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    O Zot, Zoti i shpetimit tim, dite e nate thirra perpara Teje. Shpirti im eshte i mbushur me deshperim dhe jeta ime ju afrua varrit. Une shtrihem ne thellesit e humneres, ne vende te errta dhe te thella; miqte e mi dhe te dashurit e mi u larguan prej meje dhe bashkepuntoret e mi jane ne erresire. Por, me ane te Hirit Tend, nuk e perfill erresiren dhe dekaloroj ndihmen Tende ne vendin e harrimit, duke thirrur me ze te larte Haleluyah!

    Dhimbja me ka izoluar nga ana qe jane rreth meje, dhe nuk mund ta ndiej as dashurine Tende, o Zot. Une eci si nje i braktisur mes te vdekurve, si te shtriret nder varre te cilet Ti nuk i kujton me. Por Ti je Ai qe kryen mrekullira mes te vdekurve dhe dashuria Jote e palekundur deklarohet dhe ne varr. Duke besuar vetem tek Ti, une i bej te njohura mrekullita e Tua

    Jezus, Ngushellues i te leneve menjane!
    Jezus, Mbeshtetes i atyre qe jane duke vdekur!
    Jezus, Liria e te burgosurve dhe te harruarve!
    Jezus, Miku i te divorcuarve dhe te braktisurve!
    Jezus, Paqe madheshtore mes furtunes!
    Jezus, puno permes meje qe te prek te tjeret ne dhimbje!
    Jezus, Qetesues i stuhive!
    Jezus, Strehe e udhetareve!
    Jezus, Ringjallja e atyre te cileve u kane vdekur femijet!
    Jezus, Qetesia e atyreve qe jane ne vuajtje te vazhdueshme!
    Jezus, Premtim i triumfit final!
    Jezus, Zoterues i paqes se pamposhtur!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 17-08-2010 mė 12:04
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Le te mos harrojme llojin lindor bizantin te adhurimit, qe duhet te spikase ne kete nenforum dhe qe dallon nga traditat e tjera, si ato perendimore latine, megjithese, ne te njejten kohe, mbartin edhe ngjashmeri deri diku.

    Psh, permendja ne varg, JEZUS keshtu e ashtu, eshte me teper nje tradite perendimore latine se sa bizantine. Po ashtu, perqendrimi i TEPERT VETEM tek Krishti, duke zbehur karakterin Triadik ne adhurim, eshte po ashtu karakteristike perendimore, sikurse eshte edhe radikalizimi i antitezes se njeriut te RENE krejtesisht karshi Zotit. Ka nje dualizim, nderkohe qe ne Lindje theksohet edhe harmonia e krijimit me Hyun, ne nje zhvillim pozitiv.

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Keto vargje qe po sjell jane shkeputur nga nje himn akathist orthodhoks.
    Ky eshte linku

    http://www.angelfire.com/planet/para...histlight.html
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Keto vargje qe po sjell jane shkeputur nga nje himn akathist orthodhoks.
    Pikerisht ketu qendron kurthi, kur shkeput vargje nga nje himn ortodoks.

    Vargjet, Jezus keshtu e ashtu, jane pjese e kontekstit te himneve akathiste dhe nuk perdoren te shkeputura ne asnje menyre tjeter. Ne perendim, ndryshon puna.

    Gjithsesi, mesa pashe une, ai akathist eshte kompozim i At Lorencit, dmth qe eshte edhe nuk eshte ortodoks, pasi ky eshte nje ish-anglikan kanadez i konvertuar ne ortodoksi dhe qe punon brenda misionit rus. Si prapavija e tij e forte perendimore, si edhe ndikimi i qarte i spiritualitetit perendimor nder ruse, diktojne ne ato qe thashe me siper.

    Nder ate qe eshte ortodokse ne ate kompozim ti shkeput pikerisht ate qe eshte me perendimore.

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk kam shkeputur vargje, por i kam marre me rradhe. Kete mund ta verifikosh duke e pare ne origjinal tek linku qe kam sjelle.
    Dhe e dyta, nqs ai eshte i konvertuar ne orthodhoksi, ai eshte orthodhoks, nuk mund te thuhet qe dhe eshte dhe nuk eshte. I konvertuari ne orthodhoksi ka te njejtin status me ate qe lind ne familje orthodhokse per mendimin tim
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    shhh :P

    ju pershendes qe te dyve me :
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Status eshte menyra se si mendon dhe shprehesh ne besim dhe jo ceshtja e te qenit apo jo konvert.
    Keto jane krijime individuale, poetiko-fetare, dhe patjeter qe mbartin rrezikun e mos-paraqitjes sakte te mentalitetit bizantin ortodoks.

    Me te drejte Serafim Dilo e kapi dhe u tall lezetshem, se "edhe ketej paskan ikur dritat". Ka te drejte ta thote kete qe ne momentin kur thuhet se Jezusi eshte Drita e atyre qe (njekohesisht) jane ne erresire.
    Tashti, cfare drite eshte Jezusi, ne kete rast? Erresire, meqe ata qe e kane si drite paraqiten se jane ne menyre te vazhdueshme ne erresire?
    Apo, ata qe e kane per drite Jezusin nuk kane se si te jene me ne erresire dhe keshtu qe duhet thene "Jezusi eshte drita e atyre qe ishin, dhe nuk jane me, ne erresire".


    Dramatizimi i tejskajshem se Jezusi eshte Drita e atyre qe njekohesisht jane edhe ne erresire nuk shkon. Dualizem koti, antiteze pafund.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 18-08-2010 mė 18:37

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk ka fare dualizem Seminarist, sepse ashtu sikurse tha Jezusi: Nqs dikush thote qe sheh, ai ne fakt eshte i verber dhe ai qe pranon se eshte i verber, mund te arrije te shohe. Vetem ai qe e pranon se eshte ne erresire, kerkon driten. Ai qe beson se eshte ne drite, nuk ka nevoje per Driten. Dhe kur sheh driten e kupton se sa ne erresire ka qene. Ai qe mendon se eshte ne rregull, nuk e kerkon Krishtin dhe Ai qe e gjen Krishtin ai e kupton se cfare eshte erresira.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ato qe thua me siper, Krishti ua thote atyre qe jane ne ligjin qe, nqs mendojne se jane ne rregull nen ligjin, dmth qe jane te shpetuar, ata mbeten te pashpetuar, ndersa nqs e pranojne se kane nevoje per shpetim, qe sua jep dot ligji, atehere do kerkojne e pranojne Krishtin.

    Pra, ato fjale su drejtohen te krishtereve. Perkundrazi, te krishteret paraqiten ne DHR (Leta e 1Gjonit), si ata qe ecin ne DRITE.

    Ne herezite kristiane, kane qene gnostiket dhe dualiste te ndryshem qe predikonin se, qe te perjetosh Hirin e Zotit, duhet me pare rene ne mekate, ashtu qe duke qene ne erresire te vije drita.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-08-2010 mė 15:07

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •