Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Shqiptarët dhe mallkimi i historisë.

    SHQIPTARËT DHE MALLKIMI I HISTORISË

    Malmo (Suedi), 19 gusht 2002

    I

    Ne, shqiptarët, ende jemi shumë romantikë dhe ëndërrues të mëdhenj. Ende ushqehemi dhe jetojmë me mite, legjenda e balada, duke i stolisur dhe zbukuruar aq shumë ngjarjet reale historike, sa që i shndërrojmë ato në përralla, në ngjarje ireale!

    Ne jemi mësuar vetëm që të lëvdohemi e të mburremi me historinë tonë të lashtë, duke e veshur atë me vello hyjnore! Ne nuk jemi mësuar që të kritikojmë historinë tonë. Autokritika për shqiptarin është dicka e pakapshme, e huaj!

    Ne jemi mësuar që t’i zmadhojmë ngjarjet, veprimet dhe punët tona e të paraardhësve tanë deri në përmasa jashtëtokësore, jashtëlogjike. Ne jemi mësuar që të zezës t’i themi e bardhë dhe të bardhës e zezë!

    Ne jemi mësuar që të vetëlëvdohemi. Ne s’jemi të sinqertë ndaj vetvetes, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj historisë sonë. Ne nuk jemi realistë në shpalimin e historisë sonë kombëtare. Ne jemi vetëmashtrues! Ne nuk ecim për toke, por për qielli!

    Ne, shqiptarët, nuk kemi mësuar asgjë nga pësimet tona historike, sepse nuk jemi vetëkritikë, nuk i pranojmë të metat dhe gabimet tona! Ne jemi kokëfortë! Ne jemi idealistë të mëdhenj edhe në shekullin e shkencës dhe të atomit, edhe atëherë kur duhet të jemi jo vetëm realistë, por superrealistë!

    Ne na ka shkelur gjithmonë historia, sepse nuk kemi mësuar asgjë nga ajo, sepse nuk e kemi përfillur atë, sepse e kemi keqinterpretuar historinë! Ne nuk e cmojmë sa duhet njëri-tjetrin, prandaj, shpeshherë, na ka nëncmuar historia! Prandaj, na ka mallkuar historia!

    II

    Thonë se historia është gjykatësja më precize e ngjarjeve, e veprimtarisë së individëve dhe e luftës së popujve. Thonë se historia është e pamëshirshme, rigoroze, shumë e rreptë, por edhe parimore dhe e drejtë.

    Thonë, gjithashtu, se historia nuk të fal, ajo të dënon ashpër. Por, sic duket, ne shqiptarëve historia jo vetëm që na ka dënuar rëndë, por edhe na ka mallkuar! Dhe, përderisa cdo lloj dënimi e ka njëfarë afati, mallkimi i historisë qenka më i rëndi, më i tmerrshmi, më afatgjati dhe më katastrofali!

    Mallkimi i historisë nuk paska afat as shekujt, as mijëvjecarët! Kaluan shekuj, kaluan më se dymijë vjet që kur kombin dhe atdheun tonë e ndjek pas mallkimi i historisë! Kaluan dymijë vjet që kur atdheu ynë është i robëruar dhe i copëtuar!

    Dhe, s’dihet cili është më jetëgjatë, mallkimi i historisë apo kombi ynë? Të dy kanë moshën e mijëvjecarëve. S’dihet cili është i përjetshëm: mallkimi i historisë apo kombi ynë? Apo janë të dy të pavdekshëm?! Apo, megjithatë, mallkimi i historisë është i vdekshëm? Vdekja e mallkimit të historisë varet nga uniteti dhe lufta e kombit tonë.

    III

    Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet nga gjendja jonë politike dhe ekonomike, nga gjendja jonë e pushtuar, e robëruar, e copëtuar dhe e varfër. Kjo po shihet nga lufta jonë politike e brendshme që po zhvillojmë njëri me tjetrin: individi me individ, grupi me grup, organizata me organizatë, partia me parti dhe krahina me krahinë!

    Që jemi popull i mallkuar, kjo po shihet, por vallë, kush na mallkoi dhe pëse na mallkoi?! Na mallkuan të huajtë apo mallkuam vetëveten?! Na mallkuan "perënditë" e tokës apo të qiellit?! Na mallkuan "perënditë" e huaja Judo-romake, ortodokso-bizantine e turko-arabe, apo na mallkuan perënditë pellazgo-ilire që i braktisëm?! Mos na mallkoi Nëna e Kombit: nëna iliriane, nëna arbëreshe apo nëna shqiptare, të cilës nuk ia cuam në vend amanetin?! Apo na mallkoi historia?

    IV

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Ilirët s’u bënë kurrë popull, por mbetën fise! Sepse Ilirët s’formuan një shtet, një perandori të vetme, por formuan disa shtete! Sepse Ilirët dhe shtetet e tyre s’qenë në unitet luftarak përballë pushtuesëve të Perëndimit dhe të Lindjes! Sepse Batoja tradhëtonte Baton! Sepse shteti ilir lidhte aleancë ushtarake me shtetin armik për të luftuar shtetin tjetër ilir! Sepse ilirët s’deshnin të bëhen gjeneralë e perandorë të Ilirisë, por bëheshin gjeneralë gjakatarë dhe perandorë katilë të Romës dhe Bizantit!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Ilirët kurrë nuk u ngritën të tërë në kryengritje antiromake, por fis pas fisi! Sepse kur Ilirët e veriut u ngritën në kryengritje në vitin 156 p.e.s., fiset tjera ilire bënin sehir! Sepse fiset ilire zgjoheshin vonë, ngriteshin njëri pas tjetrit në kryengritje antiromake dhe asnjëherë përnjëherësh dhe të bashkuar!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse ardianëve dhe pleuratëve u dilte gjumi i robërisë romake në vitin 135 p.e.s. dhe ashtu të përgjumur shpërthenin në kryengritje! Sepse dalmatëve u dilte gjumi në vitin 78 p.e.s.! Sepse pirustët zgjoheshin nga gjumi i robërisë në vitin 54 p.e.s.! Sepse panonët zgjoheshin në vitin 16 p.e.s. dhe në vitin 12 p.e.s.! Sepse dalmatët zgjoheshin përsëri në vitin 12 p.e.s., por pasi ishin kënaqur duke fjetur plot 66 vjet dhe pasi ishin kënaqur duke soditur se si gjakosen fiset tjera ilire, vëllezërit e tyre të nënës, të gjakut e të gjuhës! Sepse disa fise ilire nuk u zgjuan kurrë nga gjumi i robërisë romake, bizantine e sllave derisa u asimiluan! Sepse edhe atëherë kur u doli gjumi përnjëherësh shumicës së fiseve ilire dhe shpërthyen kryengritjen e viteve 6-9 të erës sonë, ngriti krye tradhëtia, iliri tradhëtoi ilirin, kurse luftën e fitoi ushtria romake!

    V

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Arbëreshët ishin pasardhësit e Ilirëve! Sepse Arbëreshët, porsi Ilirët, nuk donin të kenë vetëm një Arbëri të përbashkët, të bashkuar, por donin shumë principata arbërore! Sepse Arbëreshët mezi pritën që të tërhiqet perandoria romake nga Iliriku, që të jenë të lirë për të luftuar në mes veti për principatat e tyre: për ara e livadhe, për male e kodrina, për burime e bashtina,…! Sepse kapedanët arbëreshë nuk luftonin për liri, por për pasuri! Sepse në cdo majë mali e kodre, në cdo qytet e fshat delte nga një kapedan dhe pasi rrethonte me gardh prej thuprave të shelgut një copë toke të plackitur e të tharë nga armiqtë pushtues, duke rrahur gjoks, bërtiste: "Unë jam prijësi, kjo është Arbëria"!

    Dhe kështu, kapedan pas kapedani e princ pas princi shtoheshin principatat arbërore, shtoheshin "Arbëritë", kurse Arbëria s’formohej kurrë, Arbëria nuk clirohej kurrë!

    Ngritej pastaj mbi gërmadhat e perandorisë romake perandoria bizantine dhe i shembëte përtokë, me një goditje shkelmi, gardhiqet e shelgut që rrethonin principatat familjare të princërve të vetëshpallur arbërorë!

    Binin princërit nga froni, por nuk shuhej ambicia e tyre për ringjalljen, jo të Arbërisë, por të principatave të tyre familjare! Disa princër vriteshin me shpatë në dorë, disa merrnin në sy botën, disa arratiseshin maleve, disa të tjerë shndërroheshin në vazalë, në mercenarë e shërbëtorë të pushtuesëve për një gradë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse pa u tharë ende në letër vula e Besëlidhjes së Lezhës, Nikollë e Pal Dukagjini ia kthyen shpinën Gjergj Kastriotit - Skënderbeut! Sepse Mojsi Golemi, nga lakmia e zilia, tradhëtonte Skënderbeun dhe në krye të ushtrisë osmane sulmonte Arbërinë, popullin e vet dhe ushtrinë arbërore të Gjergj Kastriotit! Sepse Hamza Kastrioti, nga lakmia e xhelozia, tradhëtonte xhaxhain e vet dhe arratisej e kthehej në ballë të ushtrisë armike për të nënshtruar Arbërinë, për të mposhtur Gjergjin!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse princërit arbëreshë s’ishin fare në unitet politik e as luftarak në luftë të përbashkët kundër robërisë osmane! Ata luftonin, hapur e prapa shpine, njëri-tjetrin! Ata luftonin për zgjerimin e principatave të tyre, jo për clirimin e Arbërisë!

    Principata arbëreshe luftonte kundër principatës tjetër arbëreshe, duke lidhur aleancë herë me Venedik e herë me Turqi, herë me mikun e herë me armikun, për interesa të ngushta të princërve feudalë! Aleancë e vazalitet me armikun për të luftuar vëllaun, për të nënshtruar principatën tjetër arbërore!

    Skënderbeu luftoi për një cerek shekulli rresht për të cliruar Arbërinë, por s’e cliroi dot! Ai mundi vetëm të clirojë dhe të zgjerojë pak principatën e Kastriotëve, përafërsisht Shqipërinë e sotme të Mesme! Skënderbeu nuk mundi ta clironte e ta bashkonte Arbërinë, sepse Arbëria ishte dy herë e pushtuar dhe dy herë e copëtuar: prej perandorisë osmane dhe prej kapedanëve e princërve arbërorë! Ushtritë osmane Skënderbeu i theu dhe i shpartalloi me dhjetëra herë, por princërit dhe principatat arbërore nuk mundi t’i bashkojë dot! Ata nuk e deshnin unitetin, nuk e deshnin bashkimin, nuk e deshnin clirimin! Ata nuk e deshnin Arbërinë e bashkuar, të lirë e sovrane! Ata e deshnin Arbërinë e copëtuar në disa principata të robëruara e vazale të Turqisë, me të vetmin kusht, që ata të ishin princër të atyre principatave! "Princër" nën bajrakun e Turqisë! Dhe kështu, luhej vallja e mocme iliriane në truallin e Arbërisë: princër e principata në dyluftim dhe në armiqësi të përhershme me njëra-tjetrën!

    VI

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse princërit egoistë e ziliqarë arbëreshë nuk e përkrahën ushtarakisht Skënderbeun! Sepse Lekë Dukagjinit vonë i ra ndër mend që të shkulë leshrat e tij për vdekjen e Gjergj Kastriotit! Sepse edhe pas vdekjes së Skënderbeut princërit dhe principatat arbërore nuk u bashkuan kurrë në luftë të përbashkët kundër pushtuesëve osmanllinj!

    Sepse princërit dhe kapedanët arbëreshë i trashëguan bajraktarët dhe pashallarët shqiptarë! Sepse principatat arbërore i trashëguan pashallëqet shqiptare! Dhe lufta e brendshme për pushtet, dominim e pasuri në mes të bajraktarëve, pashallarëve dhe pashallëqeve shqiptare vazhdoi! Vazhdoi copëtimi i Shqipërisë! Vazhdoi avazi i vjetër i shqiptarëve, vazhdoi edhe robëria e Shqipërisë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Pashallëku i Shkodrës nuk i ndihmonte Pashallëkut të Janinës! Sepse Ali Pashë Tepelena luftonte kundër Sulit! Sepse Pashallëku i Janinës luftonte kundër Pashallëkut të Shkodrës, të Vlorës, të Beratit, të Delvinës, të Elbasanit, të Kavajës,…! Sepse pashallëqet e pashallarët shqiptarë luftonin kundër njëri-tjetrit! Sepse nuk bashkoheshin pashallarët dhe pashallëqet shqiptare! Sepse sëpari luftonin për vete, pastaj, shumë pak, për Shqipëri! Dhe s’fitonin as pashallarët, as Shqipëria! Dhe fitonte armiku, vazhdonte robëria!

    VII

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Shqiptarët kurrë nuk u ngritën në luftë clirimtare si një popull i bashkuar dhe nën një komandë të vetme ushtarake! Sepse shqiptarët luftonin me rend: posa shuhej në gjak një kryengritje në Veri të Shqipërisë, shpërthente tjetra pas disa muajsh apo vitesh në Jug! Sa shuhej një kryengritje në Kosovë, kërciste tjetra në Shqipërinë e Mesme! Shuhej një kryengritje shqiptare në Karadak, shpërthente pas një kohe tjetra në Pollog! Sa shuhej një kryengritje antiturke në pranverë, shpërthente tjetra në vjeshtë, por në krahina të ndryshme të Shqipërisë!

    Sikur bënin gara bajraku me bajrak e krahina me krahinë se cila po ngritet më shpesh në kryengritje, se cila po e mban më gjatë frontin e luftës! Sikur po bënin luftë se cili është më shqiptar se shqiptari, por shumë pak e shumë rrallë u shkonte ndërmend se si t’i bashkojnë armët dhe forcat luftarake për clirimin jo të një fshati apo krahine, por për clirimin dhe bashkimin e gjithë Shqipërisë!

    Kur luftonte një pjesë e Shqipërisë, tjetra bënte sehir! Gjakosej e digjej një krahinë shqiptare, tjetra shikonte nga maja e malit tymin dhe flakën mbi shtëpitë e kasollet e krahinës fqinje dhe s’lëvizte dot nga vendi! Kur më vonë digjej krahina fqinje që kishte bërë sehir, krahina e djegur kohë më parë, jo vetëm që nuk i ndihmonte, por s’kish kohë e forcë nga plagët e marra armike, as që të bëjë sehir se si po digjet krahina fqinje!

    Dhe kështu rradhiteshin shekujt e robërisë shqiptare: kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegëje pas djegëjeje, gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri,…, por kurrë bashkim, kurrë clirim, kurrë liri!

    VIII

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari mbeti shqiptar kapedan e princ, shqiptar bajraktar e pashá, shqiptar egoist e karrierist, shqiptar mendjemadh e lokalist, shqiptar mercenar e tradhëtar!

    Sepse Abdullah Pashë Dreni tradhtoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit! Sepse kryengritësit shqiptarë të Kosovës nuk e dëgjonin Hasan Prishtinën! Sepse shqiptarët nuk e donin sulltan Reshatin, por e donin sulltan Hamitin! Sepse shqiptarët nuk luftonin për pavarësi, por për autonomi! Sepse Ismail Qemali zbriti në Durrës kur ¾ e Shqipërisë ishte e pushtuar nga greko-sllavët! Sepse pavarësia e Shqipërisë u shpallë në Vlorën e lirë, por në Shqipërinë e pushtuar! Sepse Esat Pashë Toptani ishte kundër Ismail Qemalit! Sepse Shqipëria e copëtuar i kishte dy qeveri: njërën në Vlorë e tjetrën në Durrës! Sepse Shqipërisë nuk i pëlqenin dy qeveritë dhe qeveritarët e saj dhe thërriste gjermanin princ Wid! Sepse shqiptari, ndër shekuj, nuk ishte mësuar që ta qeverisë dhe komandojë shqiptari, por i huaji!

    IX

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptarët toleruan që armiqtë turko-sllavë t’a dëbojnë Ymer Prizrenin, që ta burgosin Abdyl Frashërin, që ta varin Sulejman Vokshin, që ta vrasin në pabesi Dedë Gjon Lulin e Mehmet Shpendin, që ta vrasin me tadhti Ramadan Zaskocin e Haxhi Zekën, Cerciz Topullin e Isa Boletinin!

    Sepse shqiptarët lejuan që të bëhet mbret një analfabet, një rezil e katil si Ahmet Zogolli! Sepse shqiptarët toleruan që i vetëshpalluri "mbreti" Zog të vrasë Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin e Hasan Prishtinën!

    Sepse shqiptarët e bënë revolucionin demokratik të Qershorit’24 dhe po "shqiptarët" e prishën atë! Sepse reaksionarët zogistë luftonin kundër demokratëve fanolistë! Sepse Ahmet Zogu bashkëpunoi me serbomëdhenjtë! Sepse Fan Noli nuk e dëgjoi Bajram Currin!

    X

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse mbreti Zog u "bë zog e fluturoi", plackiti Shqipërinë dhe ia la të c’armatosur ushtrisë fashiste musoliniane! Sepse Balli Kombëtar nuk luftoi kundër fashizmit! Sepse Balli Kombëtar dhe Fronti Nacionalclirimtar nuk u pajtuan e nuk u bashkuan në luftë të përbashkët antifashiste! Sepse shqiptarët partizanë dhe shqiptarët ballisto-zogistë luftuan kundër njëri-tjetrit! Sepse shqiptarët e Shqipërisë nuk u bashkuan me partizanët e Kosovës! Sepse Shqipëria dhe Kosova e bënë luftën antifashiste ndaras! Sepse partizanët shqiptarë iu besuan tepër partizanëve jugosllavë! Sepse komunistët shqiptarë më shumë ishin internacionalistë se sa nacionalistë! Sepse ideologjia internacionaliste në Shqipëri dominoi mbi ideologjinë kombëtare! Sepse ideologjia komuniste e hodhi Shqipërinë në prehrin dhe kthetrat e armiqve shekullorë të saj!

    XI

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë perandorë e gjeneralë të Perandorisë Romake e Bizantine, por asgjë të mirë nuk i dërguan nënës së tyre – Ilirisë, përvec ekspeditave gjakatare të legjioneve ushtarake romako-bizantine!

    Sepse bijtë e Shqipërisë u bënë pashallarë e sadrazemë të Perandorisë Osmane, por përvec ekspeditave ndëshkuese ushtarake, asgjë tjetër nuk i dërguan nënës së tyre të robëruar – Shqipërisë!

    Sepse bijtë e shquar të shqipërisë nuk ishin të gjithë patriotë,
    por shumë prej tyre ishin plangprishës e egoistë, të cilët punuan për armiqtë dhe pushtuesit e Shqipërisë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse Shqipëria lufton për ekonomi, Kosova për pavarësi, Maqedonia shqiptare – Ilirida për autonomi, kurse shqiptarët nën Serbi – Kosova Lindore dhe ato në Mal të Zi – Malësia e Madhe luftojnë për ekzistencë kombëtare! Sepse shqiptarët ende i kanë shumë princër e principata, shumë bajraktarë e bajraqe, shumë pashallarë e pashallëqe!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptarët e humbën Shqipërinë ilirike! Sepse shqiptarët s’e bashkojnë Shqipërinë etnike! Sepse shqiptarët mohojnë Camërinë! Sepse shqiptarët po e humbin Iliridën! Sepse shqiptarët po e mohojnë Kosovën Lindore! Sepse shqiptarët nuk e kujtojnë Malsinë e Madhe! Sepse është e përcarë Shqipëria londineze! Sepse kur greko-sllavët hartojnë hapur plane për copëtimin e Shqipërisë, shqiptarët kryqëzojnë duartë e thonë: "bëhe zot ëndërr"!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptarët kanë shumë armiq dhe tepër pak miq! Sepse shqiptarët ishin tepër internacionalistë dhe luftonin e vriteshin për lirinë e shteteve fqinjë! Sepse shqiptarët janë përsëritës të pakorrigjueshëm të gabimeve të mëdha historike të paraardhësve të tyre!

    XII

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari që në kohë të mocme e kish dhe i mbeti në gjak tradhëtia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhësia, bajraktarizmi, lokalizmi,…!

    Sepse shqiptari edhe sot lufton i ndarë, i copëtuar dhe i përcarë! Sepse shqiptari ende e tradhton shqiptarin! Sepse shqiptari ende e lufton shqiptarin! Sepse ndër shqiptarë ende është më e fortë ndjenja e karrierizmit se ndjenja e atdhetarizmit! Sepse shqiptarët ende nuk luftojnë për Shqipëri, por për kolltuqe e principata moderrne!

    Pse na mallkoi historia!

    Sepse ende s’janë zhdukur esatë toptanët e zogollianët! Sepse ende s’janë ngritur në këmbë avni rrustemët! Sepse bota ka arritur deri në Hënë, kurse shqiptarët ende falin e s’falin gjaqet! Sepse shqiptarëve u mungon urtësia, guximi, dhe forca! Sepse shqiptarët ende nuk e meritojnë bashkimin kombëtar, sovranitetin dhe lirinë!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari nuk ka fé shqiptarinë! Sepse shqiptarët as nuk kanë qenë as nuk janë në unitet e pajtim kombëtar! Sepse shqiptari është gjumash i madh dhe i del gjumi kur bëhet tepër vonë! Sepse shqiptari është mburravec, është i fjalëve të mëdha e i punëve të vogla! Sepse patrioti nuk është patriot, demokrati nuk është demokrat dhe revolucionari nuk është revolucionar! Sepse shqiptari së pari duhet të luftojë me "shqiptarin", pastaj me armiqtë pushtuesë! Sepse shqiptari është romantik e jo realistë! Sepse shqiptari është anarkist e nihilist! Sepse shqiptari është besnik ndaj të huajve dhe i pabesë ndak shqiptarit! Sepse shqiptari e ka braktisur Besën Shqiptare! Sepse Besa e Burrëria për shqiptarin sot nuk kanë vlerë, ai ato i ka shndërruar në relike muzeale dhe jo në frymëzim për veprim!

    Pse na mallkoi historia?

    Sepse shqiptari mbeti "shqiptar", prandaj edhe Shqipëria mbeti "Shqipëri"! Sepse Shqipëria ndahej e copëtohej pandërprerje, epokë pas epoke: nga shtetet ilire në principatat arbërore, nga pashallëqet shqiptare në vilajetet turke dhe nga vilajetet turke në banovinat, obllastet dhe pokrajinat sllave!

    Ndarje zinxhirë, por kurrë bashkim! Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim! Përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje! Robëri, robëri dhe përsëri robëri!

    Pse na mallkoi historia? Pse? Pse? Pse?

    Pse? Sepse! Pse? Sepse! Pse? Sepse!

    Pse, pse na ndoqi fati i zi në vazhdimësi, nëpër histori, në pafundësi?!

    O Zot! O djall! O shqiptar! A ka fund?!

    Mallkim, mallkim dhe prapë mallkim! Përcarje, përcarje dhe vetëm përcarje! Robëri, robëri dhe përsëri robëri!

    Mallkim, përcarje dhe robëri deri në përjetësi, apo derisa shqiptarët të mbushen mend dhe mallkimin ta kthejnë në bekim, përcarjen në pajtim e bashkim dhe robërinë në clirim?
    E DREJTA AUTORIALE © SHQIPËRIA E BASHKUAR 1999 - 2002

    SHEFKI OLLOMANI

    Do te desha mendimin e secilit prej nesh pasi te keni lexuar kete artikull qe flet per popullin tone,historine dhe te ashtuquajterin "mallkim"!


    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Artikulli eshte i bukur dhe pergezime per ate qe e ka shkruajtur mendimi im eshte qe sic eshte shkruajtur dhe ne artikull historikisht SHQIPERIA duke mos patur shtet te konsoliduar ose dhe qe nga koha e prinipatave mosmarreveshjet e atehershme u parapijne ne njefare menyre dhe ketyre te sotshme qe lufta per pushtet eshte e paepur dhe ne si popull e kemi "mallkuar" vet veten tone jo se na kane mallkuar ne .
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  3. #3
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Paksa shumë romantik dhe jorealist ky shkrim. Historia nuk mallkon... historia është vetëm pasqyrë e gjendjes së popullit, që është pasojë e mentalitetit. Klasa aktuale politike shqiptare është një indikator ekzakt i faktit se historinë tonë e kemi pësuar nga vetvetja.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #4
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Citim Postuar më parë nga fjollat Lexo Postimin
    Paksa shumë romantik dhe jorealist ky shkrim. Historia nuk mallkon... historia është vetëm pasqyrë e gjendjes së popullit, që është pasojë e mentalitetit. Klasa aktuale politike shqiptare është një indikator ekzakt i faktit se historinë tonë e kemi pësuar nga vetvetja.
    Jam dakort me ju.
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Te gjitha mjerimet popullit Shqiptar i kanė ardhur nga mosbashkimi, nga mosmarrėveshtjet, nga pėrcarjet, nga grindjet e brendshme, nga ambicjet pėr pushtet e jo pėr shtet etj. Te gjitha kėto, se kanė lėnė kurrė ketė popull te perbėnte njė "tėrėsi te fuqishme" pėr te mbrojtur te drejtat e tij si komb. Nė kėto pėrcarje pėrbrenda shqiptareve, te huajt gjithmonė kanė gjetur arsye nderhyrjesh vetėm pėr ti ndarė e pastaj pėr ti robėruar mė lehtė. Tani ėshtė momenti qė Shqiptaret duhet te kuptojnė dhe te dinė se cilat janė interesat e tyre sublime dhe mė te larta kombėtare. Ata duhet te te vetėdijsohen per ta ditur sė cila ėshtė ajo "udhheqėsi" politike qe di ti mbroj interesat e popullit. Sepse vetėm nė ketė mėnyrė mund ta fitojmė lirinė, pavarėsinė dhe nderin kombėtar, si njė nder kombet mė te vjetėr nė Ballkan, dhe nė Europė. Njė thėnie filozofike thotė: " cdo popull ka aq te drejta sa ėshtė nė gjendje , apo sa ėshtė i zoti ti fitoj dhe ti mbroj".
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #6
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga fjollat Lexo Postimin
    Paksa shumë romantik dhe jorealist ky shkrim. Historia nuk mallkon... historia është vetëm pasqyrë e gjendjes së popullit, që është pasojë e mentalitetit. Klasa aktuale politike shqiptare është një indikator ekzakt i faktit se historinë tonë e kemi pësuar nga vetvetja.
    Secili nga ne shprehet ne menyra te ndryshme. Secili krijues ka menyrat dhe stilin e vet me te cilin komunikon mesazhin e tij tek lexuesit. Mos e kupto titullin bombastik dhe permbajtjen romantike si dicka statike qe duhet te i nenshtrohet kritikes, por, si dicka qe duhet te interpretohet duke percjellur udhezimet e autorit dhe duke u bazuar ne ate qe na rrethon.

    Secili femije e di se Historia nuk mallkon. E di edhe autori. Pse zgjodhi kete titull? nese e lexon dy apo tri here mbase do e kuptosh.

    Kinezet thote se me rendesi eshte ajo qe nuk eshte shkruar, jo ajo qe eshte shkruar.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Secili nga ne shprehet ne menyra te ndryshme. Secili krijues ka menyrat dhe stilin e vet me te cilin komunikon mesazhin e tij tek lexuesit. Mos e kupto titullin bombastik dhe permbajtjen romantike si dicka statike qe duhet te i nenshtrohet kritikes, por, si dicka qe duhet te interpretohet duke percjellur udhezimet e autorit dhe duke u bazuar ne ate qe na rrethon.

    Secili femije e di se Historia nuk mallkon. E di edhe autori. Pse zgjodhi kete titull? nese e lexon dy apo tri here mbase do e kuptosh.

    Kinezet thote se me rendesi eshte ajo qe nuk eshte shkruar, jo ajo qe eshte shkruar.
    Ne nje shkrim ku pretendohet per te verteta historike, me shume se krijimi ka rendesi kjo e vertete. Mllefi dhe dufi per nje realitet te dhimbshem historik, kur anon me shume nga e shprehura e tij figurativisht, artistikisht dhe me nenkuptime, merr formen e nje krijimi letrar. Mua, psh, ky shkrim, me shkakton deshperim dhe mosbesim, jo nga faktet historike me percarje dhe pabesira princerish dhe fisesh shqiptaresh, qe s'jane te vetme mes historive te popujve te ketij planeti, por nga ajo menyre intrasigjente te shprehuri, qe na vecon ne kete bote si negative te historise sone. Jemi keta qe jemi dhe te themi shyqyr qe jemi dhe mbijetojme, pasi ka te tjere qe kane humbur koheve, ka te tjere qe kane qene dhe jane me te pabese e me hasme brenda vetes dhe me fqinjet, etj, etj, shembuj te tille, qe duan faqe te tera per t'i hedhur. Nuk bejme histori, as me manine e madheshtise, as me manine e percmimit dhe nenvleftesimit te saj.
    --------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ.

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Per titullin, fjollat ka nje cike te drejte nuk mallkon historia e pershkruan ate "mallkimin" pra eshte nje deshmitare e mallkimit dhe jo vete mallkuesja.
    Por, mos te behemi cikrrimtare do te shkonte me mire " Pse shqiptaret i percjelle mallkimi gjate historise"..ose e nje titull tjeter i ngjajshem kjo sa per sy se sa per kuptim dhe nenkuptim te autorit ai kete edhe e ka thene...Por, nuk eshte ndonje zbulim epokal qe ne me te vertete kemi aq dobesi dhe aq tradheti ne histori qe vete ajo qe ka shkruar detyrimisht eshte vete vetemallkimi shqiptare kur kemi luftuar njeritjetrin dhe tradhetuar njeritjetrin. Eshte e dhimbshme qe edhe sot ndodhin gjera te njejta dhe historia na perseritet neve qe s'e kemi mesuar..Keto dobesi jane te njohura tek te gjithe popujt qe kane luftuar per egzistence dhe pavaresi kombetare por me pak te shprehura tek popujt e lire.Gjithesesi nje qasje "vetkritike" reale por, ky eshte konstatim nga atjo qe kemi mesuar nga historia dhe jeta por, zgjidhja?? nuk ka ndonje zgjidhje te menjehershme ecim ne nje proces te flakjes se te keqiave qe ka renditur autori dhe rruga vazhdon mos te mbesi ky nje konstatim pesimist por nje shtytje per te nderruar nga negativiteti ekstrem te shohim pak edhe shkelqimin e shqiptareve fisnike. Nuk eshte aq zi sot eshte me mire, dhe e ardhmja do te jete edhe me mire...une shpresoj dhe besoj..Njeri shpesh ne mos cdohere sheh ate qe deshiron, dhe po te nisim te shohim anet pozitive te njeritjetrit do te shihni se te gjithe shqiptaret vlejne dhe do te jetojme si individe te lumtur, do te krijojme nje shoqeri qe do te flake vetmallkimin.

    Autori ka gershetime idealiste dhe romantike ne " vetkritiken kombetare"...tash ardhmeria do te ndryshoje por vlerat dhe veset univerzale tek individet qe perbejne bashkesine e nje kombi do te egzistojne perjetsisht( fatkeqsisht per veset e kam).

    Autori z.Shefki Ollomani eshte nje atdhetar qe ka ikur ne mergim ne vitet tetedhjeta dhe jo qe mendoj por e dij qe e ka nga halli qe ka per kombin e vet.Shpresojme qe ne te ardhmen te bejme me shume vetkritika per vehten dhe te keqen ne rradhet e kombit tone qe dale ngadale te e keqja te jete pakice absolute tek ne shqiptaret ,keshtu si individ realist dhe vetkritik kur duhet do te jemi nje bashkesi kombetare e qytetruar dhe me perspektive bashkimi dhe rradhitje ne bote aty ku duhet te jemi.Gjitheashtu shpresoj te ndegjojme me shume fjale respekti, miradie , mirnjohje per njeri tjetrin, me pak te xhelozojme njeritjetrin dhe ti perkrahim edhe atehere kur ju buzeqesh fati me shume se neve, ti gezohemi suksesit te njeritjetrit kjo sjelle suksesin tone te perbashket.

    P.S.
    Shume individe te kombeve te ndryshme mendojne si autori por, per kombet e tyre...Une njoh qe thone per Rusine s'do te beje hajr se ka vra gjakun e vet mbretin dhe familjen mbreterore.
    Per jahudite se e kane vrare Jesu Krishtin...etj...thone se jane te mallkuar.

    me nderime per te gjithe,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-11-2007 më 15:33
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Ky krijim i ketij autori perputhet pak a shume me ate cfare mendoj une ( dhe u perpoqa ne menyre modeste te shpjegoj ne nje teme tjeter )

    Mbetemi nje popull romantik dhe duhen disa zera modernist per te drejtuar nje levizje ne baze te se ciles njohurite dhe pikepamjet e shqiptareve per vetveten do jene me realiste dhe te qarta. Kjo ne rradhe te pare na ndihmon vete ne, sepse eshte shume me mire te jesh i ndergjegjshem per ate qe je, pasi mund ta analizosh, kuptosh, dhe te permiresohesh duke mos bere te njejtat gabime, sesa ti genjejme femijet tane me perralla te Mujit me Halilin dhe gjera te tilla.

    E pergezoj Di Anen per hapjen e temes !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e vertete e hidhur eshte, s'di ça te them.

    P.S.Per titullin, eshte thjesht metafore, nuk eshte se mendon njeri se me te vertete historia mallkon.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •