Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397

    Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj të moshuarve.

    -Për dallim nga shumë vende të civilizuara,tek ne kjo kategori njerëzish,pra pleqtë kanë një jetë më të mbushur,më dinamike,nuk e ndiejnë aq shumë vetminë sikurse në shumë vende të tjera,dhe ashtu është se nëse kemi për ndonjë gjë që mundemi të mburremi është fakti se të moshuarit tek ne hasin në mirëkutpim dhe jetojnë deri ditën që vdesë me njerëzit më të afërtë,gjë që mund të them lirisht se kjo është një vlerë e jashtëzakonshme,e them e jashtëzakonshme,pasi në përëndim dhe në shumë kultura të tjera të moshuarit kur arrijnë në një moshë të thyer familjarët i dërgojnë nëpër azile të pleqve,që do thotë u duken ngarkesë dhe nuk i durojnë të u sillen gjithë kohen nëpër shtëpi,që tek ne azili i pleqve akoma konsiderohet sikur temë tabu,pasi u duket absurde të mendohet e lëre më të vendoset prindi,apo gjyshi në një azil të pleqve.
    -Për të moshuarit përkujdesi për ta nuk është kurrë i tepërt.Duke i cilësuar si një pasuri për shoqërinë tonë tek ata të gjithë ne identifikojmë jo vetëm kujtesën kulturore dhe historike të një populli,por dhe një burim aktiv energjish bartëse të përvojave, të cilat vetë shoqëria duhet të nxjerrë ndonjë dobi nga kjo.
    Një rast konkretje takova një shokë që kishte disa kohë që se kisha parë,pasi ishte dikund në Evropë për studime.
    -Duke biseduar me të i thashë ngushëllime për gjyshen që të kishte vdekur,e tundi koken dhe nuk foli gjë dhe e pyeta për moshën që kishte lokja dhe më tha se kishte dikund afro 70 vite dhe se në të vertetë ajo nuk kishte qënë gjyshja e tij,por atë plakë të shkretë e kishte sjellur në shtëpi vëllau i tij,pasi një ditë derisa kthehej nga puna e kishte parë plaken duke qarë rruges dhe me dy qanta në duar,dhe ky ishte ndalur dhe e kishte pyetur se çfarë ke loke dhe ajo kishte thënë asgjë,asgjë dhe kishte vazhduar të qante dhe ky në atë moment i thotë eja me mua në makinë dhe flasim rrugës,dhe pasi ishte ulur plaka kishte filluar të i tregonte se si djali i saj i vetëm e kishte larguar nga shtëpia,pasi që nuk e duronte dot nusja e cila veç prezenca e lokes e shqetësonte dhe më në fund ja kishte arritur qëllimit ta detyronte djalin të e largonte nga shtëpia,dhe në atë moment pasi kishte dëgjuar këtë histori ky djali e merrë në shtëpi dhe i thotë që sot do jetosh këtu dhe do ndjehesh si në shtëpinë tënde,dhe kështu siç rrëfente shoku plaka ishte aq e emocionuar sa që i vërehej në sy gëzimi i madh.
    -Kështu të i bie shkurtë nuk kalon shumë kohë dhe plaka një ditë vdesë dhe të gjithë e përjetojnë rëndë vdekjen,ndoshta se ishin lidhur shumë me të,dhe kur kishte marrë vesh djali i saj se nëna i kishte vdekur dhe tash kërkon që të e marrë trupin e saj dhe të e varrosi në vendin e vet,por ky asesi nuk dorëzohet dhe nuk ja jepë këtë mundësi dhe e varrosë aty ku kishte varrosur të afërmit e tjerë dhe ky është fundi i kësaj ngjarje!


    Te diskutojme per pleqte e te shohim si mund t'ua bejme atyre jeten me te lehte. Si te pershtaten dhe ata me dinamiken e jetes se sotme. Si te mos i lendojme e si te mos iu leme ndonje shije te hidhur.
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  2. #2
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Në radhë të parë ju përgëzoj për temën.

    Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj të moshuarve duhet të jetë i posaçëm dhe human.
    Në supet e tyre rëndon barra e rëndë e viteve gjë që nganjëherë ndikon edhe negativisht duke shkaktuar herë mërzitje, herë nervozitet e kështu me radhë.
    Ata kanë nevojë më shumë se kurrë për përkujdesje, një fjalë të mirë, për një buzëqeshje, përkrahje, me një fjalë për pak - Dashuri.
    Bota është shkallë-shkallë, ngjitemi drejt gjurmëve të të parëve tanë, pasardhësit tanë drejt gjurmëve tona, e njëjta rrugë me gjenerata të ndryshme.
    Njeriu është qenia më e lartë për njeriun.
    Nëse flemë me mendimin e urtë në shpirt, se çdo fillim e ka një fund,
    po t`u përmbahemi plotësisht kërkesave/tekave të të moshuarve... atëherë vetvetiu numri i vuajtjeve do të zvogëlohej ndërsa gëzimi do të dyfishohej tek të dy palët apo jo?
    E unë jam njeriu më i lumtur kur arrij të lumturoj të tjerët me aq sa kam mundësinë!

    - shpresoj të arrij të plakem
    Ndryshuar për herë të fundit nga symphony : 23-08-2010 më 05:33
    Love has no limits

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Tek ne pleqte japin pasurine djalit/vajzes plus qe kane jetuar me to perpara se te shkojne ne moshen e trete (ne moshe te thyer). Nuk eshte se arriten ne moshen e pleqerise edhe i merr persiper njeri nga femijet, por perpara se te plaken fare ato kane ndihmuar si ne anen financiare, pune shtepie apo duke rrijtur nipat/mbesat.....shkurt muhabeti me vite vazhdimisht kane qene e jane pjestare te familjes edhe nuk shihen ndryshe.

  4. #4
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Pershendetje dhe ju pergezoj per temen.
    Storja qe keni postuar qenka shume prekese,dhe per fat te keq ne perendim shumica e pleqve jan te detyruar ose te shpergulen ne azile ose te jetojn vet!E fal Zotit per neve te moshuarit jan dhe shpresoj se do te mbeten si thojn te ne (Ne krye te vendit) Ne perndim arsyet jan te shumta por do te veqoj njeren, e ajo eshte punsimi i dy gjinive qe sju del koha jo te kujdesen per te moshuarit por as per femijt e tyre,te moshuarit ne azile femijt ne feshnjore!Dhembshem por e verte.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    tek ne ky fenomen nuk na ka prekur akoma sepse te moshuarit ( pleqte qe quajme ne ) fillon nga mosha 60 vjece dhe shumica vdesin ne kembe rreth 65 vjeceve , dmth rralle te kene nje semundje qe te detyrohen te mbahen ne shtrat me vite me rradhe.
    Ndersa ne vendet perendimore ai qe quhet i moshuar ka mbi 75 vjec.
    Jashte te vdese dikush 70 vjec thone , i shkreti se vdiq i ri , ne nje moment qe moshatrja e moshes po kalon 85 dhe shume po arrijne edhe 100 vjece normale qe do ti cojne ne azil , sepse ai qe ka 100 vjec edhe femijen e ka ne pension dhe keshtu qe nuk mund te kujdesen dot per prinderit.

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    vertet evropa eshte shum vite para neve ne zhvillim teknologji shkenc dhe ne shum gjera tjera me nje fjal ata i kan te gjitha te mirat e kesaj bote ndersa ne shqiptaret jemi shum vite para evropes sa i perket rrespektit ndaj familjes dhe te moshurve dhe per ket duhet te mburremi

    nuk ka pasuri me te madhe se sa te duash ti rrespektosh dhe te jetosh me prinder e gjysher dhe ti mbash lidhjet farefisnore me kete ne shqiptaret duhet te krenohemi sepse sa i perket rrespektit te prinderve dhe te moshuarve dhe familjes ne jemi me shekuj para evropes
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #7
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    tek ne ky fenomen nuk na ka prekur akoma sepse te moshuarit ( pleqte qe quajme ne ) fillon nga mosha 60 vjece dhe shumica vdesin ne kembe rreth 65 vjeceve , dmth rralle te kene nje semundje qe te detyrohen te mbahen ne shtrat me vite me rradhe.
    Ndersa ne vendet perendimore ai qe quhet i moshuar ka mbi 75 vjec.
    Jashte te vdese dikush 70 vjec thone , i shkreti se vdiq i ri , ne nje moment qe moshatrja e moshes po kalon 85 dhe shume po arrijne edhe 100 vjece normale qe do ti cojne ne azil , sepse ai qe ka 100 vjec edhe femijen e ka ne pension dhe keshtu qe nuk mund te kujdesen dot per prinderit.
    Po Marya asht tendenc masive me postu print ne azil. it is too sad e gjynah qe ata qe na linden e na majten perdoret ne hapat e para te jets ton me i lan me ba hapat e funit te jets tyne vetun e te braktisun.
    Jo puna ne zyra a fabrika, por kujdestaria per prindt asht puna ma e pagume en bot, perderisa paga asht Dashni e paster. Pershnetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga GANGO of SG : 11-09-2010 më 15:59
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  8. #8
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    vertet evropa eshte shum vite para neve ne zhvillim teknologji shkenc dhe ne shum gjera tjera me nje fjal ata i kan te gjitha te mirat e kesaj bote ndersa ne shqiptaret jemi shum vite para evropes sa i perket rrespektit ndaj familjes dhe te moshurve dhe per ket duhet te mburremi
    nuk ka pasuri me te madhe se sa te duash ti rrespektosh dhe te jetosh me prinder e gjysher dhe ti mbash lidhjet farefisnore me kete ne shqiptaret duhet te krenohemi sepse sa i perket rrespektit te prinderve dhe te moshuarve dhe familjes ne jemi me shekuj para evropes
    Me fal vlla qe te citoj pa leje por pse duhet te mburremi? Mburrja nuk asht virtyt mendoj por pervujtnia, dhe ne fund te fundit, besoj, qe nese kujdesna e rrespektojm prinderit nuk bajm gja te jashtzakonshme ose charity work, por vetem detyren ndaj prinderve e Zotit . Rrespekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga GANGO of SG : 11-09-2010 më 16:14
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    A nuk do ishte me mire te paguaje nje person ti rrinte te koka prinderit kur eshte semure, se sa ta mbante nusja e djalit, e tere diten te rrinte tuj qa se sa e vuajtur eshte, dhe te uronte te vdiste sa me shpejt? ( Mos u habisni se kam degjuar shume nuse te qahen e mallkojne prapa kraheve).
    Djali vertet e do prindin, por e keqja eshte se me kujdesin personal te prindit merret nusja. Ajo e lan, shpelan, ushqen, etj.

    Ju meshkujt mburreni se mbani prinderit ne shtepi, por merita u takon femrave. Mos ishin ato ne azile kishit per ta cuar prindin.

    Nese jane te shendetshem ok, por kur zene krevatin, jane te paralizuar, me mire ne nje istitucion te vecante ku kane personel mjekesor 24 ore. Nuk kane shtepi Shqiptaret me 2 dhoma e 1 kuzhine mesatarja, ti ofrojne te semurit kushte te mira, apo qetesi qe e kane aq te nevojshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 11-09-2010 më 16:25
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga GANGO of SG Lexo Postimin
    Me fal vlla qe te citoj pa leje por pse duhet te mburremi? Mburrja nuk asht virtyt mendoj por pervujtnia, dhe ne fund te fundit, besoj, qe nese kujdesna e rrespektojm prinderit nuk bajm gja te jashtzakonshme ose charity work, por vetem detyren ndaj prinderve e Zotit . Rrespekte
    pajtohem me mendimin tend mirpo une desha te them se ne krahasim me evropen ne duhet te mburremi sepse evropa eshte shum larg nga ne sa i perket rrespektit ne familje
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •