Paraqitje e shkurtėr
Studimi, Skicė e mendimit politik shqiptar, ėshtė i autorit Dr. Hysamedin Feraj, i cili ėshtė ligjėrues i Shkencave Politike nė Universitetin e Tiranės.
Analiza dhe studimi objektiv, me qėllim tė njė pėrmbledhjeje autentike dhe tė paraqitjes metodike e sistematike tė argumenteve dhe tė vėrtetės historike, janė parimet kryesore me tė cilat autori ka paraqitur njė skicė me refleksion politik tė sė kaluarės sė popullit shqiptar, udhėheqėsve politik tė tyre, pretendimet dhe praktikėn politike tė tyre.
Derisa e gjithė pėrmbajtja fokusohet kundėr njė sistemi politik, dhe gjithnjė sintetizohen fshehtėsitė e njė personaliteti dhe njė rryme politike, studimi dhe qėllimet e tij, centralizohen rreth njė individi. Ky individ, sipas autorit, ėshtė dekompozuesi kryesor i asaj qė kishte filluar tė ndėrtohej, tė realizohej, por qė ndikimi ndėrsubjektiv dhe pėrqafimi i njė plani degjenerues, i cili ishte diametralisht i papėrputhshėm me projektin e sė kaluarės, ka nxjerrė njė praktikė izoluese dhe dekonstruktive pėr popullin shqiptar.
Hysamedin Feraj thotė se ka qenė komunist i vėrtetė dhe ithtar i flakėt i Enver Hoxhės, mirėpo, qė mė vonė ėshtė zgjuar nga letargjia e realitetit nė vetėdijen kritike, e cila e paska shtyrė tė mendoj, analizoj dhe gjykoj objektivisht mbi realitetin, apo simpatia pėr njė person i qenka kthyer nė antipati. Studimi i tij ka dalė me pėrfundimin konkret se Enverizmi jo vetėm qė kishte qenė njė rrymė politike e kundėrt me nacionalizmin shqiptar, por njėkohėsisht edhe antinacionaliste. Deri tek arritja e hartimit tė kėtyre fakteve, autorit i ėshtė dashur njė punė e mundimshme, e lodhshme, por frytdhėnėse pėr tė hedhur dritė mbi tė vėrtetėn historike. Ka biseduar me shumė njerėz, veēanėrisht me Ajet Haxhiun, me tė cilin ka diskutuar ēdo ditė pėr rreth katėr vite, tė cilin autori e ēuan edhe si mėsues tė sė vėrtetės. Edhe autori, siē thamė edhe mė herėt, paska qenė tifoz i komunizmit, por qė vonė paska menduar nė mėnyrė kritike dhe kėshtu ka filluar tė dyshoj nė Enver Hoxhėn.
E gjithė kjo trajtesė e tij ka tė bėjė me studimin dhe paraqitjen e njė skice tė nacionalizmit shqiptar, si pėr rilindėsit, irredentizmin, zogizmin, nolizmin, lėvizjen komuniste, ballizmin, enverizmin, socializmin etj. Ai veēon specifikat e fenomenit mendim politik zyrtar nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė tė cilėn shtjellon ēėshtjen e vendimeve dhe sistemin e marksizėm-leninizmit dhe ideologjisė sė tillė tė futur edhe nė Kushtetutė e nė ligje penale tė Shqipėrisė. Qendėr e vendimeve absolute ishte Byroja Politike me Enver Hoxhėn nė krye dhe idetė e tij tė pashkelura, si njė formė despotizmi dhe autoritarizmi, mendim politik tė cilin autori e quan enverizėm. Pra, nuk kishte ndonjė analizė apo kritikė drejt kėsaj ideologjie, por e cila pranohej si e tillė, derisa ajo u ndryshua mė 1990.
Mirėpo, mė konkretisht, pėr tė ardhur tek rrėfimet mbi enverizmin, duhet tė bėjmė njė trajtim kronologjik tė nacionalizmit shqiptar, nga e kaluara deri nė ditėt e sotme.
Paraqitja e traditave, rrymave dhe ēėshtjeve ndarėse themelore politike tė shqiptarėve, e metafizikės situacioniste dhe zgjidhjeve tė tyre.
Ndarje tė mėdha - Ndarja e parė (shek XI) Rrymat - Ilirėt (albanėt) shqiptarėt (sllavė e grekė) - Ēėshtjet ndarėse: Me Kishėn e Lindjes, apo me Kishėn e Perėndimit?
Ndarja e dytė (shek XII-XIV) Rrymat (anti-bizantinė, anti-grekė, anti-serbė, pro-osmanė) (pro-bizantinė, pro-grekė, pro-serbė, anti-osmanė) - Ēėshtjet ndarėse: Me Perandorinė Bizantine, me grekėt e serbėt kundėr Perandorisė Osmane, apo me osmanėt kundėr tyre.
Ndarja e tretė (shek XV) Rrymat (vasalistė) (skėnderbegas) - Ēėshtjet ndarėse: Luftė e armatosur, apo pranimin e vasalitetit ndaj Perandorisė Osmane.
Ndarja e katėrt (shek XV-XIX) Rrymat (integracionistė) (qėndrestarė) Ēėshtjet ndarėse: Integrim nė jetėn e Perandorisė Osmane, apo qėndresė e armatosur ndaj saj.
Ndarja e pestė (shek XIX) Rrymat (nacionalistėt, turkomanėt, italofilė, austrofilėt) (grkomanėt, serbofilėt) Ēėshtjet ndarėse: Me turqit kundėr
serbėve e grekėve, apo me serrbėt e grekėt kundėr osmanėve?
Ndarja e gjashtė (shek XX) Rrymat (irredentistėt) (zogistėt, nolistėt, komunistėt) Ēėshtjet ndarėse: -Lufta pėr bashkimin kombėtar, apo zhvillimi brenda kufijėve politik?
Krijoni Kontakt