Fejton EKSKLUZIV:
Kujtime nga fėmijėria e rinia e hershme e Dr. Ibrahim Rugovės
Ndėr tė tjera, nė kėtė fejton mund tė lexoni pėr herė tė parė:
Si ishte fėmijėria e Rugovės nė kohėt e rėnda, menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur familja e tij doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur nė luftė, me babanė e gjyshin e tij tė zhdukur?
Cilėt ishin paraardhėsit e familjes Rugova me origjinė nga Malajt e trevės sė Rugovės?
Cilėt ishin dajat e Ibrės, nga familja Muriqi e Koshutanit?
Pse Ibra u vonua dy vjet pėr tė nisur klasėn e parė tė fillores, kur i shkroi poezitė e para?
Si i mori shpėrblimet e para nga Rilindja pėr ato poezi?
Si doli ai menjėherė ndėr nxėnėsit mė tė dalluar tė SHF 17 Nėntori nė Istog, pastaj mė i miri nė Shkollėn Normale tė Istogut dhe Pejės?
Ēka thonė pėr tė disa nga arsimtarėt dhe bashkėvendėsit?
Cilėn literaturė e lexonte mė shumė nė atė kohė?
Pse akademikėt Rexhep Ismajli dhe Sabri Hamiti mund tė konsiderohen shokėt e tij jetėsorė?
Kush e pengoi Ibrahim Rugovėn tė kyēet nė procesin mėsimor tė Universitetit tė Prishtinės?
Shkruan: Rrustem Rugova
Tmerret e brigadave partizane nė Istog
Pas Luftės sė Dytė Botėrore familja jonė e madhe doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur: Ibish Sadri Elezi, i vrarė mė 1941 nė Dobrushė, Xhemė Sadria i vrarė nė luftėrat e rugovasve me malazezė te Livadhet e Gjakut, nė kufi me Malin e Zi, e Rrustė Sadria me tė birin Ukėn ( babai i presidentit Rugova) ishin arrestuar nė janar tė vitit 1945 dhe ishin zhdukur pa gjurmė. Atmosfera nė familje nė ato kohė tė rėnda, si na e kanė kujtuar shpeshherė nėnat tona, ishte tejet e zymtė kur kishin depėrtuar kėndej brigadat partizane dhe komunistėt serbė, malazezė e shqiptar e kishin vendosur pushtetin edhe nė Komunėn e Istogut, qė atėherė administrativisht ishte nė rangun e njė rrethi. Tė themi se Kosova atėherė ishte e organizuar nė shtatė rrethe me mė shumė komuna brenda tyre. Ishte Rrethi i Prishtinės, Drenicės, Llapit, Anamoravės, Gjakovės, Prizrenit dhe ai i Istogut. Qendra e Rrethit tė Istogut atėherė ishte vendosur nė Gurrakoc, ndėrkaq, burgjet e OZN-ės ishin nė Istog, Dubravė dhe nė Gurrakoc.
Arrestimet e para tė shqiptarėve mė tė njohur tė Komunės sė Istogut
Si nė gjithė Kosovėn, edhe nė Istog nė fund tė vjeshtės sė vitit 1944 kishin filluar tė depėrtonin brigadat partizane, sė pari kėndej kanė depėrtuar partizanėt e Shqipėrisė. Axha Ali mė ka treguar se ato ditė dhjetori nė odėn tone qenka vendosur shtabi I njė brigade tė tillė partizanėsh nga Shqipėria, nė krye tė tė cilitpaska qenė njė far Skėnder Kosova. Aliu atėherė ka qenė 16-17 vjeēar, por si i kujtohet, mbrėmjeve ai paska biseduar gjerė e gjatė mė Rrustė Rugovėn, qė ka qenė njeri i lėvizjeve tė shqiptarėve tė armatosur, njė nėn udhėheqės i vullnetarėve shqiptar qė kanė mbrojtur kufijtė veriperėndimor tė Kosovės me malin e Zi e Serbinė. Aliu thotė se Skėnderi vazhdimisht kishte bėrė pėrpjekje pėr ta bindur Rrustėn dhe gjithė popullatėn shqiptare pėr t ju bashkuar brigadave partizane, sepse partizanėt, sipas tij, kishin bėrė luftė tė drejtė kundėr fashizmit, se kishin lidhur besė pėr bashkim vėllazėrim me serbėt dhe malazeztė, se po vinte kohė e re, se partizanėt me ndihmėn e anglo-amerikanėve e kanė fituar luftėn, etj. Rrusta vazhdimisht i paska thėnė Skėnderit, se herė do kurdo, serbėt do t ju tradhtojnė dhe shqiptarėt e Kosovės nuk ua kanė besėn atyre.Mė nė fund Rrusta me Skėnderin kishin bėrė njė marrėveshje, qė t ia japė njė mashkull nė brigadėn e tij. Skėnderi qenka ngritur dhe i ka shikuar radhazi meshkujt e familjes Rugova dhe syri iu paska ndalė te Aliu i ri. Rrusta e paska lutur qė tia ruaj djalin. Axha Ali mė ka thėnė se Skėnderi vazhdimisht e kishte mbajtur pranė vetes, nė shtab tė brigadės, gjithnjė nga ka marshuar kjo brigade shqiptare, prej Istogut e deri nė Vishegrad tė lumi drina qė ndaj tash Serbinė nga Bosnja e Hercegovina. Edhe djali i madh i Rrustės, Shabani ( babai im) qė e ka shoqėruar dhe pėrcjellė babin e vet gjatė luftėrave mbrojtėse nė Rugovė e nė kufi me malin e Zi, si thuhet, pėr tė shpėtuar, me sugjerimet e atij komandanti partizanėsh shqiptarė, si edhe shumė djem tė tjerė shqiptar , ishte angazhuar nė Brigadėn e njohur partizane tė Malė Sadikut. Nė familje tani kishin mbetur tre vėllezėr, Rrusta, Beka e Azemi. Kur janė tėrhequr brigadat partizane tė Shqipėrisė, dhe kėndej kanė depėrtuar brigadat partizane tė Malit tė Zi ( Brigada e Bokės) dhe ato tė Serbisė, tė cilat nė fshatin Cerrcė, nė Istog dhe nė vende tjera kishin vu njė pushtet tė ri, rrethi i zi ndaj familjeve tė mėdha shqiptare, me traditė e tradicionalisht luftarake kundėr pushtuesve, sa vinte e ngushtohej. Arrestimet e para, si kudo tjetėr nė Kosovė, edhe Rrethin e Istogut komunistėt i filluan nė janar tė vitit 1945. Diku rreth datės 6 janar tė atij viti, nė shtėpinė tone nė Cerrcė njė Brigadė partizane-malazeze, me njė komandant hipur nė kalė, si kujtojnė familjarėt, e ka arrestuar kreun e familjes, Rrustė Rugovėn. Rrusta atėherė ka qenė 67 vjeēar.
Flijimi i Rrustė Rugovės nė mbrojtje tė familjes
Ka qenė njė burrė i gjatė me njė veshje tradicionale rugovase. Tė thuash se ėshtė vetė dorėzuar, si ka thėnė, pėr ta shpėtuar familjen e vet tė madhe. Ėshtė vetė dorėzuar pėr faktin se burrat e tjerė tė fshatit, si ishte Halil Hasani, e ndonjė tjetėr, ia kishin bėrė me dije se do tė arrestohet, se qenka bėrė nė atė kohė njė regjistėr prej nja 70 emrash shqiptarėsh qė do tė eliminoheshin, nė mesin e tyre ishin bajraktari i Gashit, nga Uēa, Col Bajraktari, ish prefekti i Pejės, Bajram Gashi, poashtu me prejardhje nga Uēa, trimi Ramė Alia, Uēė, Ramė Ali Bajramaj, etj. Po atė ditė kur ėshtė arrestuar gjyshi jonė, Rrusta, djali i tij i vogėl, Uka, 27 vjeēar, nuk paska qėlluar aty, por nė ndėrkohė ėshtė kthyer nė shtėpi dhe kur paska marrė vesh arrestimin e babait, paska shkuar pas tij nė Istog, me qėllim pėr ta ndihmuar. Nuk dihet se ēka ka pas ndėrmjet tij dhe krerėve tė OZN-ės atje. Por, mė nuk dihet asgjė pėr fatin e tyre. Babė e birė janė zhdukur pa gjurmė deri mė sot. Njė dėshmitar qė tashmė as ai nuk ėshtė ndėr tė gjallėt, qė po ashtu ka qenė i burgosur nė Kullėn e Popit nė Istog, njė improvizim i burgut, mė ka deklaruar nė vitin 1996 se Rrustėn e Ukėn i kanė nxjerrė nga kjo shtėpi, bashkė me shumė burra tė tjerė, njė natė janari, aty rreth datės 10 janar ( kėtė datė nė deklarimet e veta e ka fiksuar edhe i ndjeri Ibrahim Rugova). Rrustės i ėshtė gjetur njė gjurmė, njė shenjė e veshjes sė tij ėshtė gjetur ditė mė vonė nė grykėn e pėrroit tė Bollovanit, afėrsisht te Zabeli i Sadik Rexhės. Dėshmitarėt kanė treguar se aty, ushtria italiane paska pas hapur do istikame dhe nė to pastaj OZN-a dhe grupet e pushkatimeve, kanė pushkatuar aty shqiptarėt nga Rrethi i Istogut dhe disa sish edhe nga Rrethi i Drenicės. Por pėr Ukėn sot e kėsaj dite nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė. Malet ishin mbushur me grupe tė armatosura shqiptarėsh kryengritės Ekzistojnė disa variante pėr vendin e vrasjes dhe zhdukjes sė tij. Tė gjitha kėto variante pėrmblidhen nė faktin se atė e kanė dėrguar andej kah Burgu i tashėm i Dubravės, nė drejtim tė Mitrovicės dhe ose e kanė zhdukur nė pyjet e atėhershme tė Dubravės, ose dikund kah Pėrroi i Keq, nė vend i izoluar nė rrugėn magjistrale Pejė-Mitrovicė tash nė Komunėn e Skenderajt.
Malet e mbushura me kryengritės shqiptarė
Ai dimėr thuhet se kishte qenė me shumė borė e acar, dimėr i rėndė. Brigadat partizane kishin lėvizur gjithkah. Ndėrkohė kishte plasur edhe kryengritj shqiptare e Shaban Polluzhės nė Drenicė. Nė malet e Istogut kishin vepruar grupe shqiptarėsh tė armatosur, si ishte grupi i Bajram Gashit e Ramė Alisė, nga Uēa, ai i Bardh Isufit nga Orroberda, Nue Pėrlleshit nga Lugu i Drinit Tal Kurteshit nga Isogu, Feriz Bojės nga Kėrnica e Klinės, etj. Po ashtu nė kėto male ishin arratisur edhe disa familje tė mėdha shqiptare, si ishte aje Sadik Rexhės sė Istogut.Pra, gjendja ishte e rėndė. Ibrahim Rugova atėherė skishte mė shumė sedy-tre muaj ( Rugova u lind mė 2 dhjetor tė vitit 1944). Lajmet pėr kėto tmerre atėherė sigurisht se kanė ardhur tėrthorazi, nga goja nė gojė, nga veshi nė vesh. Si mė kanė thėnė dėshmitarėt, lajmet vinin edhe ashtu si nuk ishin, zi e mė zi, me qėllim qė tė pėrhapej kjo propagandė, pėr ta tmerruar popullin e pambrojtur. Tmerret mė tė mėdha kanė ndodhur nė Llugė tė Xhamisė sė Istogut, afėr truallit tė tashėm tė motelit Trofta nė Istog. Aty janė vrarė dhjetėra burra shqiptarė dhe janė varrosur nė dy varre tė pėrbashkėta, qė nuk janė hapur kurrė deri mė sot. Ibrahim Rugova atėherė kishte mbetur foshnje jetimė, vetėm me nėnėn, me bashkė familjarė dhe sidomos e kishte njė pėrkujdesje tė madhe nga dajat e tij, tė familjes sė Qerim Rugovės, nga Llukafci i Begut. Unė u linda mė 3 shtator tė vitit 1946, por mė vonė kam mėsuar se Ibra ishte rritur nė gjirin e ngrohtė tė nėnės sė tij, nėnės Sofė ( ka vdekur dhe ėshtė varrosur nė Prishtinė, mė 1996), nėn pėrkujdesjen e bashkė familjarėve dhe tė dajave, sidomos tė dajės Rrustem Qerim Rugova. Por, mbaj mend vitet e para tė 50-ta, kur ishim nė njė bashkėsi familjare, siē ishim bashkė nė atė bashkėsi deri nė vitin 1967.
Nė emėr tė tepricave bujqėsore, sakatoheshin ekonomikisht familjet e mėdha shqiptare
Nė ato vite familjes sonė i kishte ndodhur edhe diēka e keqe. Duke e trajtuar familje ballistėsh e kullake, ia kishin konfiskuar drithin dhe gjedhėt. Familja jonė e madhe kishte pasur shumė gjedhe, lopė e dele, shumė tokė nė fshatin Cerrcė dhe nė Rugovė, nė fshatin Malaj, nga e kemi prejardhjen, fisi Kelmend, nėn fisi Lajēi. Si mė kanė treguar mė vonė, nė fshat atėherė ishin formuar komisionet e ashtuquajtura pėr grumbullimin e tepricave bujqėsore. Ai komision caktonte se kush ēka ka pėr tė dorėzuar si tepricė ushqimore. Duhej tė dorėzohej sasi e caktuar drithi, gjedhėsh dhe bulmeti. Ai komision, thonė dėshmitarėt thonė se, punonte edhe me hile, dikujt mė shumė i merrte, e dikujt mė pak. Familjes sonė ia kanė gėrryer koshat e drithit, ia kanė marrė lopėt dhe delet dhe e kanė lėnė tė thuash me gishta nė gojė. Por, nė ditėt e vėshtira dallohet miku, thotė njė fjalė e urtė popullore. Familjen tonė, pėr ta pėrballuar kėtė mjerim, e kanė ndihmuar shokėt tanė nga Rugova e Pejės dhe miqtė e tjerė, ndėr ta edhe familja e madhe Boja e Kėrnicės sė Klinės. Kėto familje na kanė ndihmuar me bukė dhe gjedhe dhe kėshtu, mund tė thuhet se, nuk kemi pasur zi buke nė ato vite tė rėnda.
Si u vonua Ibra dy vjet pėr tė nisur klasėn e parė tė fillores nė Istog?
Duke mos dashur tė keqkuptohem para lexuesve, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė qė tė them diēka mė shumė, ashtu si mė kujtohet fėmijėria dhe rinia e hershme e Ibrahim Rugovės, me tė cilin, si thashė, ishim njė gjeneratė nė shkollėn fillore e tė mesme dhe nė njė bashkėsi familjare deri nė vitin 1967. I rritur nė ato kohė tė rėnda, nė kohėn kur familjarėt ende kėrkonin eshtrat dhe varret e tė zhdukurve, kur pėr bacėn Ukė gjithnjė flitej se ėshtė gjallė, se do tė kthehet, ashtu si ishin ligjet atėherė, Rugova nuk e nisi klasėn e parė tė fillores nė moshėn e caktuar, shtatėvjeēare, por afėrsisht nė moshėn nėntėvjeēare. Kėshtu mė ra hise qė tė jem njė gjeneratė me tė, edhe pse isha afro dy vjet mė i ri. Mėsuesja e parė e tij ishte Mynavere Gucia, njė mėsuese e mirė dhe e urtė, e dashur pėr fėmijėt, motra e Ismet Gucisė, njė ekonomisti tė njohur, profesor i Universitetit nė Prishtinė, qė vdiq i ri nė fillim tė viteve 80-ta.
Hasmėritė e rugovasve me malazeztė
Kur e filluam klasėn e parė tė shkollės fillore 17 Nėntori nė Istog, nė vitin shkollor 53-54, ne ende nuk dinim gjė pėr tmerret qė u kishin ndodhur burrave shqiptarė pas hyrjes sė partizanėve komunistė nė Istog. Si copėza dinim vetėm atė qė na flitnin nėnat tona, se baca Ukė mund tė jetė gjallė dhe se do tė kthehej, burrat nuk flisnin gjė me ne. Unė, as nė moshėn tjetėr, kurrė me Ibrėn nuk e kam hapur ēėshtjen e zhdukjes sė babait tė tij. Kurrė, asnjėherė, pėr atė ēėshtje nuk kemi bėrė fjalė. Mė vinte keq, mė vinte rėndė qė ta hapnim atė temė. Por, ashtu si copėza kujtimesh, me kanė mbetur fjalėt qė na i pėshpėritnin nė vesh, sa herė qė kalonim rrugės pėr nė shkollė, afėr Llugės sė Xhamisė, njė vend ky tash nė jug tė oborrit tė motelit Trofta. Pėshpėritej, me zė tė vogėl, se shumė njeriut ia ka hėngėr kokėn ajo llugė Ne dėgjonim, por ishim shumė tė rinj qė tė dinim diēka mė shumė. Besa, njerėzia heshtnin dhe nuk flitnin gjė. Ishte kohė e heshtjes, heshtje varri, se ishin ato kohėt e rėnda tė fillimviteve 50, kur pėr njė fjalė goje njerėzve u shkonte koka, ose merrnin dėnime tė rėnda burgu. Dua tė them se nė ato vite tė para shumė pak ėshtė folur pėr masakrat qė kishin bėrė partizanėt komunistė nė Istog dhe gjetiu anembanė Kosovės. Them edhe njė herė, nė familjen tonė vetėm dėgjonim fjalė se baca Ukė do tė kthehet njė ditė dhe me atė shpresė kemi jetuar deri vonė. Mė duket sikur sot kur shumė nėna, baballarė, vėllezėr e motra, ende i mban shpresa se tė zhdukurit e tyre gjatė luftės sė fundit, 1998-1999, do tė kthehen njė ditė...
Si u hasmėrua familja jonė me malazeztė
Nė shkollė shkonim nė atė objektin e vjetėr qė ėshtė pikėrisht afėr Kullės sė Popit, ku ka qenė burgu i OZN-ės. Nė oborrin e shkollės ka qenė njė bunar, atėherė pak i mbyllur, pak i hapur, si njė gropė. Por, mė vonė, kur nė vitet 90 bėja hulumtime pėr librin tim Varret e pėrbashkėta - mizoritė serbe dhe qėndresa shqiptare nė Rrethin e Istogut, nga dėshmitarėt pata mėsuar se edhe nė atė bunar xhelatėt kishin hedhur kufoma shqiptarėsh. Saktėsisht nuk dihet se sa kufoma janė hedhur aty, sepse ajo gropė, varrezė e pėrbashkėt, nuk ėshtė hapur kurrė. Pra, ne si fėmijė qė ishim, mė vonė mėsova, se paskemi lozur, tė gėzuar e ndonjėherė edhe tė hidhėruar, pikėrisht afėr burgut tė OZN-ės dhe pikėrisht afėr atij bunari, gropė, varrezė e pėrbashkėt, ku sigurisht ke mbetje mortore tė shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar gjatė atij dimri tė rėndė e tė vėshtirė tė vitit 1945.
Pse nuk hapen varrezat e pėrbashkėta tė shqiptarėve tė vrarė mė 1945?
As kjo varrezė e pėrbashkėt, e as varreza qė ndodhet te arat e Bytyēėve, nė jug tė motelit Trofta, as varreza e pėrbashkėt nė Bollovan, te Zabeli i Sadik Rexhės, kurrė nuk janė hapur. Tash pas lufte kanė dalė disa iniciativa pėr hapjen e kėtyre varrezave tė pėrbashkėta qė ndodhen gati nė secilin qytet tė Kosovės, prej Prishtine, Gjilani, Ferizaj, Peje, etj. Por deri mė sot kėto varreza nuk janė hapur. Po ashtu, gjatė atyre hulumtimeve tė mia, e pėrsėris, me Ibrėn kurrė dhe me asnjė rast nuk e kemi diskutuar atė temė, asnjė dėshmitar nuk ka ditur tė mė thotė diēka mė shumė pėr fatin e gjyshit, Rrustė Rugovės dhe tė Ukė Rugovės. Deri vonė ka jetuar njė dėshmitar qė e ka pėrjetuar dhe mbijetuar golgotėn e burgjeve tė OZN-ės nė Istrog, Haxhi Bujupi. Ai mė ka deklaruar, si i ka deklaruar edhe bashkėpunėtorit tė Botės sot, Mikel Gojanit, dhe gazetarit tonė, Daut Blakės, se nė Kullė tė Popit ka qėndruar disa net bashkė me Rrustėn, Ukėn, Shaban Ukėn, Llesh Gjon Lleshin e shumė burra tė tjerė shqiptarė. Haxhia e ka pėrshkruar dhomėn ku kanė qenė tė burgosurit, si njė dhomė ferri, tė ngushtė, zagushi, e nė tė njerėzit kanė ndenjur tė thuash nė kėmbė, ose njėri mbi tjetrin. Kjo dhomė ka qenė nė katin e dytė tė kullės, nga ana lindore, e poshtė ka qenė dhoma e torturimeve. Haxhiu pati thėnė se lart shpesh natėn dėgjoheshin klithmat e tė torturuarve. Ushtarėt e armatosur, natėn, grupe-grupe i kanė nxjerrė tė burgosurit dhe i kanė dėrguar nė tri-katėr drejtime, ku i kanė pushkatuar. Edhe dėshmitarė tė tjerė mė kanė pohuar se kur e ka thyer Shaban Uka burgun nė Kullė tė Popit, njerėzia e paskan lutur Rrustėn qė tė arratiset, por edhe me kėtė rast nuk qenka larguar nga burgu duke thėnė se unė po bėhem kurban i familjes! Nė tė vėrtetė Rrusta, me gjasė, e ka pasur tė ditur se malazeztė nuk do ta falin, pėr shkak se familja jonė prej Kongresit tė Berlinit e kėndej ka qenė e hasmėruar me ta, zaten si kanė qenė tė hasmėruara edhe shumė familje tė tjera rugovase, dhe tė gjithė shqiptarėt qė kanė marrė pjesė nė luftėrat pėr mbrojtjen e Plavės, Gucisė, Nokshiqit, Smilevicės, Pazarit tė Ri, e deri nė Tivar e Ulqin.
Vrasja e Halil Sadrisė nė Smilevicė
Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, mė 1994, kur e ka shkruar parathėnien e librit publicistik tė Ibrahim Rugovės, Ēėshtja e Kosovės, nė mėnyrė madhėshtore ka analizuar edhe shkaqet e mizorive serbe e malaziase mbi shqiptarėt qė deri nė atė kohė kanė jetuar nėn sundimin e Turqisė, njė pjesė e tyre kanė pranuar fenė myslimane e njė pjesė tjetėr edhe ėshtė asimiluar. Shumica e serbėve dhe malazezve nė ata shekuj, kanė jetuar si raja, ēipēi, apo vasal tė turkut dhe tė bejlerėve e agallarėve shqiptarė. Por, kriza e madhe lindore, qė e shkaktoi paqen e Shėn Stefanit mė 1878, pastaj Kongresi i Berlinit i atij viti, bėri qė Turqia tė humbė dominimin nė njė pjesė tė Ballkanit e sidomos nė Rumeli. Nėn diktatin e Rurisė cariste, nė ato vite ėshtė zgjeruar autonomia e Serbisė nė drejtim tė Sanxhakut tė Nishit dhe Malit tė Zi, nė drejtim tė Liqenit tė Shkodrės, Tivarit, Ulqinit, Plavės, Gucisė dhe Rugovės. Shqiptarėt atėherė, duke e parė rrezikun e humbjes sė tokave tė veta, janė organizuar nė Lidhjen e Prizrenit qė i ka kundėrshtuar edhe vetė marrėveshjet e Turqisė me fuqitė e mėdha qė synonin copėtimin e tokave shqiptare. Tre vjet luftėra e gjaqe kanė bėrė ushtarėt e Lidhjes pėr tė mbrojtur tokat e veta. Rugovasit mė sė shumti kanė qenė tė angazhuar nė Besa besė tė Haxhi Zekės dhe tė Ali Pashė Gucisė. Nė besėlidhjen e Pejės, bashkėluftetar i Haxhi Zekės, pjesėmarrės i tubimit te Verrat e Llukės, ka qenė edhe stėrgjyshi, Sadri Elezi. Djemtė e Sadri Elezit kanė qenė Halili, Beka, Rrusta, Ibishi, Xhema dhe Azemi, fėmijė tė dy nėnave. Prej kėtyre djemve tė Sadri Elezit, sė pari Halili ėshtė vrarė nė Smilevicė duke i mbrojtur tokat e veta. Thuhet se malazeztė Halilin e kanė vrarė nė prita. Smilevica ėshtė njė bjeshkė e bukur nė veri- perėndim tė Rugovės, andej nga Kolashini, tė cilin tash malazeztė e kanė shpallur park nacional. Por ajo bjeshkė tradicionalisht ka qenė e rugovasve, edhe familja jonė ka hise nė atė bjeshkė, qė ėshtė pronė e rugovasve, po tė merret pėr bazė e drejta e pronės nė bazė tė trashėgimisė.
Ibra i parė
Kur ne u vetėdijėsuam pak mė shumė, qė nga klasat e para tė filores, atėherė nisem tė merreni mė shumė edhe me ngjarjet historike. Filluaj tė mendonim se kush nė tė vėrtet ishin t parėt tanė. Nga mė tė vjetėrit filluam tė mėsojmė se kishte ndodhur njė tragji nė familje. Kush ishin tė parėt tanė? Mandej mėsove se unė isha djali i Shabanit, Shani djali i Rrustės, Rrusta i S adrisė, Sadri i Elezit, Elezi i Demės, Dema i Nezirit dhe Neziri i Ibrės dhe Ibra Gjokės Kur mori Ibrahim Rugova timonėn e lėvizjes shqiptare nė dhjetor tė vitit 1989, propaganda serbe nis tė bėjė zhurmė kundėr tij. Pa hyrė nė detaje, mė kujtohet njė mbledhje qė e kishte organizuar LDK e fshatit Cerrcė, qė I ishte kundėrvėnė propagandas serbe kundėr Ibrahim Rugovės. Shkuam aty, Dush gashi e bėri njė tekst njė Bujkun e atėhershėm. Por, e vėrteta ėshtė se Ibrėn e mbronin tė gjithė. Atėherė, unė u hidhėrove, kur shkruan se pjesėtarė tė famil;jess ė Rugovės, e dija propagandėn, janė edhe kėta, edhe kėta, e unė bėra njė si marri, shkrova nė njė gazetė, pas mbylljes sė Rilindjes, tash as vet nuk e di se nė cilat gazeta shkruaja atėherė, nė Fjala, Shkėndija, Zėri, etj. Dhe, shkrova, se cila ishte vėrtet familja jonė. Shkrova deri tė prejardhja e familjes sonė tė Ibra, nuk pėrmenda Gjonin. Mė vonė e pashė se kisha gabuar. Historia nuk ndryshohet. Kur lexova Erdelavoviqin, Fishtėn, e kisha lexuar mė parė, Koliqin poashtu mė parė nė Shenjėza, qė nga fundi i viteve 60, fillova tė mendoj se kush ishte ai Gjoka, para Ibrės, i pari i sonė tė parė. E vėrteta ėshtė se familja jonė rrjedh nga fisi Kelmend. Si kanė shėnuar kronikėt, ky fis i madh e ka mbajtur gjerė e gjatė veriun e Shqipėrisė, gegėt. E dija historinė e Skėnderbeut, qendresėn e tij nė Krujė, humbjen e tij, kthimin e djalit tė tij nga Italia, fitoret e turqėve, ikjen e finsnikėve shqiptarė nė Itali, mė vonė mėsonim pėr poetetin e madh tė Rilindjes kombėtare shqiptare, Jeronim De Radėn dhe kėshtu, copa copa kompletohet historia. Nuk ėshtė e pa qartėsuar tashmė historia e fiseve tė mėdha tė gegėve.Por, gjithnjė, kur Ibra doli nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, se ē mu rrotullua mendja tek Ibra i parė.
Ndėrhyrja e Ker Sadrisė nė favor tė familjes sė Sadri Elezit
Kemi pasė ndjenjen edhe si fėmijė se diēka e madhe kishte ndodh me familjen tonė. Kjo familje nė fillim tė kryengritjeve tė mėdha shqiptare 1908-1912 nisiluftėrat me kryengritėsit shqiptar kundėr turqėve.Mė parė pėrmendet Halil Dema, e Demė Neziri, por ne e kujtojmė mirė ndėrhyrjen e Haxhė Kerit, trimit rugovas, nė dobi tė familjes, kur Sadri Elezin e kishin sulmuar disa rrebel vendės, kur familja jonė ka ardhė nė fshatin Cerrcė nė fillim tė shekullit tė kaluar.Familja njė here ishte vendosur nga fshati Malaj i Rugovės nė Gllaviqicė. Sipas axhės Ali, familja e Sadri Elezit kėtu kishte vendosur lidhje me gjyshin e akademik Mark Krasniqit. Mė vonė familja jonė ėshtė vendosur nė Banjicė, afėr, banjės sė Pejės, dhe me ndihmėn e Haxhi Zekės, ėshtė vendosur ku edhe ėshtė sot, nė Cerrcė tė Istogut.Por, disa inate vendėse paskan nxitur disa tė rrebeluar qė ta gėrgasin familjen tonė tė madhe qė ka qenė e vendosur nė njė kullė, aty mbi trollin e tashėm tė shkollės sė fshatit. Nė bjeshkėt Istogut, atėherė paskan qendruar disa tė rrebeluar, qė e paskan sulmuar familjen tonė. Kjo ėshtė e vėrteta: ėshtė dashė qė Keri i Sadri Bardhit tė Rugovės, njė trim i njohur rugovas, qė i kishte dalė zani deri nė Shkodėr, tė vijė me trimat e Rugovės, qė t i qetėsojė rrebelėt vendės.Ngjarja ka ndodhur nė Bjeshkėt e Bajshės sė Istogut.
Rugovasit rrethojnė vendėsit nė Bajshe
Dy- tri familje nė fillim tė shekullit tė kaluarkanė qenė mė tė moēme se familja Rugova nė Cerrcė tė Istogut. Cerrca, njė fshat qė shtrihet nja 1,5 km, nga Istogu, nė rrugėn nė drejtim tė Vrellės e Pejės, gati e tėra ishte tokė bejlerėsh tė Pejės. Mė duket se vetėm familja Kaliqanaj ka qenė me tapi tė moēme, sė pakut si thonė vendėsit, familjet e tjera kėtu janė vendosur si ēipēi, nė tokė tė bejlerėve tė Pejės.Para familjes sonė kėtu ka qenė e vendosur familja Rexhaj, Haskaj, Maxharraj, Hasanaj, etj. Kėto familje, me atė Kaliqanaj, edhe sot janė kėtu dominuese.Por, copėzat e historisė qė na i tregonin baballarėt ishin tė rėnda. Pse kulla Sadri Elezit nė grykė tė fshatit Cerrcės sulmohej? Mė thonin se ajo kullė, qė I ka pasė themelet dei vonė, ishte e rrethuar me njė avli tė madhe, e sulmohej, nga kush, e shtroja mė vonė pyejtjen?Sadri Elezi, me vėllezėrit e vet kishte ardhur kėtu me lidhjen qė kishte pasur me Haxhi Zekėn dhe me pjesėtarėt e tjerė tė Lidhjes Besa- besė tė Pejės.Atėherė erdhi Ker Sadria nė Bajshe dhe ua mbledhi betė rrebelėve vendės!
Krenaria e rugovasve dhe ndėrhyrja e dėmshme e vojvodės serb, Miliq Kėrstiqit
Thash edhe mė parė, familjet e mėdha rugovase, edhe kur kemi rėnė nė rrafsh, tradicionalisht e kanė mbrojtur familjen tonė. Njė herė trimi Ker Sadria, mė vonė bajraktarėt e Rugovės, Sak Fazlia e Zhuk Haxhia, e pas LDB, kur familja doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur, rugovasit na kanė ndihmuar edhe me bukė. Por, me njė rast, krenaria e rugovasve i ka kushtuar familjes sė Rrustės, sė Sadri Elezit (njė rrugė nė Pejė e mban tash kėtė emėr). Nga mesi i viteve 20 Rrusta e paska martuar vėllanė e vogėl dhe qenka bėrė njė dasmė e madhe. Si ėshtė zakon ndėr malėsorė, nė atė dasmė qenkan ftuar shokė e miq.
Kush ishte Miliq Kėrstiqi?
Nė atė kohė Kosovėn e dominonin ushtritė serbe e malazeze, ishte njė pushtet tipik ushtarak. Nė Istog ka vepruar edhe ēeta e Vojvodės Miliq Kėrstiqi. Nė stenogramet e punės sė atėhershme tė Kuvendit tė Jugosllavisė ka mbetur i shėnuar reagimi i deputetit nga Kosova, Ferat Draga, i cili pėr Miliqin paska kėrkuar sqarime nga ministria e brendshme dhe ajo ushtarake. Kush ėshtė ky njeri qė vret e pret dhe nuk pėrgjigjet pėr asgjė, ka kėrkuar sqarime atje Ferati. Ēeta e Kėrstiqit ka qenė diēka ngjashėm si ēetat paramilitare tė Arkanit e tė Sheshelit, gjatė luftės sė fundit nė Kosovė e Bosnjė. Ajo ēetė, si kanė shėnuar kronikėt e kohės, nuk ka pasur mė shumė se 100 njerėz. Sigurisht se ka qenė e kontrolluar nga pushteti qendror nė Beograd, por ka bėrė shumė zullume mbi popullin shqiptar, sidomos tė rrethit tė Istogut, Pejės, Gjakovės dhe tė Drenicės. Kėrstiqi ka vrarė e ka kthjellė, si thuhet, nė atė kohė nė kėto rajone. Kėrstiqi njihet si njėri ndėr kriminelėt mė tė mėdhenj serbė tė kohės ndėrmjet dy luftėrave botėrore nė Kosovė. Kėrstiqin, me vendim tė lidhjes shqiptare, e ka vrarė nė prill tė vitit 1938 Selman Kadria, nga fshati Cerrcė. Pėr kėtė trimėri tė Selman Kadrisė kėngėtarėt popullorė kanė hartuar dy-tri variante kėngėsh popullore, ndėr tė cilat mė e njohura ėshtė ajo: Hej, hej, me gojė tė hapur ka mbet Serbia
Si ia mori tokėn Kėrstiqi Rrustė Rugovės?
Si thuhet, Kėrstiqi ka hyrė e ka dalė ku ka dashur nėpėr Kosovė, ka shkuar me shokėt e vet edhe nėpėr raste tė vdekjeve e dasma tė shqiptarėve, ftuar e paftuar. Kėshtu paska shkuar edhe nė dasmė tė vėllait tė Rrustės. Rugovasit qė paskan qenė aty tė ftuar krushq, nuk ia paskan marrė patin Kėrstiqit, madje nuk paskan lėvizur vendi! Miliqi me shokė atė natė e paska lėshuar dasmėn, paska bėrė konak te njė familje tjetėr e fshatit dhe qenka betuar: Pėr kėtė Rrusta ka pėr tė ma pa sherrin. Disa ditė mė vonė shokėt e Miliqit e kanė ndjekur me pushkė njė burrė tė familjes Rugova nga toka mė e mirė qė e kemi pasur nė Koreniqe, buzė lumit tė Istogut. Ajo tokė ka mbetur e serbėve deri pas luftės sė fundit, kur familjarėt tanė pėrsėri janė kthyer pėr ta punuar. Ėshtė e vėrtetė se familjarėt tanė kanė marrė pjesė nė kryengritjet shqiptare kundėr pushtuesve, por asnjėherė, kurrė, nuk kanė qenė plaēkitės, nė asnjė rast dhe kurrė nuk kanė qenė tė gjakėsuar me shqiptarėt. Deri vonė nga fundi i viteve 50 nė oborrin e moēėm, tash pronė e xhaxhait, aty e ka truallin edhe Ibrahim Rugova dhe pasardhėsit e tij, ka ekzistuar oda e burrave.
Burgosja e Sahit Zatriqit nė odėn e Rrustė Rugovės
Ajo odė ka qenė e madhe, odė tradicionale, e punuar prej druri. Nė atė odė njė kohė ka qenė i vendosur njė shtab i ushtrisė sė atėhershme italiane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kur kanė shkuar italianėt pas shtatorit tė vitit 1943, nė fshat paskan ardhur gjermanėt, por nuk qenkan vendosur kėtu. Njė ditė nė kėtė odė paska ardhur Sahit Zatriqi, njė nėpunės shteti atėherė, por qė ka vepruar nė kėto anė si komunist. Gjermanėt paskan marrė nė dijeni ardhjen e Zatriqit kėtu dhe e paskan rrethuar odėn. Si kanė treguar mė vonė familjarėt dėshmitarė, Sahiti paska arritur qė ti hedhė nė zjarr disa dokumente qė i paska pasur me vete. Paska ndėrhyrė me pushkė nė dorė edhe njė burrė i familjes, pėr ta mbrojtur Sahitin, si ėshtė zakon ndėr malėsorė, nė bazė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, qė tė mbrohet mysafiri, pa marrė parasysh sė kush ėshtė ai. Por, gjendja qenka qetėsuar, pa krisma. Zatriqi, si ėshtė shėnuar mė vonė nė Monografinė e LNĒ tė Istogut, qenka mbajtur disa muaj nė burg dhe qenka liruar. Sahit Zatriqi pas LDB ka qenė njėri ndėr njerėzit kryesorė tė pushtetit komunist nė Istog. Pos tij, nė atė pushtet kanė qenė edhe Ruzha Rajiqiqi, Vaso Pavlloviqi, e ndonjė tjetėr. Pavlloviqi ka qenė malazez, kolonist i ardhur nga mėrgata malazeze nė Amerikė. Nė vitin 1973, kur unė fillova tė punoj si gazetar, korrespondent i Rilindjes nga Istogu, zyrėn e kam pas marrė pikėrisht nė shtėpinė e pavlloviqėve qė ishte nė qendėr tė qytetit. Ka qenė njė shtėpi e vogėl, njėkatėshe, me njė podrum tė thellė. Mė kishin folur se nė atė podrum OZN-na kishte torturuar shumė shqiptarė. Mė flitnin se nė atė podrum kishte edhe hallka hekuri me tė cilat ishin mbajtur tė lidhur shqiptarėt. Me plakėn e Pavlloviqėve tė cilės ia bėja ndonjė shėrbim, si ishte telefoni i Rilindjes tė cilin ajo e shfrytėzonte pėr tė biseduar me djemtė e saj nė Beograd, etj. tentoja tė bije nė ujdi pėr tė hyrė njė here nė atė podrum, por ajo kurrė nuk mė ka lejuar dhe kurrė nė asnjė rast nuk fliste pėr masakrat serbe e malazeze mbi shqiptarėt. Stoikisht mbahej e heshtur. E dija se po e luan lojėn mirė, si e luaja edhe unė, por edhe pse burri i saj ka qenė kryetar komune nė Istog menjėherė pas luftės, ajo nuk fliste asgjė. Pėrkundrazi, Stana fliste me pietet pėr ata burra shqiptarė, por detaje mė shumė nuk tregonte. Unė e kuptoja
Dhunė e vazhdueshme serbe mbi shqiptarėt
Nė fillim tė fillores, pra kur kalonim nėpėr Istog pėr nė shkollė, menjėherė filluam tė dėgjojmė copėza-copėza ato histori tė tmerrshme. Erdhi edhe ajo koha e rėndė e aksionit tė armėve qė e kishte ndėrmarrė atėherė pushteti serb-komunist pėr tė disiplinuar shqiptarėt. Njė burrė i familjes sonė, Imeri, ishte burgosur e torturuar shumė. Mė vonė ka qenė burgosur edhe Azemi. Imeri e ka mbijetuar atė torturė, por serbėt bashkė me bashkėshorten e tij, Mihanėn dhe gjashtė bashkėfamiljarė tė tjerė, i kanė vrarė e masakruar serbėt nė Kaliqan tė Istogut, mė 13 prill tė vitit 1999.
Xhemė Sadria si Oso Kuka
Tė copėzuara kėshtu ato histori tė tė parėve tanė ne i dėgjonim nga nėnat dhe mė tė moshuarit tanė. Vėllai mė i vogėl i Rrustės, Azem Sadria, qė pas Luftės sė Dytė Botėrore njė kohė kishte mbetur kryefamiljar, e ka pasur zakon tė kėndonte nė lahutė. Ai i kėndonte me ėndje tė madhe e me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm sidomos kėngėt kreshnike pėr Mujėn e Halilin. Mė vonė, dikund nė fillim tė viteve 70 kur unė isha arsimtar i gjuhės shqipe nė SHF 17 Nėntori nė Istog e Ibra ishte nė mbarim tė studimeve nė Universitetin e Prishtinės ( unė studioja gjuhėn e letėrsinė shqipe pak me vonesė, me korrespondencė) me ra hise qė pėrmes tij tė njihesha edhe me profesorin e nderuar, Rexhep Ismajlin e Sabri Hamitin, qė tė tre kėta shokė tė pandashėm qė nga atėherė. Mė duket se atėherė sapo kishin depėrtuar nė Kosovė edhe veprat e tė madhit Gjergj Fishta. Unė kisha njė simpati tė jashtėzakonshme pėr epopenė e Fishtės tė kėnduar nė Lahutėn e Malcisė. Profesor Rexha mė dha njė botim tė ri tė Lahutės , qė ishte botuar nė Romė dhe njė libėr tjetėr tė poezive satirike tė Fishtės. Pėr herė tė parė aty e pashė foton e Fishtės fetar dhe pėr herė tė parė aq mė zell i lexoja kėngėt e tij pėr kreshnikėt malėsorė nė mbrojtje tė tokave shqiptare kundėr cubave tė Malit tė Zi, por edhe pėr hilet e fuqive tė mėdha. Zaten, edhe mė herėt, nė formė kėngėsh tė kėnduara nga rapsodėt shqiptarė, kisha dėgjuar pėr kėngėn e Fishtės, kur motra e Avdisė e vajton tė vėllanė e vrarė nga malazeztė, etj.
Rėnia heroike e Xhemė Sadrisė te Livadhet e Gjakut
Kam shkruar edhe njė herė mė parė nė Bota sot se rajoni i Dukagjinit Verior, qė nga Malėsia e Mbishkodrės, Plava, Gucia, Rugova, Peja e Istogu, deri nė veri tė Mitrovicės e Llapi, ėshtė njė rajon strategjik, kufitar me Malin e Zi nė perėndim dhe me Serbinė nė veri. Nė kėto zona, prej Kongresit tė Berlinit e kėndej, vazhdimisht janė bėrė luftėra e gjaqe. Serbėt dhe malazeztė tė trimėruar me pėrkrahjen e Rusisė kanė tentuar vazhdimisht tė grabisin tokat shqiptare, e shqiptarėt vazhdimisht janė vėnė nė mbrojtje tė tyre. Sidomos nė zonat e brezit kufitar, siē ėshtė edhe treva e Rugovės, janė bėrė luftėra e gjaqe. Nė kėto kohė mė tė njohurat janė luftėrat pėr Nokshiqin, ato nė mbrojtje tė Plavės e Gucisė, lufta e Kacuberrit, Pazarit tė Ri, lufta e shqiptarėve pėr tė mbrojtur Rozhajėn, etj. Nė njė betejė tė tillė te Nokshiqi tash nė Mal tė Zi, kishin ndėrhyrė edhe rugovasit dhe ajo luftė ishte fituar nga shqiptarėt pėr tė kėnduar kėngėtari popullor nė stilin: Ējanė kėto gjėmė qė po i bjen era, po luftojnė Rugova e Peja, dhe Ēka Limi qė po vjen gjak, ra Rugova po marrin hak, etj. Nė ato luftėra rugovasit kanė marrė pjesė pėrherė. Ndėr ata luftėtarė ka qenė edhe Xhemė Sadria i Sadri Elezit. Pėr Xhemėn janė pėrfolur disa ngjarje qė duken si legjendė. Si legjendė duket edhe vrasja dhe hakmarrja e tij ndaj malazezve. Xhema kishte qenė i ēalė nė njė kėmbė. Nuk ka lėnė pasardhės. Nė ditėn kur ėshtė vrarė mė 1 korrik tė vitit 1943, si ka shėnuar kronisti Fazli Muriqi, rugovasit paskan qenė nė tėrheqje e sipėr te Livadhet e Gjakut, andej Ēakorrit. Xhema i plagosur rėndė nuk paska mundur tė tėrhiqet dhe qenka vendosur nė njė kaēubė mali dhe e paska luajtur lojėn sikur ėshtė i vdekur. Pararoja malazeze paska menduar vėrtet se ishte i vdekur dhe i paska ftuar shokėt qė tė vijnė aty. Flitet se kur rreth tij kanė ardhur mė shumė malazez, Xhema e paska aktivizuar njė bombė dore dhe e ka copėtuar veten, bashkė me disa malazez. Kjo legjendė i ngjan legjendės sė vetėflijimit tė Oso Kukės nė kullėn e barutit te Liqeni i Shkodrės, nė Vraninė. Unė kisha dėgjuar edhe si fėmijė pėr trimėritė e Xhemė Sadrisė dhe e bėra njė gabim kur shkrova pėr tė nė librin tim Varret e pėrbashkėta, mė 1996. Pata shkruar se trimėrive tė Xhemė Sadrisė u ka kėnduar edhe Fishta kur nė njė kėngė tė Lahutės ka shkruar pėr ata tre trimat rugovas qė qenkan ngutur pushkė me shti, nė ata cubat e Mali tė Zi, Xhemė Sadria si arushė malit, etj. Por njė mik imi mė vonė kur e lexoi dorėshkrimin e atij libri ma kujtoi se Fishta kėngėt e Lahutės i ka pėrmbyllur me ngjarjet historike tė mbledhjes sė Londrės qė ka ndodhur mė 1913 dhe pėr ngjarjet mė vonė nuk ka shkruar dhe aty u binda se Xhema i Fishtės ishte ndonjė trim tjetėr malėsor.
Rugova e qartėsoi toponimin Istog, se ėshtė nga shqipja e vjetėr
Ibra ka qenė ndėr tė parėt qė ka pasur nė dorė dorėshkrimin e librit tim Varret e pėrbashkėta. Ka qenė vjeshtė e 96-ės. Unė kisha bėrė njė dorėshkrim tė atij libri qė bėnte fjalė edhe pėr mizoritė serbe nė rrethin e Istogut qė nga viti 1912 e kėndej. Aty flitej edhe pėr vrasjen e gjyshit tonė dhe tė babait tė Ibrės, Ukės. Mė kujtohet kur hyra nė zyrėn e tij tė vogėl, nė selinė e LDK-sė atėherė aty afėr stadiumit tė futbollit tė Prishtinės. Ashtu si ishte gjithmonė i qetė, unė i thashė se kisha njė dėshirė tė flaktė qė ta hap temėn e mizorive tė pushtetit serb mbi shqiptarėt e pambrojtur pas luftėrave ballkanike e kėndej. Ai e mori dorėshkrimin, filloi qetazi ta shfletojė, nisi tė bėj ndonjė ndėrhyrje tė vogėl, p.sh. si ishte ndėrhyrja e tij pėr ta rregulluar gjuhėsisht toponimin Podgurė. Dukagjini verior, nė anėn e Istogut dhe andej kah burimi i Drinit tė Bardhė, tradicionalisht quhet Podgurė. Unė kisha shkruar gabim: Podgorė , emėrtim ky i sllavizuar. Zumė ashtu bashkė tė shfletonim atė dorėshkrim, por nė ato vite Rugova ishte shumė i zėnė me aktivitete politike dhe e ndėrpremė shfletimin. Mė nuk ia kam afruar atė dorėshkrim, edhe pse isha shumė kureshtar qė ai ta lexonte dhe tė bėnte ndėrhyrjet e tij. Edhe vetėm njė njeri e ka parė atė dorėshkrim, para se tė botohej: Sabri Hamiti ( para recensentit tim, Xhevat Syla). Sabriu, gjithnjė me atė mendimin e tij tė prehtė pasi e shikoi pėrciptazi, ia vuri dorėn pėrmbi e mė tha: Ruaje kėtė dorėshkrim, se e ke vepėr historike! Shaka pra!
Sulmi i shqiptarėve nė Dobrushė
Unė, vėrtet kisha gabuar. Toponimi Istog, nuk ishte me prejardhje sllave. Mė vonė, nė njė tubim promovues tė LDK-sė nė Istog pas lufte, ndėgjova Rugovėn duke e qartėsuar prejardhjen e toponimit Istog nga shqipja e vjetėr, para ardhjes sė sllavėve nė Ballkan. Nė dorėshkrimin tim unė i ndikuar prej propagandas dhe librave serbe e ideologjike shqiptare atėherė, kisha shėnuar se toponimi Istog-Istok, rrjedhė nga sllavishtja e vjetėr, istoēnik- burim, se nė burimi i lumit tė Istogut ėshtė kėtu, e mendjoa se vėrtet ėshėt ashtu. Ibra qė ishte gjithnjė njė studjues i thellė, nė atė tubim ku kishin ardhur mijėra- e mijėra njerėz, argumentoi tė kundėrtėn, se toponimi Istog, ėshtė fjalė e vjetėr shqipe.
Sulmi i shqiptarėve nė Dobrushė dhe vrasja e Ibish Sadrisė
Pra, kemi tė bėjmė me njė rajon qė gjendet nė trekėndėshin e kufijve tė tashėm administrativ: Shqipėri - Mali i Zi - Serbi. Nė ato kohėra Pejėn me Rrafshin e Kosovės e ka lidhur vetėm njė rrugė magjistrale, ajo Pejė - Mitrovicė, qė ka kaluar nėpėr Istog e Skėnderaj. Nuk ka ekzistuar rruga e tashme Pejė - Prishtinė nėpėr Kijevė. Rruga e trenit ėshtė ndėrtuar shumė mė vonė, nga mesi i viteve 30. Prandaj, nuk ėshtė ēudi se nėpėr kėtė rrugė kanė depėrtuar tė gjitha ushtritė e huaja, prej atyre serbe e malazeze, e deri te ato gjermane e italiane. Njė rrugė lokale ka qenė edhe ajo nėpėr Grykė tė Rugovės. Buzė kėtyre rrugėve ushtritė e huaja, mendojmė nė ato serbe dhe malazeze, i kanė bėrė krimet mė tė mėdha dhe sė paru buzė tyre kanė vendosur kolonėt. Njė fshat tė tillė kolonėsh malazezė pushteti atėherė ndėrmjet dy luftrave botėrore e kishte vendosur edhe nė Dobrushė tė Istogut, ndėrmjet Gurrakocit e Banjės. Ushtria jugosllave ishte tėrhequr nga Kosova nė prill tė vitit 1941, por malazeztė e Dobrushės e Vitomiricės, tash Arbreshi, me gjithė lutjet e parisė sė Pejės dhe tė Istogut nuk qenkan tėrhequr nga kishin ardhur mė pare nė tokat e shqiptarėve dhe nė tokat djerrina. Udhėheqja e atėhershme shqiptare paska vendosur tė bėhet njė sulm i improvizuar mbi Dobrushėn, pėr tė detyruar kolonėt qė tė shkojnė nėpėr Grykė tė Rugovės pėr nė Mal tė Zi. Sulmi i organizuar shqiptarė ishte bėrė njė natė tė vjeshtės sė vitit 1941. Malazeztė paskan pasur njė ēetė militarėsh tė organizuar e tė armatosur me njė pushkomitroloz. Pararoja shqiptare paska rėnė nė pritė tė atij pushkomitrolozi qė e paska poseduar njėfar Toma Zhariqi dhe aty ėshtė vrarė Ibish Sadri Rugova dhe njė fqinji i tij, po nga Cerrca, Nazif Fejza. Shqiptarėt pastaj qenkan organizuar dhe e kanė thyer rrezistencėn malazeze. Ėshtė interesant se pikėrisht ai Zhariqi, mė 1945 ėshtė kthyer nė Istog, por tash me brigadat partizane.
Hyrja e ēetnikėve nė brigadat partizane
Kur gjeneratat tona dikund pas vitit kthesė 1966 filluam tė shfletonim mė shumė librat historik dhe shkrimet historike qė nė atė kohė i bėnin historianėt tanė, mė sė shumti Ali Hadri, Zekeria Cana e ndonjė tjetėr, nė revistat Pėrparimi, Gjurmime Albanoligjike, Jeta e Re dhe nė gazetėn Rilindja, arritėm tė mėsojmė diēka mė shumė pėr tmerret qė kishin pėrjetuar shqiptarėt nė periudhat e kaluara historike. Aty mėsova se kur ka qenė ēėshtja e shqiptarėve, janė bėrė bashkė partizanėt e ēetnikėt. Sepse, kur mė 1941 nga Kosova kanė ikur shumica e kolonėve serbė dhe malazezė (ndėrmjet dy luftrave botėrore nė Kosovė ishin vendosur mbi 11 mijė familje kolonėsh me rreth 60 mijė atėtarė) ata nė territorin e Serbisė e tė Malit tė Zi kishin formuar aradha ēetnike. Njė aradhė e tillė, qė ėshtė quajtur, sipas Ali Hadrit Aradha e Dukagjinit pėr intervenime tė shpejta nga serbėt dhe malazezėt e Istogut dhe tė Pejės ishte formuar nė Kolashinin e Ibrit, qė ishte nė kufi me Mitrovicėn dhe Istogun. Kjo aradhė kishte hyrė nė formacionet e ēetnikėve tė Drazha Mihajloviqit. Disa formacione tė ngjashme me malazezė i ka udhėhequr Pavle Gjurishiqi. Kėto formacione vazhimisht e kanė sulmuar territorin e Kosovės nė ato vite dhe shqiptarėt me ndihmėn e pushtetit e tė regjencės nė Tiranė e kanė organizuar mbrojtjen e kufijve verior tė Kosovės. Rugovasit me ndihmėn e vullnetarėve tė tjerė e kanė mbrojtur kufirin me Malin e Zi, shqiptarėt e tjerė nga tė gjitha viset e Kosovės, edhe nga Gjilani, Ferizaj e Drenica, i kanė mbrojtur kufijtė verior me Serbinė. Ēetnikėt nuk kanė shkelur nė atė kohė nė Kosovė. Rrustė Rugova ka qenė njėri ndėr udhėheqėsit e mbrojtjes shqiptare nė ato vise. Me tė ka qendruar edhe djali i madh i tij, Shabani. Bajraktar ka qenė Sak Fazlija (Muriqi). Tė themi me kėtė rast se dajallarėt e Ibrahim Rugovės, si e thash edhe mė parė, familja e Qerim Rugovės, me vėllezėrit e nėnės Sofė, Rrustemin e Dinėn, nga Llukafci i Begut tė Komunės sė Istogut, janė farefisni me familjen Muriqi tė Koshutanit tė trevės sė Rugovės. Pos kėsaj familje, edhe njė familje nė Vrellė dhe njė tjetėr nė Banjė tė Pejės e mban mbiemrin Rugova, por nuk janė nė farefisni me familjen tonė Lajēi, si ka tentuar shumė herė tė propagandojė shtypi serb i asaj kohe qė tentonte gjithnjė tė gjente diēka qė nė njė mėnyrė do tė mund ta zbehte imazhin dhe popullaritetin e pakontestueshėm tė Ibrahim Rugovės ndėr shqiptarėt e etshėm pėr liri e pavarėsi.
Depėrtimi nė Istog i brigadės ēetnike tė Ral Vuliqit
Ata ēetnik pasaj janė pėrzier me brigadat parizane qė kanė ardhur nė Kosovė nga Serbia e Mali i Zi. Janė disa dokumente tė shkruara qė dėshmojnė se edhe vet komandanti i partizanėve jugosllav, Tito, i ka rehabilituar ēetnikėt pasi e ka vrarė komandantin e tyre, Drazha Mihajlloviqin dhe ia ka marrė pushtetin. Por, e vėrteta ėshtė, si e thash nė fillim tė kėtij fejtoni, se nė Kosovė sė pari kanė depėrtuar brigadat e partizanėve tė Shqipėrisė, sipas njė marrėveshjeje qė e kishin bėrė atėherė Tito dhe Enver Hoxha, me ndihmėn e Moladin Popoviqit e Dushan Mugoshės.Thash se shtabi i njė brigade tė tillė nė fund tė vitit 1944 ka qenė vendosur edhe nė odėn tonė. Mė tė moshuarit poashtu na kanė treguar se nė radhėt e asaj brigade mė shumė ka pasur partizanė nga jugu i Shqipėrisė qė aty ku ėshtė oborri i sotėm i shkollės sė fshatit Cerrcė madje paskan kėnduar edhe kėngė pėrēmuese pėr gegėt! Sipas axhės Ali, qė ka qenė partizan i kėsaj brigade qė ka luftuar deri nė kufijtė e Bosnjės, komandant i saj ka qenė Skėnder Kosova. Aliu thotė se ai mbase mund tė ketė pasur edhe ndonjė emėr tjetėr, por ne si ushtarė tė tij e kemi njohur me atė emėr e mbiemėr! Vazhdimisht kam tentuar tė gjejė diēka mė shumė nė literaturėn historiografike shqiptare pėr veprimtarinė e kėtyre brigadave shqiptare nė Kosovė, por nuk kam gjetur mė shumė se kujtime tė ndonjė komandanti, apo ushtari Arkivat shtetėrore nuk janė hapur deri mė sot, sa di unė. Por, poashtu e vėrteta ėshtė se menjėhrė pas largimit tė brigadave shqiptare pėr nė drejtim tė Sanxhakut boshnjak dhe nė drejtim tė Bosnjės, qė nė janar tė vitit 1945 kanė filluar tmeret e partizanėve, tė pėrzier me ēetnik, si nė Istog, e paoshtu edhe nė gjithė Kosovėn. Janė tė njohura masakrat nė Tauk Bashqe dhe nė burgun e Prishtinės, masakrimi i shqiptarėve nė Gjilan, Ferizaj, nė Pejė te Jarina dhe nė pėrrojet e Drenicės Istogasit e mbajn mend mirė kur kanė shkuar partizanėt e Shqipėrisė dhe ua kanė hapur rrugėn pėr tė depėrtuar kėndej parizanėt jugosllav. Nė bjeshkėt e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depėrtuar edhe brigade ēetnike e Ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut nė kohėn e mbretėrisė jugosllave. Me marrėveshje me partizanėt, ēetnikėt e Vuliqit i paskan rruar mjekėrrat nė bjeshkė dhe janė pėrzier me partizanė. Duket se diēka e ngjashme po ndodh edhe sot nėpėr enklavat serbe nė veri tė Mitrovicės e gjetiu, ku mund tė fshehen edhe militarė e paramilitarė serbė e malazezė qė kanė bėrė krime mbi popullsinė civile shqiptare gjatė viteve 98-99 nė Kosovė. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kėshtu si pa kokė dhe nė gojė tė ujkut. Pėr kėto shkaqe e arsye Rrustė Rugova, ngjashėm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uēės, ėshtė vetėdorėzuar pėr tė mbrojtur familjen.
Cilėt ishin arsimtarėt tanė tė parė, mė tė mirėt e gjuhės dhe letėrsisė shqipe?
Ėshtė interesant se dy arsimtarėt tanė mė tė mirė tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uēės. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj.
Arsimtarėt tanė mė tė mire tė gjuhės shqipe ishin Abdurrahim Gashi e Elez Selmanaj
Por, poashtu e vėrteta ėshtė se menjėhrė pas largimit tė brigadave shqiptare pėr nė drejtim tė Sanxhakut boshnjak dhe nė drejtim tė Bosnjės, qė nė janar tė vitit 1945 kanė filluar tmeret e partizanėve, tė pėrzier me ēetnik, si nė Istog, e paoshtu edhe nė gjithė Kosovėn. Janė tė njohura masakrat nė Tauk Bashqe dhe nė burgun e Prishtinės, masakrimi i shqiptarėve nė Gjilan, Ferizaj, nė Pejė te Jarina, dhe nė pėrrojet e Drenicės.Istogasit e mbajnė mend mirė kur kanė shkuar partizanėt e Shqipėrisė dhe ua kanė hapur rrugėn pėr tė depėrtuar kėndej parizanėt jugosllav. Nė bjeshkėt e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depėrtuar edhe brigade ēetnike e ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut nė kohėn e mbretėrisė jugosllave. Me marrėveshje me partizanėt, ēetnikėt e Vuliqit i paskan rruar mjekėrrat nė bjeshkė dhe janė pėrzier me partizanė. Duket se diēka e ngjashme po ndodh edhe sot nėpėr enklavat serbe nė veri tė Mitrovicės e gjetiu, ku mund tė fshehen edhe militarė e paramilitarė serbė e malazezė qė kanė bėrė krime mbi popullsinė civile shqiptare gjatė viteve 98-99 nė Kosovė. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kėshtu si pa kokė dhe nė gojė tė ujkut. Pėr kėto shkaqe e arsye Rrustė Rugova, ngjashėm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uēės, ėshtė vetėdorėzuar pėr tė mbrojtur familjen.
Cilėt ishin arsimtarėt tanė tė parė, mė tė mirėt e gjuhės dhe letėrsisė shqipe?
Ėshtė interesant se dy arsimtarėt tanė mė tė mire tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uēės. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj. Elezin, tashmė tė ndjer, e pati dekoruar presidenti i atėherėshėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr meritat e tij pėr arsimin shqip. Nga kjo familje rrjedhė edhe Vjollca Vokshi, njė gazetare nė Tiranė qė pati bėrė emėr gjatė kohės sė rrėzimit tė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Abdurrahim Gashi qė nga klasėt e para tė fillores ėshtė kujdesur shumė qė tė nė mėsoj tė shkruajmė e tė flasim shqip. Ai, si mė ka shpjeguar vet, mbiemrin Gashi e ka marrė kur kusheriri i tij, prefekti i Pejės, Bajram Gashi, e paska regjistruar nė Gjimnazin Sami Frashėri nė Prishtinė dhe vet paska thėnė: kėtė djalė tė squar regjistrojeni me mbiemrin tim, Gashi. Pa modesti po e them se Abdurrahimi na i ka dhėnė themelet e para tė arsimit shqip. Por, ka pasur njė simptati tė jashtėzakonshme ndaj nxėnėsit qė, qysh atėherė dallohej nė gjeneratėn tonė, ndaj Ibrahim Rugovės. Sidomos Gashi na i vuri themelet e gjuhės shqipe, morfologjisė dhe sintaksės, ndėrkaq Elez Selmanaj ato tė letėrsisė shqipe, sidomos gjatė dy klasėve tė para tė Normales nė Istog. Thash tashmė se Rugova menjėherė dallohej qė nga klasa e pare e fillors me pedantėrinė e tij nė kryerjen e detyrave, nė lėndėn e bukurshkrimit, nė leximin dhe mėsimin e vjershave, nė lexim Gjithnjė ka pasur sukses me tė gjitha pesėshe, nė fillore. Mėsuesit dhe arsimtarėt tanė e zgjidhnin kryetar klase, e zgjidhnin udhėheqės tė grupit letrar tė shkollės, posa aty nga fillimi i klasės sė pesėt tė fillores ai nisi tė shkruaj poezitė e para. Arsimtarėt ato poezi na i dėrgonin me postė atėherė nė Rilindja dhe Pionieri. Botoheshin grup autorėsh, apo edhe tė veēanta. Selman Bujupi thoshte se lexuesi mė i rregullt ibibliotekės sė qytetit ishte Ibra Ne vėrtet atėherė ishim tė etshėm pėr shkollė, pėr libra. Ashtu si e ka thėnė Ibrahim Rugova nė librin publicistik, Ēėshtja e Kosovės dhe njė njė intėrvistė me tė huajt, ndshjen e pare me libra Ibra e ka pasur nė dhomėn e fjetjes sė babait tė tij, Ukės, nga cili kishin mbetur ca libra, ndonjė edhe nė gjuhėn italiane, tė cilėn ai e kishte njohur, siē e kishte njohur pjesėrisht dhe gjuhėn gjermane dhe sekro kroate. Ato libra kanė ekzistuar deri vonė, por nuk e di se ku kanė mbetur tash.
Ibra i mbante nė kujtim librat e babait
Nė atė dhomė tė vogėl, nė mes tė shtėpisė sonė tė madhe atėherė, tashmė ėshtė rrėnuar, u lind Ibrahim Rugova. Madje, nė atė shtėpi i kemi pasur shumė afėr edhe dhomat e fjetjes. Dhe, mė kujtohet se ndeshjen e parė me libra Ibra e ka pasur me librat e babait tė vet dhe kėtė e ka thėnė edhe nė njė intervistė. Ndeshjen e dytė me libra e patėm qė nga klasa e parė, apo e dytė e fillores. Nė qytet, ku ishte shtėpia e vjetėr e kulturės, nė ato vite ka funksionuar njė bibliotekė. Punonte aty njė dashamir i madh i librit, Selman Bujupi. Ai mbante evidence tė saktė tė librave qė i lexonte dikush. Shpesh ai thoshte atėherė dhe gjithnjė mė vonė se gjithmonė lexuesin mė tė rregullt tė librit e ka pasur Ibrahim Rugovėn. Kėtė pasion tė Ibrės ndaj librit e kam pėrjetuar edhe vetė. Vėrtet unė gati se kisha marrė njė rrugė tjetėr jetėsore, sikur tė mos e kisha Ibrėn pranė vetes. Mė shumė nga kureshtja, nė fillim nisa tė lexoj librat qė i lexonte ai. Ai mbante qė atėherė shėnime pėr librat e lexuar, edhe unė fillova ashtu. Ai filloi tė shkruajė poezitė e para, edhe unė ua bėja adetin ashtu. Por, si e kam ruajtur edhe njė foto nga rinia e hershme e Ibrės, ai edhe kur shkonim nė piknik, apo pėr tė zėnė peshq e pėr tu freskuar nė Lumin e Istogut, merrte ndonjė libėr me vete.
Nė ato vite atraksionin mė tė madh tė piknikėve e kemi pasur Lumin e Istogut. Ky lumė, qė edhe tash kalon nėpėr oborrin e motelit Trofta e qė buron mbi qytetin e Istogut, nja dy kilometra mė poshtė, kalon edhe nėpėr pronat e familjes sonė. Atėherė ka pasur ujė tė pastėr, uji nuk ka qenė i ndotur si tash, me gjithė kėto ujėra tė zeza, plastikė, e kemikale tė tjera. Aty verave tė thuash, pėr ēdo ditė, shkonim pėr tu freskuar dhe pėr tė zėnė peshq. Lumi ka qenė shumė i pasur me peshq tė llojeve vendės: mė sė shumti me krap, troftė, mlysh dhe ngjala. E punonim ndonjė koshere peshku, me grykėn pak mė tė gjerė, mesin mė tė ngushtė dhe fundin pak mė tė gjerė. Zinim shumė peshq atėherė, edhe ndonjė ngjalė. Mandej patėm filluar tė punonim dhe grepa pėr tė zėnė peshq nga bregu i lumit.
Duhej tė kujdeseshim edhe pėr tufat e bagėtive. Ibra shkonte gjithnjė me libėr nė dorė.
Si iku Ibra prej bjeshkėve tė Rugovės
Duhej t i ndihmonim edhe babait tim, Shabanit, atėherė nė punėt e mėdha tė fushės. Por, babai im, tashmė i ndjerė qė ishte lindur dhe ishte rritur nė trevėn e Rugovės, ku ende kemi prona me tapi, sikur i kishte mbetur meraku i moēėm qė tė na dėrgonte pėr verime nė Gjolla tė Leqinatit dhe andej te Guri i Kuq, qė pas Gjeravicės ėshtė maja e dytė mė e lartė nė Kosovė, mbi 2.500 metra tė lartėsisė mbidetare (bjeshkė kjo e Malajve, ku ka hise dhe familja jonė).
Verėn e parė ishim nė klasėn e shtatė. Ibra i bėri ballė verės sė parė. Ai kujdesej pėr tufėn e lopėve, unė pėr atė tė deleve. Verėn e dytė, kur kishim mbaruar klasėn e tetė dhe duhej tė regjistroheshim nė shkollėn e mesme, njė ditė nėna ime, qė po ashtu quhej Sofė, e familjes Bojaj nga Kėrnica e Klinės, mė tha se Ibra ka ikur nė shtėpi. Mbeta unė ashtu njė herė pėr tu kujdesur pėr tė dy tufat e gjedheve. Mė vonė u binda se Ibra kishte vepruar drejt. Atėherė nė Istog nuk ka pasur shkollė tė mesme. Shkolla tė tilla kishte vetėm nėpėr qytetet e mėdha. Ibra kishte shkuar nė Prishtinė dhe atje ishte regjistruar nė Shkollėn e mesme, Normale. Por, nė shtatorin e atij viti, mbase njė apo dy ditė me vonesė Ibra u kthye nė Istog, sepse nė vitin shkollor 1962/63 pushteti atėherė kishte vendosur tė hapte dy paralele tė Normales sė Pejės nė Istog. Njėra paralele ishte vetėm me nxėnės shqiptarė, e tjetra e pėrzier, serbė e shqiptar bashkė. Nxėnėsit qė vinin nga fshatrat mė tė largėta e qė i konsideronin se njihnin mė pak gjuhėn serbokroate, i vunė nė atė klasėn shqipe, ne nxėnėsve qė kishim mbaruar klasėn e tetė fillore nė Istog na vunė nė klasėn e pėrzier. Mėsonim aty, pėr hir tė serbėve, gati tė gjitha lėndėt serbokroatisht, pos lėndės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe!
Si mė pėrjashtuan nga shkolla?
Ka qenė problem atėherė tė siguroheshin tekstet shkollore. Unė e bėra njė gabim tė madh. Drejtoria e shkollės kishte vendosur qė klasa jonė e pėrzier, tė pėrziheshim edhe nėpėr banka tė shkollės, tė uleshim bashkė, njė serb e njė shqiptar. Mua mė ra hise njė djalė i urtė serb, i pėrmbajtur, njėfarė Pera. Unė qė gjithnjė isha pak mė i rrėmbyer, u ngrita dhe nga kujdestari i klasės kėrkova, nėse ka mundėsi, thashė, pėr shkak tė mungesės sė teksteve mėsimore, tė ulesha me Ibrėn nė njė bankė! Ai reagoi edhe mė keq se unė. Mė kapi menjėherė pėr krahu, mė hodhi te dera e klasės, ma hodhi ēantėn prapa dhe mė tha se nuk ka shkollė nė Jugosllavi qė do tė pranojė mė!
Dy javė unė mbeta jashtė shkollės. E pata njė mik qė punonte atėherė nė pushtet dhe me ndihmėn e drejtorit tė shkollės, arsimtarit tonė tė mirė tė gjuhės shqipe, Abdurrahim Gashit, u ktheva prapė nė klasė. Gashi, pasi qė mė ktheu nė klasė, mė thirri nė drejtori tė shkollės dhe mė udhėzojė qė kujdestarin e klasės qė ishte hidhėruar keqas me mua, ta lusja qė tė mė kthente nė shkollė dhe t i kėrkoja falje. Ashtu veprova. Mė lejoi tė hyja nė klasė, nė bankė me Perėn.
Por, ai kujdestari i klasės qė na ligjėronte dy lėndė mėsimore mu hakmor menjėherė: mė pyeti ndėr tė parėt dhe mė vuri menjėherė dy nota tė dobėta nė ditar. Pas tij mė vunė edhe dy nota tė dobėta, dy kolegė tė tij. Mu bėnė katėr nota tė dobėta, asnjė kaluese. Kaluan muajt, isha nxėnėsi mė me sė shumti nota tė dobėta nė klasė, edhe pse klasėn e tetė e kisha mbaruar shkėlqyeshėm.
Mėsoja dhe heshta. Nė fund megjithatė dola me sukses tė shkėlqyeshėm. Por, edhe nė atė klasė tė pėrzier me serbė e malazez, Ibra ishte nxėnėsi mė i mirė. Madje, mė i miri ishte se edhe nxėnėsit serbė qė tė thuash mėsonin nė gjuhėn e tyre amtare.
Mė kujtohet njė herė reagimi i profesorit tė gjuhės serbokroate, Ratkoviqit, i cili sikur u tha dy-tre nxėnėsve serbė, qė dukej se ishin pak mė tė mirė se tė tjerėt, se duhet tju vinte marre qė disa nxėnės shqiptarė ishin mė tė mirė se ata, edhe nė gjuhėn e tyre amtare. Nė mesin e atyre nxėnėsve mė tė mirė isha edhe unė.
Na bėnte mė tė mirėt fakti se lexonim shumė nė atė kohė. Sidomos e lexonim letėrsinė ruse, se mungonte letėrsia shqipe. Lexonim shumė Tolstojin, Dostojevskin, poetėt e mėdhenj rusė Pushkinin e Jesenin, por diē mė vonė pati filluar tė depėrtojė edhe letėrsia e perėndimorėve, tė cilės pastaj Ibra nuk iu nda kurrė.
Nė Pejė na quanin klasa e fshatarėve, por ishim mė tė mirėt!
Pasi mbaruam dy klasat e para tė Normales nė Istog, tri tė tjerat i vazhduam nė Normalen e Pejės. Ashtu si ishim, nuk na copėtuan, na lejuan tė jemi tė gjithė istogasit nė njė klasė, pos qė na i bashkėngjitėn edhe disa nxėnės tė komunės sė Deēanit.
Edhe nė Pejė, si e kanė thėnė tashmė edhe disa nga arsimtarėt tanė, ishim mė tė mirėt. Me vetėdije, apo pa tė, ne ishim gjeneratė qė nuk kishim nga tia mbajmė tjetėr, pos tė mėsojmė. Por, nė Pejė kishim pak mė shumė mundėsi tė shėrbeheshim me mė shumė libra. Nė ato vite, mė kujtohet, ne ishim tė dashuruar nė tekstet letrare dhe shkencore qė botoheshin nė revistat Jeta e re dhe Pėrparmi. Mė parė me kėto revista, si edhe me Rilindjen ne jemi ndeshur edhe nė familje. E kemi pasur axhėn Ali, njė dashamir tė gazetave dhe revistave shqipe, qė na i sillte nė familje kėto botime, qė nga shkolla fillore.
Por, nė Pejė tani edhe mosha e bėnte tė veten, kuptonim diēka mė shumė. Edhe atje Ibra ishte dukshėm mė i miri nė gjuhė e letėrsi shqipe. Mikel Gjoka ishte mė i miri nė art (flas pėr mė tė mirėt jo vetėm nė gjeneratė, por nė pėrgjithėsi nė atė shkollė tė mesme, kėshtu kanė thėnė edhe arsimtarėt tanė). Tush Gega ka qenė mė i miri nė shkencat ekzakte, unė mė i miri nė lėndėn e historisė, etj. Njė shok yni, Ibish Hasani, ishte mė i miri nė edukatėn fizike, ishte hendbollist shumė i dalluar. Pra, dalloheshim pėr tė mirė, por na quanin klasa e katundarėve!
Shpėrthimi i Ibrės nė letrat shqipe
Nė atė kohė, pra sa ishim nxėnės tė Normales sė Pejės (gjenerata jonė ka mbaruar shkollimin atje gjatė vitit shkollor 1966-67) ndodhi edhe njė ngjarje e madhe qė pėr politikėn e atėhershme jugosllave thuhej se ishte njė vit kthesė, mbase pėr tė mirė edhe tė shqiptarėve. Nė verėn e vitit 1966, pati ndodhur ajo ngatėrresa e madhe ndėrmjet komunistėve jugosllavė, qė u zhbė me konfliktin e madh ndėrmjet dy ish-udhėheqėsve mė tė mėdhenj tė asaj kohe nė RSFJ, ndėrmjet Titos kroat dhe Rankoviqit, serb. Periudha rankoviqiste, si quhet ajo periudhė prej vitit 1945 e deri nė atė Plenumin komunist tė Brioneve tė vitit 1966, mbase ka qenė periudha mė e tmerrshme pėr shqiptarėt kėndej kufirit, me pėrjashtim tė periudhės sė Milosheviqit. Gjatė asaj periudhe Kosova ėshtė sunduar nga policia dhe UDB-a. Ishte ajo periudha e tmerrit kur nė fillim tė vitit 1945 shqiptarėt janė vrarė edhe pa gjyq, ose nė bazė tė vendimeve tė gjyqeve tė improvizuara, kur janė pėrndjekur, rrahur e mbytur edhe me mjete tė topitura, jo vetėm gjatė aksionit famėkeq tė grumbullimit tė armėve mė 1956, por ehe gjatė aksionit pėr dėbimin e shqiptarėve pėr nė Turqi.
Ishte ajo periudha e pėrndjekjes dhe dhunės sė madhe, sidomos kur ishte krijuar konflikti ndėrmjet komunistėve rusė, jugosllavė me ata tė Enver Hoxhės. Nė rrethana tė reja ne mbaruam shkollėn e mesme, Ibra pastaj filloi studimet nė Prishtinė, unė u punėsova nė SHF 17 Nėntori nė Istog, po mė vonė, mė 1973 nė Rilindje. Por, vazhdimisht kemi pasur kontakte, ndeja e ahengje.
Pėrplasjet e para intelektuale nė Prishtinė
Pas atij vitit kthesė 66, nė Kosovė pati shpėrthyer atėherė koha e njė iluminizmi shqiptar. Shqiptarėt e etshėm pėr dije, pėr shkolla e libra shqip, sikur e gėlltitėn atė periudhė, kur u hap edhe ndonjė fakultet shqip, mė vonė edhe Universiteti i Prishtinės. Libri shqip atėherė ishte bėrė bukė e kripė e familjeve shqiptare. Nė fillim tė viteve 70 pati shpėrthyer edhe Ibra me njė seri shkrimesh qė janė tė pėrmbledhura nė veprėn e tij Prehje lirike. Ato shkrime, diē si prozė poetike, apo ese poetik, pėr poetėt dhe shkrimtarėt tanė tė mėdhenj, Naimin, Migjenin, pėr poetėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj botėror, Shilerin, Tagoren, Jeseninin e pėrvuajtur nga vetėvetja, etj. patėn bėrė jehonė tė madhe. Ne, mėsuesit e provincės nuk ėshtė se nuk i pėrcollėm me vėmendje ndodhitė e kohės. Edhe ashtu tė copėzuara, ato ndodhi nguliteshin nė kokat tona. Lexonim shumė atėherė edhe polemikat e kohės. Rugova ka pasur disa polemika tė tilla. Nė tė vėrtetė, si ėshtė formėsuar tash, qė nė fillim tė atyre viteve, nė Prishtinė kishte shpėrthyer gjenerata e re, nė mesin e tė cilėve ishin: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Anton Pashku, Ali Podrimja, Hivzi Islami, Ymer Shkreli, e ndonjė tjetėr qė e pėrbėnin, si po quhet tash, atė qarkun e parė tė madh intelektual tė Prishtinės, i cili nė tė vėrtetė, sa kuptoj unė, u ka paraprirė edhe disa proceseve e lėvizjeve politike atėherė dhe mė vonė. Botohej atėherė edhe njė revistė, diē si e pavarur, Dituria dhe po nė atė kohė u botua edhe programi i kėtyre intelektualėve Le tė rrjedhė lumi. Botohej edhe revista e studentėve Bota e re, tė cilės njė kohė i ka prirė Ibra, por disa tekste tė saj pushteti atėherė nuk i shikonte me sy tė mirė, e madje nė disa raste edhe kishte reaguar, njė numėr madje edhe e kishin ndaluar. Pėr shkak se qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė qė tė hapė polemika, mė qėllim nuk po i pėrmend emrat e atyre intelektualėve tė Prishtinės qė kėtė grup intelektualėsh tė rinj, qė nė fillim i anatemuan si intelektualė dekadencė!
Edhe diēka. Ka qenė atėherė ajo koha kur Ibra vinte pėr pushime nė vendlindje. Qėndronte te nėna e tij nė Cerrcė, pak mė gjatė. E ka pasur adet qė vazhdimisht tė vishej me shije, ndonjėherė mbante edhe flokė tė gjata, dimrit mbante njė pallto tė gjatė e tė zezė. Nuk qėndronte atėherė i tėrhequr, dilnim me shokė edhe nė ndonjė shėtitje. Mė shumė kishte dėshirė tė fliste pėr mendimtarėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj botėrorė.
Ibra i ndihmonte tė gjithė
Gjatė homazheve pėr Ibrahim Rugovėn sivjet mė kanė pyetur edhe publikisht disa gazetarė: sa ka qenė i afėrt Ibra me bashkėfamiljarėt e vet (mendohej nė rrethin mė tė gjerė familjar). Unė kam thėnė gjithmonė dhe gjithmonė kam pėr ta pėrsėritur se Ibrahim Rugova i lindur dhe i rritur nė ato rrethanat mė tė zeza pėr popullin shqiptar, Ibra qė njė kohė tė fėmijėrisė sė parė e ka kaluar edhe ndėr dajallarėt e tij, te familja e madhe dhe e njohur e Qerim (Muriqi) Rugova, nga Llukafci i Begut, ka qenė i afėrt dhe i ka respektuar tė gjithė. Kurrė ai njeri me askėnd nuk ėshtė ngucur, as si fėmijė, kurrė ai njeri nuk ėshtė kapur fytas me dikė, as me moshatarėt e vet qė i bėnim ndonjė hile tė vogėl! Nuk ėshtė e vėrtetė se ka qenė gjithmonė i mbyllur, si e mbyllen tė tjerėt kur ka filluar pas vitit 1989, tė merret me politikėn e madhe tė shqiptarėve.
Pėrkundrazi, mė kujtohet se ka pasur shumė dėshirė qė tė rri e tė dėgjojė hallet e mė tė moshuarve, tė cilėt e donin dhe e respektonin mė sė shumti ndėr tė gjithė tė tjerėt. Mė kujtohet si vinte nė pushime verore e dimėrore, por edhe nė vdekje e dasma, kur qėndronte me neve gati edhe tėrė natėn, duke bėrė edhe ndonjė shaka. Gazetarėve u kam thėnė se edhe gjatė viteve 90 unė i kam pasur dyert e hapura te Ibra. Gjithmonė. E vėrteta ėshtė se kam qėndruar pak mė anash ( kam pasur shumė arsye personale ) por nuk jam ndarė i tėri. Tash mė vjen keq tė them, por disa njerėz rreth tij e konsideronin Ibrėn tonė si diēka qė u takuaka vetėm atyre, ose partisė, unė kėshtu kurrė nuk i kisha kuptuar gjėrat. Ai ėshtė problem i tyre, si u pa edhe mė vonė, kur zunė tė largoheshin njė nga njė! Por, ishte edhe rreziku nga pushteti serb, e dija se ata e pėrcillnin ditė e natė Mirėpo, unė shkoja kur ma merrte mendja vetė se duhej tė isha diku aty ku mbaheshin konferencat e shtypit, kur mbahej Kuvendi i Dytė i LDK-sė nė Shou, i Treti te Dora, kur e detyruan Ibrėn tė thėrrasė e tė mbajė Kuvendin themelues tė Kosovės dhe kur erdhi policia serbe dhe e rrethoi selinė e LDK-sė, konfiskoi materialet e asaj mbledhjeje, por shkoja edhe nė Velani.
Nė Cerrcė ka pasur njė simpati tė jashtėzakonshme pėr nėnėn e madhe tė familjes, nėn Fatime, tė cilėn serbėt e kanė masakruar bashkė me shtatė bashkėfamiljarė tė tjerė, mė 13 prill tė vitit 1999 nė Kaliqan tė Istogut. Ka pasur njė simpati tė jashtėzakonshme pėr axhėn Bekė, vėllai i fundit i Rrustė Sadrisė, qė vdiq nė moshė tė shtyrė nga mesi i viteve 80. Nė varrimin e nė tė pamėn pėr Bekė Sadrinė kishin ardhur shumė miq e dashamirė. Mė kujtohet Ibra erdhi i heshtur dhe kur shkoi, si ėshtė adet, e la njė grusht para, shumė para pėr atė kohė! Deri vonė ėshtė pėrmendur gjesti i tij human. Humanizmin e vet ai e ka treguar edhe mė herėt. Kur ishim mė tė rinj, ai mua gjithė mė ka dalė zot, si u ka dalė zot edhe rugovasve tė tjerė qė nė fillim tė viteve 70 filluan tė bėnin fakultete e shkolla tė mesme profesionale nė Prishtinė. Kėtė gjeneratė tė re Ibra jo vetėm qė i ndihmonte materialisht, por edhe u bėnte konak, kur duhej dhe kur i zinte puna pisk nė shehėr.
Ibra, kryetar nė njė manifestim tė Rilindjes
Pastaj me Ibrėn mbanim kontakte, pa politikė, gjatė viteve 70 e 80. Unė pastaj erdha me punė nė redaksinė e gazetės Rilindja nė Prishtinė nė verėn e vitit 78, njė vit mė vonė edhe me familje. Ibrės tashmė i kishin lindur dy djem, Mendimi e Uka (Teuta ka lindur pas tė 90-tave). Ishim gėzuar shumė pėr djemtė e Ibrės. Ai punonte nė Institutin Albanologjik, ku i kishte shokėt e punės e tė idealit, afėr ishte edhe Universiteti i Prishtinės. Por, mė kujtohet mirė se njė pjesė tė madhe tė kohės Ibra e kalonte nė Rilindje, nė sektorin e botimit tė librit letrar. Aty punonte Sabriu, Aliu, Antoni, Nazmi Rrahmani, qė ndihmonte shumė botimin e librit nė Rilindje. Ibra, si zakonisht, vinte i qetė e i heshtur si gjithmonė, me ēantėn e tij tė madhe. Tė themi me kėtė rast se atėherė shtėpia botuese e gazetare Rilindja vėrtet ishte ēerdhe e botimeve nė Kosovė. Aty botoheshin librat shkollorė, librat letrarė e shkencorė, botohej gazeta e vetme e pėrditshme, botoheshin revistat shqipe. Ibra ka pasur njė bashkėpunim tė pėrhershėm me Rilindjen. Dhe, me gjasė, nuk e kishte harruar as kur e kishte marrė rrugėn e politikės sė madhe shqiptare, rrugėn e bėrjes sė Kosovės shtet tė pavarur e sovran, tė integruar nė BE e nė NATO. Ishin ato vitet e rėnda e tė kthesės pėr Kosovėn e shqiptarėt. Ishin vitet e ngritjes sė nacionalshovinizmit serb, nė krye me Milosheviqin, kur Ibra doli nė krye tė LDK-sė, qė unė vazhdimisht e kam quajtur lėvizje pėr lirinė e Kosovės. Ishin ato vitet kur pushteti serb hoqi me dhunė autonominė e Kosovės, kur u shtyp me dhunė protesta e shqiptarėve, kur delegatėt e Kuvendit tė Kosovės shpallen Deklaratėn e Pavarėsisė mė 2 Korrik 1990 e nė shtator tė atij viti shpallen edhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės nė Kaēanik.
Ishte edhe koha kur djemtė tanė shkuan nė Amerikė dhe kur para plasjes sė luftės nė ish-Jugosllavi, LDK-ja kishte mobilizuar rreth vetes shumicėn e shqiptarėve, e si thuhet edhe tash, kishte nė radhėt e veta mbi 700 mijė anėtarė.
Ibra erdhi, u tha se e kishte shkurtuar njė qėndrim nė Evropė, me qėllim tė ardhjes nė manifestimin e Rilindjes
Dukej se po vinte koha e lirisė sė shqiptarėve. Nė manifestimin e Rilindjes mė 12 shkurt tė vitit 1991, pėr shkak tė ngjarjeve tė bujshme qė ndodhen nė atė kohė, nga tė cilat unė raportoja dhe komentoja pėr Rilindje mu nda ēmimi i gazetarit mė tė mirė tė kėsaj gazete pėr vitin 1990. Sabri Hamitit iu nda shpėrblimi i parė pėr veprėn mė tė mirė tė botuar nė Rilindje gjatė vitit. Ishte pra pėr mua njė ēast gėzimit. Por, fillimi i ceremonisė ku merrnin pjesė shumica e intelektualėve eminentė tė Kosovės dhe shumė njerėz tė politikės, pak u vonua. Nė interesimin tim mė thanė se po e presin tė vijė drejt e nga rruga, kėtu, Ibrahim Rugovėn. Ibra, si ma sqaruan, kishte shprehur dėshirėn e tij qė tė jetė nė kėtė manifestim tė shtėpisė ku deri mė atėherė i kishte botuar shumicėn e veprave tė tij letrare, e shumė punime shkencore e eseistike. Ibra erdhi, bėmė edhe njė foto tė pėrbashkėt me Rexhep Ismajlin, Sabri Hamitin e Kumrie Rugovėn- Hamitin.
Pėr herė tė fundit Ibrėn e mbaja pėr krahu nėpėr oborret tona
Nga ai manifestim Ibrėn e nxorėn nėpėr do dyer tė tėrthorta tė Rilindjes. Pastaj filluan ta ruanin nėpėr zyra, kafene etj. E pashė se Ibrėn e kishin marrė tė tjerėt . Por, si e thashė edhe mė herėt, edhe nė pyetjet e shumta tė tė afėrmve, shokėve dhe miqve, nė pyetjet e gazetarėve, unė vazhdimisht kam pohuar se Ibra kurrė nuk i ka humbur kontaktet me bashkėfamiljarėt e vet kėtu dhe nė diasporė. Ėshtė ēėshtje tjetėr ana e protokollit, si kam thėnė shumė herė se nė selinė e LDK-sė dhe nė Velani, Ibra nuk ka hapur odė burrash pėr tė hyrė e dalė kush tė dojė! Para lufte, Adnan Merofci, mė siguronte kontakte me Ibrėn, sa herė kam dashur dhe sa herė qė Ibra ka qenė pak mė i lirė. Mė siguronte edhe takime pėr tė tjerėt, kur ata mė drejtoheshin mua pėr takime dhe pėr intervista. Edhe diēka pėr fund: pėr herė tė fundit me Ibrėn po ashtu patėm njė gėzim tė madh. Para dy vjetėsh u pėrurua rruga e asfaltuar Istog-Vrellė, qė kalon edhe nėpėr vendlindjen tonė, Cerrcė. Ibra e bėri pėrurimin e saj. Nė Vrellė u organizua njė manifestim i madh popullor, edhe me kėngė e valle. Vrellasit zemėrgjerė shtruan gosti aty pėr Ibrėn. Istogasit po ashtu shtruan gosti nė motelin tashmė tė njohur Trofta. Por kulmi i atij manifestimi ishte hyrja e Ibrės pas sa e sa vjetėsh nė oborrin e shtėpisė (e vjetra e rrėnuar, e reja nė vend tė saj) ku kishte lindur mė 2 dhjetor tė vitit tė rėndė 1944. Nė atė oborr ishin mbledhur, me porosi, vetėm bashkėfamiljarėt Rugova. Ibra, si gjithmonė i afėrt nuk la kėnd pa e pėrshėndetur dhe pėrqafuar. Bėmė edhe shumė foto tė pėrbashkėta (dikush nga shėrbimi i tij teknik kurrė nuk na i ka kthyer ato!). Jo, jo, tha nė shaka Ibra, nuk ėshtė se vij kėtu pėr herė tė parė pas lufte, mbi kėtė lagje pas lufte shpesh kam kaluar me helikopter tė KFOR-it, e kam parė se si po ngrihen shtėpitė e reja. Dolėm edhe oborreve tė tjera. Unė vėrtet nuk e dija gjendjen e tij shėndetėsore. E pashė se ishte i rraskapitur, i lodhur, e mbaja pėr krahu! Edhe nė oborrin e Imerajve me Sanijen bėri njė shaka: i tha ku ėshtė fiku qė ka qenė aty, ai fiku i moēėm. I thanė se nuk ėshtė mė. Ibra tha: po rrėnjėt i kanė mbetur!
FUND
Krijoni Kontakt