Seminarist, ndale hovin e mos fluturo me presh...
Mos mendo se po me ofendon. Une e kam per nder qe ti me thua muezin, e kam per nder qe me thua Bilal, qe eshte emri i muezinit te pare. Ishte nje skllav me ngjyre Bilali, po eshte figure shume e nderume. 
S'e dija qe ti ofendohesh me te than prift. E teheq. Me fal, s'te them mo prift. (megjithese ashtu je, dhe s'ke pse ofendohesh, po pune e jotja)

Postuar mė parė nga
Seminarist
1. Mos valle me bindje te 'brendeshme' u kthyen ne islamike shqiptaret nga turqit?
Nuk thuhet islamike, po muslimane. Islamike thone ata qe ushqehen me urrejtje nga serbet. Islamik ka kuptim tjeter. E di mire ti, se din edhe anglisht, apo jo? Sido qe te jene kthy, pak rendesi ka; kthimi ne krishterim s'duhet te kerkohen keshtu siç e kerkojne fanatiket. Por, per te ta ilustru çike idene ty, po te sjell disa citate:
Ja ç'thote i ndjeri Aristidh Kolias ne librin e tij:
“Nuk ekzistoi kurrë asnjë lloj imponimi nga ana e turqëve.
Pamë me dokumentet historike se në ç’mënyrë u bënë
ndërrimet e fesë dhe se vetë turqit me “Nizami Xhedid” që
më 1691 u përpoqën ta parandalonin këtë gjë. Pastaj nga
vetë Kurani ndalohet rreptësisht imponimi i dhunshëm i
fesë. Tërthorazi, por me mënyra që përmendëm, ishin të
detyruar të ndërronin fe. Të gjithë ata që flasin për
ndërrime të dhunshme janë deklarata fantazie dhe shpikje të
murgjëve dhe nuk ka hije të mbështeten nga historianët”
(“Arvanitasit” botim shqip fq.292).
Ja ç'thote edhe Miftar Spahija, Profesori i ndjere
nga luma qe vdiq ne Amerike ne moshen 91 vjeçare.
“Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisë, nuk qe
mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popit serb, ashtu si
protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht,
por e zotit papë... Kërkush mos t’u thotë shqiptarëve pse e
harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo; e kujtoj për çdo
Këshnellë; u islamizova se s’dashta me u serbizue, s’dashta
me u ba serb, dashta me metë shqiptar e qe ku jam shqiptar
në tokën teme dardane. Kërkush mos të më qortojë, kërkush
mos të më shajë, kërkush të mos më shite men. U islamizova
për mos me u serbizue, u islamizova në fe të turkit, por
nuk u turkizova, nuk u bana turk, nëpëmjet t’islamizimit
rujta gjuhën at gjanë ma të veten qi ka njeri”.(Hasan
Hasani “Miftar Spahija, korife i Lumës”, Prishtinë 1995
fa.92).
Gjithashu rol te rendesishem ka luajtur edhe
sherri midis Kishave te Lindjes dhe Perendimit,
te cilat kerkonin qe te perfiton per hesap te vet.
E thote shume bukur Keneth Krag:
"Ndër faktorët që ndihmuan në ngritjen e Islamit ishte dështimi
Kristian i Kishës. Ishte dështim në dashuri, në pastërti,
në pasion, një dështim i shpirtit... Islami u zhvillua në
mjediset e një krishterimi të papërsosur dhe më vonë me
forcën e tij të brendshme mori aq fuqi sa u bë dhe mbetet
në përplasje me fenë puritane përtej papërsosmërisë”
(cituar nga Kolin Çapman në faqen 135 të librit të tij
"Kryqi e gjysmëhëna”, 2003)
Per me teper ne lidhje me historine e kombit tend lexo Baleten. 
Lere ça thone prifterinjte serbe, se ata nuk na e dun te miren. Sinqerisht ta them.

Postuar mė parė nga
Seminaristi
2. Cila eshte feja e shumices se shqiptareve pas vitit 1912? Sunizmi? Mbi cilat fakte? Mbi perqindjen e MILETEVE otomane ne trojet shqiptare? Mos valle perkatesia ne MILEt perben FE me bindje te BRENDESHME?
Feja e shumices se shqiptareve eshte feja Islame. Nuk ka ndonje rendesi te madhe kjo. Por, ky fakt i ben edhe me komike keto thirrjet per nderrim feje, sepse eshte pakica qe po i imponohet shumices, gje qe eshte shume me teper se qesharake.
Pastaj, persa i takon konfliktit geg-tosk, une thashe se Myftaraj ka gjera te qelluara, e nuk thashe se eshte ABSOLUTISHT i qelluar. Meso te diskutosh Hajni i Shtajnit...
Pa he njehere! Cilat gjera i ka te qelluara?
Krijoni Kontakt