Close
Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 207
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Kjo lloj ndarje veri jug eshte vetem ne mendjet e atyre qe vertete ekziston kjo gje.
    Ne rast te kundert nuk ka si shpjegohet nje gje e tille. Une besoj se c'do lloj debati mbi kete teme, panvaresisht pro apo kundra, nuk ben gje tjeter vetem i fryn me shume ne menyre artificiale kesaj lloj ndarje qe ne popull nuk ekziston.

    Ka shume gjera me te rendesishme se kaq dhe s'na takon te tregohemi siperfaqesore dhe te merremi me formen duke harruar ate qe ka me shume rendesi dhe qe eshte thelbi. Pra rrezultatet konkrete. Vetem po te merremi me to mund te bejme noj cik hajere dhe ti sherbejme me shume konsolidimit te demokracise si dhe emancipimit te shoqerise panvaresisht nese je i bardhe apo i zi, i kuq apo i verdhe.
    Imagjinoni se c'mund te ndodhte ne SHBA nese do shikoheshin keto gjera me kete drite-shkurtersi qe i shikoni dhe ju ketu ne forum...
    Mos harroni... EKSTREMET PUTHITEN ME NJERA-TJETREN.
    Qe do te thote se si ato qe jane ekstremiste PRO dhe ato qe jane ekstremiste KUNDER cojne uje te i njejti mulli, tek psikologjia e ndarjes.

  2. #62
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Si vjen mire Balet xhahilit qe nje Repisht e glorifikon Gjergj Kastriotin si 'prijes te krishter'. Si vjen mire as qe Evropa e nemur e cileson Gjergjin si 'kalores te krishterimit'. Po cte bejme o Abdi Mullahu, te ndryshojme historine qe ti vije pas midese gjysmehenes tende? Pis burre...

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    vioxx, nuk eshte argument te shash Baleten. Thuaj ndonje gje qe hedh poshte mendimet e tij, qe te kene vlere ato qe shkruan. Personalisht nuk mendoj se ka te drejte ne çdo gje, sepse nuk jam historian. Dhe nuk do me vinte aspak keq nese dikush me tregon se keto qe thote Baleta jane te gabuara...Asthu siç nuk duhet te vije keq ty, nese nuk ke asnje argument per te hedhur poshte ato qe thote Baleta. Gjithmone duhet te kerkojme te verteten!

    Edhe vete Fishta ka thene se Skenderbeu ka qene prijes i shqiptareve, i cili ka luftu per atdheun e jo per fene. Kur ka qene nevoja ka luftuar kunder osmanllinjve, kur ka pa se Vatikani ka dashte te perfitoje e ta perdori, ka kundershtu e ka luftu edhe ndaj tij. (Ne nje perkujtim per Skenderbeun. Kerko se edhe ne froum e gjen.)

    Nese ka luftu per krishterimin, per ke ka luftu per ortodoksizmin apo per katolicizmin? Jo per gje, po as vete te krishteret s'kane rene dakord per fene e tij. Lexo ketu ne forum, ke nje teme ne lidhje me kete çeshtje. Do thuash ti qe ka luftuar per te dyja. Po te kesh parasysh raportet e kishave, e kupton se nuk eshte e mundur. Eshte shume kontradiktore qe ne nje ane te thuash se flamuri qe ne kemi sot i ka rrenjet bizante, ne anen tjeter te thuash se Skenderbeu luftoi per hesap te Vatikanit.

    Mbi te gjitha eshte komike qe, nje hero kombetar qe eshte kthyer ne simbol te kombit, ta reduktojme ne sherbetor te Evropes (ne fakt s'eshte), nderkohe qe eshte po ajo Evrope qe ne Kongresin e Berlinit dhe Konferencen e Londres na copetoi. Nese i mbrojtem nga rreziku osmanlli, pse ua dhuruan tokat tona sllaveve dhe grekeve bizantine?

    Skenderbeu eshte Hero Kombetar dhe luftetar i lirise se kombit. Çdo perpjekje per t'i dhene figures se tij ngjyra fetare nuk eshte gje tjeter veçse driteshkurtesi prej fanatiku.

    Sigurisht qe prioriteti yne duhet te jete integrimi ne Evrope, sepse e ardhmja e Shqiprise ajo eshte, por nuk duhet ta lexojme historine me sy mbylle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 22-12-2005 mė 08:27

  4. #64
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ne fakt, me sa di e sa kam lexuar, lufterat e asaj kohe, dmth te Mesjetes, kishin qe te gjitha nje karakter te fshehur fetar. A nuk ishte menduar Skenderbeu (nga Vatikani) si prijes i nje kryqezate tjeter ? Dhe kjo puna qe Skenderbeu te kete patur me shume lidhje me Ortodoksine sesa me Katolicizmin, kjo me duket paksa habi sepse te gjitha dokumentet e kohes tregojne qe lidhjet e tij me Vatikanin, Venedikun e me mbreterine e Napolit ishin shume me te thella.
    Gjithashtu, me sa di une, shizma ortodoksizem-katolicizem kalonte ne lumin Shkumbin, e Skenderbeu tokat e tij i kishte persiper ketij lumi. Une nuk di qe Shkodra apo Tropoja te kete bere pjese ndonjehere ne pjesen e Perandorise se Lindjes (Bizantit) dhe nuk di te jete ruajtur ndonje Kishe ortodokse ne keto vise.

    Skenderbeu, te pakten me aq sa na tregojne bashkekohesit e tij, nuk e kishte fort per merak kete punen e fese (kuptohet qe ishte besimtar) por te mos harrojme se ai ishte vetem 9 vjeē kur u mor peng dhe u rrit ne parimet islame. E si ka mundesi qe nje femije 9 vjeē te jete aq i mbrujtur me fene e te pareve te tij saqe pas gati 30 vjetesh te heqe dore nga islami ku ishte rritur dhe te thote qe u ktheva tek feja ime e pare ? Mendoj se kjo ishte me teper per hir te respektimit te te pareve te tij sesa per bindje e besim personal. Qysh atehere, mendoj une, kemi trasheguar kete zakonin e marrjes se fese pak si me te lehte, duke mos i kushtuar ndonje rendesi aq te madhe, dhe duke qene thelle-thelle ne shpirt njerez qe kujdesen me shume per gjuhen dhe gjakun e tyre sesa per lidhjet shpirterore me te pertejmen.

    Kaq mendova tani per tani por kjo nuk do te thote se nuk di te mendoj akoma

  5. #65
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Hysen

    Figura e Skenderbeut eshte kaq e madherishme sa nuk mund ta gjykoje as Baleta ,as une dhe as Ju i nderuar Xeni.
    Baleta duhet te kete kujdes dhe nuk duhet ta permendi emrin e Gjergj Kastriot Skenderbeut me gojen e tij te qelbur ,me gojen e nje turkofili te paskrupullt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 22-12-2005 mė 10:06

  6. #66
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mė duket vetja se kamė lindur me libra nė duar,edhe tani meqenėse nuk punoi lexoi nga 8/tetė /gjer nė 12/dymbdhjetė orė nė ditė.Kam lexuar libra e literatura tė ndryshme mirėpo them publikish se gjer mė tani kamė njohur dhe njoh se ekziston vetėm njė parti dhe njė gazetė nacionaliste e kombėtare e ajo ėshtė:RIMĖKĖMBJA e Z.Abdi Baletės,parti dhe gazetė me njė vizionaritet tė lartė e sociopolitik.Njerėzit e profileve tė ndryshme pėr tė cilėt simbol kombėtar ėshtė kryqi e jo flamuri, pėr disa tė tjerė qė si kombė njohin fenė e jo shqiptarizmėn,pėr disa qė pėrparėsi kanė internacionalizmin se sa nacionalizmin etj,z. Baleta trajtohet si figur negative,nė tė kundėrtėn z.Baleta,z.Hysamedin Ferraj,dhe nė pėrgjithėsi ata tė stafit tė Rimėkėmbjes edhe tani edhe pėr jetė e mote janė dhe do tė mbeten nė grupin e intelektualėve patriot e nacionalist tė denjė tė kauzės kombėtare.
    Intelektualėt e tipit Baleta janė si atdheu,disa njerėz ua dinė vlarat vetėm kur ta humbin apo kur tė mbeten pa te.Tė shkruash pėr rimėkėmbjen apo pėr intelektualėt e mirėfillt tė tipit Baleta duhet shkruar libra tė shumta, unė them me plot mburrje ;lum nėna qė bėri bijė tė tillė,lum shqiptaria pėr ta,rrofshin e qofshin me jetė e mote.se nė socialpolitikėn shqiptare dhe vizionaritetet diplomatiko/ndėrkombėtare do tė mbesin heronjė tė vėrtetė.Pėr kėt gjyqtari i vetėm e real mbetet koha.edhe njėhere i pėrshėndes pėrzemėrsisht dhe u uroi :shėndet,gėzime ,harmoni tė tė gjitha niveleve,bereqete nė sofrat e tyre pėr jetė e mote.

  7. #67
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Më duket vetja se kamë lindur me libra në duar,edhe tani meqenëse nuk punoi lexoi nga 8/tetë /gjer në 12/dymbdhjetë orë në ditë.Kam lexuar libra e literatura të ndryshme (...)

    Të shkruash për rimëkëmbjen apo për intelektualët e mirëfillt të tipit Baleta duhet shkruar libra të shumta, unë them me plot mburrje ;lum nëna që bëri bijë të tillë,lum shqiptaria për ta,rrofshin e qofshin me jetë e mote.se në socialpolitikën shqiptare dhe vizionaritetet diplomatiko/ndërkombëtare do të mbesin heronjë të vërtetë.
    I nderuar, me ç'lexova me lart, me duhet te them qe referencat tuaja jane tejet te dyshimta. Si ka mundesi qe dikush qe lexon nga 8 deri 12 ore ne dite (çka kjo gje eshte per tu pershendetur ne vete) te bjere ne nje te tille nivel te varfer intelektual ?

    Pa hidhuni nje sy ketyre lavdeve qe sinqerisht me kujtojne ca kohe qe nuk jane aq per tu permendur. Leximet tuaja te panumerta duhej te kishin bere tjeter gje sesa kete : sa me shume qe te lexojme, aq me shume i pakesojme levdatat bajate per kete apo ate. Kulti nuk shkon kurre me njohjen. Ose adhurojme dike dhe nuk e njohim fare, ose nuk adhurojme dhe e njohim ate deri ne fund. Pse gjithe kjo prirje per te patur nje faltore ? Adhurimi eshte nje tregues ekstremizmi, i nderuar mik. Ai ju ben qe çdo gje te kaperdihet pa ia nenshtruar mbllaçitjes.

    Preferencat tuaja per kete apo ate mund te dilnin me mire nese ju do te analizonit nje apo disa ide te tij, gjakftohtesisht, me mendje te kthjellet dhe jo me gjakra te ndezura, qe ai eshte keshtu e ashtu.

    Ok, sidoqofte, nqs keni mundesine per kete, ju rekomandoj nje liber te Alberto Manguel "Nje histori e leximit".

    Pershendetje

  8. #68
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Baleta eshte nje njeri qe nuk e di se çfare deshiron here kapet pas fese, here pas vetedijes "gege", shume shpejt behet "muxhahedin",pastaj nacionalist duke shfrytezuar rastin te trumbetoje per ndonje parti te caktuar.
    Kam lexuar ne shume raste disa teori te mbrapshta se geget e tosket paskan qene ne "lufte te perhershme", por edhe vete autoret binin ne kundershtim me fjalet e tyre.
    Nacionalizmi nuk mund te identifikohet me adhurimin e gjysmehenes.

  9. #69
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    I nderuar, me ē'lexova me lart, me duhet te them qe referencat tuaja jane tejet te dyshimta. Si ka mundesi qe dikush qe lexon nga 8 deri 12 ore ne dite (ēka kjo gje eshte per tu pershendetur ne vete) te bjere ne nje te tille nivel te varfer intelektual ? ........


    Ok, sidoqofte, nqs keni mundesine per kete, ju rekomandoj nje liber te Alberto Manguel "Nje histori e leximit".

    Pershendetje
    Pse nuk e pyet se cka lexon(cfare literature)?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #70
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Po te vini re me kujdes ne kete teme, por dhe ne shume diskutime tjera qe jane bere virtualisht dhe realisht,kundershtaret e hapur te Baletes kane qene dhe jane
    minoritaret Greke,vllehe,serbe plus disa besimtare Orthodoks qe e kane te veshtire te dallojne dhe te konceptojne vetveten pa faktorin grek ne qarqet fetare Shqiptare Orthodokse.

    Padyshim qe secilli ka te drejten e tij te analizoje dhe te jape mendime.Por ne rastin konkret(ne kete teme) nuk po arsyetohet, po lavderohet nga nje pale e hidhet balte nga ana tjeter.Ata qe kane sjelle shkrime te Baletes qe iu duken te drejta dhe ne baze te kesaj japin mendimin e tyre pro figures Baletes,justifikohen.Ndersa tipa si manoklla serb brez mbas brezi qe pa sjell qofte dhe nje shkrim ku Baleta shpreh idete e tij fundamentaliste e kthejne temen ne kosh plehrash me derdellitjet e tyre te pabaza, jane te zbrazet.

    Baleta mbetet politikan i deshtuar e vizionar i shkelqyer.I deshtuar se nuk ngjiti askund me asnje parti e me asnje grupim.Ndoshta keto nderthuren prej karakterit tij.Por si vizionar dhe analist ka disa vlera te pamohueshme.Meqe eshte njohes i mire i te shkuares dhe te sotmes.

    Roni Sotiri shkruan qe Baleta i ka fryre percarjes veri jug.Nuk eshte percarje te tregosh historine ashtu sic eshte.Ka qene nje debat me sa kujtoj per gjuhen e shkruajtur shqipe qe u zgjodh dialekti Toske.Baleta s'ka bere asgje tjeter vetem se treguar gjerat ashtu sic jane kurdisur ne ate kohe.Baleta ne shkrimet e tij ka qene dhe eshte pro kauzes came dhe kundra pretendimeve greke per jugun.

    Ne librat e Baletes veprimtaret e qarqeve greko-serbe permenden me emra.Jepet ne detaje aktiviteti tyre antishqiptar.Interesant fjalimi i Baletes ne parlament kundra grupit "omonia",Fatos Nano ishte aq i nevrikosur saqe kerkoj pauze disa minuteshe nga kryetari parlamentit.

    Gjithsesi i nderuari Abdi me ze te mekur nga fundi i fundit i thote disa te verteta, por ka shume mundesi qe ne politiken Shqiptare te mos merren parasysh gjera te tilla.Fale organizimit qe kane vlleho-serbo-plehrat e ish klanet komuniste shqiptare eshte e veshtire qe te merren ne konsiderate mendimet e Baletes.

    Profesor Berisha mund te jete njeriu i vetem qe mund te vej ne zbatim vizionet e veta per ceshtjen kombetare.E paimagjinueshme per mua dhe shume tjere qe 3 korriku te ishte per te varferit e te ndershmit,duke menduar tere ate organizim e korrupsion te pergatitur nga PS.Por ja qe Berisha ia doli mbane te binde popullin fale vullnetit tij .

    Baleta dhe Berisha per ceshtjen kombetare kane shume mendime te perbashketa.Mendoj qe Baleta do bente shume mire te bashkepunonte me Berishen sadoqofte dhe ne menyre shoqerore.Meqe Berishes nuk i mungon vullneti dhe Inciativa ndersa Baletes nuhatja e zotesia e muhabeteve dipllomatike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 04-01-2006 mė 08:30
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •