Kur u be Baleta antikomunist? Baleta nuk e ka sqaruar kurre se kur atij iu krijua ndjenja e antikomunizmit. Se paku, deri në korrik 1990, ai ishte nje komunist enverist, ultrakonservator, gje per t’ cilen ka edhe prova t’ dokumentuara.
N’ korrik t’ vitit 1990, n’ kohen kur tashme pati ranë Muri i Berlinit, Baleta shkruante n’ revisten “Studime Politiko-Shoqërore” (organ i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste), nje recension per librin e Enver Hoxhas «Imperializmi dhe Revolucioni». Ky shkrim u ripublikua edhe tek revista «Studime historike» e po atij viti.
Sipas Baletas, edhe n’ vitin 1990, kur komunizmi po vdiste gjithandej botës, revolucioni boteror komunist ishte trendi ma i fuqishem n’ zhvillimet ndërnacionale. Edhe n’ ket kohe «çështja e revolucionit është shtruar për zgjidhje», sipas shprehjes s’ E. Hoxhas.
Kjo e vuri Baletan n’ anen e lobby-t me konservator t’ ish-regjimit komunist, t’ atij lobby që ishte kundra ndryshimeve, perkrah kusheririt t’ vet Xhelil Gjonit. Me poshte po citoj pjese nga
shkrimi i Abdi Baletas: “Vepër përherë e freskët e udhërrëfyese për shkencen tonë historike” (analizë e librit të Enver Hoxhës “Imperializmi dhe Revolucioni”), publicu tek revista “Studime politiko-shoqërore”, nr. 2, korrik 1990 dhe po ate vit edhe tek revista “Studime historike”.
Ktu po sjell disa prej pjeseve me pikante t’ ktij “studimi”, prej 37 faqesh, që, sipas stilit t’ Baletes, ka gjatesi astronomike. Ja sesi u shprete “nacionalisti” dhe “antikomunisti” i madh, tete muj pas renies s’ Murit t’ Berlinit dhe tre jave dite pas 2 korrikut 1990, kur shqiptart, n’ shenje proteste kundrejt regjimit t’ fundit komunist n’ Europe, depertuan masivisht n’ embasadat-t e huja n’ Tirane:
Vepra “Imperializmi dhe Revolucioni” doli në dritë pikërisht në atë periudhë, kur veprimtaria e gjatë dhe e frytshme prej mendimtari të madh e luftëtari të vendosur marksist-leninist Enver Hoxhës kishte arritur në pikat e veta kulmore si nga thellësia e largapamësia e vështrimit dhe e gjykimit, ashtu edhe nga përvoja e gjithanëshme jetësore e diapazoni i njohurive dhe i interesave, si prijës revolucionar e burrë shteti, si stuijues e shkencëtar, si intelektual e militant praktik, si lëvrues i shumë disiplinave të ndryshme njëherësh. Sot të gjithë janë para provash konkrete të pakundërshtueshme të drejtësisë e të largpamësisë së parashikimeve e paralajmërimeve që bënte shoku Enver Hoxha lidhur me synimet strategjike të imperializmit botëror e taktikat e tij për arritjen e tyre, lidhur me pasojat e rënda që do të vinin për shkak të tradhëtisë së revizionistëve modernë.
…Me këtë vepër shoku Enver Hoxha i ka bërë një shërbim të shquar shkencës marksiste-leniniste dhe i ka vënë shpatullat barrës së rëndë, që, në kushtet e një pështjellimi të madh politik e ideologjik ndërkombëtar, të çoroditjes së shkaktuar me kujdes e dinakëri nga borgjezia e revizionizmi modern, të ruhet gjithnjë i mprehtë tehu i shpatës së teorisë marksiste-leniniste, të cilën armiqtë me kohë kanë dashur ta asgjesojnë.
…Imperializmi e revolucioni” është një vepër me karakter thellësisht internacionalist, në vijën e traditën e PPSH-së dhe, në të njëjtën kohë, një konfirmim i pozitës së Partisë tonë për të gjykuar në mënyrë të pavarur, në dritën e marksizëm-leninizmit, ngjarjet, fenomenet dhe proceset, gjë që i kontribuon rritjes së autoritetit dhe të prestigjit të Shqipërisë Socialiste. …Në libër jepen mësime e orientime me vlerë të madhe se si duhen ndjekur, kuptuar e analizuar ngjarjet historike, proceset e zhvillimit, situatat e koniukturat e sotme.
…Analiza që i bën shoku Enver Hoxha vendit dhe rolit të imperializmit amerikan pas Luftës së Dytë Botërore, si imperializmi më i egër e më i fuqishëm, kreu i të gjithë forcave të reaksionit kapitalist në botë, shfrytëzuesi më i egër i popujve dhe armik i betuar i socializmit e revolucionit është udhërrëfyese për çdo studiues serioz të marrdhënieve ndërkombëtare .…Me kompetencën e njohësit të thellë në fushën përkatëse, shoku Enver ka trajtuar çështje nga historia dhe aktualiteti i marrëdhënieve ndërkombëtare me synimin e shprehur qartë për të hedhur poshtë tezat borgjezo-revizioniste dhe për t’u qartësuar horizontin e vëzhgimit politik revolucionarëve, luftëtarëve të çështjes së klasave punëtore e çlirimit shoqëror të popujve.
…Të gjitha këto analiza shoku Enver i vë në shërbim të qëllimit kryesor të veprës “Imperializmi dhe Revolucioni”: të mbrojtjes së tezës marksiste-leniniste se asnjë nga tiparet thelbësore të imperializmit, të përcaktuara e të analizuara nga Lenini, nuk kanë ndryshuar edhe në ditët tona.…Kushdo që ka ndjekur me kujdes gjendjen e e ngjarjet në botë, kur lexon veprën “Imperializmi e revolucioni”, bindet pa vështirësi se vetë zhvillimi i këtyre ngjarjeve e gjendja e tanishme janë konfirmim i plotë i mendimeve të shprehura nga shoku Enver mbi strategjinë e imperializmit amerikan e socialimperializmit sovjetik e deri te parashikimet e tij mbi synimet e e përpjekjet për unifikimin e dy shteve gjermane etj.
…Shoku Enver më 1978 hidhte poshtë tezat mbi dobësimin e tërheqjen e imperializmit amerikan dhe vinte në dukje se SHBA është fuqia më e madhe neokolonialiste e kohës. Ngjarjet që ndodhën më pas dëshmuan egërsinë dhe arrogancën e politikës së imperializmit amerikan. …Agresionet e konfliktet e armatosura që kanë vazhduar dhe kanë shpërthyer gjatë ketij dhjetëvjeçari në këto zona, kanë qenë prova të pakundërshtueshme të drejtësisë së tezave të shokut Enver se “acarimi i kontradiktave e i rivalitetit midis fuqive e grupimeve imperialiste është mbarsur me rrezikun e shpërthimit të konflikteve të armatosura, të luftrave grabitqare e skllavëruese”, se “imperialistët e socialimperialistët e kanë në gjak luftën agresive”, se “megjithëse luftën e shpërthyen nacionalistët, harxhet e i paguajnë me gjak proletariati, popujt, revolucionarët dhe gjithë njerëzit përparimtarë”.
Sot po duket qartë prirja e imperializmit ndërkombëtar për të nxitur dhe instrumentalizuar më tepër se kurrë nacionalizmin, mjetin e parapëlqyer të reaksionit për të minuar ngritjen e aleancës së popujve të shtypur mbi parimin e internacionalizmit proletar. Synimi i reaksionit ndërkombëtar është që t’i hedhë popujt e shtypur kundër njëri tjetrit dhe të shpëtojë nga furia e lëvizjeve revolucionare të tyre së cilave u trembet aq shumë . Më qartë se kudo këtë e dëshmojnë zhvillimet e fundit në Jugosllavi dhe në Bashkimin Sovjetik....Shoku Enver ka mbrojtur me argumente edhe tezën e Leninit se eksportimi i kapitalit është tipar i kapitalizmit të sotëm. Ai zbulon natyrën e vërtetë të kredive që marrin shtetet e reja si “hallka të zinxhirit imperialist në qafën e popujve”...Partia e shteti ynë nuk ndikohen as nga ata që u qajnë hallin “se po mbyllen”, kur ngrihen me forcë në mbrojtje të parimeve, as nga ata që rrinë gjithnjë në përgjim e presin çfarëdo rasti që të bërtasin “filluan të happen”, kur nga ana e vendit tonë bëhen veprime normale krejt të zakonshme për zgjerimin e marrëdhënieve midis shteteve...
E pandryshuar mbetet baza parimore mbi të cilën ndërtohen e zgjerohen këto marrëdhënie: vija marksiste-leniniste e Partisë, mësimet e shokut Enver, përcaktimet që ai ka bërë në veprat e veta për drejtimet themelore të politikës së jashtme të shtetit tonë socialist. (Abdi Baleta, “Vepër përherë e freskët e udhërrëfyese për shkencën tonë historike”, “Studime historike”, nr. Tirane 1990)
Krijoni Kontakt