Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 207
  1. #91
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Rikonvertimi ne kristian, sipas ndasise se lashte fetare katoliko-ortodokse, dhe krijimi i identitetit fetar kristian SHQIPTAR, si katolik dhe ortodoks
    Per 'ndasi te lashte fetare katoliko-orthodokse', para mijevjecarit te dyte, as qe mund te behet fjale. Konvertimi i nje pjese te arberve (toske) ne orthdoks ndodh vetem ne gjysmen e pare te mijevjecarit te kaluar, dhe eshte pasoje e trysnive asimiluese sllavo-, greko-orthodokse. Pra, nuk mund te flitet per 'lashtesi te ndasive', aq me teper kur dihet qe keto ndasi nuk zgjaten me shume se 2-3 shekuj.

    Ndasite e 'lashta fetare katoliko-orthodoske', egzistojne vetem ne mendjet e atyre qe u fryjne ketyre ndasive te paqena, dhe ata qe u fryjne ketyre ndasive nuk jane askush tjeter perpos disa fanatikeve te krishtere: albanofoneve bizantine dhe instruktoreve te tyre -leshatoreve grek . Perndryshe, leshatoret e Greqise jane bere tmerri i Shqiperise.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs down Bizantinet pro-serb s'kane te drejte te flasin per nacionalizem!

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Persa i takon mendimit te tij mbi katolicizimin e shqiptareve te Veriut, une ndaj me te opinionin se do te kishte qene gjeja me e mire qe do te benin shqiptaret, sidomos, po ta kuptonin vete ne menyre te natyrshme.
    Rikonvertimi ne kristian, sipas ndasise se lashte fetare katoliko-ortodokse, dhe krijimi i identitetit fetar kristian SHQIPTAR, si katolik dhe ortodoks, eshte DETYRE qe brezat e sotshem ia kane BORXH se kaluares qe s'munden ta arrijne te paret!
    Per prifterinjte si ti, qe rrojne me fé dhe qe kete te fundit e konsiderojne si nje etikete qe te vlen per t'u identifiku para dikuj ose qe te vlen me marre mbeshtejen (e shumellojshme) nga dikush, eshte me se normale qe ta konsideroni ndryshimin e saj te njejte me heqjen e nje fanelle dhe veshjes se nje tjetre. Po te ishe njeri i ndershem (njeri qe ato mesimie qe i merr neper seminare dhe qe ua "ngop" edhe te tjereve pa pike sinqeriteti do i merrje seriozisht), do ishe i vetedijshem se feja ka vlere athere kur eshte bindje personale. Ti teologu, me mire se askush, duhet ta dish se ndryshimi i fese nuk mund (dhe nuk duhet) te behet me urdher nga lart por me ndjenje nga brenda. Atij qe i mbushet mendja dhe qe ia ndjen zemra me u konvertu askush s'mund t'i dale perpara se kete te drejte e ka edhe me kushtetute, por keto parrullat arrogante qe i bajn thirrje shumices te kthehn ne fene e pakices, jo vetem qe jane shume te ndyta e te papranueshme, por jane edhe ofenduese per vete fene.


    Citim Postuar mė parė nga Seminaristi
    Po ashtu ne aspektin e konfliktiti geg-tosk, Myftaraj ka shume gjera te qelluara dhe te drejta.

    Ti i ke than trunit ik pirdhu! Ja po t'i them une disa gjera "shume te qelluara" te tij.

    Ne deklaraten e tij idiote si Kryetar i Lvizjes pėr Rikonkuisten Albane, thote:
    Deklarate


    Lvizja per Rikonkuisten Albane (LRA) u drejton ket kumt shqiptarve gege muslimane dhe katolike n' dy ant e kufinit (trevat e Republikes s' Shqipnis n' veri t' Shkumbinit, Kosove, trevat shqiptare n' FYROM, Luginen e Presheves dhe trevat shqiptare n' Mal t' Zi);
    LRA, tuj konsideru se:

    ...
    -Ekzistencen e dallimeve t' thella etnike, kulturale, gjuhsore mes toskve dhe gegve
    [Paskemi dallime etnike midis geve dhe toskeve!]

    -Konfliktin historik-toske-gege, t' ardhun si pasoje e aspirates historike toske me i nanshtru dhe sundu gegt.
    [Nuk eshte aspak e vertete se ka nje konflikt te tille historik.]

    -Se veq gegt, n' dy ant e kufinit, kane konstitue historikisht dhe kontemporanisht, n' rrafsh etnik, kultural dhe shtetformues, nji bashksi nacionale solide dhe me nji identitet kultural dhe shtetnor t' veqante (tradita albane), ndersa toskt kane qene nji amalgame etnike dhe kulturale greko-vllaho-sllave.

    [No Comment]

    E sa e sa gomarlliqe qe ka ne ate linkun qe ti ke vene ketu. Edhe per ku ortodokset thote shume gjera "te bukura". Po me ato a je dakord?



    p.s. Sidoqofte, une besoj se ti e sjell Myftaraj-n me e demasku ngaqe eshte katolik, jo se u beson atyre gomarlliqeve qe thote.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga bashki
    Baleta i diskriminon shqipetaret e jugut ne shkrimet e tij dhe shpesh shprehetse kane qene cuba e shume fyerje te tjera qe nuk i kane hije nje nacionalisti.
    Me ate emer i quan shqipetaret e jugut siē i quajte edhe ti.
    Edhe at qe i quajne verioret "maloke" jane plera sikur baleta.
    Edhe ti po i shtohesh listes se atyre qe vetem flasin kot, dhe asnjehere nuk e mbeshtesin mendimin e tyre me ndonje fakt. Ja, shiko me lart dhe do gjesh plot te tille. Puna eshte: Ku i diskriminon Baleta shqiptaret e Jugut. Sill ndonje shkrim ketu qe ta mbeshtesesh mendimin tend, mos fol si e ema e Zeqos nga maja e thanes. Diskriminim per tosket mund te gjesh ne ate linkun qe ka sjelle ai prifti me lart, dmth-ne ketu.

  4. #94
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Xen Bilali...o Xen stereo-myzejeni i stambollit...kush te ka mesu ty ti therrasesh dikujt qe se njeh prift? Mos valle te ka mesu Met qoftexhiu ne enderr?



    Shiko tashti HIPOKRIZITE e tua.


    1. Mos valle me bindje te 'brendeshme' u kthyen ne islamike shqiptaret nga turqit?


    2. Cila eshte feja e shumices se shqiptareve pas vitit 1912? Sunizmi? Mbi cilat fakte? Mbi perqindjen e MILETEVE otomane ne trojet shqiptare? Mos valle perkatesia ne MILEt perben FE me bindje te BRENDESHME?



    AS nje fondamentalist islamik nuk ka te drejte te flase per nacionalizmin!

  5. #95
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pastaj, persa i takon konfliktit geg-tosk, une thashe se Myftaraj ka gjera te qelluara, e nuk thashe se eshte ABSOLUTISHT i qelluar. Meso te diskutosh Hajni i Shtajnit...

  6. #96
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    O Xen Bilali...o Xen stereo-myzejeni i stambollit...kush te ka mesu ty ti therrasesh dikujt qe se njeh prift? Mos valle te ka mesu Met qoftexhiu ne enderr?



    Shiko tashti HIPOKRIZITE e tua.


    1. Mos valle me bindje te 'brendeshme' u kthyen ne islamike shqiptaret nga turqit?


    2. Cila eshte feja e shumices se shqiptareve pas vitit 1912? Sunizmi? Mbi cilat fakte? Mbi perqindjen e MILETEVE otomane ne trojet shqiptare? Mos valle perkatesia ne MILEt perben FE me bindje te BRENDESHME?



    AS nje fondamentalist islamik nuk ka te drejte te flase per nacionalizmin!
    Seminarist po i ngaterron gjerat per interes tendin.
    Mendon se me dhune na i ndryshoi Turqia bindjet?
    Gabon.
    Ky ishte vetem percaktim zyrtar, shumica shqiptareve ishin kryptomuslimane.
    Me bindje te brendeshme jemi bere muslimane ne kohe te fundit pasi jane perkthyer shqip libra fetare.

    Edhe kujdes me fyerje si ato MILETE E OTOMANE se gabimi eshte te ti, ti je nje fundamentalist i krishtere.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vre kho..kur thon pezaket..

    Ka nje kenge qe e ka bere dyshja simpatike Agim Doci e Mond Zhulali qe e kendon ne mos gaboj Ledina Celo e Sabri Fejzullai.. ku mes tjerash thuhet..

    do marr nuse nga drenica e dhender nga Vlora apo nuse nga shkodra e dhender nga tetova..dhender nga prishtina e nuse nga delvina etjetj..

    Kenga jo vetem eshte e bukur por.. ka nje mesazh te madh..

    eshte e vertete cka thot Baleta per nje tendenc te vjeter te jugorve qe verioret ti shikojn si dor te dyte ne cdo gje.. por kjo duhet te lihet mbrapa si mbetje e historise dhe duhet Riparuar..

    nje cun i lindur nga nje baba po themi nga tepelena apo lekdushi apo Terbaci apo Maliqi e mama nga lushnja apo progonati apo jorgucati apo tragjasi apo boboshtica.. natyrisht se tere jeten do vuaj nga kjo hije qe thame ..pra cdo njeri verior do i duket si i huaj..

    Mirpo nje djal i lindur nga nje baba shkodran e mama gjirokastrite apo mama pejane e baba delvinjot.. baba kuksian e mama pe korce .. natyrshem se nuk do vuaje nga kjo hije e keqe qe thame.. ai natyrshem do shijoje si fishten e Prenk Jakoven ashtu dhe Naimin e Limoz dizdarin apo Pagarushen e hysni zelen ashtu dhe do kete dashuri te natyrshme si per Jug e Veri.. per keng labe e me cifteli.. per raki te forte skrapari 24 gradshe ashtu dhe tip sh.urre prej koplik-zadrime .. 8 gradshe.. si uje..

    Prandaj Kenga e Gim Doc Zhulalit ..mesazhi i saje pra sidomos tani mbasi Kosova eshte e lire dhe Shqiperia e lire.. jep zgidhje kesaj pune.. pra martesa mes krahinave te ndryshme do krijoje nje gjenerate pan shqiptare kombetare ku.. mbeturinat e toskizmit ekstrem do avullojne..
    Te kuptonemi se.. jo cdo tosk vuan nga toskizmi.. enatyrisht ka dhe geg mburravec..por ne vij te pergjithshme ka ..ekziston kjo dukuri qe ven re baletat..

    Edhe te gegizmit do tthot dikush..duhet ulur hunda.. po natyrisht por .. geget nuk e kan problem kte pune.. ju siguroj per kte..

    kan punu oficeret leber ne tropoj e shkoder e askush sja ka then gjys fjale te keqe..perkundrazi.. kurse Lek cokun e vrane ne Vlore..mos harroni..
    Pra duhet pranuar se.. toskizmi duhet te jete nismetari i ketij Shartimi qe po them qe na e dikton ne mesazhin kombetar kenga e Doco Zhulal Celo sabriut..

    E ju ftoj ti lini sherret jug veri..

    Ja psh Saliu tropojan.. ka ven gjirokastritin rul te na lidhi dritat.. boden pe boboshtice te na ruaj parate.. bashen prej tirone me na asfaltu rruget.. leskon na vlora te na kulturoje turizmin e pollo permetarin te na ngreje arsimin.. medi camin te na mbroje .. etj etj..

    une psh nje prind e kam jugor e nje verior e se kam problem fare dallimin.. e i dua te gjitha ..cupat psh nga do qofshin.. sidomos tiranco-jugoret..lol..

  8. #98
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Edhe ti po i shtohesh listes se atyre qe vetem flasin kot, dhe asnjehere nuk e mbeshtesin mendimin e tyre me ndonje fakt. Ja, shiko me lart dhe do gjesh plot te tille. Puna eshte: Ku i diskriminon Baleta shqiptaret e Jugut. Sill ndonje shkrim ketu qe ta mbeshtesesh mendimin tend, mos fol si e ema e Zeqos nga maja e thanes. Diskriminim per tosket mund te gjesh ne ate linkun qe ka sjelle ai prifti me lart, dmth-ne ketu.
    Baleta eshte ai qe thote se shqiptaret e jugut nuk kane kulture shtetformuese, dhe per kete ka shkruar artikuj e artikuj.

    Apo mos ndoshta je duke folur per ndonje Abdi Baleta tjeter?

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Seminarist, ndale hovin e mos fluturo me presh...

    Mos mendo se po me ofendon. Une e kam per nder qe ti me thua muezin, e kam per nder qe me thua Bilal, qe eshte emri i muezinit te pare. Ishte nje skllav me ngjyre Bilali, po eshte figure shume e nderume.
    S'e dija qe ti ofendohesh me te than prift. E teheq. Me fal, s'te them mo prift. (megjithese ashtu je, dhe s'ke pse ofendohesh, po pune e jotja)


    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    1. Mos valle me bindje te 'brendeshme' u kthyen ne islamike shqiptaret nga turqit?
    Nuk thuhet islamike, po muslimane. Islamike thone ata qe ushqehen me urrejtje nga serbet. Islamik ka kuptim tjeter. E di mire ti, se din edhe anglisht, apo jo? Sido qe te jene kthy, pak rendesi ka; kthimi ne krishterim s'duhet te kerkohen keshtu siç e kerkojne fanatiket. Por, per te ta ilustru çike idene ty, po te sjell disa citate:

    Ja ç'thote i ndjeri Aristidh Kolias ne librin e tij:

    “Nuk ekzistoi kurrë asnjë lloj imponimi nga ana e turqëve.
    Pamë me dokumentet historike se në ç’mënyrë u bënë
    ndërrimet e fesë dhe se vetë turqit me “Nizami Xhedid” që
    më 1691 u përpoqën ta parandalonin këtë gjë. Pastaj nga
    vetë Kurani ndalohet rreptësisht imponimi i dhunshëm i
    fesë. Tërthorazi, por me mënyra që përmendëm, ishin të
    detyruar të ndërronin fe. Të gjithë ata që flasin për
    ndërrime të dhunshme janë deklarata fantazie dhe shpikje të
    murgjëve dhe nuk ka hije të mbështeten nga historianët”
    (“Arvanitasit” botim shqip fq.292).




    Ja ç'thote edhe Miftar Spahija, Profesori i ndjere
    nga luma qe vdiq ne Amerike ne moshen 91 vjeçare.


    “Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisë, nuk qe
    mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popit serb, ashtu si
    protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht,
    por e zotit papë... Kërkush mos t’u thotë shqiptarëve pse e
    harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo; e kujtoj për çdo
    Këshnellë; u islamizova se s’dashta me u serbizue, s’dashta
    me u ba serb, dashta me metë shqiptar e qe ku jam shqiptar
    në tokën teme dardane. Kërkush mos të më qortojë, kërkush
    mos të më shajë, kërkush të mos më shite men. U islamizova
    për mos me u serbizue, u islamizova në fe të turkit, por
    nuk u turkizova, nuk u bana turk, nëpëmjet t’islamizimit
    rujta gjuhën at gjanë ma të veten qi ka njeri”.(Hasan
    Hasani “Miftar Spahija, korife i Lumës”, Prishtinë 1995
    fa.92).





    Gjithashu rol te rendesishem ka luajtur edhe
    sherri midis Kishave te Lindjes dhe Perendimit,
    te cilat kerkonin qe te perfiton per hesap te vet.
    E thote shume bukur Keneth Krag:


    "Ndër faktorët që ndihmuan në ngritjen e Islamit ishte dështimi
    Kristian i Kishës. Ishte dështim në dashuri, në pastërti,
    në pasion, një dështim i shpirtit... Islami u zhvillua në
    mjediset e një krishterimi të papërsosur dhe më vonë me
    forcën e tij të brendshme mori aq fuqi sa u bë dhe mbetet
    në përplasje me fenë puritane përtej papërsosmërisë”
    (cituar nga Kolin Çapman në faqen 135 të librit të tij
    "Kryqi e gjysmëhëna”, 2003)

    Per me teper ne lidhje me historine e kombit tend lexo Baleten.
    Lere ça thone prifterinjte serbe, se ata nuk na e dun te miren. Sinqerisht ta them.


    Citim Postuar mė parė nga Seminaristi
    2. Cila eshte feja e shumices se shqiptareve pas vitit 1912? Sunizmi? Mbi cilat fakte? Mbi perqindjen e MILETEVE otomane ne trojet shqiptare? Mos valle perkatesia ne MILEt perben FE me bindje te BRENDESHME?
    Feja e shumices se shqiptareve eshte feja Islame. Nuk ka ndonje rendesi te madhe kjo. Por, ky fakt i ben edhe me komike keto thirrjet per nderrim feje, sepse eshte pakica qe po i imponohet shumices, gje qe eshte shume me teper se qesharake.


    Pastaj, persa i takon konfliktit geg-tosk, une thashe se Myftaraj ka gjera te qelluara, e nuk thashe se eshte ABSOLUTISHT i qelluar. Meso te diskutosh Hajni i Shtajnit...
    Pa he njehere! Cilat gjera i ka te qelluara?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 05-01-2006 mė 06:27

  10. #100
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bashki


    Bindja e 'brendeshme' nuk ka te beje me patjeter me dhunen (fizike).


    Megjithate, nuk eshte rastesi qe konvertimi ne Islamizem filloi me te madhe ne shek17, me konfliktet turko-austriake, apo qofte dhe ne shek.18-19.



    Se dyti, nqs kerkon te njohesh nje fondamentalist SOT shenja eshte kur pohon se shqiptaret e shek.20 jane 70-80% musliman. Kete e pohon dhe Myze-xeni me siper...


    Kjo eshte hipokrizi, sepse, kjo perqindje nuk ka te beje me bindjet personale fetare, por me perkatesine e mileteve, sic dolen nga perandoria otomane. Mileti eshte nje status me teper social-klasor me ngjyre fetare se sa bindje fetare.



    Nqs ne Shqiperine e sotme laike e moderne kerkon te flitet ende me termat e nje sistemi shoqeror te dale nga ajo qe imponoi organizimi otoman, kjo do te ishte prapambetje nga cdo lloj pikepamje.



    Tjeter gje eshte se keta fondamentalistat SUNI perfshijne ne perqindjen e tyre te deshiruar dhe grupin shiit, bektashi, mevlevi etj...megjithese sunitet - sic e keni pare ne forum - NUK DUAN ti shohin me SY bektashijte dhe i konsiderojne si pagane.



    Po ashtu tjeter tematike eshte se nuk ka nje statistike bashkekohore te konfesioneve fetare se sa perqind jane. Keshtu qe nuk mund te flase kush per fe te shumices e ate te pakices.

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •