Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Gazulloret-Gjon Gązulli, astronom e diplomat i shek. XV

    Gjon Gązulli, astronom e diplomat i shek. XV



    Gjon Gązulli ka qenė njė ndėr figurat ma tė shqueme tė shkencės europiane tė shekullit tė XV. Veprimtaria e tij shtrihet nė atė hark kohor qė lidhė dy prej epokave ma nė shej tė kohės: humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Tue marrė parasyshė fushat e veprimtarisė sė tij: astronomģ, matematikė, fizikė, filozofģ, diplomacģ, arte, mund tė thuhet pa frikė se ai ka qenė njė enciklopedi e kohės sė vet.

    Pa dyshim, dy lamejtė ky ai shkelqeu ma shumė janė astronomia dhe diplomacia.

    Qė tė mund tė hidhet dritė mbi jetėn dhe veprėn e tij, asht e domosdoshme tė gjurmohen arkivat e kohės: tė Padovės, tė Budapestit, tė Venecies, e sidomos tė Raguzės (ku ai jetoi e punoi ma gjatė). Janė veēanarisht me vlerė seritė e maposhtme arkivore: Diversa Notarie; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj.

    Por edhe arkivat private (nėse ruhen ende e nuk i kanė rrėnue dallgėt e kolerės sė kuqe) kanė vlerė tė madhe. Ndėr ta do tė kujtoja: Arkivin e Fondeve Private Bassegli-Gozze.

    Tue qenė se Gązulli ushtroi veprimtarinė e tij si nė Itali, nė Raguzė, ashtu edhe nė shumė vende tė tjera europiane ku e ēoi detyra e tij diplomatike e shkencore, tė dhana tė vlefėshme jep edhe leteratura e kohės mbi kėte enciklopedi shqiptare.

    Rreth veprimtarisė sė tij shkencore gjendemi nė njė vėshtirėsi tash pėr tash tė pakapėrcyeshme: duhet tė kėnaqemi me sa na japin autorė tė tjerė pėr te, veēanarisht Grmek, Boshkoviē, Juriē, Musantius, Appendini (sidomos ky), Johannsis de Monte Regio, Brotto – Zonta, etj; pse libri i tij pėr tė cilin Jan Pannoni, oborrtar i mbretit tė Hungarisė Matia Korvini i shkruen: “……ai libri i Juej ku do mendime tė kapėrthyeshme tė astrologėve tė vjetėr …i gjetem tė shtjellueme nė dritė tė diellit”, fatkeqėsisht nuk na ka ra nė dorė e duhen kėrkime tė posaēme, ndoshta nė Budapest.

    Prejardhja

    Gązulli, simbas autorėve tė ndryshėm, gjuhėsh e kombėsishė tė ndryshme, na sillet herė me emnin Gjon e herė Gjin (natyrisht edhe Joanis, Giovanni etj., por qė asht e njejta gja), ashtu edhe me mbiemen tė pakristalizuem, si Gązulli, Gazulis, Gaxuli, Gazzolo etj., por qė asht fjala gjithmonė pėr tė njėjten figurė historike e shkencore. Qė tė mos e endim tepėr lexuesin nė kėto hulumtime, format Gjon e Gjin janė njė ngatrrim i thjeshtė pse Gjin quhej i ati.

    Nėse Gjoni lindi nė tokėn amė, apo nė Raguzė, ku ishin strehue shumė familje shqiptare mbas trazinave tronditėse tė invazioneve turke, sidomos aty nga fundi i shekullit XIV e fillimi i shekullit XV, autorė tė ndryshėm e ngatrrojnė keqas kėte temė, por njė gja asht e sigurtė: familja e tij i pėrkiste atij trungu fatlum tė Gazullorėve, qė i la emen tė pashlyeshem vetes nė historinė kombtare pėrgjate gjashtė shekujsh.

    Aso kohe nė Raguzė u ngulen shumė familje shqiptare, si Gjon Durrsaku (Johannes de Durachio), i biri Domenik Durrsaku, piktor i pėrmendun, Marin Beēikemi, e sa tė tjerė, ndėr ta arkitektė tė famėshėm, qė lanė vepra monumentale, e simbas G. Gelcich, “janė vepra tė gjenisė e mjeshtrisė shqiptare”.

    Po nga kishte ardhė familja Gązulli nė Raguzė?

    Pėr kėte na ndihmojnė vepra autentike arkivore: Regjistri i Kadastres dhe i shitblemjeve pėr krahinėn e Shkodres i viteve 1416-1417, qė ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Venedik (Archivio di Stato di Venezia) (Shih edhe: Giuseppe Valentini “Acta Albaniae Veneta”, pjesa II, vėllimi VIII, ku zihen nė gojė si pronarė nė Sapė - Zadrimė, veē tė tjerėsh, edhe Bardh Gązulli, Dedė Gązulli, Klamada Gązulli e Mankez Gązulli).

    Gjyshi i Gjonit quhej Pal, njė emen qė sot e kėsaj dite, bashkė me atė Gjon, pėrsėriten prej brezi nė brez nė kėte familje, si asht zakon nė Veri tė Shqipnisė. Ndėrkohė axha i tij, Matia, qė cilėsohet shumė i pasun, ndeshet qoftė nė Raguzė, ashtu edhe si prift nė Barbullush.

    Pra, edhe nėse familja Gązulli, ose njė pjesė e saj, lėvizi, apo jetoi edhe nė Raguzė, pėr shkaqe historike qė i pėrmendem, ajo rrajėt i ka pasė pėrherė nė trojet tona Veriore.

    Mbiemni Gazulli, apo Gazullorė, qė gjendet nė Veri qysh nė krye tė kohės, duhet tė ketė edhe njė shpjegim tė thjeshtė etimologjik: “gazullor” nė atė kohė e ma heret do tė thonte “gazmor” i tė sotmes. Bie fjala, te Zef Serembe ndeshim: “Kangjelė gazullore”, qė nė shqipen e sotme do tė ishte “Kangė gazmore”. Asht gjasa pra, tė mendohet se ndonjė i parė i fisit tė ketė qenė njeri i gėzueshėm, i hareshėm, hokatar – si i thonė popullorēe - , e tė jetė thirrė pikėrisht pėr kėte, bie fjala, Pal Gazullori, qė sot do tė ishte Pal Gazmori. Por ndėrsa mbiemni cilėsor “gazullor” ndėr shekuj asht shndrrue nė “gazmor”, mbiemni i familjes, siē asht e natyrėshme, ka mbetė i ngurrtėsuem, Gązulli. Kaq sa pėr tė thanė se toponamistika nuk mund tė na ndihmojė shumė pėr prejardhjen e kėsaj familje pėr shkak tė dyndjeve tė shpeshta si rrjedhojė e mizorive tė kohės. Gjithėsesi, si Gjoni, ashtu edhe Gazullorė tė tjerė nė shekuj, mbesin pinjoj tė shquem tė njė trungu tė padyshimtė shqiptar e ma ngusht tė Shqipnisė Veriperėndimore.

    Duhet shėnue se dokumentat ma tė besueshėm mbi prejardhjen e Gązullit duhet tė mbahen njė Testament Noterial i Mati Gązullit (Arkivi Historik i Dubrovnikut) i datės 24 shtator 1426, ku caktohet si trashigimtar nipi i tij Gjoni, i biri i Gjinit, nipi i Palit.

    Nga kėto akte gjejmė tė dhana qė dėshmojnė se Pali (gjyshi i Gjonit) ishte nga Zadrima (de Sapa), ashtu si ishin prej asaj ane edhe shumė tė tjerė qė pėrmenden nė kėto dokumenta tė ardhun prej Deje (Vau i Dejes), Pultit, Ulqinit e Tivarit, tė gjitha treva shqiptare.

    Kėto dokumenta kaq tė vlefshėm kanė njė mangėsi keqardhėse: asnjeni nuk ban fjalė pėr datėlindjen e Gjonit apo pėr kohėn kur filloi shkollimin.

    Pse kjo mangėsi, kur dihet sa e zhvillueme ishte Raguza aso kohe e se ruhen sot e kėsaj dite tė gjithė rregjistrat i lindjeve?

    Pėrgjigjen mund ta gjejmė tek njė dokument tjetėr, protokollin e dhanjes sė gradės doktor shkence nė Universitetin e Padovės (shih Brotto-Zonta, Acta graduum Academicorum Gymnasii Patavini”), ku Gjoni quhet Johannis q. Gini Gaxolli de Albania (Gjoni, i tė ndjerit Gjin prej Shqipnie), ēka dėshmon jo vetėm pėrkatėsinė e tij etnike, por edhe faktin qė (bashkė me mungesėn nė regjistrat e lindjeve nė Raguzė) Gązulli kishte lindė nė Shqipni e nė Raguzė ishte i ardhun, ndoshta te axha i tij prift e i pasun, Mati Gązulli. Pra mungesa e regjistrimit tė lindjes sė tij nė regjistrat e lindjes nė Raguzė dhe cilėsimi “DE ALBANIA” e bajnė tė padyshimtė vendlindjen e tij nė tokėn amė. (Kujtojmė edhe se qytetarėt e Raguzės nė dokumenta tė viseve tė tjera cilėsohehshin “DE RAGUSA” tue qenė kjo, ashtu si Venediku, Republikė mė vete). Prof. Jahja Dranēolli, historian e thellė e i pasionuem, ka ba njė ngatrrim tė vogėl. Tue mos njohė, ndoshta, latinshten, nuk ka dijtė kuptimin e “q.” nė mes emnit dhe atėsisė, qė ka kuptimin “i dikurshėm”, e nė emna tė pėrveēėm pėrdorej aso kohe, kur i ati kishte vdekė, nė kuptimin e “i tė ndjerit”. Prandaj edhe do tė ishte mirė qė shkollės sė Mesme Teknike tė Prishtnės t’i ndrrohej emni nga Gjin nė “Gjon Gązulli”.

    Atėherė, ku duhet ta vendosim datėlindjen e Gązullit ? Sigurisht aty nga fillimi i shekullit XV, derisa mė 1428 ai kishte krye studimet nė Universitetin e Padovės.

    Astronomi





    Ndriēimi i veprimtarisė sė Gązullit si shkencėtar, fatkeqėsisht, mund tė bahet vetem nėpėrmjet referimeve tė tėrthorta, pse nuk kemi arrijtė me gjetė asnjė vepėr tė tij.

    Atėherė le t’u referohemi atyne.

    Historiani i madh Francesco Maria Appendini, nė veprėn e tij “Notizie istorico-critiche sulla antichitą, storia e letteratura de Ragusa”, II, Raguzė 1803, shkruen pėr njė letėr tė J. Ēesmiēkit ku thuhet: “Libri, pėr tė cilin flitet nė kėte letėr, duket tė ketė qenė botue dhe ndoshta nuk asht vepra e vetme e shkrueme prej Gjon Gązullit. Ky hamendėsim fiton njė gjasė ma tė madhe pse nė tabelėn kronologjike tė Musantio-s, Gązullin e ndeshim ndėr matematikanėt ma tė mėdhej tė shekullit XV”. (Shih edhe: Giovanni Domenico Musantio, “Tabulae chronologichae”, 1740). Atė e pėrmend edhe njė bashkėkohės i tij i shekullit XV, astronomi Johan Myler nga Kėnigsbergu. Poashtu astronomi Georg Peurbach nė veprėn e tij «Theoricae novae planetarum» sjell edhe njė vizatim tė Gązullit. Ndėrkaq historiani rus i shkencave egzakte V. Zubobi thotė se veprėn e tij tė madhe mbi astronominė Gązulli e botoi mė 1438.

    Pra, gjithėsesi, kėto janė njė pjesė e vogėl e dėshmive tė tėrthorta qė flasin pėr Gązullin astronom me famė europiane.



    Si arrijti ai deri kėtu?

    Simbas gjithė gjasave Gązulli studjoi nė Raguzė, e mandej, nė vitin 1422 shkon nė Padova ky kryen studimet universitare mė 1428, kurse mė 31 janar 1430 mbron doktoratėn nė njė atmosferė me ngjyra tė theksueme atdhetare, pse aty morėn pjesė shumė arbneshė tė Italisė, ashtu edhe shqiptarė tė tjerė tė ardhun kryesisht nga Raguza (pėrmendin pjesėmarrjen e tyne nė kėte datė tė shėnueme Gjergj Gaspri, Andrea Durrsaku etj.).

    Mbas doktoratės Gązulli niset «me mision» nė Itali e Francė (do tė ishin misione tė natyrės diplomatike pse mbi Ballkan po bante gjamėn gjysėhana) e mandej kalon disa vite nė Raguzė, deri mė 1439 kur mori Katedrėn e Matematikės po nė Padova.

    Nė Raguzė ai thellon kėrkimet e tij nė lamė tė astronomisė. Sot e kėsaj dite nė Bibliotekėn e Raguzės (Dubrovnikut) ruhen disa shėnime kritike mbi veprėn ma tė shqueme tė asaj kohe “Theorica novae planetaruum” tė astronomit vjenez G. Purbah.

    Pa dyshim qė pėrmasat e Gązullit astronom, sadoqė pėrsėri tėrthoras, dalin nė lidhjet e vlerėsimin e tij nė oborrin e mbretit hungarez Matia Korvini.

    Shumė studjuesė kroatė, marėdhanjet aq tė mira nė mes Raguzės dhe mbretnisė ma tė fuqishme e ma tė lulzueme tė kohės, Hungarisė, i shohin tė kushtėzueme edhe nga personaliteti i Gązullit e te fama e tij nė atė kohė.

    Siē thamė, njė pjesė tė mirė tė jetės ai e kaloi nė Raguzė, qoftė nė mes viteve 1433-1439 (pra se tė shkonte rishtas nė Padova), ashtu edhe nė vitet e moshės sė shtyeme. Kėtu ai u emnue nga Kėshilli i tė Urtėve (kujtojmė se Raguza ishte Republikė e pavarun) Rektor i Shkollave tė Raguzės. Kėtu edhe u ba astronom nė za nė mbarė Europėn, sa, mbreti i Hungarisė, nėpėrmjet njė letre dėrgue Kėshillit tė tė Urtėve tė Republikės, i lutet atij qė Gązulli tė shkonte nė oborrin e tij e tė udhėhiqte studimet astronomike. Nė njė letėr tė dytė datė 26.06.1459 Kėshilli i Republikės njoftonte rishtas Nalmadhninė e tij Korvini se po pėrpiqeshin me i mbushė mendjen Gązullit tė shkonte atje, po ky gjente si shkak kundėrshtimi moshėn.

    Teoria e tij e “yjėsive qiellore” tashma ishte ba mbizotnuese nė botėn shkencore qė do tė paraprinte Kopernikun. Ja njė fragment nga letra e Ēesmiēkit, edhe ky shkencėtar i shquem kroat e ishnxanės i Gazullit, tashti nė oborrin e Matia Korvinit, drejtue pikėrisht Gjonit tonė:

    “Ju jo vetėm keni plotėsue shpresėn tonė, por keni ba edhe ma shumė. Libri, tė cilin na keni dhurue, na pelqen pa masė. Ai asht aq i mbushun me dijeni e risi, sa qė leximi i tij na ka sjellė kėnaqėsi sikur edhe studimi me interes tė jashtėzakonshėm. Pranojmė se aty kemi gjetė sqarime pėr disa thanje tė ngatrrueme tė astronomėve tė lashtė, qė prej moti kemi dashtė me i kuptue. Pėr kėte arėsye Ju porosisim me gjithė shpirt qė tė mos pėrtoni tė vazhdoni me shkrue e t’i jepni fund veprės sė fillueme, e cila do tė ketė randėsi tė madhe pėr shkenctarėt dhe pėr famėn Tuej …… “

    Mbas vdekjes sė Gązullit mė 1465, kėte vend, pra tė astronomit nė Oborrin Mbretnor tė Hungarisė, e zuni Johan Myler, ma i famshmi i astronomėve tė kohės, qė, nė veprėn e tij ma tė randėsishme botue pikėrisht aty (Budapest) pėrmend shpesh Gązullin, edhe tue iu kundėrvue atij mbi disa trajtesa mbi yllėsitė qiellore, ēka dėshmon se Myler nė Hungari u pėrball jo vetėm me famėn e Gązullit, por padyshim edhe me librin e tij, qė na sot nuk e kemi nė dorė. Asht pikėrisht kjo kundėrshti – mė njė anė fama e tij, mė anė tjetėr mungesa e librave tė tij – qė na kthen gjithēka nė njė enigmė qė sot nuk jemi nė gjendje ta zgjidhim. Kjo nuk ulė aspak vlerat e tij mbarėeuropiane, siē e dėshmon njė bibliografi e pafund qė gjendet anė e kand Europės: nė Krakovė (Poloni), nė Karlsrue (Gjermani), nė Bibliotekėn e Vatikanit ku Johan Fisher na sjell tabelat astronomike tė Gązullit, e referimet e shumė e shumė astronomėve tė famshėm edhe nė shekujt vijues (Jo qė teoria mbizotnuese e ndamjes sė yllėsive tė qiellit pėr ma se njė shekull mbas vdekjes sė tij mbeti ajo e qujtun e Campanum dhe Gązulli, kurse emni i tij vazhdoi tė pėrmendet nė shumė studime tė shekujve XVI-XVII. Vetėm nė shekullin XVII, kur astronomia gjet mjete tė reja studimi e ishte shtye shumė pėrpara drejt asaj qė njohim sot, Gązulli fillon e pėrmendet ma rrallė, edhe pse autorė tė shquem si Musanti ende i referohen atij si fillesė e njė kandvėshtrimi tė ri astronomik (dmth shkėputja nga astrologjia e mesjetės sė herėshme).

    Nė Arkivin e Raguzės ruhen 11 faqe dorėshkrim tė Gjon Gązullit, por ato nuk janė njė vepėr e mirėfilltė, por thjeshtė udhėzues pėr pėrdorimin e astrolabit. Edhe pse vetėm njė udhėzues, autori shfaq aty njė kthjelltėsi tė tillė, qė ka ba t’u kthehen studimit tė atyne faqeve tė pakta shumė e shumė studius tė ditėve tona.

    Me qė jemi ende nė lamė tė shkencės, simbas dokumentave arkivore tė kohės, del se Gjon Gązulli kishte njė prej bibliotekave ma tė pasuna pėr kohėn, jo vetėm nė Raguzė, por edhe ma gjanė.

    Diplomati

    Aftėsitė e rralla tė Gjon Gązullit janė shpalosė jo vetėm nė lamė tė shkencave tė pėrpikta, por edhe si njė prej diplomatėve ma tė shquem tė kohės.

    Siē dihet, popujt ballkanikė po pėrpiqeshin me i ba ballė pushtimit osman. Ishin kohė tė vėshtira jo vetėm pėr Gadishullin, por rrezikoheshin edhe pjesė tė tjera tė Europės, e kėta, ma shumė se me mbėshtetė luftėn e popujve ballkanikė, pėr interesa tė veta, u banė aktivė nė mbėshtetjen e kėtyne pėrpjekjeve. Qendrat kryesore tė njė diplomacie aktive ishin aso kohe Roma e Budapesti.

    Mision i parė diplomatik i dokumentuem i Gązullit asht udhėtimi i tij pėr nė Romė, qė tė takonte mbretin e Hungarisė Sigmundin (parardhėsin e Korvinit) me rastin e kunorzimit tė tij mbret prej Papės. Ky mision, simbas vetė dokumentave raguziane, i ishte besue ma tė shquemit tė asaj Republike e me autoritet edhe ndėr hungarezė.

    Misioni i tij i dytė asht ai i vitit 1435 nė Italinė e Jugut e fill mbas pak nė Slloveni.

    Nė ato vite bashkpunimi nė mes princave shqiptarė e Sigmundit tė Hungarisė ishin dendėsue shumė. Ka qenė pikėrisht Gązulli ai qė lehtėsoi rikthimin e shumė shqiptarėve nė Atdhe me qellim forcimin e rezistencės antiosmane, e kjo veprimtari vazhdoi me udhėtime tė shpeshta nė Romė, Firence, Sienė, Lubjanė etj.

    Tue qenė i pėrpimė nė kėto veprimtari tė denduna diplomatike, Republika e Raguzės e liron atė nga detyra e Rektorit dhe emnon nė vend tė tij Pal Gązullin tė vėllajn, qė cilėsohet ndėr dokumenta “magister, prudens et literatus vir”, ēka do tė thotė se kishte krye edhe ai studime universitare, sidhe identifikohet si vėlla i “magister Johannis Gaxuli”. (Kujtojmė se, si Pali, ashtu edhe vėllaj tjetėr Andrea, do tė pėrmenden ma vonė si bashkėpunėtorė tė afėrt tė Kastriotit).

    Po afrohej “Stina e madhe e Kastriotit” e vėllaznit Gązulli, Pali, Andrea, Dhimitri, e mbi tė gjithė Gjoni, do tė kishin njė vend tė randėsishėm nė atė “stinė”.

    Nga viti 1443 Raguza shėrbeu si qendėr informacioni pėr Europėn e krishtenė mbi sa po ndodhte nė Shqipni, ku kishin fillue nė masė kryengritjet antiosmane me nė krye Gjergj Kastriotin. Gązulli, si diplomat i sprovuem, u angazhue pothuej tanėsisht nė ēashtjen shqiptare. Nė vitet e para ai bani sa askush tjetėr pėr tėrheqjen e vėmendjes pėr ēka po ndoshte nė Shqipni tue shfrytėzue udhėtimet e tij tė shumta diplomatike pėr llogari tė Raguzės.

    I gjendun nėn trysninė e rrethimeve tė njėmbasnjėshme turke, Kastrioti u kėrkoi ndihmė si Raguzės, ashtu edhe Venedikut, Romės, Napolit e Hungarisė. Me pėrjashtim tė kėsaj tė fundit, tė parėt u mjaftuen me ndihma financiare apo edhe me ndonjė armatim, por jo me njė bashkpunim konkret, pse nuk donin tė hynin nė luftė tė drejtpėrdrejtė me Turqinė.

    Nė gjithė kėte veprimtari diplomatike, dy ishin “ambasadorėt” shėtitės ma tė randėsishėm tė Kastriotit, vėllaznit Gjon e Pal Gązulli, ky i fundit sidomos me pėrfaqėsimin e Kryezotit tė Shqipnisė pranė Papatit, por edhe si “kėshilltar” i Gjergjit tonė, aq sa qé quejtė “mendja e Kastriotit”.

    Por Gjoni, si do ta tregonte fundi jo i largėt e jetės sė tij, pak e nga pak u tėrhoq nga diplomacia pėr arėsye shėndetėsore e moshe, por shumė historianė janė tė mandjes se u tėrhoq edhe nga dėshira e zjarrtė t’i ēonte deri nė fund studimet e tij shkencore.

    Ishte pikėrisht nė kėte periudhė qė doli ma nė dukje roli i Pal Gązullit si diplomat.

    Duhet thanė se aty nga fillimi i viteve ’50 e deri sa u shue Fatosi i Kombit tonė, Pal Gązulli ishte ai qė mbajti lidhjet e Shqipnisė me Hungarinė, Raguzėn, e me mbarė Gadishullin Apenin. Pėr kėte ka dokumenta tė pafund, por nuk asht rasti me i sjellė kėtu. Po kujtoj vertėm njė frazė tė Barletit ”.. e ishte ky Pal Gązulli mendja e Gjergjit tonė e qė ia mbushte zemren me guxim me vazhdue luftėn kundėr tė pafeve ..”.

    z.sh

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Tre vėllaznit Gązulli nėn rrasėn e harresės ...

    “ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me tė dashtė ty”.

    Gjergj Fishta ne vdekje te Avni Rrustemit.



    Nxitje pėr kėte shkrim u banė komentet dashamire pėr studimin tim tė shkurtė “Gjon Gązulli, astronom dhe diplomat i shek. XV”.

    Me kėte rast due t’i falnderoj tė gjithė pėr fjalėt e ngrohta.

    Por ēka mė shtyni ma shumė me shtri kėto radhė, asht njė shėnim i Prend Buzhalės, se “Kombet tjera, po tė kishin figura tė tilla, do t'i pagėzonin menjėherė universitetet e veta me emra tė tillė!”

    Nė Prishtinė, nė mos tjetėr, ka njė shkollė tė mesme qė mban emnin e Gjion Gązullit. Nė Lezhė, ku jetoj unė, emnin e tij, as tė atyne pėr tė cilėt do tė shkruej ma poshtė, nuk e ka asnjė shkollė fillore, as njė rrugė, njė shesh.

    Do tė pėrpiqem me i dhanė pėrgjigje njė pyetjeje qė lind vetiu: Pėrse shpėrfillet astronomi e diplomati Gjon Gązulli, ndėrsa nga njė anketė e vitit 2000 rezultoi se konsiderohet shkencėtari ma i madh shqiptar i tė gjitha kohnave? Pėrse shpėrfillet Dom Gjon Gązulli, deputeti Nolist, varė nė Fushėn e Druve nė Shkodėr me 5 Mars 1927? Pėrse asht lanė gati nė harresė gjuhėtari Dom Nikollė Gązulli, vra pa gjyq me 2 shkurt 1946, pėrjashtue dashamirėsisė sė zonjes Brikena Ēabej, bijės tė tė madhit Eqrem Ēabej, qė me shpenzimet e saj ribotoi Fjalorin e Gązullit? Mos vallė vazhdom tė jetė nė listėn e “anmiqėve tė popullit”? Pėrse askush nuk kujtohet se sekratar i Shoqnisė “Bashkimi” tė Avni Rrustemit ka qenė Stefan Gązulli, profesor nė Universitetin “La Sapienza” tė Romės deri mė 1961?

    E ndjejė pėr detyrė morale tė baj njė parantezė.

    Edhe pse nėn diktaturėn ma tė egėr qė ka njohė Europa, Profesor Eqrem Ēabej nuk pranoi ta botonte vėllimin e parė tė Studimeve Etimologjike pse i kėrkuen tė hiqte emnin e Dom Nikollė Gązullit. Kėshtu, pėr ēudinė e shqiptarėve, u botue vėllimi i dytė para tė parit.

    Atėherė. Po tashti? Ē’diktaturė i pengon tė kujtohen vėllaznit Gązulli?



    *****



    Ka qenė traditė nė familjen Gązulli qė tė paktėn njė prej djelmėve tė ndiqte studimet jashtė shteti. Nuk po zgjatem e tė rrjeshtoj se si nga shek, XV (Gjon Gązulli i madh, astronomi), Pal Gązulli, ambasador i Kastriotit pranė Republikėse sė Raguzės nė vitet 1452-1459 dhe Rektor i Shkollave tė asaj Republike, Doktori i Filozofisė Imzot Ndue Gązulli, Arqipeshkėv i Shkupit (1702-1753), Abati i Mirdtės Ndre Gazulli (shek XVII), Andrea Gązulli, komandant i Forcave tė Veriut pranė Ali Pashė Tepelenės deri me sulmin e tij barbar mbi Kardhiq, e kėshtu me radhė, deri nė ardhjen nė pushtet tė komunistave, ka pasė gjithmonė njė pinjoll tė familjes qė do tė shkonte pėr studime nė Universitetet e Europės. Po kėsaj radhe, pra nė fillim tė shekullit XX, ishin tre vėllazėn njėherėsh, Gjoni (1893 – 1927), Nikolla (1895 – 1946) dhe Stefani (1896 – 1964), qė vijuen studimet jashtė shteti.



    Dom Gjon Gązulli:




    Gjoni, ashtu siedhe Nikolla e Stefani, leu nė Dajē tė Sapės (Zadrimė) me 26 Mars 1893. Mėsimet e para i bani nė shkollėn e fshatit, qė e kishte ēelė Dom Ndre Mjeda.

    Si vijoi tė mesmėn nė Shkodėr, studimet e matejshme i ndoq nė Itali dhe Austri, ku ishte dhe vėllaj tjetėr, Nikolla.

    Ai u shugurue meshtar me 4 Gusht 1919. Mbas njė shėrbimi tė shkurtė nė Gjadėr tė Lezhės, e ēuen nė Qelėz tė Pukės e ma vonė nė Koman.

    Dom Gjoni ishte angazhue nė jetėn e problemet e vendit qysh kur ndiqte studimet nė Romė, aqsa arbėreshi Agostino Ribecco e cilėson mė 1919 “Atdhetari i madh Gjon Gązulli”.

    Por pėr tė qenė sa ma tė kursyem nė kėte shkrim, po rendoj vetėm pikat kryesore tė jetės sė tij tė shkurtė.

    Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue pėrkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, Gjergj Fishtės, Hasan Prishtinės, nė atė krah qė asht quejtė nė histori “opozita”, pse i ishte kundėrvu “popullores” sė Ahmet Zogut, dhe nė zgjedhjet politike tė vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.

    Ndėrkohė, tue qenė meshtar nė Qelėz, kreu atė akt qė pėr kohėn ishte njė veprim revolucionar i pashembullt: Hapi nė qelė (shtėpinė ku banonte vetė) shkollėn e parė mikse nė botė. Po po, nė botė. Asht diēka e vėshtirė pėr brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe nė Europėn e pėrparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkė) janė ēelė pėr herė tė parė mbas Luftės sė Dytė Botnore, nė Francė mė 1948, kurse nė Itali katėr vjet ma vonė, mė 1952. Kurse ai, prift, hapi nė qelė shkollė mikse me djelm e vajza bashkė, tė krishtenė e muslimanė bashkė. Ja pėrse thash se ai ishte njė revolucionar i vėrtetė, nė kuptimin ma tė mirė, tė saktė e ma modern tė vetė konceptit tė vėrtetė tė fjalės “revolucionar”.

    Jo rastėsisht njė ndėr votuesit e tij kryesorė, pse zgjedhjet nė atė kohė baheshin me pėrfaqėsi, ka qenė Myftiu i Hasit. Kur Musa Jyka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp qė votove pėr priftin?!”, Myftiu, pa prishė terezinė, iu gjegj i qetė: “Nuk votova pėr priftin, po pėr atė qė po na mėson pėrditė ēka do me thanė Shqipni, ēka do me thanė Atdhe”.

    Nė njė fletore kujtimesh me titull tė pėrgjithėshėm qė pat lanė, “Njizet fytyrat ma nė shej tė kohės teme” (Njėzet figurat ma tė shqueme tė kohės time), trembėdhjetė ishin muslimanė: Bajram Curri, Hasan Pristina, Avni Rrustemi etj; e ai vetė ishte prift, po prift SHQIPTAR, me tė gjitha shkrojat tė mėdhaja.

    Dom Gjoni nuk u largue kur nė Shqipnia u rikthye Zogu me hordhitė serbe e bjellgardistėt e Wrangelit. Nuk iku as atėherė kur Zogu i vrau miqtė e tij ma tė mirė, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin.

    Nė tetor 1945 Eduard Kardeli, numeri dy i Beogradit, porosiste Enver Hoxhėn: Nėse do tė mbajsh pushtetin, nė radhė tė parė duhet tė zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani. Tė njejtėn porosi i pat dhanė edhe Pashiqi Ahmet Zogut e ky u lėshue mbi Mirditė, Zadrimė, Pukė e Dukagjin ma keq se serbi mbi Drenicė. Natyrisht, meshtari e deputeti Dom Gjon Gązulli, qė ndėrkohė ishte transferue nė Koman, nuk mund tė bante sehir: ai iu gjet pranė popullit tė Tij dhe pėr kėte Ahmet Zogu e arrestoi me 26 Nandor 1926, e mbas njė gjyqi farsė, e dėnoi me vdekje, tue e egzekutue nė litar me 5 Mars 1927. Katėr orė mbas varjes, Zogu, kjo mbeturinė atavike e me djallėzi orientale, dėrgoi njė telegram ku gjoja i falte jetėn. Nuk kanė qenė tė pakta veprat e shėmtueme tė Zogut: mjaft tė kujtojmė vrasjet e Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e Hasan Prishtinės, por varja e Dom Gjon Gązullit asht pa dyshim njė ndėr aktet ma ė shėmtueme tė tij, qė e ndoq si hije ndėshkimi, kudo qė mėrgoi.

    Po Dom Gjoni jeton. Kushdo qė shkon nė Vorrezat Katolike tė Shkodrės, nė Rrėmaji, mund ta vėrejė se ai rron. Ka plot 80 vjet qė besimtarė e jo besimtarė, tė krishtenė e muslimanė, ndalen tek ai vorr, ndezin njė qiri, lanė njė tufė lule apo lėmoshė pėr tė vorfnit. Vorri i Dom Gjonit, i thonė thjeshtė shkodranėt, ndoshta edhe pa dijtė shunmėēka pėr Te, por tashma me njė bindje tė trashėgueme nga brezi nė brez se Ai asht Shejt, pėr ēka ka ēelė procedurat e shejtnimit tė Tij kohėt e fundit edhe Vatikani.

    Nuk e di nėse ishte shejt apo jo. Di po, qė Ai ishte atdhetar, aq sa nė gjyq pat lanė ate thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj qė i njoh vetes, asht se e kam dashtė Atdheun deri nė flijim pėr tė”.

    Pat shkrue mė 1942 At Gjon Shllaku pėr Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gązullin: “Fatosa tė vramė dy herė, njė herė kur i mbyten, dhe njė herė kur i lanė nė harresė”.

    Tue parafrazue thanjen e At Shllakut, ashtu siedhe pėr At Anton Harapin, mund tė them tashma pėr Dom Gjon Gązullin: I vramė tri herė: Njė herė kur e mbytėn e dy herė me harresė.



    Gjuhėtari Dom Nikollė Gazulli:



    Nikolla ishte dy vjet ma i vogėl se Gjoni, po studimet i vijuen njėherėsh e bashkė, pse atėherė u ēel shkolla nė Dajē, mė 1902. Mbas sė mesmes nė Shkodėr, ai i vijoj studimet nė Grac e Insbruk tė Austrisė, ku kreu si teologjinė, ashtu edhe gjuhėsi, tue pasė pėr udhėheqės albanologun e shquem Norbert Jokel, me tė cilin i ruejti lidhjet gjithė jetėn.

    Si u kthye nė Atdhe, meshtar nė Malėsitė i Veriut, nė Rjoll e nė Shkrel, iu pėrkushtue me mish e me shpirt mbledhjes sė fjalėve tė rralla, toponomastikės, onomastikės, e deri studimeve etnografike, historike e gjeografike.

    Mė 1926 u arrestue edhe Dom Nikolla, bashkė me tė vėllanė Gjonin, me dom Lekė Dredhėn e dom Loro Cakėn. E dėnuen me 101 vjet burg. Me ndėrhymjen e shumė figurave tė shqueme, prej Norbert Joklit tek Viktor Eftimiu, prej Asdrenit te Fishta, mbas katėr vjetėsh e liruen nga burgu i Gjirokastrės.

    Ai ishte dijetar i mirėfilltė e shumėplanėsh. Zotnonte gjermanisht, italisht, latinisht, greqishten e vjetėr, frangishten dhe sllavishten.

    Porsi bleta mbledh nektarin e luleve, Ai mblodhi prej popollit tė maleve tona mija fjalė tė rralla, shprehje frazologjike, onomastikė e toponomastikė, gojėdhana e fakte historike, mitologji, materiale etnologjike e deri harta tė vjetra mbi tė cilat bani analizza qė edhe sot e kėsaj dite i kanė tė pakta shoqet nga ana shkencore.

    Sa qe gjallė, Ai botoi dy vepra, “Fjalorth i Ri”, 1942, si vėllim i XI i Visareve tė Kombit, dhe “Fjalori toponomastik”, pjesė pjesė, nė revisten “Hylli i Dritės” nė vitet 1939-1943. Ishin kėto vepra themel nė fushėn e leksikografisė krahinore dhe onomastikės.

    Ajo qė dallon kėto dy vepra, shumė tė vlefėshme pėr kulturėn kombėtare, asht niveli i naltė shkencor, ku duket dora e njė dijatari tė mirfilltė, metodologjia e hartimit, objektiviteti i landės gjuhėsore, ekuilibri nė pėrzgjedhje, dhe sidomos shpjegimi analitik i landės.

    Fjalorthi ngėrthen mbi 5.000 fjalė tė rralla tė shtrime nė 524 faqe. Ēdo za asht shoqnue me shpjegim kuptimor, sinonimor – kur ka qenė rasti – etimologjik, e krahasue jo rrallė edhe me pėrkatėset nė gjuhė tė tjera, sidomos nė gjermanisht e italisht.

    Njė vend tė randėsishem zanė njėsitė frazologjike dhe fjalėt e pėrbame (kompozitat) me shpjegime nga ma tė hollėsishmet. Veēanarisht me vlerė janė shpjegimet pėr lėvizjen kuptimore tė fjalėve nė rrjedhė tė shekujve.

    “Fjalori toponomastik” asht vepra e parė e kėtij lloji nė gjuhėn shqipe, ēka e ban Gązullin themelues tė leksikografisė onomastike. Nė kėte vepėr trajtohen edhe shumė probleme historike, gjeografike, etnografike, deri tek emnat e hyjnive ilire e trake, etj.

    E gjithė kjo punė e Tij, e gjithė ndihmesa e Tij nė lamė tė kulturės shqipatre, u mohue e u la nė harresė pėr 50 vjet. Arėsyeja ishte vetėm njė: Dom Nkollė Gązulli nuk zmbrapsej para thirrjes sė Atdheut me mbrojtė lirinė dhe dinjitetin e kombit prej aneksimit fashist apo atij sllavo komunist tė Beogradit.

    Me 9 Prill 1939, Ditėn e Pashkėve, nė Kishė tė Rrjollit, gjatė predikimit, ai iu drejtue besimtarėve: “Mos i lėshoni armėt! Kėta (pushtuesit italianė-shėnim i imi, DG), skotė e mbrapshtė si janė, duen me na shkombėtarizue! Prandaj, si dikur bijtė e Kastriotit, t’i bajmė ballė pushtimit fashist!”

    Tė njejtat fjalė Dom Nikollė Gązulli ua tha edhe malėsorėve tė Shkrelit mė 1945, kur Shqipnia faktikisht ishte kthye nė njė republikė tė shtatė jugosllave: “Lirinė e fitueme me gjak, kėta duen me e lėshue pa gjak nė dorė tė shkjaut nė emėn tė idelogjisė sė tyne ēnjerėzore komuniste! Pra, o burra, armėt pėr syni!”

    E vranė me 2 shkurt 1946. E mohuen pėr gjysė shekulli.

    Vite ma parė, studjuesja Ledi Shamku shkruente pėr te: “Nikollė Gązulli ėshtė njė yll qė ndriēon fort nė hyjtufėzėn e kulturės shqipatre nė pėrgjithėsi e asaj veriake nė veēanti. Ka shumė qė e kanė pėrdorė dritėn gazullore, porse pa e emėrtuar kurrė yllin nga buronte kjo dritė”.

    Evidentova njė pjesė tė frazės sė Shamkut pse ato fjalė shpjegojnė qartė shfrytėzimin e paprinciptė e tė pamoral tė Gazullit nga ata qė ma vonė, me punimet e Tij e tė At Justin Rrotės, do tė baheshin profesorė e deri akademikė. Fjalėt e masipėrme nuk mund tė thuhen vetėm pėr dy burra: Profesor Eqrem Ēabejn, qė nuk pranoi ta mohonte kurrė, dhe Porfesor Selman Rizėn.

    Gjuhėtari e atdhetari Dom Nikollė Gązulli, ashtu si i madhi Gjergj Fishta, ashtu siedhe vigani legjendar Dedė Gjo’ Luli, edhe sot e kėsaj dite asht pa vorr.



    Demokrati Stefan Gązulli:




    I treti i vėllazėnve, Shtjefni, apo si asht nė dokumenta, Stefani, vijoi studimet nė Romė pėr letėrsi tė lashtė.

    Heret ai u kthye nė Atdhe e u pėrfshi nė lėvizjen rinore tė Avni Rrustemit, nė Shoqninė “Bashkimi”, e qé sekretar i saj (Kryetar ishte Avni Rrustemi).

    Mbas vrasjes sė Avniut, e sidomos mbas arrestimit tė tė dy vėllazėnve, Gjonit e Nikollės, u detyrue tė arratisej.

    Qé profesor po nė atė Universitet ku kishte krye studimet, nė “La Sapienza” tė Romės, deri mė 1961, kur u kthye qė t’i preheshin eshtnat nė Atdhe.

    Mė 1964 ai nuk vdiq, po plasi.

    Natyra e tij rebele nuk mund ta duronte dhunėn e kohės e sidomos atė tufė injorantėsh qė sundonin Shkodrėn e Shqipninė mbarė.





    *************



    Tė vramė fizikisht e me harresė.


    Pėrse?

    Sepse nė Shqipni asht politika ajo qė pėrcakton edhe vlerėn e figurave historike. E, po qenė nga Veriu, veēanarisht priften katolikė, bahet gjithēka me i lanė nė hije. Njė gja tė tillė nė vitet ’40-’50 ua kėrkonin edhe Beogradi e Moska. Po sot?

    Nė pushtet janė po ata qė i varėn apo i pushkatuen, ose bijtė e tyne, nipat.

    Vėllaznit Gązulli, nė mos nuk asht e mundun tė rivriten fizikisht, se u bajnė hije disave, tė paktėn rivriten me harresė.

    Po populli nuk harron.

    Njė ditė historia do tė jetė ma bujare edhe me Ata, ndonse nuk u flijuen pėr shpėrblim, po pse e ndjenin pėr detyrė qė pėr Atdhe e Fe, edhe me dhanė jetėn asht pėrsėri pak. Gjithmonė duhet ba edhe diēka ma shumė.

    E ata banė jo pak pėr Atdhe.

    Pėrsėri, detyrėn banė.

    E si shpėrblim, ende sot e kėsaj dite, mbi Ta randon rrasa e randė e harresės.

    z.sh

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •