Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri Llap une ha vetem me nje Luge, jo me dy apo tri luge, sepse ti po mundohesh me hanger me dy a tri luge.

    Aspak fare nuk ke nje qendrim, sepse po ta kishe nje qendrim nuk do e shajshe EULEXIN nje ane e ne anen tjeter ta mbrojsh Pakon e Ahtisarin e Hahsim Thacin, sepse ky EULEX ne Kosove ka ardhe me kerkesen e Pakos se Ahtisarit dhe kerekesen e Hashim Thacit, dhe ketu ti bie ndesh dhe mundohesh te hajsh me dy luge.

    Pastaj ju bieni ndesh me veprimet e juaja dhe prap hani me dy luge, sepse sa ishin ne pushtet LDK-ja me AAK-ne bashke, ju jeni ai qe cdo veprim te Albin Kurtit dhe Levizjes vetvendosje ne ate kohe keni perkrahur shume, ndersa tani kur ne krye te qeverise eshte Hashimi, ju me mish e shpirt beni propagande aq te madhe kunder Albin Kurtit, ja edhe kjo eshte te hani me dy luge.


    Ti nje ane je kundershtar shume i madh politikes qe ka bere LDK-ja e Rrugoves e ne anen tjeter e mbron po te njejten politike qe tani e udhehec Hahsim Thaci. Nese ben analize te thelle, nese ti Llap mendohen me mendje te shendosh ateher do e shifish se Hashimi e ben te njejten politike sikurse Rugova, por vetem ne kohe te ndryshme me okupator te ndryshem. Edhe ne ket aspekt po hani me dy luge.

    Jam perkrahes shume i madh i atyre qe rane per lirine e popullit tane, jam perkrahes shume i madh ndaj atyre qe flijuan gjejen me te shrejnjte JETEN, vetem e vetem qe ta clirojne popullin e tyre dhe tokat tona stergjysherore nga okupatori serb, edhe pse nuk kam qene personalisht ne lufte gjithmone kame prekrahur keta njerez qe sakrifikuan. Mirepo nuk jam perkrahes aspak fare per ata qe ne emer te UCK-se, pasurohen per veten e tyre, pasurojne familjaret e tyre, pasurojne farefisin e tyre, ndersa popullin e shkrete e lejne anash.

    Une gjithmone do i mbroje ata qe duhet mbrojtur, e i kritikoj ata qe duhet krituar, dhe aspak fare nuk eshte e vertete qe une mundohna te ha me dy apo tre luge zoteri Llapo, po ju jeni ai qe mundoheni.

    Pse asnjeher nuk e permendi te tjerit si: Hydajet Hysenin, Rame Bujen e shume tjere qe jane ne PDK-ne, por mendja e juaj eshte e robotizuar vetem per Hashim Thacin.
    ani bre ani po e lam qysh thue ti
    e mue me bafshimn mire qe po hajknam me dy tri lug
    e ti vazhdoje me nji pra ok spo e zgjas me ty ma shum
    e hajde tash shaj Çlirimtaret sa te munesh e kha thue se une i perkrahu ata qe kan ra per liri e kta te gjallit jan krejt hajna etj kjo metot eshte e shekullit te kaluar qe e ka perdor udb-eja veq nejse ti e din ma mire se une se ishe ma mequm e po hajshe me4 nji lug etj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ani bre ani po e lam qysh thue ti
    e mue me bafshimn mire qe po hajknam me dy tri lug
    e ti vazhdoje me nji pra ok spo e zgjas me ty ma shum
    e hajde tash shaj Çlirimtaret sa te munesh e kha thue se une i perkrahu ata qe kan ra per liri e kta te gjallit jan krejt hajna etj kjo metot eshte e shekullit te kaluar qe e ka perdor udb-eja veq nejse ti e din ma mire se une se ishe ma mequm e po hajshe me4 nji lug etj.
    Jo Llaopo nuk eshte sic them une, por eshte ashtu sic jane punet. Ndashe pranoje e ndashe mos e prano.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Plani i Artisarit na e solli pavarsin e folni ju qka te doni
    edhe keni protestue kunder keti plani qe na e solli pavarsin more quna
    Po valla na sjelli "pavaresin",po cfare pavaresie se?!!!!!


    Plani Ahtisarti eshte kunder Kosoves dhe ne te mire te serbis,me nje fjale plani i hamom ahtisartit eshte i tmerreshume.

    Politikuajt tan bane gabim qe e pranuan kete plan katastrofal.

    A thu valle Adem Jashari ,Zahir Pajaziti,dhe shum e shum deshmore te tjere,luftuan per planin e ahtisarti,pavaresi te cunguar,ndarje te mitrovices,per decentralizim,per nje flamur dhe himn pa kurrfar vlera kombetare??!!!!!!

    Joooooooooo,ata luftuan per Shqiperin e Bashkuar!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po valla na sjelli "pavaresin",po cfare pavaresie se?!!!!!


    Plani Ahtisarti eshte kunder Kosoves dhe ne te mire te serbis,me nje fjale plani i hamom ahtisartit eshte i tmerreshume.

    Politikuajt tan bane gabim qe e pranuan kete plan katastrofal.

    A thu valle Adem Jashari ,Zahir Pajaziti,dhe shum e shum deshmore te tjere,luftuan per planin e ahtisarti,pavaresi te cunguar,ndarje te mitrovices,per decentralizim,per nje flamur dhe himn pa kurrfar vlera kombetare??!!!!!!

    Joooooooooo,ata luftuan per Shqiperin e Bashkuar!
    Te Lumte DISA, per kete shkrim. Plotesisht pajtohem me kete.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po valla na sjelli "pavaresin",po cfare pavaresie se?!!!!!


    Plani Ahtisarti eshte kunder Kosoves dhe ne te mire te serbis,me nje fjale plani i hamom ahtisartit eshte i tmerreshume.

    Politikuajt tan bane gabim qe e pranuan kete plan katastrofal.

    A thu valle Adem Jashari ,Zahir Pajaziti,dhe shum e shum deshmore te tjere,luftuan per planin e ahtisarti,pavaresi te cunguar,ndarje te mitrovices,per decentralizim,per nje flamur dhe himn pa kurrfar vlera kombetare??!!!!!!

    Joooooooooo,ata luftuan per Shqiperin e Bashkuar!
    Ata luftuen per ta Çliruar vendin nga okupatori shka po qfar bat ju more dai qe spo u pelqen pavarsija
    po qitne gishtin ne kok dhe mendoni para se te flisni se qka bat ju per ket vend
    let e kini para kompjuteri tash ne liri me ba hajgare jo molla e kuqe jo qamerija jo anej jo kendej
    gjithkush e din si ka qen mire por mundesit kan qen tiera e deshira tjeter
    po edhe njiher po them se vetem pyetne veten qfar bat per vatan e mos u bani patriota para kompjuterit
    leni ato prralla
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    KURTI: PLANI I AHTISAARIT NDOSHTA QËLLIMMIRË POR I PADREJTË



    “Po ju drejtohemi me këtë letër jo pse mendojmë që ju jeni arkitekti i pashoq i Pakos që ka marrë emrin tuaj dhe e cila i është imponuar Republikës së Kosovës”. Kështu e nisë letrën e tij lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar Martti Ahtisaar-it.

    Në vazhdim letra e plotë e Albin Kurtit drejtuar Martti Ahtisaarit:

    Po ju drejtohemi me këtë letër jo pse mendojmë që ju jeni arkitekti i pashoq i Pakos që ka marrë emrin tuaj dhe e cila i është imponuar Republikës së Kosovës. Ne e dimë se zgjidhja ndërkombëtare që është aplikuar në Kosovë nuk ka protagonist të vetëm. Por kemi zgjedhur t’ju shkruajmë ngaqë keni qenë emblema e një procesi të tillë. Prandaj thirrjen tonë ju lusim ta kuptoni si shqetësim të shumë prej qytetarëve të Kosovës dhe një pjese të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të Kosovës, zëri i të cilëve nuk u dëgjua kurrë dhe vullneti i të cilëve është shkelë vazhdimisht.

    Vendimi juaj për ta trajtuar Kosovën si një rast të veçantë të shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe përpjekja për zgjidhje që dallon nga ajo e ish republikave, ka pasur dhe do të ketë pasoja negative afatgjatë për Kosovën. Në vend që popullit të Kosovës t’i njihej e drejta e vetëvendosjes së popujve në kuptimin qytetar dhe territorial, u ndoq formula e cila Kosovës ia pranon shkëputjen nga Serbia, kurse Serbisë ia akomodon maksimalisht interesat e saj brenda Kosovës. Ideja juaj do të qenë që t’i drejtpeshoni sa më shumë interesat, ama kjo rrjedh nga një keqperceptim i thelbit të çështjes së Kosovës – nga konceptimi i Kosovës si problem shqiptaro-serb. Prandaj edhe zgjidhja e ofruar nga ju ka qenë po kështu – zgjidhje shqiptaro-serbe: komuna të reja serbe, eksterritorialiteti i 45 kishave të cilat i definuat si ‘serbe’, pastaj shumica e dyfishtë, që nënkupton pamundësinë e ndryshimeve kushtetuese pa u pajtuar serbët, etj…

    Logjika juaj ndoshta mund të ketë qenë qëllimmirë, mirëpo, meqë ajo është e padrejtë, si e tillë do të krijojë veçse efekte të padëshirueshme. Nëpërmjet zgjidhjes që keni propozuar Serbisë i janë ofruar mundësi të mëdha për ta kontrolluar stabilitetin politik të Kosovës. Ju ndoshta keni menduar se në këtë mënyrë po u ofroni të drejta pakicave e sidomos asaj serbe, por ndoshta nuk e keni ditur se disa prej hapësirave të Kosovës sundohen nga strukturat e paligjshme të Beogradit. Shumica e serbëve në Kosovë ende mbesin peng i politikave destruktive dhe hegjemoniste të Serbisë. Dhe propozimi juaj ka shërbyer në mënyrë të përshtatshme që Beogradi ta përdorë këtë mundësi për ta luftuar efektivisht pavarësinë e Kosovës. Ju i keni shërbyer me zgjidhjet tuaj mitit famëkeq serb për Kosovën si ‘Metohi’ – ‘kombi martir’ i Car Lazarit të cilit iu mor zemra nga osmanët në Betejën e Kosovës dhe të cilën Serbia e ktheu më 1912, zemër kjo të cilën ia mori NATO-ja dhe shqiptarët… Ky ishte miti që e inspiroi Milosheviçin dhe që për ruajtjen e ‘zemrës’ e shtyri atë t’i mbyllte sytë edhe para fakteve e realitetit, dhe ta dëbonte e ta vriste popullin shumicë shqiptar të Kosovës duke bërë gjenocid. Vetëm që ta kthente me dhunë realitetin në përputhje me mitin serb për Kosovën.

    Trajtimi i Kosovës edhe në rrafshin ekonomik, si rast unik i shpërbërjes së Jugosllavisë, ka pasur po ashtu ndikim shumë negativ në vendin tonë. Statusi i Kosovës si entitet autonom brenda federatës së Jugosllavisë ka qenë i njohur deri në atë masë sa të detyrohemi ta marrim përsipër një pjesë të borxhit të jashtëm të Jugosllavisë. Ndërkohë që e drejta e Kosovës për ta trashëguar një pjesë të pasurisë së Jugosllavisë, siç janë rezervat e arit, infrastruktura ushtarake dhe ajo diplomatike, asnjëherë nuk u respektua. Ne e trashëguam borxhin e përbashkët pa e trashëguar edhe pasurinë e përbashkët të ish Jugosllavisë. Kjo nuk është e drejtë. Për më tepër, edhe pse Plani yt e thotë se e tërë pasuria e ndërmarrjeve shoqërore brenda Republikës së Kosovës do t’i takojë Kosovës (nen ky që u hoq nga Kushtetuta jonë më 7 shtator 2012), ju pastaj na e imponuat mënyrën se si do të menaxhojmë me këtë pasuri. Plani yt e kërkonte, si qëllim politik, privatizimin e shpejtë dhe të plotë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, sipas parimeve ekonomike neoliberale. Duke i trajtuar qëndrimet ideologjike si parime universale, Plani yt i ngriti këto qëndrime në kategori kushtetuese. Kjo e pamundësoi çfarëdo konsiderimi demokratik të institucioneve tona për këto politika dhe parime, ose të vlerësimit të mirëfilltë të privatizimit si mjet për zhvillimin ekonomik. Në vend të kësaj Plani yt e bëri privatizimin një parim të pakundërshtueshëm të qeverisjes ekonomike. Kjo e minon sovranitetin ekonomik të Kosovës dhe po e dëmton mirëqenien tonë ekonomike si dhe perspektivën për gjeneratat e ardhshme.

    Në një intervistë jeni shprehur se zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë e keni trajtuar sikur rastin e një hajni që ia vjedh dikujt kuletën dhe se ju nuk keni bërë gjë tjetër veçse atë që duhej – që t’ia kthenit pronarit të vërtetë kuletën e tij. Në të vërtet, ju mund edhe të mos e dini sepse nuk jetoni në Kosovë dhe me siguri që nuk do të jetoni kurrë, por ne që jetojmë këtu, e shohim për çdo ditë se propozimi juaj për Kosovën prodhon një situatë tjetër – ju ja keni kthyer pronarit kuletën, por me kushtin që ta zbrazni atë nga paratë. Dhe që dikush vazhdimisht t’i fus duart në kuletën tonë. Prandaj kemi filluar ta marrim vesh se një kuletë pa para është kot.

    Si një diplomat me nam që jeni, me siguri që rivlerësoni punën dhe arritjet tuaja, duke i parë ato në dritën e zhvillimeve të kohës. Ne kemi rastin të ju informojmë se puna juaj për Kosovën nuk ka dhënë rezultatet me të cilat ju e keni justifikuar zgjidhjen qe e keni ofruar. Së pari Plani juaj është zbatuar vetëm pjesërisht – vetëm aty ku ka pranuar Beogradi: nëpër enklava po, kurse në veri jo. Kurse tash Kosova ndodhet përpara negociata të reja për veriun në të cilat Pakoja juaj do të hapet. Zgjidhje tjera mund të pasojnë të cilat shkojnë edhe më larg sesa propozimi juaj. Dhe, në fund, mund të përballemi me kohën kur për një pjesë të Kosovës të vlejë propozimi juaj, kurse për veriun një zgjidhje tjetër. Ndërkohë që zgjidhja juaj vazhdimisht është trumbetuar si një ‘kompromis i dhimbshëm’ për integrimin e pakicës serbe si dhe për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

    Duke i pasur parasysh të gjitha këto që i përmendëm, e dimë që çdo diplomat mundohet që me fanatizëm t’i mbrojë të gjitha zgjidhjet të cilat i propozon, por do t’ju lusnim që ta rimendonit dhe rivlerësonit dobinë dhe suksesin e planit tuaj për Kosovën. Pyetjet që duhet të shtrohen janë: a e bëri Plani juaj Kosovën më të integruar territorialisht? A e i integroi Pakoja juaj pakicën serbe në Kosovë?

    A e shpëtoi Pakoja juaj veriun nga kontrolli i Serbisë? Të gjitha këto përgjigje janë negative. Porse të gjitha këto ishin arsyet pse thatë se Plani juaj duhej të pranohej.

    Ne presim nga ju që ta kuptoni se Plani juaj edhe nëse do të ishte konceptuar si zgjidhje para 5 vitesh, sot paraqitet si pengesë. Pengesë për sovranitet dhe kufizim për pavarësi të plotë. Plani juaj e mban peng Kosovën nga strukturat e Serbisë. Kjo gjendje e krijuar ia siguron Serbisë vazhdimisht një elitë politike e cila loz me kartën e hegjemonisë, sikur Nikoliçi e Daçiçi. Kurse Kosovës ia garanton brishtësinë dhe dobësinë, si një kafshatë e lehtë për të cilën gjithnjë do të shpresojë Serbia. Kjo është garanci për pamundësinë e rrugëtimit evropian për Serbinë dhe Kosovën.

    Nëse dikur na e bëtë një dëm, sot na e keni një borxh. Pranojeni se Kosova sot mundet shumë më mirë dhe se ka nevojë të shkojë përtej Planit tuaj. Drejt sovranitetit të kompletuar dhe pavarësisë së plotë. Ku të drejtat e pakicave do të mbroheshin sipas konventave evropiane për këtë punë sikur në vende e zhvilluara të BE-së. Ndryshe, Plani juaj gjithnjë e më shumë po kthehet në garanci të mungesës së suksesit të shtetit të ri me shumë pengesa në fushën e demokracisë, sovranitetit, sundimit të ligjit dhe integrimeve evropiane.


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,91236
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Plani Ahtisaari në histori

    Nga Express 09 Shtator 2012 15:42

    Të hënën Kosova përmbyll mbikëqyrjen e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008-mbikëqyrje e cila buron nga plani i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, diplomatit finlandez, Marti Ahtisaari.

    Të premten, Kuvendi i Kosovës miratoi me 98 vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet kushtetuese, të cilat ia hapin rrugën përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare.

    Grupi Drejtues Ndërkombëtar i përbërë nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, që kishin monitoruar zbatimin e pakos së Ahtisaarit që kur Kosova shpalli vetën shtet, pritet të marrë të hënën vendimin formal për këtë çështje.

    Po më 10 shtator nisin ceremonitë dhe organizimet e ndryshme të planifikuara për të shënuar përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare. Në këtë kuadër hyn dhe vizita të cilën ish-presidenti finlandez Ahtisaari do t’ia bëjë vendit.

    Procesi që po të përmbyllet të hënën nisi më se pesë vite më parë më 2 shkurt të 2007-ës, kur Ahtisaari ia dorëzoi draftin e parë të propozimit të tij Prishtinës dhe Beogradit duke theksuar se propozimi i tij nuk është final dhe se vendimi për statusin e Kosovës do të merrej në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    “Pakoja të cilën u kam prezantuar të dyja palëve paraqet një propozim kompromisi”, pat thënë Ahtisaari.

    Plani i tij gëzoi atëkohë mbështetjen e autoriteteve kosovare, ndërsa u kundërshtua nga qeveria e Serbisë, e cila e cilësonte propozimin si të dëmshëm për shkak se, siç thuhej, prek sovranitetin e shtetit serb.

    Ndonëse fjala “pavarësi” nuk përmendej në draft-dokumentin në fjalë, udhëheqësit kosovarë patën shprehur bindjen se “procesi ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës i udhëhequr nga presidenti Ahtisaari do të përfundonte shpejt me pavarësimin e Kosovës”.

    Bindja e tyre do të realizohej pjesërisht më se dy javë pas takimit të fundit të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit. Negociatat e ndërmjetësuara Ahtisaari që kishin filluar në korrik të 2006-tës në Vjenë, u përmbyllën në po atë qytet më 10 mars me mbledhjen e fundit ndërmjet palëve.

    Më 26 mars Ahtisaari ia dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara raportin final dhe rekomandimin që Kosova të fitojë një pavarësi të mbikëqyrur.

    Presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri, Agim Çeku, të cilët atëkohë udhëhiqnin Kosovën e patën cilësuar 26 marsin ditë historike për Kosovën.

    “Pavarësia e Kosovës, e cila fillimisht pas planit të Ahtisaarit do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare, do të jetë në shërbim të paqes”, pat thënë Sejdiu.

    Ndërsa, Çeku- kreu i ekzekutivit kosovar atëkohë pat theksuar:

    “Letra propozon pavarësi për Kosovën të mbikëqyrur në fazën e parë që është në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës”.

    Diametralisht të kundërta ishin reagimet e Beogradit zyrtar dhe ato të serbëve lokalë në Kosovë. Refuzimi i tyre për ta pranuar planin Ahtisaari u përkrah nga aleati serb-Rusia.

    Pikëpamjet e kundërta të palëve ndaj planit Ahtisaari çuan në dërgimin e një misioni fakt-mbledhës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që kishte për detyrë shqyrtimin e rrethanave për zbatimin e planit Ahtisaari.

    Delegacioni pat nisur vizitën e tij më 27 prill për ta përfunduar atë me vlerësimet e tij që do t’i paraqiteshin Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Ky mekanizëm, pavarësisht insistimit të përkrahësve të planit Ahtisaari, nuk arriti të gjejë konsensus për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

    Rusia-kundërshtuesi kryesor i planit, përdori më vonë Veto-n ndaj një propozim-rezolute të anëtarëve evropianë të Këshillit, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara e cila parashihej të zëvendësonte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, t’ia hapte rrugën hyrjes në fuqi të planit të Ahtisaarit dhe përfundimit brenda 120 ditëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

    Të pasuksesshme rezultuan dhe bisedimet Prishtinë - Beogradit të zhvilluara deri në dhjetor të 2007-ës nën ndërmjetësimin e “Treshes” ndërkombëtare e përbërë nga amerikani, Frenk Vizner, gjermani, Volfgang Ishinger dhe rusi, Aleksandër Botsan-Kharçenko.

    Më 17 shkurt të 2008-ës Kosova do ta merrte në duart e veta fatin e saj duke e shpallur (në koordimin me Bashkësinë Ndërkombëtare) vetën shtet .

    Pas më shumë se katër viteve të ekzistimit si subjekt i pavarur ndërkombëtar, mbi 90 njohjeve që shtete të ndryshme ia kanë bërë këtij realiteti, Kosova po përmbyll mbikëqyrjen ndërkombëtare duke e lënë jashtë kontrollit të tërësishëm shtetëror pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

    Në dyert e Prishtinës dhe Beogradit ka kohë që troket kërkesa ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes për këtë problem.

    Dialogu i deritashëm “teknik” i zhvilluar ndërmjet palëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian pritet që brenda muajve të ardhshëm të ngrihet në nivel politik me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet palëve dhe zgjidhjen e çështjes së veriut.

    Qëndrimin e deritashëm të Prishtinës zyrtare ndaj problemit të veriut e theksoi së fundi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    “Shteti ynë, Republika e Kosovës, asnjëherë dhe me askënd, nuk do të bisedojë për asnjë pjesë të territorit tonë, pra për sovranitetin tonë. Do të ketë dialog të brendshëm me qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre legjitim, do të ketë dialog edhe me qytetarët serbë në të tria komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, siç ka edhe me qytetarët tjerë, në pjesët dhe komunat tjera, përfshirë edhe ato komuna që përbëhen nga shumica etnike serbe”, u shpreh ajo.

    Duke hedhur poshtë mundësinë e ndarjes, kryeministri Hashim Thaçi, tha se zgjidhja e çështjes së veriut do të jetë në interesin e të gjitha palëve të përfshira.

    “Sa më herët që të zgjidhet çështja në veri, është në interesin e gjithë spektrit politik, të gjitha qeverive, sepse secila qeveri në të ardhmen do ta ketë më lehtë për t’u përqendruar vetëm në ekonomi, rend dhe ligj, në reforma demokratike, në krijimin e vendeve të reja, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve”, theksoi ai, ditë më parë, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Autoritetet vendore ende insistojnë në krijimin e një ambienti të favorshëm në veri, i cili do tua mundësonte atyre mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e komunave të reja në zonat veriore të vendit.

    Si shembull për këtë merret praktika e zbatuar në 10 komuna me shumicë serbe në pjesët qendrore të Kosovës, të cilat janë krijuar në kuadër të decentralizimit të pushtetit.

    Mirëpo, një nga sfidat kryesore në këtë drejtim paraqesin strukturat e paligjshme paralele serbe që veprojnë përtej lumit Ibër në Mitrovicë. (rel)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •