Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    Plani i Ahtisaarit: Çfarë ka brenda?

    Lufta diplomatike mbi planin e Marti Ahtisaarit për Kosovën ka zbehur specifikat aktuale, shkruan Robert Ostin i Universitetit të Torontos. Po të shihnin detajet, shqiptarët e Kosovës do të realizonin se kanë detyrime serioze për të marrë mbi vete, ndërsa serbët e Kosovës do të shihnin përfitime potenciale për komunitetin e tyre.
    Nga Robert C. Austin për Southeast European Times – 21/05/07


    Plani i ish presidentit finlandez Marti Ahtisaari për Kosovën është ndërtuar për ta bërë krahinën një shoqëri shumëetnike. [Getty Images]


    Ndërsa ndeshja diplomatike e tërheqjes së litarit rreth propozimit të ish presidentit finlandez Marti Ahtisaari për Kosovën vazhdon, relativisht vëmendje e pakët i është kushtuar përmbajtjes aktuale të dokumentit. Në Kosovë e gjëkundi tjetër, fokusi priret të jetë në fundin e përparmë të propozimit, pjesa ku Kosovës i jepet e drejta për një flamur, hymn, më e rëndësishmja, e drejta për të përfunduar marrëveshje ndërkombëtare dhe e drejta për të kërkuar anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

    Më pak është thënë rreth detyrave me të vërtet monumentale që përfshihen në bërjen e paketës së Ahtisarit një realitet në terren. Nuk është e sigurtë që shumica e njerëzve në rrugë, qoftë në Prishtinë apo në Mitrovicën e Veriut, të kenë një ide të qartë se çfarë do të vijë pas "ditës së pavarësisë".

    Propozimi i Ahtisaarit është para së gjithash është një dokument i ndërtuar për ta bërë Kosovën një shoqëri shumëetnike. Kjo do të thotë se komuniteteve jo-shqiptare u është dhënë pushtet vendimtar. Me mbi 90% të Kosovës të përbërë nga shqiptarë, pakicave serbe, rome, ashkali, goranë, egjiptianë, turq e boshnjakë u janë dhënë pushtet i madh në të gjithë sektorët. Për t'i rënë shkurt, Ahtisaari ka modeluar një shtet asimetrik.

    Mund të imagjinohet padyshim se në Kosovën e re partitë e pakicës do të jenë në gjendje të luajnë role kritike në formimin si të qeverive dhe të politkës qeveritare. Ja vlen gjithashtu të thuhet se propozimet e Ahtisarit për të drejtat e komunitetit nuk dolën nga hiçi. Ato qenë ndërkaq në paketën negociuese të palës shqiptare të Kosovës për bisedimet e drejtpërdrejta të Vienës.

    Si një hap i parë, Kosovës do t'i duhet të miratojë një kushtetutë që do të përfshijë shumë aspekte të paketës së Ahtisaarit. Një komision kushtetues duhet të formohet që do të përfshijë 21 anëtarë, tre nga të cilët do të vijnë nga komuniteti serb dhe tre nga komunitetet e tjera jo-shqiptare të krahinës. Me miratimin e kushtetutës nga asambleja ekszistuese në Kosovë, do të mbahen zgjedhjet e reja brenda nëntë muajsh.


    Shqiptarët e Kosovës e kanë angazhuar veten ndaj detyrimeve të rëndësishme sipas planit të propozuar. [Getty Images]


    Sistemi i ri zgjedhor huazon shumë nga çka qenë por ka disa ndryshime të rëndësishme. Janë ende 120 vende bazuar në përfaqësimin proporcional. Ndryshimi i madh këtu është se listat e partive do të jenë të hapura ( deri tani ato kanë qenë të mbyllura, për pakënaqësinë e shumë shtetasve). Njëzet vende do të lihen mënjanë për komunitetet jo-shqiptare, dhjetë për serbët dhe dhjetë për komunitetet e tjera. Për dy mandatet e para zgjedhore këto janë minimume të kërkuara. Çdo vend i fituar në zgjedhje do të jetë shtesë ndaj vendeve të rezervuara.

    Rregullat e asamblesë së re përfshijnë gjithashtu rregulla të ndryshme të votimit të shumicës së kualifikuar. Disa ndryshime ligjore do të kërkonin jo vetëm një shumicë në asamble por gjithashtu një shumicë të anëtarëve të asamblesë që përfaqësojnë komunitetet e jo-shumicës. Në thelb, çdo tjetërsim i madh kërkon pëlqimin e gjithkujt. Kabineti i ri duhet të përfshijë një ministër serb dhe një prej komunitetit të jo-shumicës. I njëjti rregull është gjithashtu për zëvendësministrat. Në qoftë se kabineti ka më tepër se 12 anëtarë, atëhere komunitetet e jo-shumicës kanë një ministër dhe një zëvendësministër shtesë.

    Çdo ndryshim i ardhshëm i kushtetutës kërkon miratimin me dy të tretat e anëtarëve të asamblesë po ashtu të dy të tretave të anëtarëve që përfaqësojnë komunitetet e jo-shumicës. I njëjti rregull aplikohet për sistemin gjyqësor. Gjykata e Lartë e Kosovës duhet të ketë së paku 15% të gjykatësve që përfaqësojnë komunitetet e jo-shumicës.

    Jashtë nivelit të institucioneve kombëtare, komuniteteve u janë dhënë gjithashtu kompetenca të gjera në nivel lokal. Garantohet aksesi i plotë në shkollim në çdo gjuhë zyrtare të Kosovës (shqip dhe serbisht) dhe përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, gjuhës dhe alfabetit. Atje ku komunitetet e jo-shumicës përbëjnë së paku 10% të popullsisë, posti i nënpresidentit të asamblesë bashkiake i shkon një përfaqësuesi të komuniteteve të jo-shumicës. Ashtu si në rastin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shërbimi publik i Kosovës në të gjitha nivelet duhet të pasqyrojë natyrën shumëetnike të shoqërisë së Kosovës.

    Fusha më vendimtare megjithatë, është decentralizimi. Kjo është potencialisht vështirësia më e madhe për shumicën shqiptare, pasi paketa e Ahtisaarit krijon një shtet plotësisht të decentralizuar modeluar me një numër të ri komunash për të përshtatur kërkesat serbe. Për shembull, Mitrovica e Veriut merr kontrollin mbi arsimin e lartë dhe kujdesin shëndetësor. E njëjta gjë vlen për komunat e tjera të mbizotëruara nga serbët. Shkollat që mësojnë në gjuhën serbe janë të lira të përdorin librat e zhvilluara nga ministritë përkatëse në Serbi.

    Një prani e fortë e komunitetit ndërkombëtar është parashikuar, megjithëse shumë aspekte të kësaj duhet ende të përpunohen. Si në Bosnje dhe Herzegovinë, plani i jep fuqi dërrmuese Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR) i cili vepron gjithashtu si përfqësues i posaçëm i BE. Fuqitë e ICR janë të lehta për t'u interpretuar: ai/ajo është autoriteti final në zbatimin e paketës. Është ICR që bën dallimin midis pavarësisë dhe pavarësisë së mbikqyrur.


    Një prani e fortë ndërkombëtare në Kosovë pritet për të ardhmen e afërt. [UNMIK]


    Propozimi i Ahtisaarit bën më shumë se sa krijimin e një Kosove gati-të pavarur. Ai ofroi një kuadër për një tjetër stad në evolucionin e Kosovës. Ky stad duket i vendosur të zgjasë për një periudhë të gjatë, me shpresën se deri atë kohë që do të vijë pavarësia e vërtetë, gjërat në rajon mund ta bënin këtë tip zgjidhjeje më tepër të pranueshme.

    Nën mbikqyrjen e përtërirë dhe potencialisht më të rreptë, komunitetet e Kosovës duhet tani të provojnë se mund të përballojnë një shtet shumëetnik. Shumë për ç'mbetet, varet nga vullneti politik dhe entuziazmi i shumicës shqiptare lidhur me vizionin e Ahtisaarit. Por varet gjithashtu nga komunitetet jo-shqiptare për t'ja dalë shumicës së fuqive dhënë atyre. Po të dështojnë së bëri kështu, faji nuk mund t'u vihet shqiptarëve.

    Reagimet ndaj planit deri tani sugjerojnë se të dy palët duhet të harxhojnë më tepër energji duke vështruar në specifikat se siç thotë shprehja, shejtani fshihet në hollësirat. Media e Kosovës po përqëndrohet tani krejtësisht në fundlojën dhe në mosmarrëveshjen me Serbinë dhe Rusinë. Ka pak zëra se si të shkohet përpara më pas. Në të njëjtën kohë, komuniteti serb në Kosovë ka mundësinë të konsiderojë se si propozimi i Ahtisaarit mund të përdoret në avantazhin e tyre. Gjithkush që sugjeron se Kosova është caktuar të bëhet thjesht një shtet tjetër shqiptar në Ballkan, nuk e ka lexuar mirë.

    Një fushatë përfshirëse publike veçanërisht nga autoritetet shqiptare në Kosovë do të ndihmonte publikun të merrte vesh se çfarë pritej kur të vijë puna te faza e zbatimit. Duke pranuar paketën, shumica shqiptare ka marrë një sërë obligimesh të mëdha që do të jenë të kushtueshme, problematike dhe jo krejtësisht të pëlqyeshme. Vullneti politik dhe një popullsi e informuar do të jenë kritike që Kosova të shkojë përpara.

    Robert C. Ostin jep mësim mbi historinë dhe politikën e Evropës Juglindore në Qendrën Munk për Studime Ndërkombëtare, Universiteti i Torontos.

    Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Plani i Ahtisaarit dhe i Moon-it flasin qartë për
    ndarje të Kosovës në vija etnike!

    Plani i Ahtisaarit po edhe ky i Banit flasin qartë për ndarje të Kosovës në vija etnike si dhe i japin Serbisë legjitimitetin e një faktori kyç në vendosjen e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën. Plani më i ri i paraqitur nga Ban Ki Moon e sfidon planin e Atisaarit për disa nuanca, i cili ka dalë si rezultat i bisedimeve Rusi-Serbi-OKB, përmes të cilit del në pah i ashtuquajturi rikonfigurim i misionit të UNMIKU-t, i cili nuk është gjë tjetër përveç thellimit të ndarjeve etnike në Kosovë.

    Shkruan: Halit MEHMETAJ, New York, 28. 06. 2008

    Diskurset politike të udhëheqësve të dalë nga vota e popullit nuk dallojnë edhe aq prej të tjerëve, elitarizmi nuk është shkëputur nga konceptet e bajraktarizmit, nepotizmi është bërë përditshmëri. Varfëria edhe më tutje po ngulfatet dhe minimizohet në saje të avanseve politike të gjendjes momentale që është krijuar pas shpalljes së pavarësisë edhe pse ka marrë përmasa serioze. Shtypi i përditshëm e javor paraqet skemat e profiterëve politik dhe keqpërdoruesve të votës së popullit të cilët e përdorën pozitën për t’u pasuruar.

    Shumë luftëtar dhe familje të dëshmove kanë mbetur në harresë disa edhe buzë greminës ekonomike. Pothuajse fare nuk po lobohet rreth avancimit dhe njohjes së mëtutjeshme të Kosovës në agjendat ndërkombëtare dhe nga shtetet që presin ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Lobi shqiptar këtu në SHBA është shumë i fortë por sa shfrytëzohet zyrtarisht për ta ndihmuar Kosovën në avancimet e reja kjo varet nga strukturat aktuale që janë kompetente për këtë.

    Disa nga liderët tanë në periudha të ndryshme kohore nënshkruan akte ku luhej më fatin e popullit-kombit, madje nga një herë janë bërë edhe kompromise të ndryshme, të cilat në një mënyrë janë të dhembshme, por të riparueshme në aspektin afatgjatë nëse shikohen me atë ndjenjë. Për të gjithë ne është brengosëse ndarja e Mitrovicës, veçanërisht pas futjes në veprim të Kushtetutës, e cila me mjaft vështirësi po gjen zbatim, me theks të veçantë që nga dita e parë është bojkotuar nga pala serbe dhe struktura tjera të cilat arbitrarisht konsistojnë më vijat e pushtetarëve radikal serb të cilët po bëjnë çmos për ta shtrirë ndikimin në pjesë të ndryshme të Kosovës.

    Kontesti i mbi 2.000 hektarëve tokë të cilat në një mënyrë i ka uzurpuar Maqedonia nga Kosova paraqet një problem jo aq të madh por që mund të merr përmasa serioze. Deshëm apo jo ndër kompromiset më të dhembshme mbeti plani famoz i ashtuquajtur Plani i Ahtisarit. Ky plan siç dihet është kompromisi ndër më të dhembshmit për Kosovën që bëri GN gjatë bisedimeve me palën serbe në Vjenë.

    Është shpenzuar shumë energji gjerë më sot për ta servuar në opinionin shqiptar planin e Ahtisarit si zgjidhje më e mirë për Kosovën, duke e përdorë shtypin e mjetet tjera propagandistike, edhe pse ai e katandisë Kosovën në një gjendje as luftë as paqe me shume territore të kontestueshme.

    Siç është vlerësuar nga opinioni ndërkombëtar por edhe nga analist të mirëfilltë që konsiderohen njohës të mirë të çështjes së Kosovës, disa herë kanë alarmuar se lidershipi kosovar mjaft pak apo hiq ka reaguar dhe i ka kundërshtuar kërkesat e padrejta që po i imponohen nga një pjesë e politikës ndërkombëtare proserbe.

    Pajtueshmëritë me aparatin burokratik të UNMIK-ut, në kuptimin peçe-lepe, deri diku kanë marrë forma të theksuara të servilitetit i cili tashmë është bërë i tejdukshëm, kur dihet mirëfilli fakti se UNMIK-u Kosovën e ka shndërruar në një model eksperimental, kurse popullin e saj në një objekt tëkëtyre eksperimenteve.

    Kosova edhe pse ka shpallur pavarësinë e saj më shumë se katër muaj dhe Kushtetuta e saj tashme ka hy në fuqi, ende mbetet një protektorat i UNMIK-ut, i cili Kosovën e lenë edhe më tutje me të drejta të kufizuara. Kjo situatë e krijuar ka filluar t`ia zbehë legjitimitetin Kosovës, njerëzit po e shikojnë të ardhmen me skepticizëm.

    Nën administratën e UNMIKU-t Kosova është bërë një vend ku askush nuk jep përgjegjësi, ligji është monopol në duart e klaneve politike, por edhe të fortit, gjykatat edhe më tutje diktohen nga politika, kurse arsimi dhe shëndetësia si dy dikastere të mëdha, njëra e edukimit e tjetra për mirëvajtjen e shëndetit të qytetarëve, janë në një gjendje pothuajse të mjeruar. Deshëm apo jo Kosova tani si është, ka marrë përmasa edhe të ndarjes mbi vija etnike, koncept ky që në të ardhmen do të hasë në pengesa dhe vështirësi.

    Prandaj pyetja që shqiptarët e Kosovës dëshirojnë t`ia dinë përgjigjën është jo vetëm në mes të fitores e humbjes së pavarësisë apo robërisë se re, por si të parandalohet një përplasje ndëretnike me konflikte të reja etnike, që veç kanë filluar ti marrin këmbët në shoqërinë tonë.

    Zgjedhjet serbe të 11 majit që u mbajtën ne Kosovë, çuditërisht nuk i kundërshtoi askush, pos Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, plani i Ahtisaarit i pranuar nga liderët tanë si zgjidhja me e “mirë” e mundshme për Kosovën si dhe plani i fundit i Ban Ki Moon-it, i cili erdhi si rezultat i bisedimeve Serbi-Rusi-OKB, po ashtu i duartrokitur e miratuar fuqishëm nga liderët tanë, po ia heqin në masë legjitimitetin pavarësisë së Kosovës duke e bërë sovranitetin e saj jo sovran në shumë pjesë të vendit.

    Aq me shumë që po planifikohet të ndahet Kosova, përmes planeve arbitrare të UN-it e të Serbisë, aq me tepër liderët tanë dëshirojnë të na bindin në mos ndarje dhe në funksionimin e pavarësisë.

    Plani i Ahtisaarit po edhe ky i Banit flasin qartë për ndarje të Kosovës në vija etnike si dhe i japin Serbisë legjitimitetin e një faktori kyç në vendosjen e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën. Plani më i ri i paraqitur nga Ban Ki Moon e sfidon planin e Atisaarit për disa nuanca, i cili ka dalë si rezultat i bisedimeve Rusi-Serbi-OKB, përmes të cilit del në pah i ashtuquajturi rikonfigurim i misionit të UNMIKU-t, i cili nuk është gjë tjetër përveç thellimit të ndarjeve etnike në Kosovë.

    Siç e kanë cekur edhe disa nga analistët por edhe politikanët tanë, Misioni i UNMIK-u në bazë të marrëveshjes si dhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës do të duhet të largohej i tëri nga Kosova pas 15 qershorit, sepse misioni i tij pas shpalljes së pavarësisë jo veç se do të ishte i panevojshëm , por do ta ishte pengesë serioze për zhvillimet e mëtutjeshme të vendit.

    Vazhdimi i misionit të UNMIK-ut dhe kompetencat e rezervuara në disa sektorë të rëndësishme të jetës politike dhe ekonomike të vendit, qoftë edhe si mision i rikonfiguruar duke e përdorur gjithnjë si bazë veprimi rezolutën 1244, bien në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës si dhe me rrethanat e reja të krijuara në Kosovë.

    Siç po shihet plani i fundit i Ban Ki Moon-it, s`është gjë tjetër përpos edhe një kompromis i dhimbshëm për Kosovën, duke e zhvendosur pavarësinë e Kosovës tek statusi ende i pazgjidhur. Ky plan pos te tjerash u jepë serbëve të drejtën që ata nuk duhet ta kishin kurrë, në partneritet administrativ dhe qeverisje të plotë në shumë pjesë të banuara me minoritet serb. Ky plan paraqet qartë formulën e Samarxhiqit në të cilën paraqitet ndarja funksionale e Kosovës mbi baza etnike.

    Përderisa pala shqiptare duke mos besuar në ndarje klasike dhe lëvizje kufijsh, në realitet po ndodhin ndarjet funksionale brenda kufijve të Kosovës pikërisht sipas formulës së Samarxhiqit. Ky është një realitet tashmë i krijuar në Kosovë që për liderët tanë shihet krejt ndryshe.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    07.07.2010
    EU Observer ka mësuar se shtetet anëtare të BE-së do të ishin të përgatitura të diskutonin një zgjidhje speciale për pjesën veriore të Kosovës në mënyrë që të arrihet një kompromis përfundimtar në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
    Bisedimet do të mbaheshin pas publikimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe do të mbaheshin nën kushte precize.

    Disa diplomatë i kanë thënë kësaj faqeje se çdo dialog potencial kategorikisht përjashton rihapjen e negociatave për statusin e Kosovës apo edhe për ndarje. Bisedimet do të vareshin nga qasja konstruktive e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas mendimit të GJND-së. Veç kësaj, autoritetet në Beograd do të duhej të tregonin sjellje më konstruktive ndaj Kosovës, por pa obligim për njohje të pavarësisë.

    "Më e mira që Serbia mund të përfitonte për veriun e Kosovës me shumicë serbe do të ishte një status special, diçka të ngjashëm me Alto Adige [Tiroli jugor në Itali] apo me Irlandën veriore. Beogradi mund të jetë garantues i një statusi të tillë special, siç është Vjena në rastin e provincës italiane me shumicë austriake, dhe Dublini në rastin e Ulster”, sqaron një burim nga një shtet i madh i BE-së.

    Statusi special nuk do të nënkuptonte se rajoni në fjalë, që shtrihet nga veriu i lumit Ibër dhe që përbën 10 për qind të territorit të Kosovës, do të ishte krejtësisht i ndarë, ashtu siç është Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë.

    "Beogradi duhet të mendoj për këtë mundësi, sepse nuk do të jetë përgjithmonë mbi tavolinë. Gjithashtu, ne shpresojmë që Serbia ka mësuar diçka nga Kroacia e Bosnja, ku popullsia lokale serbe ka paguar për synimet sureale të Beogradit. Ju kujtohet që i ashtuquajturi plani Z4 i cili ofronte autonomi për serbët në Kroaci ishte refuzuar”? thotë një diplomat perëndimor.

    Ndonëse Serbia nuk do të obligohej ta njihte Kosovën, obliguese do të ishte qasja ndaj pjesëmarrjes së Prishtinës në organizata rajonale, në tregti dhe në integrimet evropiane, sqarojnë burimet diplomatike në Bruksel. Si shpërblim, Serbisë do t’i jepej një shtytje e butë drejt anëtarësimit në BE. Në ndërkohë, Kosova, si nxitje, do të përfitonte

    perspektivë të qartë formale për t’i nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.
    Tri shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Britania, tashmë kanë paralajmëruar Serbinë se nuk do të mirëprisnin përpjekjet për rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës në OKB. Ata i propozuan Beogradit që të shkruajë një draft-rezolutë të përbashkët rreth mendimit këshillëdhënës të GJND-së, i cili do të ishte i pranueshëm si për Beogradin ashtu edhe për kryeqytetet e BE-së. Pala serbe ka refuzuar këtë ofertë dhe kanë vendosur ta shkruajnë draft-rezolutën e vete. Ajo do të paraqitet në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    "Gjatë disa kontakteve, zyrtarëve të lartë serbë u është thënë se çdo fushatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër shteteve anëtare të BE-së rreth çështjes së Kosovës do të perceptohen si sjellje armiqësore të cilat do të kishin pasoja të pashmangshme për fatin e aplikimit të Serbisë për anëtarësim në BE. Është e paimagjinueshme se Këshilli i ministrave të BE-së do të vendos të hapë procedurën për t’i dhënë statusin e kandidatit Serbisë në kohën kur Serbia po avokon në OKB kundër shteteve të BE-së”, u shpreh një diplomat i lartë i BE-së për “WAZ.EUobserver”.

    Sipas burimeve të faqes, skenari më i keq për Serbinë do të ishte që rezoluta e Beogradit të kalohej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër dëshirës së shteteve anëtare të BE-së.

    "Në atë rast, kush e di se edhe për sa kohë do të mbetet në kuti aplikimi i Serbisë”, shtoi burimi i “WAZ.EUobserver”.

    Diplomatët e BE-së besojnë se nëse Serbia mbetet e qetë, i shmanget fushatave nxitëse dhe lobimit agresiv, dhe nëse gjuha e rezolutës së tyre është e pranueshme për shtetet anëtare të BE-së, treshja e madhe, Berlini, Parisi dhe Lisbona , do të jenë të gatshme të hapin procedurën për statusin kandidat të Serbisë në muajin tetor.

    Por nëse Serbia insiston në rihapjen e çështjes së statusit apo punon për ndarjen e Kosovës, perspektiva e saj evropiane do të bëhej edhe më e komplikuar. Edhe marrëdhëniet e saj me SHBA-të do të prisheshin. "Janë shtetet anëtare të BE-së e jo Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ato që vendosin për pranimin e një kandidati në BE”, tha një ministër i një shteti të BE-së. (Agon Osmani, zeri)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    PSE DO TË DËSHTOJË KUSHTETUTA E AHTISARIT?

    Nga Besnik PRISHTINA

    AHTISARI KA PERGJEGJËSI DHE DUHET TË PËRGJIGJET PËR VEPËR PENALE GJENOCIDI PARA TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR TË HAGËS PËR SHKAK TË TENTATIVËS TË ZHDUKJES, ASIMILIMIT DHE FALSIFIKIMIT TË IDENTETIT KOMBËTAR TË KOSOVËS!

    Planin e Marti Ahtisarit me tersin e vet merret me planifikimin e ndryshimit të dhunshëm të identitetit nacional të Popullit Shqiptar. Edhe të Kosovës si bashkësi edhe të Kosovës si territor, duke imponuar me shantazh dhe dhunë juridike, sociale, politike, policore e ushtarake Kushtetutën e tij së bashku Ligjet përcjellëse diskriminuese, duke e përdor kërrcnimin sllav për agresion ndaj vendit ton, nëse nuk pranohet ky plan. Njëkohësisht duke e përdor pranin e huaj ushtarake e policore e cila e çarmatosi dhe e demoloi UÇK dhe e shkatërroi armatimin e saj si edhe duke e shantazhuar udhëheqjen e korruptuar vendore me kërrcnime se do te burgoset dhe do të dërgohet në Hagë për krime lufte, (një pjesë) nëse i kundërvihet këti plani dhe duke e kërrcnuar për përgjegjësi për krimet e kohës së regjimit titist, pjesën tjetër të kësaj udhëheqëje!

    Kosova detyrohet të pranoi ndryshimin e simboleve të veta identifikuese nacionale me qellim qe të hiqet dore nga identiteti i vet biologjik nacional shqiptar dhe të pranon një identitet artificial i falsifikuar dhe anacional i quajtur “kosovar” si dhe nocioni i imponuar sllav “Kosovo” për Republikën e Kosovës!

    Me Planin e Ahtisarit, përveç që mohohet identiteti nacional shqiptar i Kosovës, me qëllim të shpronësimit te Popullit Shqiptar nga territoret e veta etnike, asaj edhe i imponohet një karakter “multietnik” gjë që nuk përputhet me realitetin faktik. Shpallja e Kosovës si vend “multietnik” zbulon plane për ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë për te cilat ka angazhime të përbashkëta mes Beogradit dhe BE, i cili qëndron pas Planit të Ahitisarit. Beogradit synon rikolonizimin e Kosovës me koloni të reja, ndërsa BE me oferta atraktive financiare të i nxit kolonistët serb të vinë në Kosovë. Ndërsa me shkatërrimin e ekonomisë nacionale të Kosovës përmes të AKM, me terrorizimin e social të popullsisë shqiptare dhe me hapjen e kufijve drejt vendeve të perëndimit, për zbrazje nga pjesa më vitale e popullsisë shqiptare, ku përparësi do të i epet shpërnguljes të shqiptarëve të shkolluar të moshës me vital! e prej 25 deri ne 45 vjeçare , me çka synohet ndryshimi i strukturës nacionale të Kosovës.

    Ky plan përcillet me përpjekje zbatimin e politikës koloniale sllave dhe për privilegjimin e kolonive ortodokse sllave me theks të veçanet te kolonistët serb të cilët, me këtë plan marrin kompetencat e vetos për të diktuar rregullimin e brendshëm shtetëror të Kosov(o)ës si pas Planit të Ahtisarit.

    Me planin e Ahtisarit imponohet dhunshëm mohimi i të drejtës së Kosovës ne vetëvendosje dhe heqja dorë nga e drejta për bashkim me viset tjera shqiptare nën sundimin kolonial të Serbisë Maqedonisë e Malit të Zi si dhe bashkimi me shtetin Amë Republikën e Shqipërisë.

    Edhe pse vet Sekretari i përgjithshëm i OKB e ka autorizuar Marti Ahtisaritn për gjetjen e një zgjedhje për Kosovën, për arsye se Plani i Ahtisarit është vepër penale gjenocidi, shqyrtimi i ti para KS të OKB u refuzua në tersi, sepse kjo do të e bënte OKB përgjegjëse për pjesëmarrje në gjenocid. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon me letrat e fundit drejtuar në Beograd dhe Prishtinë, që ai i dërgon pa e marr pëlqimin e KS të OKB, merr përgjegjësi private për pasojat qe do të dalin nga ato letra! Sepse ai hap rrugën për aneksimin e Kosovës nga ana e BE përmes të “misionit” EULEKS me çfarë cenohet pavarësia dhe sovraniteti i vendit ton!

    Për tëra këtë arsye shteti Amë Republika e Shqipërisë ka të drejtë dhe obligim që të ngre akuzë para Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë ndaj të gjithë këtyre faktorëve që po marrin pjesë në kryerjen e veprave penale të gjenocidit ndaj vendit dhe kombit ton. Por, me që në Tiranë qeverisë një udhëheqje e korruptuar e cila edhe vet po merr pjesë në zbatimin e këti plani famëkeq, një veprim i tillë nuk mund të pritet nga atje!

    Prandaj, është detyre e Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe e të gjithë shqiptarëve kudo që janë qe ti ndihmojnë ata, që kundër Planit të Ahtisaritr dhe kundër pjesëmarrësve të implementimit të saj të ngritë Akuzë para Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë. Nëse ndodhë që në Hagë nuk fiton e drejta, për te realizuar atë duhet të përdoren të gjitha mjetet demokratike dhe revolucionare.

    Neve po na mohohen dhe po na shkelen të drejtat e njeriut dhe të drejta e Popujve të garantuara me Kartën e OKB! Për të i realizuar të gjitha të drejtat e njeriut, dhe të gjitha të drejtat e Popujve të parapara me Kartën e OKB e që ndaj shqiptarëve po shkelen nga këta shkelës, do të përdoren të gjitha mjete që i lejon etika njerëzore në luftë për liri, për bashkim dhe pavarësi kombëtare!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    Plani i Artisarit nuk permban nje pavarsi te vertet per Kosoven,por nje lloj pavarsie te kushtzuar,shkruar nga Vejn Meri
    Plani i Ahtisarit nuk përmban pavarësi të vërtetë, por një lloj të pavarësisë së kushtëzuar, thotë Vejn Meri
    Ish-zyrtari i Stejt departamentit amerikan të Shtetit, z. Vejn Meri, në një intervistë për Radion-Evropa e lirë, duke komentuar çështjet rreth statusit të Kosovës shprehet i pasigurt nëse do të nxiorret një rezolutë e qartë për Kosovën por shprehet i sigurt se një rezolutë e qartë është domosdoshmërisht e dëshirueshme. Mos harroni se Kina, poashtu, ka çështje serioze për këtë temë dhe është gjithashtu anëtare e Këshillit të Sigurimit me të drejtë të vetos. Mendoj se esenca e asaj që zoti Ahtisaari po përpiqet të krijoj nuk është aq shumë zgjidhje e përhershme, por një zgjidhje e përkohshme afatgjatë. Ajo që evropianët po përpiqen të bëjnë është një mekanizëm, që do të krijojë diçka që do të ishte si një Kosovë e pavarur, por, në realitet, kjo do të ishte shumë pak "Kosovë e pavarur". Plani i Ahtisarit nuk përmban pavarësi të vërtetë, por një lloj të pavarësisë së kushtëzuar, nën mbikëqyrje evropiane me një numër të gjërë të autorizimeve nga OKB-ja. Nuk mendoj se kjo, aktualisht, është zgjidhja finale e çështjes së Kosovës, ka thënë, ish-zyrtari amerikan Vejn.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Zgjidhja e ceshtes se vertete te Kosoves, eshte bashkimi me Shqiperine .

  7. #7




    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    Plani apo Pako se Ahtisarit, personalisht mendoj se kjo pako ( plan ) me shume ka te beje se pari me 5% te pakices serbe dhe pakicave tjera ne Kosove, se sa ce ka te beje me mbi 90 % te popullates shqiptare ne Kosoves.

    Pako e Ahtisarit ia mundeson apo mundesoi komunat e reja ku jane shumice serbe ne Kosove dhe ato komunat qe jane serbe qe edhe vete Shteti i Serbise te kete drejte te implikohet ne ato komuna, dhe deshem apo nuk deshem Serbia si Shtet e ben ate qe ky far Plani i Ahtisarit ia mundeson nje gje te tille. Pra me kete pako te Ahtisarit me shume te drejta kane vete 5% te serbeve ne Kosove, sesa mbi 90 % te shqiptareve atje.

    Me pakon e Ahtisarit jane dy gjuhe zyrtare ne Kosove ajo 5% e Serbeve ( Serbishtja ) dhe ajo e mbi 90 % e Shqiptareve ( Shqipja). Mirepo pyetja shtrohet a perdoren te dyjat keto gjuhe zyrtare ne tere territorin e Kosoves ???. Personalisht mendoj qe jo. Gjuhet zyrtare perdoret ne Prishtine, ndersa jam me se i sigurt qe nuk perdoren ne enklavat serbe, dhe pjesen veriore te Mitrovices, besoj qe e dini se per cilen gjuhe e kam fjalen.

    Pakoja e Ahtisarit e ben Kosoven ( Mbi 90 % Shqiptar, 5 % Serb dhe me pak se 4% pakica tjera) shtet multietnik. Dhe nese ben dikush te me tregoj se cili shtet ne bote me kete perqindje te poopullates eshte Shtet Multietnik. Mos te harojme se vet Serbia ka diku rreth 77% Serb dhe tjerit jane minoritare, nuk eshte Shtet Multietnik. Dhe mesiguri qe tani dikush do thote se Serbia ka qene Shtet e Kosova Jo. Po natyrisht se Kosova nuk ka qene shtet por ka qene pjese e Shqiperise para 1912.

    Me pakon e Ahtisarit rrjedh edhe ky flamur qe ka sot Kosova. Dhe pyetja eshte a ka ndonje element Shqiptar ky flamur, nese ka mundesi dikush qe ta tregoj ???

    Pastaj ne kete pako eshte edhe Kushtetuta e Kosoves, e kjo kushtetute i lene kufijte e Kosoves te hapur me ate te Serbise, ndersa kufiri Shqiptaro ( Kosove ) - Shqiptar ( Shqiperi ) nuk e le te hapur, e kjo me se mirti flet per mallrat kur hyjne nga Shqiperia ne Kosoves kur tatimi eshte shume i larte, dhe mallrat kur hyjne nga Serbia ne Kosove kur nuk ka fare tatim.

    Ka edhe shume gjera tjera te demshme per Shumicen e Popullates ( Shqiptare ) te Kosoves ne radhe te pare dhe vete Kosoven si shtet nga kjo pako ( plan ) i Ahtisarit. Sepse 6 pikshi i Ban Ki Munit per veriun e Kosoves, apo ndonje status tjeter i vecant per Veriun rrjedhimisht rrjedhin nga Pakoja e Ahtisarit. Keto dukuri te demshme qe jane ne Kosove tani jane te lidhuar njera pas tjetres me keto Pako, pra jane zingjiror.

    Mirepo me daljen e Levizjes Vetevendosje ne krye me Albin Kurtin ne skene, jane evituar edhe ma shume padrejtesi ndaj popullates shumice ne Kosove dhe vet Kosoves, dhe lirisht mund te themi se eshte evituar edhe nje Mitrovice Veriore e re ne Kosove e ajo eshte Komuna e Gjilanit.

    Dhe krejtesisht ne fund;

    Ne si Komb kudo qe jemi me cdo kusht duhet kerkuar te drejtat tona, e ajo e drejte eshte te jemi te barabarte me te tjerit. Pra ne duhet kerkuar referendum gjithe popullor e gjith kombetar per bashkimin final te kombit tone ne nje shtet te perbashket etnik e natyral, sepse vetem te bashkuar do jeme me te forte ne cdo aspekt, si ekonomikisht, si politikisht, e si ushtarakisht, e vetem ashtu armiqte tane, si greqia, serbia, bullgaria, shtetet sllave, me nuk do kene aspirata per te na marre tokat tona stergjysherore.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Plani i ahtisarit ka mrena gjithqka,ka eklavizime,ka komuna me tre shkie,ka qdo te mire per shkie,pritni vetem deri sa te filloi rajonalizimi do shihni se sa do te fitoin shkiet.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Plani i Artisarit na e solli pavarsin e folni ju qka te doni
    edhe keni protestue kunder keti plani qe na e solli pavarsin more quna
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •