Duke bërë ushtrime të koncentruara më poshtë belit, ju mund të rrisni rrjedhën e gjakut në rajonin tuaj të legenit.
Prandaj, ushtrimi “galiç” (shih në foton e bashkëngjitur) ka një efekt shumë të mirë në ndërtimin e muskujve të barkut dhe këmbëve dhe është gjithashtu shumë ushtrim i dobishëm për ata që dëshirojnë të largojnë peshën e tepërt.
Një ushtrim i tillë çdo mëngjes nga 20-30 ulje-ngritje në fillim e me kalimin e kohës sipas mundësisë të rritet numri mjafton që të largohet pesha e tepërt në zonën e stomakut apo kofshëve.
Gjithashtu një ushtrim tjetër shumë i mirë që mund të bëhet menjëherë pas këtij janë pompat që ndihmojnë shumë në ndërtimin e muskujve të duarve, shpinës dhe gjoksit.
Pompat mund të bëni nga 20-40 për fillim e me kalimin e kohës ta rrisni numrin.
Të dyja këto ushtrime nuk kërkojnë blerjen e pajisjeve shtesë dhe mund t’i bëni edhe në dhomën tuaj të fjetjes sapo të ngriteni nga shtrati.
Krijoni Kontakt