Nė Shqipėri opinioni publik ashtu si dhe jashtė, ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj ēdo lėvizjeje, daljeve nė publik i politikanėve tė rėndėsishėm kur spjegojnė apo bėjnė apologji tė fenomeneve politike dhe sociale ose jo, apo nga ndryshimi i barometrit politik; megjithatė pasqyrimi transparente apo tw kamufluara i lėvizjeve politike apo i opinioneve tė politikanėve nė mediat e sotme ndikon jashtzakonisht nė kultivimin dhe interpetimin nga ana e opinionit publik nė pėrgjithėsi.
Nė fakt, opinioni publik ėshtė njė grumbullim qėndrimesh ose besimesh individuale tė mbajtura nga individė tė rritur; pra opinioni publik mund tė pėrcaktohet gjithashtu si njė koleksion kompleksi opinioneve tė shumė njerzve dhe shuma e tė gjitha pikpamjeve tė tyre.
Ky term ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė qė mė 1588 nga Montaigne, megjithatė Adam Smith-i ekonomisti i njohur, e ka pėrdorur kėtė term nė letrat e tij ‘Teoria e Sentimenteve Morale’, kurse Jeremy Bentham nje filozof pėrzgjedhės i famshėm e zhvilloi mė tej teoritė e tij pėr opinionin publik. ‘Ka plot kontradikta qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen nėse struktura e veprimit social-politik duhet tė pasqyrohet mė shumė apo mė pak si process i veprimeve tė centralizuara nga klasa e udhėheqėsve tė pėrfaqėsuar nga hierarkitė e integruara nė shtet nė influencimin e shoqėrisė pėrkatėse,- apo nėse kjo mund tė ravijėzohet me shumė kujdes si disa prirje tė opinionit relativisht autonom ose tė grupeve tė influencės, qė gjithashtu ndėrlidhen me pėrfaqėsuesit e vendim-marrjes nė njė strukturė zyrtare tė autoritetit qeveritar tė diferencuar’(interpetim i english wikipedia).
Opinioni publik mund tė influencohet siē e thashė mė lart nga relacionet publike dhe nga media politike. Nė mėnyrė plotėsuese e ashtuquajtura ‘mass media’ (opinioni publik) shfrytėzon njė shumėllojshmėri tė gjėrė tė teknikave tė reklamės pėr tė nxjerrė mesazhet e tyrė dhe tė ndryshojė mėndjet e njerzve.
Interesi i opinionit public bėhet shumė i madh sidomos gjatė zgjedhjeve. Ka katėr metoda pėr tė matur barometrin e opinionit publik:
- Matja sasiore e shpėrndarjeve tė opinioneve
- Hetimi i relacioneve tė brėndėshme midis opinioneve tė individėve qė plotėsojnė opinionin public nė njė ēėshtje tė caktuar
- Pėrshkrimi i analizės tė rolit tė opinionit public
- Studimi i tė dyjave: medias komunikuese qė shpėrndan idetė mbi tė cilat opinion mbėshtetet dhe tė pėrdorimi qė propagandistėt dhe manipulatorėt e tjerė I bėjnė kėtyre mediave
Njė metodė tjetėr ėshtė dhe ‘Overton Window’ qė ka marrė emrin nga Jozef Overton i cili nė teorinė politike pėrshkruan hapjen e njė ‘dritare-je’ nė hapėsirėn midis reaksioneve tė publikut ndaj ideve qė diskutohen nė public nė spektrin e tė gjitha opsioneve tė mundėshme - mbi njė ēėshtje tė veēantė.
Ē’po ndodh nė Shqipėri? Kėtu vazhdojnė tė hyjnė mekanizma informativo-komunikuese qė e kanė zanafillėn nė pėrpunimin e shtrėmbėr tė opinionit publik nėpėrmjet disinformimit, si njė nga metodat e njohura tė diktaturės. Nė aparencė duket sikur mediat janė tė lira dhe transparente tė cilat trasnmetojnė tek lexuesi, shikuesi, komuniteti, elektorati e popullata, kurse nė esencė ato nuk janė.
Pra, pėrpunimi i opinionit publik nėpėrmjet disinformimit qoftė pėr ēėshtje tė veēanta, qoftė pėr probleme tė ndryshme tashmė ėshtė njė metodė pune.
Disinformimi ėshtė pjesė e metodikės sė politikės sė madhe, dhe kėtė e shohim nė dy aspekte kėto vitet e fundit: nė fushatat elektorale, dhe nė akuzat qė dy partitė e mėdha i bėjnė njėra tjetrės. Nė tė dy rastet mund tė vėrejmė fenomenin e pėrpunimit tė opinionit publik nė mėnyrė qė ai tė shohė me ngjyrat qė kėrkon partia pėrkatėse pėr fenomenin i cili kritikohet nga grupi politik. Kėtė e realizon nėpėrmjet mediave televizive dhe ato tė shkruara. E parė nė kėtė prizėm mund tė shohėt qartė se sat ė prera dhe sesa tė polarizuara janė kėto Media. Po tė shohėsh Neės 24 TV ajo nuk le ditė pa nxjerrė Sali Berishėn duke u larė nė detin Jon qė duket sikur s’ka ndonjė gjė, por nėnkuptimi ėshtė ky pėr elektoratin e majtė: .. Shqipėria po digjet..Saliu lahet; pra nėpėrmjet pėrdorimit pa kriter tė njė reklame ajo kėrkon tė manipulojė njė kontigjent tė saj nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė votojė apo tė reagojė kundėr politikave tė tė maxhorancės dhe tė Sali Berishės pa bėrė asnjė llogari, pa u menduar. Apo sondazhet krejtėsisht tė pavėrteta tė kėtij Tv, ku gjithmonė fiton mendimi i majtė… Dhe ky ėshtė rezultati qė do media e polarizuar: shpėlarja e trurit tė elektoratitdhe tė popullatės qė ajo tė mos mendojė pėr tė veprojė si njė repart ushtarak. A nuk ėshtė kjo njė mėnyrė qė pėrdorte dhe PPSH nė tė kaluarėn? Mesazhe tė tilla pėr pėrpunimin e ndėrgjegjes sė popullit pėr tė gozhduar nė trurin e njerzve njė tip opinion qė u intereson politikanėve japin do ditė qoftė nė mėnyrė tė kamufluar qoftė hapur shumica dėrrmuese e mediave tė majta. Nė kėtė aktualitet PS synonte tė kėto rezultate:
-krijimin e njė situate revolucionare artificialisht nėpėrmjet pėrpunimit tė opinionit publik, pėr tė marrė pushtetin me zgjedhje tė parakohshme,
-krijimin e pėrshtypjes nė BE dhe organizmat ndėrkombėtare qė nė Shqipėri ka krizė.
Po tė shohim njė aspekt tjetėr tė pėrpunimit tė opinionit publik, atė tė deklaratave tė politikanėve apo tė zyrave tė shtypit tė partive kryesore mund tė shohėsh me habi por dhe me shqetėsim, pėrplasjet dhe akuzat qė i bėn e majta tė djathtės dhe e djathta tė majtės pėr afera tė ndryshme korruptive. Qėllimi i sė majtės ėshtė tė nxijė punėn e maxhorancės nėpėrmjet deklarimeve ugurkeqe qė Shqipėria po ecėn keq, qė Shqipėria ka krizė, qė Shqipėria ka korrupsion galopant, pra kėrkon me ēdo kusht qė opinioni publik tė marrė njė mesazh tė vazhdueshėm nga mediat e majta qė ‘Shqipėria ka marrė fund’, qė ‘kėtu ėshtė gati tė plasė’, qė ‘kėtu s’ka pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė’. Presioni mediatik i majtė ėshtė kaq i madh sa tė vjen keq kur sheh se populli nuk arrin tė kuptojė se ēfarė ėshtė e drejtė nė kėtė dhe ēfarė nuk shkon. Realiteti ėshtė ndryshe; megjithatė, pėrveē luftės kundėr korrupsionit e cila do tė jetė njė luftė nė vazhdim nė tė sotmen dhe nė tė ardhmen pėr tė dy partitė, pjesa tjetėr e akuzave tė majta ėshtė flluskė sapuni. Nuk ka kuptim qė tė dalin ditė pėr ditė deputetė e deputete tė akuzojnė kolegėt e tyre, nė njė kohė qė kėto akuza duhet tė bėhen nė kuvend pėr deputetėt dhe nė prokurori nėse ka fakte. Pėrse populli, elektorati, duhet tė ēvendosė vėmėndjen e vet nga punėt e pėrditshme, nga biznesi, nga problemet e vogla qė kėrkojnė zgjidhje nga pushteti local , pėrse mediat duhet tė nxjerrin ēdo ditė trimėritė e militantėe tė majtė, dhe tė deputetėve tė tij dhe kundėrpėrgjigjet e maxhorancės, nė njė kohė qė kėto gazeta dhe media tė majta pėrveē paraqitjes apokaliptike tė Shqipėrisė, apo tė daljes sė gazetės ‘ZP’ me ngjyra tė zeza sikur tė jetė nė zi,- tė tregojė realitetin ashtu siē ėshtė? Asnjėra palė nuk mund tė fitojė vota duke akuzuar tjetrėn sepse, rezultati i kėsaj propagande me anė tė pėrpunimit tė vazhdueshėm politik tė popullsisė do tė sjellė si pasojė mos marrjen pjesė nė votime tė njerėzve, do tė sjellė, rritjen e krimit, do tė sjellė, mungesėn e stabilitetit nė Shqipėri nė sy tė KE dhe BE. Nėse kjo e fundit ėshtė gjithashtu njė opsion i mundshėm i sė majtės shqiptare atėhere, pėr fat tė keq kjo e majtė i ka bėrė dėm jo vetėm popullit shqiptar, por dhe vehtes sė saj me deputetet mirmidonė qė ka nė parlament. Pėrsa i pėrket maxhorancės dhe ajo ka nevojė pėr tu pėrpjekur pėr hir tė Shqipėrisė ėdhe mė nė drejtim tė mbajtjes nėn kontroll ekstremizmit tė majtė dhe tė lėnies sė rrugėvetė bisedimit hapur me tė majtėn radikale shqiptare pavarėsisht kostos, tė cilėn po e paguan populli, i cili vazhdon tė qėndrojė i shqetėsuar e i tensionuar pėr shkak tė kėtij manipulimi mediatik tė pėrditshėm tė fakteve. Ky stress i vazhdueshėm –prodhim ‘made in PS’- mund tė japė nė tė ardhmen rezultate negative nė: zgjedhje pėr tė dy partitė pėr shkak tė mosbesimit, por mund tė shkaktojė njė rritje tė konflikteve personale, familjare, komunitare, mos- bindje ndaj ligjeve etj.
Sė fundmi, pėr kėtė shkak duhet qė tė ngrihen edhe struktura tė cilat tė kontrollojnė me kujdes mediat tė cilat tė kėshillohen tė jenė transparente e tė mos pėrhapin panik apo tė ndjellin keq duke ndikuar negativisht nė sjelljen dhe qėndrimin e opinionit publik,- tė paktėn tek mediat kryesore.

Pirro Prifti