a cfar thuhet ne shekull:
------------
Dėshmia e Ilir Mukės: 'Mė vjen keq, ishte thjesht njė aksident'
Arlinda Gjypi | 17/08/2010 | Lajm i fundit | 247 KOMENTE
'Mė vjen keq pėr gjithēka qė ka ndodhur por ishte thjesht njė aksident". Kėshtu ėshtė shprehur pėrpara gjyqtarit tė gatshėm Ilir Muka i akuzuar pėr si fajtor pėr vdekjen e Aristotel Gumės, ngjarje e ndodhur mbrėmjen e 12 gushtit. 20-vjeēari ka dalė dje pėrpara gjyqtarit tė gatshėm pėr t'u njohur me masėn e sigurisė, ndėrkohė qė ka dėgjuar edhe versionin e organit tė akuzės. I riu ka deklaruar pėrpara togave tė zeza se "gjithēka ka ndodhur aksidentalisht.
Unė u kėrkoj ndjesė tė afėrmve dhe familjarėve tė tij, por nuk ka qenė asgjė e qėllimshme apo politike, siē ėshtė thėnė. Qe vetėm njė aksident", u shpreh 20-vjeēari. Lidhur me momentin nė tė cilin ka ndodhur ngjarja, Ilir Muka ka rrėfyer:
Ishim duke lėvizur me makinėn tonė dhe e ulėm shpejtėsinė e makinės sepse kishte njė pengesė para. Guma ishte pas nesh me motor dhe na shau pėr faktin qė e ulėm shpejtėsinė menjėherė. Kjo grindje ndodhi te karburanti.
Mė pas ai u largua me shtejtėsi me motor dhe ne po udhėtonim pėr nė Vlorė, po me shpejtėsi. Guma bėri disa manovra me motor para makinės sonė dhe nė njė moment kthese tė gjerė gaboi nė manovrimet e drejtimit tė motorit dhe si pasojė u pėrplasėm me tė.
Gjithēka ndodhi sa hap e mbyll sytė". I riu deklaroi se gjithēka ishte aksidentale dhe njė gjė e tillė u pėrforcua edhe nga avokati i vet, i cili kėrkoi nė njė deklaratė pėr mediat qė ngjarjes tė mos i jepeshin ngjyrime politike.
Duke folur pėr vetėdorėzimin e 20-vjeēarit, mbrojtėsi deklaroi se ajo ishte bėrė pėr tė realizuar lehtėsimin e pozitės sė tij, por edhe si njė normė morale. Ai kėrkoi nga ana e gjyqtarit tė gatshėm dhėnien e njė mase sigurie mė tė lehtė se ajo e arrestit nė burg pėr Ilir Mukėn, por nga togat e zeza u vendos lėnia nė qeli e 20-vjeēarit deri nė pėrfundim tė hetimeve.
Ndėrkohė nga organi i akuzės u bė prezantimi i ngjarjes, duke u shprehur se nga tėrėsia e veprimeve hetimore tė kryera nė kuadrin e kėtij procedimi penal ka rezultuar se mė datė 12.08.2010, rreth orės 22:00, shtetasit Ilir Mukaj, Bledar Meminaj, Aleksandėr Gjoka, Andi Kotori dhe Juxhin Mustafaraj, tė cilėt udhėtonin me automjetin tip Audi A3, me ngjyrė gri, me targa angleze dhe me drejtues shtetasin Ilir Mukaj, kanė debatuar me shtetasin Aristotel Ilia Gumi, 36 vjeē, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, banor i qytetit tė Himarės, i cili udhėtonte me motoēikletė nga qyteti i Himarės nė drejtim tė vendit tė quajtur Himarė-fshat.
Pas debatit, Aristotel Guma ėshtė larguar me shpejtėsi me motoēikletė, ndėrsa nga ana tjetėr shtetasi Ilir Muka qė drejtonte automjetin tip "Audi A3" i ėshtė vėnė nė ndjekje me automjet me shpejtėsi.
Nė vendin e quajtur "Avli" nė Fshat-Himarė, shtetasi Ilir Mukaj e ka goditur Aristotel Gumėn me automjet, duke i shkaktuar vdekjen nė vend. Nė kėto rrethana shtetasi Ilir Mukaj dhe personat qė e shoqėronin, pasi kanė lėnė automjetin nė vendin e quajtur "Pėrroi i Vishės", janė larguar duke iu shmangur policisė dhe ndjekjes penale.
Nė kėto rrethana shtetasi Ilir Mukaj, banues nė lagjen "Uji i ftohtė" tė qytetit tė Vlorės, duke drejtuar automjetin tip Audi A3 dyshohet se ka goditur me dashje me qėllim pėr ta vrarė, viktimėn Aristotel Guma, dhe nė kėto kushte atij i atribuohet vepra penale e "vrasjes me dashje". Gjithsesi gjithēka ėshtė nė kuadrin e dyshimeve, hetimet nė vazhdim do tė saktėsojnė gjithēka, nėse ka qenė aksidentale apo e qėllimshme.
Versioni i aksidentit ėshtė mbėshtetur edhe nga katėr tė arrestuarit e tjerė qė ndodheshin nė njė makinė me Mukėn. Edhe ata kanė deklaruar se bėhej fjalė pėr njė aksident dhe jo vrasje tė qėllimshme.
Ndėrkohė, nga ana e pėrfaqėsuesit tė akuzės ėshtė kėrkuar burg pa afat pėr Endrit Salatajn, i cili akuzohet pėr dhėnie ndihmė tė autorit tė krimit pėr ta larguar nga vendi i ngjarjes. Ndėrsa ky i fundit ka deklaruar se ėshtė i pafajshėm, sepse nuk dinte asgjė pėr ngjarjen.
"Jam marrė nė telefon nga shokėt. Mė thanė tė shkoja t'i merrja te gurorja se u ishte prishur makina. Kėshtu bėra, shkova dhe mora Ilirin. Nuk mė tha ēfarė kishte ndodhur, por mė tha ta ēoja nė Jalė. Kur mbėrritėm atje mė tha se ēfarė kishte ndodhur.
Nė kėtė moment njoftuam policinė dhe mė pas largohem pėr nė shtepi duke i thėnė policisė se nėse do duhesha pėr t'u pyetur, isha i gatshėm", deklaroi Salataj. Ai u shpreh se s'kishte asnjė lidhje me ngjarjen dhe masa "arrest nė burg" ishte e padrejtė.
Pėr Bledar Meminajn, Aleksandėr Gjokajn dhe Andi Kotorrin ėshtė kėrkuar masa e arrestit burg me afat njėmujor, pėr akuzėn "pėrkrahje e autorit tė krimit". Edhe Meminaj, Gjokaj e Kotorri janė shprehur se gjithēka ka qenė aksidentale dhe se ata ishin thjesht pasagjerė nė makinė. Gjokaj deklaroi se ai ishte vetėdorėzuar nė polic dhe se ishte i pafajshėm.
Po tė njėjtėn gjė pohoi edhe Kotorri, ai tha se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pėr shkak tė njė veprimi tė gabuar tė drejtuesit tė motoēikletės dhe pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe me tė cilėn ata po lėviznin. Ndėrkohė, pėr tė tre ata, gjykata ka vendosur arrest nė burg me afat 20 ditė.
Ndėrkohė pėr Juxhin Mustafaraj u vendos arrest nė burg me afat 15 ditė. Mustafaraj nuk e pranoi akuzėn. Pasi u shpreh se ishte thjesht pasagjer, ai tha se nuk kishte asgjė tė qėllimshme pavarėsisht interesave tė personave tė caktuar qė duan ta cilėsojnė atė si politike.
Ndėrkohė pėr Dijon Bushin dhe Fabjan Jahajn u vendos lirimi me garanci pasurore nė shumė 1 000 000 lekė tė reja. Tė dy tė pandehurit u shprehėn se ata ishin pasagjerė me Endrit Salatin dhe nuk kanė lidhje me autorin e krimit apo tė tjerė, si dhe nuk kishin dijeni pėr ngjarjen, tė cilėn e kanė mėsuar vetėm mbasi kanė mbėrritur nė Jalė.
Ata deklaruan se kishin qenė nė dispozicion tė policisė nė ēdo rast. Ndėrkohė nga prokuroria u deklarua se hetimet vijojnė.
Policia
Deklarata zyrtare e policisė thekson se mė datė 12 gusht 2010, rreth orės 22:00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhėtonin me njė mjet tip "Audi", me ngjyrė gri, me targa tė shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, nė aksin rrugor Himarė (Qytet)- Himarė (fshat), pas njė debati me fjalė pėr motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarė, i cili po udhėtonte me motoēikletė nė tė njėjtėn rrugė, nė vendin e quajtur "Avli", e kanė goditur atė me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme.
Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, ata janė larguar dhe janė fshehur nė vendin "Pėrroi i Vishės", ku i kanė telefonuar tre shokėve tė tyre shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, tė cilėt udhėtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, nė momentin e ngjarjes. Kėta tė tre shtetas kanė marrė shtetasin Ilir Mukaj dhe janė larguar pėr nė drejtim tė Jalės me qėllim fshehjen e tij.
Pėr dhunėn e ushtruar ndaj Erand Harunit nuk ka asnjė tė shoqėruar. Nė momentin e ngjarjes policia ishte dėshmitare
Zhduket kaseta qė dėshmon sulmin ndaj pėrfaqėsuesit tė medias
Kaseta qė dėshmonte sulmin me thikė ndaj operatorit Erand Haruni ėshtė zhdukur. Njė gjė e tillė konfirmohet edhe nga personat qė po merren me hetimin e kallėzimit penal tė bėrė nga pėrfaqėsuesit e medias pėr ngjarjen e ndodhur mė 13 gusht, ditėn e premte.
Mėsohet se pavarėsisht se kamera e thyer nga banorė tė Himarės tė cilėt kėrkojnė gazetarė grekė pėr ngjarjen, u mor nga forca tė policisė dhe brenda saj ndodhej kaseta filmike e cila provonte pikėrisht dhunėn e ushtruar, ajo nuk gjendet mė.
Gjithashtu, nuk ka asnjė tė shoqėruar deri mė tani pėr sulmin me thikė ndaj Harunit, pavarėsisht se nė momentin e ngjarjes njerėzit e medias ishin tė rrethuar nga prania e policisė sė Vlorės, e mbėrritur pėr tė negociuar me banorėt e Himarės pėr tė liruar rrugėn e bllokuar prej mbrėmjes sė tė enjtes.
Mėsohet se nga ana e vetė tė lėnduarit ėshtė bėrė kallėzim ditėn e premte, i mbėshtetur edhe nga raporti mjeko-ligjor, i cili nxori nė hap se Haruni kishte goditje me mjete tė forta nė trup.
Sipas policisė, hetimet kanė nisur pėr veprat penale tė "goditjes pėr shkak tė detyrės" dhe "shkatėrrimit tė pronės", ndėrsa janė depozituar si prova materiale kamera e thyer, raporti mjeko-ligjor dhe foto tė trupit tė dėmtuar tė operatorit, pjesė e logos sė medias vizive tė thyer, bluzė e grisur.
Por nė kamerė nuk u gjet kaseta, e cila ishte dhe shkak konflikti e mė tej e dhunės sė ushtruar ndaj grupit tė xhirimit, ndėrkohė qė ende nuk dihet se si ėshtė zhdukur kaseta, e cila fillimisht ishte nė duart e policisė.
Nė tė ndodhej i filmuar i gjithė sherri dhe pėrleshja mes operatorit dhe dy personave, pjesė e banorėve qė bllokuan rrugėn mbrėmjen e sė enjtes dhe ditėn e premte.
Pavarėsisht se kanė kaluar katėr ditė nga ngjarja, ende nga policia ēuditėrisht nuk ka asnjė tė shoqėruar. Uniformat blu ishin edhe dėshmitarė okularė tė sulmit me thikė ndaj pėrfaqėsuesit tė medias.
*********************************************
Gjykata jep 'burg pa afat' si masė sigurie pėr tė riun Ilir Muka
UPDATE- Gjykata e Vlorės ka dhėnė sot masėn e sigurisė 'burg pa afat' pėr tė akuzuarin kryesor pėr ngjarjen e ndodhur nė periferi tė Himarės, ku pas pėrplasjes me makinė, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma.
Pak orė pas vetėdorėzimit tė tij nė polici, ndėrsa ishte i pranishėm nė seancėn e sotme, Ilir Muka ėshtė njohur me masėn e arrestit.
Ndėrkaq ėshtė dhėnė masa e sigurisė edhe pėr tė arrestuarit e tjerė
Endri Salati, arrest 'burg pa afat'
Aleksandėr Gjoka, 20 ditė burg
Bledar Meminaj, 20 dite burg
Andi Kotori, 20 ditė burg
Juxhin Mustafarj ,15 ditė burg
Dijon Bushi, ka paguar njė garanci prej 1 milion lekėsh
Fabjon Jahaj, ka paguar njė garanci prej 1 milion lekėsh
Eshte vetėdorėzuar nė policinė e Vlorės, shtetasi Ilir Muka, i akuzuar pėr ngjarjen e ndodhur mbrėmjen e sė enjtes nė periferi tė Himarės, ku pas pėrplasjes me makinė, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma. Ilir Muka fshihej ne Tirane pas ngjarjes. Te gjitha negociatat dhe bindja e djalit per tu dorezuar jane bere nga babai i tij Halo Muka, i cili ka qene edhe vete i pranishem ne momentin e prangosjes se te birit dhe ka shoqeruar dergimin e tij nga Tirana ne Vlore.
Vetedoresimi i tij u paralajmeruar qe mbreme nga i ati Halo Muka i cili tha per mediat se ėshtė e papranueshme qė djali i tij tė akuzohet pėr racizėm, kur nė tė vėrtetė ka ndodhur njė aksident rrugor. "Shpreh ngushėllimet e mia pėr familjarėt. I shqetėsuar marr vesh se djali i traumatizuar mė flet duke thėnė se pa dashje, nė rrugė kam shtypur njė kalimtar, tė cilin nuk e njihja dhe me tė cilin nuk kam pasur asnjė konfidencė me tė, prandaj mos mė pyesni mė tepėr sepse jam tepėr i shqetėsuar", - tha babai i personit tė dyshuar si autori kryesor i kėsaj ngjarje.
Duke kėrkuar qė Iliri tė dėnohet vetėm pėr atė qė ka bėrė realisht, babai i tij thekson edhe njėherė qė nuk do dėnim politik. Ndėr tė tjera i bėn thirrje kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollanos tė mos pėrdorė kėtė fatkeqėsi pėr qėllime tė tijat, tė mos bėjė kurban djalin e tij.
"Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi nė shtėpi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua. Ai ishte njė aksident i ndodhur nė rrugė. Jemi tė gjithė shqiptarė dhe nuk ka vend pėr diferenca etnike. I bėj thirrje Bollanos, tė mos politizojė fatkeqėsinė qė ndodhi nė rrugė. Djali ėshtė njė 20-vjeēar qė nuk e njeh politikėn, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike tė mos e politizojnė ngjarjen pėr tė bėrė kurban njė 20-vjeēar", - thotė Halo Muka.
****************
Dule i PBDNJ kerkon 'police minoritare' per Himaren. Opozita greke, letėr KE-sė
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kerkuar sot ne nje deklarate per mediat qe zona si Himara te trajtohen ndryshe persa i perket rendit. Ai ka propozuar qe ne Himare te kete vetem police me kombesi greke, sipas tij, kjo do ti shmangte ne te ardhmen situata te tilla.
Po sot, deputetė tė opozitės greke udhėhequr nga Kumustakos kanė dėnuar ngjarjen e ndodhur dy ditė mė parė nė Himarė, dhe kanė dėrguar njė letėr nė Kėshillin e Evropės.
Nė kėrkesėn e tyre deputetėt grek kėrkojnė qė KE tė dėrgojė njė notė protestė nė adresė tė qeverisė shqiptare, si dhe ngjarja e ndodhur nė Himarė tė pėrfshihet nė raportin e Kėshillit tė Evropės pėr Shqipėrinė.
*****************************
Intervistė me Vasil Bollano, kryetar i Bashkisė Himarė
INTERVISTA- Z. Bollano a mund tė mė thoni se cila ėshtė situata aktuale nė qytetin e Himarės pas ngjarjes sė ndodhur dy ditė mė parė?
Pas ngjarjes sė ndodhur pas vrasjes sė 35 vjeēarit Aristidh Guma situata ėshtė e qetė nė qytetin e Himarės. Jeta nė qytet ka vijuar normalisht qė do tė thotė qė qytetarėt kanė vijuar jetėn e tyre si ēdo ditė tjetėr para se tė ndodhte kjo ngjarje e rėndė. Tė shtunėn nė qytet nuk ka pasur protesta tė qytetarėve dhe as bllokime tė rrugės nacionale.
Por ajo qė mund tė them ėshtė se njerėzit janė nė pritje tė konkluzioneve qė do tė nxjerrė drejtėsia. Me sa jemi informuar policia dhe prokuroria kanė nisur hetimet dhe deri mė tani kanė bėrė me dije disa tė dhėna paraprake mbi kėtė ngjarje tė rėndė. Ne po presim fjalėn e fundit tė drejtėsisė nė mėnyrė qė autorėt e kėsaj ngjarje tė vihen nė bankėn e tė akuzuarve.
Z. Bollano kjo do tė thotė se pėr zbardhjen e kėsaj ngjarje ju keni besim tek organet e rendit dhe drejtėsisė?
Mbi ngjarjen e ndodhur dy ditė mė parė ne kemi nxjerrė njė deklaratė pėr shtyp. Ne i qėndrojmė asaj deklarate. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė besimit tek drejtėsia ne kėto ditė kemi punuar ngushtė me organet e policisė dhe tė prokurorisė pėr tė stabilizuar situatėn. Ky bashkėpunim ka ndodhur me orientimin e Kryeministrit Sali Berisha i cili mė ka telefonuar jo vetėm pėr t'u informuar pėr situatėn por edhe pėr t'i pėrcjell ngushėllimet e tij familjes sė viktimės. Njėkohėsisht edhe me ministrin e brendshėm z. Basha, kemi qenė nė kontakt tė vazhdueshėm pėr tė stabilizuar situatėn, pėr tė treguar qetėsinė dhe maturinė e duhur pas asaj qė ndodhi. Nga i gjithė ky komunikim na ėshtė premtuar qė autorėt e kėsaj ngjarje tė rėndė do tė pėrgjigjen para drejtėsisė. Ne kemi besim se kjo do tė ndodhė.
Ju keni pasur edhe vetė njė pėrballje me drejtėsinė...
Unė kohėt e fundit kam pasur jo pak probleme me drejtėsinė ku nė fund tė hetimeve kam dalė faqe bardhė pėr problemet me tė cilat unė akuzohesha. Ndaj dhe nė kėtė rast unė nuk kam pse tė dyshoj se do tė ndodhė e kundėrta.
Z. Bollano, pas ngjarjes sė ndodhur ju keni bėrė thirrje qė qytetarėt e Himarės tė bllokojnė aktivitetin e tyre ndėrsa pas 15-tė gushtit nė Himarė mund tė mbyllet sezoni turistik. Ėshtė e vėrtetė kjo?
Jo. Nga ana ime nuk ka pasur asnjė thirrje tė tillė. E vėrteta ėshtė se unė jam pyetur nga njė gazetar mbi ecurinė e sezonit turistik dhe pėrgjigjja ka qenė se nė kėto momente nuk na intereson ecuria e sezoni turistik, por zbardhja e ngjarjes. Pra, ajo qė unė kam thėnė ėshtė se nuk mund tė flisnim pėr turizėm nė kohėn qė nė Himarė ndodhi ajo ngjarje.
Qytetarė tė Himarės na thanė se disa dyqane dhe lokale janė mbyllur pas njė thirrje tė ngjashme...
Ne jemi drejtues tė njėsisė vendore dhe nuk bėjmė thirrje qė tė mbyllin apo hapim aktivitetin tregtar pas ngjarjes sė ndodhur. Nė kėto momente ēėshtja ėshtė nė duart e drejtėsisė dhe presim rezultatet e kėtij hetimi. Por, sigurisht besimi ėshtė i plotė qė drejtėsia do tė zbardhė ēėshtjen.
Nėse jo, ju do tė rinisni protesta?
Ne nuk mund tė flasim duke paragjykuar organet e drejtėsisė. Fakt ėshtė se ne tashmė jemi nė kėtė fazė. Pra, duke pritur hetimet e drejtėsisė dhe pėr kėtė kemi kontakte tė vazhdueshme me drejtuesit e qeverisė shqiptare si dhe me ministrin e brendshėm i cili informohet nga kryetari i bashkisė Himarė nė lidhje me situatėn dhe linjave tė tjera qė ka nė vartėsinė e tij. Ndaj ajo qė unė them ėshtė se ne kemi besim se autorėt e kėsaj ngjarje do tė vihen pėrballė drejtėsisė.
Z.Bollano, Kryeministri Berisha bėri disa deklarata sot, ku e ka quajtur vrasjen e z.Guma njė akt barbar. A keni ju ndonjė koment mbi deklaratat e Kryeministrit ?
Ajo ēfarė ka deklaruar Kryeministri ėshtė mendimi i tij i cili nuk mund tė vihet nė diskutim.
Po ju vetė z.Bollano tri ditė pas ngjarjes a mendoni se motiv i ngjarjes mund tė jetė njė konflikti banal mes personash shumė tė rinj nė moshė, apo i qėndroni idesė sė njė konflikti etnik?
Ne si drejtues tė njėsisė vendore nuk kemi asnjė koment mbi motivet e kėsaj ngjarjeje sepse tė vėrtetėn nuk e dimė. Ajo qė ne dimė ėshtė ajo qė kanė thėnė drejtuesit e policisė apo prokurorisė nuk dimė motive tė tjera. Por dėshmitarėt okularė, tė pranishėm nė vendngjarje na kanė deklaruar ato qė ne kemi pėrcjellur dy ditė mė parė nė media. Dhe deri nė pėrfundim tė hetimeve ne u qėndrojmė atyre deklaratave.
Intervistoi Lindita Ēela
247 KOMENTE
Mundet qe aksidenti ta kete zanafillen nga ndonje karshillek politik (I mbani mend gjestet e disa psudogrekeve gjate ēastit te votimeve te fundit ne Himare?), por politizimi i tejskajshem nga elemente e qarqe progreke e kane kompromentuar ngjarjen qe ne nisje te gjyqit. Nuk e kemi degjuar ndonjehere Janullatosin te lutet per shpirterat e te vrareve shqiptare, ne Greqi jo se jo, por as ne Shqiperi! Bollanoja nxitoi ta quante akt barbar kunder Aristotelis Gumas! Zoti Dule vrapoi te nxirte dhjame nga pleshti, duke testuar qe tani elektoratin e tij politik! Qarqet greke u ngriten lart, drejt BE-se! Puna arriti deri aty, sa po kerkohet polici greke ne Himar! Po kerkohen juriste nderkombetare ... Shkurt, per nje njeri (per te cilin lusim zotin t'i prehet shpirti ne paqe!) po ngrihet nje tymnaje e mirefilte politike.
Otoni | August 17, 2010 5:32 PM | Repliko
Po z.Kryeminister pse e paragjykon ngjarjen dhe flet si fajtor?
TX | August 17, 2010 5:21 PM | Repliko
O burra te therrasim gjykaten nderkombetare te Hages. Sipas llogjikes I bie qe shoferi qe kreu krimin te jete nje atdhetar dhe patriot anti-grek. Sa krime te tipit " cke qe sheh ashtu?" ndodhin ne dite ne shqiperi. Vriten per nje llaf goje, per karshillek. Mqns viktima ishte grek-foles ky krim u kategorizua si "spastim etnik" perndryshe do te quhej vrasje per motive banale. Shoferi te gjykohet sipas ligjeve ne Republiken e Shqiperise dhe Jo sipas gazetave apo interesave politike te momentit. Ngushellime per te ndjerin, ishte njeri mbi te gjitha.
Une | August 17, 2010 4:59 PM | Repliko
Ngushellime familjes per kete tragjedi qe i ndodhi,por ja keshtu ndodh kur cdo gje ne shqiperine tone gjithcka eshte jashte kontrollit.Kjo vertetohet me se miri nga tellallet tane politike qe duan te ngaterojne me tej si dhe te shqetesojne me bllofet e tyre mbare popullin. Nga aksidentet ka vdekje cdo dite dhe keto paraqiten me se miri ne kroniken e zeze,perse Bollanot apo Janullatosi bejne deklarata plot vrer,por keshtu ndodh kur nuk kemi shtet qe tju trgoje vendin ketyre qe kane 20 vjet qe vetem turbullojne ujrat...
redaktoi
(MODERATORI)
une | August 17, 2010 4:51 PM | Repliko
Largimi i Berishes nga ēdo vend qe ai ka shkuar e shkelur eshte shoqeruar me viktima.Nuk kish si te ndodhte ndryshe kete radhe.Jam kategorikisht kunder marrjes se jetes se tjetrit.Per rastin konkret,jam i mendimit qe drejtesia nuk duhet te thyhet para presionave qe mund ti behen dhe manipulimeve qe mund te thuren.Me aq sa di per ngjarjen,mendoj se vrasja eshte kryer me dashje e paramendim te plote,keshtu qe autori dhe mbeshtetesit e tij duhet te marrin denimin maksimal qe parashikon ligji.
shqiptari i vertete | August 17, 2010 1:24 PM | Repliko
CONGRATULATIONS!!
APOKALYPSIS replike per komentin nga irena.s | August 17, 2010 1:07 PM | Repliko
me vjen keq per femit e ti qe po rriten jetim .por ka ndoll.nje histori pak a shum te ngjashme.nje femi del me shpejtesi ne rrug dhe per fat te mir shoferi frenon.dhe e merr at femin dhe e qon ne shtepi te femis dhe shoferi i tregon qe keshtu ndolli me femin tand te atit te femis.i ati i femis i thot shoferit me qe me ke shpetuar femi do ta pish nje kafe.shoferi i vendos qilsin e makines mbi tavolin she femija e merr qelsin dhe e fut ne priz te korrentit dhe femija vdiq.keshtu ka ndoll edhe ne at aksident.sikur te kishte vdekur dhe shoferi kush do ta kishte pas fain.po ato te vet quajtrit grek a nuk kan ber kurr aksident
pllumb shkodrani | August 17, 2010 12:54 PM | Repliko
Zoti Akil,
Ne librin e tij "Interviste me Veteveten", Petro Marko thote shume qarte
:"Gjyshet tona dinin me mire shqip se Greqisht."
Petro Marko thote ne kete liber se Greqizimi i disa fshatrave te Himares ka filluar pas 1821.
Merre lexo librin dhe shih per vete.
Ja nje fragment :
http://arkivi.peshkupauje.com/shkepu...9D/2008/04/18/
Mark Zeza replike per komentin nga akil | August 17, 2010 12:43 PM | Repliko
KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI
denis_dr replike per komentin nga Poseidon | August 17, 2010 12:21 PM | Repliko
Pershendetje..
Ky djali duhet te mendohej mire para se te kryente ate veprim sepse mori nje jete njeriu. Ndonese ngjarja ka marre ngjyra te tjera, duhet te na beje te gjitheve te mendojme te reflektojme se si po rritet ky brezi i ri.Te rinj qe vijne verdalle gjithe diten me parate e prinderve dhe vrasin per nje fjale goje. Mendoj se problemi fillon qe nga familja, shkolla, shoqeria, te cilat per fat te keq ashtu si politika dhe ekonomia jone po kalojne nje periudhe krize .
Edhe dicka tjeter,ne shqiptaret duhet te fillojme te pranojme realitetin: fqinjet jane keta qe jane, nuk mund ti ndryshojme, as ti spostojme edhe te sjellim ata qe preferon secili, se jam e sigurt qe dhe po ta benim sipas preferences prape ne shqiptaret sdo te binim dakort.
Ne vend te urrejtjes dhe nacinalizmave do ishte me mire te shikonim kete makine te prishur qe quhet shqiperi, e te jepnim te gjithe nga nje dore per ta ndrequr. Mos shikoni shtepine e gjitonit kur e juaja po behet shkrumb e hi.
flm dhe me vjen keq per jeten e te riut qe u pre ne mes.U prefte ne paqe
irena.s | August 17, 2010 11:55 AM | Repliko
Kur behet aksident, fajtori qendron aty, per ti dhene ndihmen e pare te aksidentuarit.Cishte e mundur kur behet aksident qe te fshihesh?Kerkon ti shmangesh drejtesise?Mos u mundoni te mbroni fajtorin se e prishni me keq,jane veprime adolishente sepse ne shqiperi po instalohet nga politika e sotme nje lloi nacionalizem qe fryn nga mosmarveshje ideologjike ne mes te politikes dhe instalohet ke brezat e rinj si shenje "patriotizmi"por teper te rezikshme nga problematikat qe mundet te lindin nga kjo lloi politike me PD ne krye me nje tufe nacionalistesh orjentaliste me fytyre nga lindj?
beni replike per komentin nga popull i thjeshte | August 17, 2010 11:32 AM | Repliko
Se pari doja ti shprehja ngushellimet familjes se te ndjerit. Jeta e nje njeriu nuk vlen te humbet per asnje arsye,kushdo qofte ajo,por nuk mund te duroj qe nje vrasje,qofte edhe per arsye etnike,te shfrytezohet per te mbjelle urrejtje nga zoterinjte se keshtu i quaj une ata qe marrin pension nga greku.himara eshte dhe mbetet shqiperi dhe nuk dua tja di se banoret e saj jane grek,amerikane apo japonez.UNE KAM NJE PROPOZIM OSE KERKESE.DO DOJA QE GAZETA SHEKULLI TE SHKRUAJE NJE PETICION KU KERKOHET SHKARKIMI DHE LARGIMI NGA SHQIPERIA E JANULLATOS DHE BOLLANOS,PER NXITJE TE URREJTJE ETNIKE,DHE SECILI NGA NE TE MUND TA FIRMOS ME EMER DHE MBIEMER DHE TE MBLEDHIM AQ FIRMA QE TI DERGOHET PARLAMENTIT.NE JEMI PUNEDHENESIT E POLITIKANEVE,NE I PAGUAJME,POR DUKET SE E KANE HARRUAR.ESHTE KOHA QE ZERI YNE TE DEGJOHET.FALEMINDERIT
roni | August 17, 2010 11:21 AM | Repliko
Apokalypsis, kur ke nje biznes duhet ti besh edhe ysmet. Ata cuna te rinj kane qene ne lokalin e tij,dhe i ndjeri duhej ti respektonte .Ne tregeti gjithmone klienti ka te drejte. Ndersa sa per ngjarjen ishte thjesht aksidentale. Mos i jepni ngjyra as politike as fetare.
popull i thjeshte replike per komentin nga APOKALYPSIS | August 17, 2010 10:49 AM | Repliko
Po perse akoma nik po hapen kutite e votimit. Pse u la ne heshtje kjo gje. I intereson hajduteve kjo gje? apo se dini. Edi, vazhdo luften. Je ne barrikaden e pare. Mos u dorezo. Mos harro premtimin qe i ke bere drejtesise dhe popullit te vertete shqiptar. Presim finalen e madhe qe do te ndante epokat. Epoken hajduturore stergjyshore dhe epoken e drites se drejtesise dhe te vertetes. Duhet ta arrijme me cdo kusht kete. Eshte lufta me pa kompromois qe mund te behet. Nga kjo varen te gjitha te tjerat. Perpara njerez qe keni per ideal drejtesine dhe Perendine. Mos u dorezoni. e ardhmje dhe ZOTI eshte me ne.
Come | August 17, 2010 8:19 AM | Repliko
ujku mjegull do .cani ipotekoi 700 streme tok ne palermo te lumte berisha ka edhe me te forte se ty
vasillaq | August 16, 2010 11:49 PM | Repliko
Jam shume dakort me replien tuaj zoteri sidomos me paragafin e fundit. Keni gjetur nje krahasim per politikanet tane qe besomeni do ta perdor kudo qe do jem dhe do diskutoj per politikanet tane.
Por une jam dhe i nje mendimi tjeter. Ose me saktedo shtoj se ne populli shqiptar duhet tua "presim" koken mostrave te politikes shqiptare. Faji mbi te gjitha eshte i joni jo i politikaneve. Ne jemi popull injorant (me vjen keq qe e them por eshte e vereta), ne vuajme per buke politikanet tane shesin e blejne shqiperine ne kurrizin tone dhe ne prape i votojme dhe dalim ne mitingje per ta duke u cjerrur me shume se na vjen keq qe ata sjane ngopur akoma dhe duhet te hane me shume. Ne politiken shqiptare duhet te zhduken te gjithe ata qe bejne pjese dhe ketu zoteri fus te majte, djathte, e te gjitha partite.
rudi replike per komentin nga bledar | August 16, 2010 10:08 PM | Repliko
ngushllime per familien une nuk e di dikush flet nga tifozlleku dikush nga qefi dikush se eshte i....,,, vrasje ka kudo te rijte kane mare kot kudo pastaj,, ankohen greket per tek ne sa shqiptari eshte vrare atje dhe ska mare njeri masa per te zgjidhur situaten? ose te grecija te shikojme vetem vitet e fundit se ckane bere dhe e kane treguar fytyren e tyre qe nga FEJA QEVERIA DHE SI PERFUNDIM NGA VET POPULLI, SHQIPTARE MOS U BENI PRE E INTRIGAVE TE TYRE POR DUAJENI NJERI TJETRIN, POR PRAP ME KTE DUA TE THEM QE TE MOS I BEJME DHE KEQ NJERIU
maloku | August 16, 2010 9:33 PM | Repliko
Fan Stilian Noli ka qene dhe do te mbetet si njeri nga kokat me te medha Shqiptare. Ai shkelqen dhe do te shkelqeje perhere si njeri nga yjet me medhenje te Historise se Shqiperise. Ti si analfabet qe je nuk e din se ka hyre edhe ne Historine dhe Kulturen Boterore. Po te vjen ndonjehere Shqiperia ne duar te nje Fan Noli te ri..... Ju jeni sikur ata qe jane shitur te bin ladenet per pak leke te ndyre.....Shqiptari i vertete e ka fe, gjak, gjuhe Shqiperine. Jam krenar qe i takoj nje Kombi i cili kurre nuk ka krijuar ide fashiste.
redaktoi
(MODERATORI)
simi replike per komentin nga APOKALYPSIS | August 16, 2010 9:11 PM | Repliko
Na quan shqiptareve bisha dhe egersira. Nuk e shikon ti ushtrine greke kur shtirren si bisha dhe shajne shqiptaret. Thua qe Europa perendimore eshte civilizim qe duhet ndjekur, dhe jam dakord, por civilizimi grek nuk bene pjese ne Europen perparimtare. Shteti grek ushqen racizmin, ne Greqi per te marrur leje qendrimi duhet te ndrrosh emer e mbiemer dhe perkatesi fetare (po pate ndonje). Keto nuk i ke ne Europen perendimore ku jetoj edhe une.
Leht e ke te flasish e te luash me shqiptaret e Shqiperise....Turp te kesh qe shane te madhin Noli.
redaktoi
(MODERATORI)
nacionalisti replike per komentin nga APOKALYPSIS | August 16, 2010 7:47 PM | Repliko
o vasilaq ku e ke bere historine ti o plako .............
ne himare nga ndikimi i kishes greke shekullin e kaluar kishte shume presione qe cdo i krishtere eshte greke dhe u luftua eger per kete dhe ne njefare mase ja ariten se nje pjese juaja u shitet tek greku ....por pjesa dermuese e bregut te detit ishte dhe eshte per shqiperine mos haro soktat leken thanas benin foto rexhon me shoke e shume te tjere. mos haroni ju jeni si haxhi qamili se dhe ai donte baben donte sulltanin nga injoranca ishte renegat mos u beni dhe juve se do tje denoj historia.dhe harojeni se mund te beni ndonje gje o te shitur kur shqipetari i mbijetoj per 500 turkut ca kujton ti se greqia eshte fuqia me e madhe e botes etehere duhet te shkosh per mjekim ne spital te vlores.mos ri me provincial
golemi replike per komentin nga vasillaq | August 16, 2010 7:43 PM | Repliko
shof qe keqardhjen per te ndjerin Guma , ju i keni kaluar ne nje ēeshtje me pak te rendesishme. atehere edhe une po vazhdoj por me thene te drejtem jam ne siklet te shkruaj se ato djem te rinj nuk ishin per vizite ne shtepine e tij por ishin ne lokalin e tij, aty ku ēdo sherbim i kryer nga z Guma do paguej. pagesa behej me leke shqiptar e nuk mund te detyronte njeri i ndjeri te benin si donte ai.me vjen keq por ka me dal qe aty u kane shajt ne gjuhen greke.prandaj z Apokalipsis me aresyetimin tuaj do keni vetem replika se nuk ka njeri qe per hater se juve grekervet u ndodhi fatkeqesia ne te durojme edhe arsyetimin tuaj .rrini urte e mos provokoni se ka njerez qe ju durojne por ka qe nuk duan te dine se ka rregulla.kur i sherben tjetrit e ai te paguan duhet ne rradhe te pare te jesh i sjelleshem gje qe z GUMA i kushtoj shume shtrenjet.
Alpini replike per komentin nga APOKALYPSIS | August 16, 2010 6:05 PM | Repliko
APOKALYPSIS!
Plot kater komente se bashku me replike, njera pas tjetres, per te nxjerre jo vetem mellefin tend, por dhe per te shtuar mjergullen e servirur fillimisht nga "Njeriu i Perendise", bashkekombasi yt, kryepiskopi i Tiranes Durresit dhe gjithe Shqiperise. Nuk po marr ne konsiderate fyerjet dhe sharjet kunder shqiptareve,(gjaknxehtesia bene te sajen ndonese jo vetem perseritese, por si shume i ke shtuar termat greko-serbe "albanistan").Zoteri nuk me duhet as kombesia dhe as ku ke lindur apo ku jeton.Ju flisni ose si profet (duke marre persiper fallxhorizimin e ngjarjes),ose si hetues krimesh,ose si i pranishem dhe pjese e sherrit.Nese ke qene i pranishem shko dhe deshmo te verteten ose genjeshtren,mbi pergjegjesine tende. Por mos i hidh me teper zjarr benzines qe dikush priste me padurim te derdhej dhe te ndizej.Aksidentet automobilistike ne te gjithe boten jane jo vetem dukuri por dhe nje shqetesim per mbare boten e civilizuar ku ka tamam shtete dhe ligje dhe jo me ne Shqiperi, ku qofte shteti qofte ligji,jane si ai femija latant por qe nuk e lene te rritet.Politizim i nje aksidenti sado i rende, eshte jo vetem keqdashes por dhe nje fyerje ndaj viktimes dhe familjes se tij, sepse i bene objekt te nje sherri, ndoshta kurre ndonjehere te menduar nga ata.Eshte pikerisht kjo e keqja me e madhe per nje shoqeri, qe edhe ne dite gjemash rendin secili per te perfituar kredo te felliqura politike.Ne Shqiperi ka minoritar, qe se bashku me shqiptaret kane bere histori ashtu sikunder ka dhe zagare nga te dyja palet,qe kane lehur dhe vazhdojne te lehin per t'i perēare.Te folurit greqisht, nje pseudoargument i trashe,nuk ka qene i ndaluar as ne kohen e monizmit dhe as ne kohen e zogizmit. Kush kerkon te nxitoje te quaj argument apo prove se vdekja e te ndjerit, ishte vrasje e qellimshme apo "malokēe", siē e vlerson zotrote, ende pa u shprehur ekspertiza ligjore, eshte jo vetem nje shpirt zi, or dhe nje zjarrvenes, i cili meriton ndeshkim shembellor dhe jo llafe komentesh apo mediatike. Ndaj burrerine tende qe paske hetuar vrasjen e qellimshme, provoje aty ku duhet dhe jo me llogje plakash te fshatit tek kroi, ne nje kohe qe dy-tre dite me pare as qe dije se nga ishte i ndjeri tani paske marre informascion te hollesishem, sikur je pjese e asfalise.
Vėzhguesi F replike per komentin nga APOKALYPSIS | August 16, 2010 5:52 PM | Repliko
E para me e neveritura eshte e gjithe MEDIA shqiptare qe nuk paraqesin te verteten sic ka ndodhur! I pashe dhe ata qe na qenkeshin vlonjat!! Le te dale nje vlonjat ketu e te thote nese ka vlonjat me emrin Gjoke!!!
Per te gjithe ju qe me permendni vetem nje aksident: Keta trima ndodheshin per jete nate ne barin qe i ndjeri e kishte investim te djerses se tij ne mergim! Aty e kercenonin te mos fliste greqisht! Ai kuptohet si njeri me gjak iu eshte pergjigjur "c'pune keni ju si do flas une ne shpine time"!Edhe pse "trimat" bene sherr e rremuje, i ndjeri u largua! Por qente e uritur te leshuar nga zinxhiret nuk e lane me kaq, i zune prite (tipike malokce) dhe e vrane me gjasme me aksident, ne pabesi!! Nuk nevojitet me asnje koment asnje "pse" Shqiperia dhe shqiptaret jane kaq keq! Te keqen e tyre e kane brenda!!Me 2010 kur e gjithe bota (te pakten ajo perendimore) flet per liri per hapje kufijsh, kur gjuhet dhe kulturat jo vetem mirepriten, por kerkohet qe te applikohen, ai vend i vogel atje ne cep te ballkanit, eshte akoma ne kohen e Mesjetes!.......... T'ia kishit bere nje amerikani kete (mos fol anglisht) do ju shikoja une te gjithe sa "trima" do me beheshit!......Si do ju duket more qe te parin shqiptar qe do degjojne tani te flase shqip ne GR, te marrin ta masakrojne? Konstatoj me irritim te madh, qe brezi i periudhes se pas 1992-shit ne Shqiperi, do te ngelet ne histori si brezi me i turpshem, me violent e me barbar, brezi qe me shume se kurre ndonjehere iu ngjan e u be mishi per top i asaj fares se lige qe na e ka lene amanet Theofan Sitlian NOLI ta mbajme larg.
redaktoi
(MODERATORI)
....
APOKALYPSIS replike per komentin nga besart | August 16, 2010 5:24 PM | Repliko
Ngushellime familjes per humbjen e tyre.
redaktoi
(MODERATORI)
Korcari | August 16, 2010 5:09 PM | Repliko
Me vjenkeq per vdekjen e te riut nga himara dhe i shpreh ngushellime familjes per njeriun e tyre.
po ne te njejten kohe me vjen keq per servirjen pa logjik te disa politikaneve te himares apo dhe vet kryepeshkopit nga Greqia me banim ne shqiperi a thua se nuk ka shqiptarqe e kryejne kete pune, ndoshta dhe me mire se ne fun-te fundit eshte shqiptar.Shpresojme qe drjejtesia te jete ne nivelin e duhur pa rene preh e Dules apo te tjereve me mentalitete racizem.
myvela dervishaj | August 16, 2010 4:18 PM | Repliko
..me shum komente nuk po postoj se shkon 7 metra i gjate.
Krijoni Kontakt