Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2006
    Postime
    32
    Postimet nė Bllog
    1

    Ndryshimet ne kontributet e sigurimeve dhe biznesi

    Ndryshimet nė sigurimet shoqėrore, kosto pėr biznesin

    Nė 30 Qershor 2010, Kėshilli i Ministrave vendosi pėr ndryshimin pagės minimale dhe maksimale mujore pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore. Ky ndryshim krijon kosto mė tė lartė pėr biznesin, duke rritur shpenzimet pėr kontributet, pėr sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore. Gjithsesi, ndryshimi i pagės minimale shihet edhe si njė masė pėr tė ulur informalitetitn, pasi mendohet se shumė nė biznese, faktikisht paguhen paga mė tė larat pėr punonjėsit e tyre, por deklarimin pėr kontributet e bėjnė sipas pagės minimale. Gjithashtu kjo ėshtė edhe njė masė pėr tė garantuar njė pėrfitimi mė tė madh, nė rastet e pėrfitimeve nga sigurimet shoqėrore si pėr shembull pėrfitimi i pension e pleqėrisė, leja e lindjes etj. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr. 477, datė 30.6.2010, “Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė Vendimin Nr. 1114, datė 30.7.2008 tė Kėshillit tė Ministrave, datė 01.07.2010”, pėrcakton se duke filluar nga data 1 Korrik 2010 e nė vazhdim, paga minimale mujore pėr efekt tė llogaritjes sė kontributit tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, do tė jetė 16.820 (gjashtėmbėdhjetė mijė e tetėqind e njėzet) lekė, ndėrsa paga maksimale mujore mujore pėr efekt tė llogaritjes sė kontributit tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore do tė jetė 84.100 (tetėdhjetė e katėr mijė e njėqind) lekė. Pavarėsisht pėrcaktimeve nė kėtė vendim, pėr tė punėsuarit marrėdhėniet e punės tė tė cilėve rregullohen nė bazė tė Kodit tė Punės tė Republikėn e Shqipėrisė, paga minimale mujore pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve, do tė vazhdoj tė konsiderohet paga e pėrcaktuar me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 522, datė 13.5.2009, “Pėr pėrcaktimin e pagės minimale, nė shkallė vend”, pra 18.000 (tetėmbėdhjetė mijė) lekė. Ndryshimi i pagės minimale ka reflektuar nė rritjen e shumės minimale tė kontributeve, pėr tė gjitha degėt e sigurimit, e cila nė total nga 4497 lekė nė muaj ėshtė rritur nė 4 693 lekė nė muaj.Me ndryshimin e pagės minimale, kontributi i detyrueshėm pėr sigurimet shoqėrore pėr personat e vetėpunėsuar nė veprimtari, tregtare apo shėrbimi, ambulante, si dhe pėr personat, qė punojnė si punėtorė shtėpie, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim ėshtė 1.440 (njė mijė e katėrqind e dyzet) lekė nė muaj. I vetėpunėsuari, i vetėpunėsuari nė ortakėri, i vetėpunėsuari, qė punėson tė tretė (me pėrjashtim tė tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi paguan pėr vete njė kontribut tė detyrueshėm, pėr sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore, nė lartėsinė 30 pėr qind tė pagės mujore minimale nga tė cilat 23 pėr qind si sigurim shoqėror, dhe 7 pėr qind si sigurim shėndetėsor. Kjo do tė thotė se kjo kategori do tė paguaj kontribute nė njė vlere tė barabartė me 5 046 ( pesė mijė e dyzet e gjashtė) lekė nė muaj.

    Dega e sigurimeve Masa e kontributit ne pėrqindje Kontributi ne leke Ishte Kontributi ne leke Behet

    Dega e sigurimit tė sėmundjeve
    0.3 48 51
    Dega e sigurimit tė barrėlindjeve 1.4 226 235
    Dega e sigurimit tė pensioneve 21.6 3482 3633
    Dega e sigurimit tė aksidenteve dhe sėmundjeve profesionale 0.3 48 51
    Dega e sigurimit tė papunėsisė 0.9 145 151

    Sigurimet shėndetėsore 3.4 548 572

    Burimi : Monitor.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Neteorm : 27-09-2022 mė 15:31 Arsyeja: Te drejtat e autorit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •