-
Mashtrimi me bonot e privatizimit, premtimi mė i shkelur elektoral
Siē dihet, Lekėt dhe Bonot e Privatizimit e kanė zanafillėn e tyre dhe u shpėrndanė nė bazė tė ligjit Nr.7748 dhe Dekretit Nr.1030, datė 23.2.1995, datė 29.7.1993 si dhe vendimeve tė ndryshme tė KM pėr tė shpėrblyer punėn e pa paguar dhe kontributin e tė pėrndjekurve politikė e tė punonjėsve shqiptarė nė krijimin e pronės sė pėrbashkėt gjatė sistemit tė kaluar.
Me dėshirėn, vėrtetėsisht tė mirė mbėshtetur dhe nė eksperiencėn pozitive tė vendeve tė tjera tė Evropės Lindore, nga qeveria e asaj kohe dolėn aktet e mė sipėrme dhe ligje, dekrete dhe VKM pėr emėrtimin dhe shpėrndarjen e Bonove tė Privatizimit pėr qytetarėt dhe Lekėt e Privatizimit pėr ish tė pėrndjekurit politikė. Nėse kjo reformė e rėndėsishme e qeverisė shqiptare do tė ishte realizuar nė kohė do tė kishte patur njė impakt pozitiv pėr tė gjithė qytetarėt qė pėrfituan bono. Qėllimi qė ato u emetuan dhe u shpėrndanė kishte si pikėsynim qė gjithė punonjėsit e kėtij vendi tė shumė vuajtur tė bėheshin pronarė tė ekonomisė qė vetė ata e kishin krijuar me punėn e pa paguar nė sistemin socialist. Dhe kjo do tė realizohej nėpėrmjet blerjes sė aksioneve tė shoqėrive tregėtare qė u krijuan nga transformimi i ish ndėrmarrjeve shtetėrore. Si fillim, bonot u pėrdorėn nė proēesin e privatizimit masiv ku jo pak shqiptarė dhe ish punonjės tė shoqėrive qė privatizoheshin u bėnė aksionerė ku janė edhe sot.
Por si eci e si ngeci mė tej ky problem!? Kjo reformė a mund tė quhet e suksesshme apo ėshtė njė "mashtrim, spekullim dhe dėshtim i radhės i qeverisė Berisha" !? ( siē e quajnė tė majtėt). Le ta shikojmė mė konkretisht:
N.Q.S ĖSHTĖ SUKSES, - PSE ?
Sepse qėllimi ishte shumė pozitiv dhe pėr ideale tė pastra nė interes tė masave tė gjėra punonjėse, qė me djersėn e pa paguar kishin krijuar njė pronė gjigande e tėrėsisht shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė shlyhej njė borxh i shtetit ndaj qytetarėve tė vet.
Nėpėrmjet pėrdorimit tė tyre shumė qytetarė kanė pėrfituar e janė bėrė pronarė. Nga ana tjetėr tė gjithė tė tjerėt kishin tė drejtėn tė bėheshin pronarė aksionesh ku Bonot dhe Lekėt e Privatizimit tė merrnin e tė marrin vlerėn e tyre nominale, e mė tepėr se kaq.
Shumė qytetarė tė tjerė i kanė shitur ato dhe me gjithė ēmimin e tyre nėn vlerėn nominale, kanė pėrfituar tė holla, tė cilat i kanė pėrdorur pėr plotėsimin nevojave tė tyre apo pėr biznes.
Shumė qytetarė tė tjerė janė marrė me tregėtimin e tyre, veprimtari nga e cila kanė krijuar tė ardhura pėr vete dhe familjen.
Me ligjet dhe VKM-tė e nxjerra dy vitet e fundit ėshtė hapur drita jeshile pėr pėrdorimin e tyre nė proēesin e legalizimeve pėr ndėrtimet informale dhe nė privatizime tė ndryshme.
N.Q.S FLITET PER DĖSHTIM, SPEKULLIM E MASHTRIM, CILAT JANĖ FAKTET!?
1.Pėrveē pėrdorimit nė proēesin e privatizimit masiv qysh nė fillim u kufizua pėrdorimi duke e bashkėshoqėruar aktivizimin e tyre me lekun; nė fillim 100 % nė Letra me Vlerė, pastaj 80% Letra me Vlerė e 20 % Lekė e mė vonė 20 % Letra me Vlerė e 80% Lekė. Kjo bėri qė shumė shqiptarė nė mungesė tė lekėve pėr kėtė proporcion pėrdorimi, i shiten ato nėn vlerėn e tyre nomimale
2.Pas vitit 1997 kur nė pushtet erdhi krahu i majtė i politikės degjeneroi aktivizimi i tyre sepse: U ndėrpre plotėsisht privatizimi nė Letra me Vlerė. - Doli Ligji Nr.8306 datė.14.03.1998, nė tė cilin pėrcaktohet Paketė pėr Publikun ku pėrdorimi i tyre do tė ishte deri nė 20 % tė vlerės kontabile tė objekteve strategjikė qė privatizoheshin, ligji Nr.8334, datė 23.04.1998 ku Paketa pėr Publikun parashikonte pėrdorimin e tyre deri nė 50%.
Pėr ēudi kėto ligje janė nė fuqi edhe sot, por nuk janė zbatuar. Nė tė gjitha objektet e privatizuara u harrua " Paketa pėr Publikun" . Nga ana tjetėr aksionet e lėna pėr kėtė qėllim nė Albtelecom, Armo, INSIG, OSSH u nxorrėn nė ankand dhe u bė e po bėhet shitja e tyre tek tė huajt me valutė. Shqiptarėt qė e kanė krijuar kėtė pronė u pėrjashtuan dhe po pėrjashtohen.
3-Aktivizimi i Letrave me Vlerė u pėrdor keqas nga politika pėr propogandėn e njė krahu kundėr krahut tjetėr tė politikės, njėri e quante sukses tė politikės sė tij kurse tjetri i denigronte ato duke i quajtur edhe "letra me vrimė".Tė dy krahėt kritikonin njėri-tjetrin dhe asnjėri nuk vepronte nė interes tė qytetarėve tė tij.
4-Tetė vjet qėndroi krahu i majtė nė qeverisje dhe asnjė ligj e vendim i nxjerrė nga vet ata nuk u zbatua. Kjo bėri qė ēmimi i kėtyre Letrave me Vlerė nė kohėn e privatizimit masiv tė binte nga 30-35 % nė 1%. Pra mbetėn pa vlerė, ose " letra me vrimė ", siē i quante politikani Buf.
5-Gjashtė vjet u bėnė qė nė qeverisje ka riardhur krahu i djathtė i politikės dhe ēfarė ka ndodhur!?
- Partia Demokratike nė vitin 2005 shpalli platformėn e saj elektorale nė tė cilėn premtoi me buje:
"Se do tė ndezim motorrėt e rritjes sė shpejtė ekonomike nėpėrmjet Privatizimit tė plotė dhe tė shpejtė tė ndėrmarrjeve tė mėdha duke pėrdorur dhe Letrat me Vlerė, pėr t'i shndėrruar shqiptarėt nė pronarė tė pasurive tė tyre kombėtare." ( me kėtė gėnjeshtėr na mori votat ).
-Kjo u konkretizua dhe nė programin e qeverisė.
-Pas fitores sė PD-sė tregu filloi tė riaktivizohet, por ēmimi mbeti pėrsėri qesharak (4-5 %).
6-U bėnė shumė prononcime politikanėsh:
DEKLARATAT POLITIKE
-Dy-tre vitet e para qeveria propagandoi nė tėrė Shqipėrinė qeverisjen e "premtimeve tė mbajtura". Por ēdo gjė u konkretizua me "njė vėrė nė ujė". Mė 26 Tetor 2005 me shkresėn Nr.2732 Kryeministri i pėrgjigjej Avokatit tė Popullit se: "Dėshiroj t'ju falenderoj pėr letrėn tuaj lidhur me shqetėsimin e ngritur nga institucioni i juaj pėr pėrdorimin e Letrave me Vlerė dhe bonove tė privatizimit. Qeveria qė unė drejtoj e ka kėtė ēeshtje nė rendin e problemeve pėr tė adresuar. Pėr kėtė unė kam instruktuar institucionet shtetėrore pėrgjegjėse pėr tė pėrgatitur bazėn ligjore dhe nėnligjore tė nevojshme pėr tė zbatuar politikat qė ne kemi parashikuar nė programin e qeverisė dhe qė janė njėkohėsisht nė pėrputhje edhe me shqetėsimet e pėrcjella nė letrėn tuaj".
-Nė njė pėrgjigje tė dhėnė Shoqatės sė Letrave me Vlerė me datė.19.02.2008, Avokati i Popullit, pasi rendit njė sėrė veprimesh dhe pėrpjekje tė tij pėr t'i dhėnė zgjidhje kėtij problemi, duket sikur dorėzohet me duart lart para murit tė pengesave qeveritare dhe mungesės sė vullnetit politik pėr zgjidhjen e kėtij problemi duke shkruar:
"...Nė kėto kushte, gjykojmė se kemi shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė tona ligjore pėr tė ndėrmjetėsuar nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtje, bazuar nė ato kompetenca qė na jepen prej Ligjit..., nė zgjidhjen e kėtij problemi. Sa mė sipėr, gjykojmė se nuk ka vend pėr ndėrhyrjen tonė tė mėtejshme nė kėtė ēėshtje". A nuk ėshtė ky "Dorėzim" pa kushte?!
Nė fillim tė vitit 2008 Kryeministri u prononcua pėr herė tė parė publikisht nė TVSH se METE ka marrė porosi tė qarta pėr pėrdorimin e Letrave me Vlerė nė Privatizim sipas njė "SKEME TĖ RE".
-Zonja Guxholli, Kėshilltare e Kryeministrit, rreth dy muaj mė vonė ju pėrgjigj shqetėsimit tė qytetarėve po nė TVSH se Bonot e Privatizimit do tė pėrdoren, pėrveēse nė ndėrmarrjet qė privatizohen edhe nė objektet qė jepen me konēesion.
-Po ashtu edhe zoti Neritan Alibali, zėvendėsministėr i METE-s me datėn 23.06.2008, ju pėrgjigj interesimit tė teleshikuesve se aksionet shtetėrore qė nuk u jepen blerėsve strategjike do tė privatizohen me Bono Privatizimi, por pa pėrmendur konkretisht "Paketėn pėr Publikun", sipas ligjit pėrkatės.
Mė datė 26/11/2008 nė mbledhjen e qeverisė u tha: Qeveria do tė vendosė futjen nė pėrdorim tė letrave me vlerė.
Kryeministri Berisha: "Si hap fillestar nė drejtim tė pėrdorimit tė tyre, do tė jetė dhėnia e tė drejtės pronarėve pėr ta parablerė me letra me vlerė njė objekt tė nxjerrė nė privatizim".
Kryeministri Berisha bėri tė ditur, nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, se sė shpejti, qeveria do tė vendosė pėr pėrdorimin e letrave me vlerė, tė emėrtuara nė vitin 1995.
Mė datė 17.12.2008: Kryeministri Berisha:" Qeveria i konsideron letrat me vlerė tė vlefshme dhe tė paskaduara".
- Nė qershor 2009 nė mitingun elektoral nė Elbasan Berisha bėri thirrjen: "Hidhuni nė tregun e letrave me vlerė " ndėrsa m 11.06.2009 deklaroi se: "Ēelja e tregut tė letrave me vlerė ėshtė njė detyrim madhor i qeverisė ndaj qytetarėve shqiptarė ".
- Nė Paskuqan duke iu referuar vendimit tė sapomiratuar tė qeverisė pėr legalizimet dhe pėrdorimin e letrave me vlerė, Berisha tha se ky proēes do tė ndikojė pozitivisht nė zgjidhjen e problemeve tė tė gjithė qytetarėve qė kanė ndėrtesat e tyre pėr t'u legalizuar. "Legalizimi po ecėn. Para dy ditėsh vendosa tė hap tregun e letrave me vlerė. Hapja e tregut tė letrave me vlerė ėshtė interesi i 800 mijė shqiptarėve, qė i kanė marrė ato dhe qė pas rebelimit u pėrpoqėn t'ua shndėrrojnė nė letra pa vlerė. Tani ato bėhen letra me vlerė. Tregu i letrave me vlerė ndihmon edhe tė gjithė banorėt, tė gjithė qytetarėt qė legalizimet t'i bėjnė me njė ēmim edhe mė tė arsyeshėm".
- Edi Rama nė Bathore i kundėrvihet: "Sali Berisha rishfaqet pėr tė bėrė tė njėjtin premtim tė 18 viteve, ndėrkohė qė kishte 4 vjet nė dispozicion pėr t'i legalizuar shtėpitė e ngritura me gjak nė rrethinat e Tiranės dhe qyteteve tė mėdha tė Shqipėrisė, gjė qė e premtoi se do ta bėnte qysh nė vitin e parė tė qeverisjes". Rama nėnvizoi se sot, jo vetėm nuk i ka legalizuar, "por ėshtė shfaqur me njė rrenė tė re, me letrat me vlerė, ndėrkohė qė shqiptarėt e dinė fatin e letrave me vlerė, tė gjithė e dinė se ēfarė kanė pėsuar kėto letra me vlerė dhe tė gjithė e dinė se tani ėshtė koha pėr ta mbyllur kėtė faqe tė historisė 18-vjeēare tė premtimeve e zhgėnjimeve. Ėshtė koha pėr tė hapur njė faqe tė re, pėr ta mbyllur njė faqe, ku njė grusht njerėzish kanė shkruar historinė si kanė dashur dhe e kanė pėrdorur qeverinė e Shqipėrisė pėr interesat e tyre dhe pėr interesat e njė familjeje tė vetme".
-Kryeministri nė Sauk, mė datė 16.6.09 kundėrpėrgjigjet: " A nuk ishte Edi Rama qė pėrpjekjen time tė ndershme pėr t'u dhėnė vlerė letrave me vlerė, pėr tė njohur detyrimin ndaj tyre, i quajti njė bllof ato, nė njė kohė kur 500 mijė shqiptarė kanė tė drejtė t'i shesin ato dhe tė marrin para prej tyre. Ndėrkohė qė 600 mijė qytetarė tė tjerė kanė tė drejtė t'i blejnė ato dhe tė lehtėsojnė barrėn e pagesės sė legalizimit. Atėherė le ta pyesim pak: Zotėri, ti nuk je pėr rritjen e pensioneve, ti nuk je pėr rritjen e rrogave, ti nuk je pėr letrat me vlerė. Por pėr ēfarė je? Ti je pėr lejet e ndėrtimit".
- Gjithashtu nė Kuvend mė datė 11.03.2010 Berisha, nė fjalėn e tij para deputetėve, foli ndėr tė tjera, pėr letrat me vlerė dhe pėrdorimin e tyre nė proēesin e legalizimit. Qė nė fillim tė fjalės sė tij, ai theksoi se ligji pėr pėrdorimin e letrave me vlerė ėshtė plotėsisht nė fuqi dhe vlera e tyre nė total ėshtė pėrllogaritur nė 820 milionė dollarė. Pėrveē kėsaj shtoi se: " Qeveria ka vendosur njohjen e vlefshmėrisė sė letrave me vlerė nė interesin mė tė mirė tė qytetarėve shqiptarė, duke bėrė tė mundur qė tregu i letrave me vlerė tė jetė mė i madh. Nga ky vendim i Qeverisė nuk pėrfitojnė vetėm qytetarėt, qė do tė legalizojnė ndėrtimet pa leje, por edhe qytetarėt qė dėshirojnė tė blejnė dhe, nė kėtė kuadėr, Ministria e Financave do tė marrė tė gjitha masat pėr tė mundėsuar pėrdorimin e gjėrė tė letrave me vlerė prej atyre qė i zotėrojnė". Sipas prononcimit nė shtyp tė z. Selami Xhepa, Kryeministri kishte idenė qė Bonot e Privatizimit tė pėrdoreshin edhe nė privatizimin e objekteve strategjike.
-Nėse kėto deklarime e prononcime do tė ishin bėrė realitet nė praktikėn e veprimeve tė qeverisė, atėherė aktivizimi i Letrave me Vlerė me tė vėrtetė do tė ishte sukses dhe tregu i tyre do te ishte nė lulėzim, por meqėnėse kjo nuk ka ndodhur tregu i tyre ėshtė i vakėt dhe ēmimi ėshtė mė pak se 10%. Pra ėshtė dėshtim e jo sukses.
7-Qeveria, METE dhe MINFIN nuk po u shesin as puntorėve tė ARMO-s e OSSH-sė aksionet e tyre familjare me Bonot e Privatizimit qė kanė pėrfituar, kjo me gjithė prononcimet e ministrit Prifti, etj.
8-Shqipėria ėshtė i vetmi vend ku nuk funksionon Bursa e Kapitaleve ku mund tė trajtoheshin edhe Letrat me Vlerė. Ku janė premtimet e Ministrit tė METE-s pėr kėtė problem?
9-Ėshtė miratuar e ka hyrė nė fuqi Ligji Nr.10198, Datė. 10.12.2009 "Pėr Sipėrmarrjet e Investimeve Kolektive" , duke shfuqizuar Ligjin Nr.7979, datė 26.7.1995 "Pėr fondet e investimit". Ligji i ri parashikon dhe ka vėnė rregulla tė qarta pėr funksionimin e Fondeve tė Investimeve. Ėshte shumė i dyshimtė dhe negativ fakti qė nuk u zbatua pika 1 e nenit 137 tė kėtij ligji, sipas tė cilit i hapej rruga futjes nė privatizim tė Shoqėrisė Anglo-Adriatika. (Kėshtu tha dhe Ministri Bode nė Kuvend nė fjalėn e tij pėr shpjegimin e kėtij ligji). Nė fakt MINFIN nxitoi tė zbatonte pikėn 4 tė kėtij neni. Kjo bėri qė fondi i investimeve i Anglo-Adriatika nė vend qė tė futej nė privatizim ose kapitalet e tij t'i kalonin njė tjetėr fondi, ai u shpėrbė duke shpėrndarė Letrat me Vlerė tė rreth 47 000 familjeve shqiptare tė cilat po i tėrheqin e po i shesin nė treg me njė vlerė edhe 5 % nė vend qė ata tė ishin bėrė pronarė para 12 vjetėsh. Nga mos zbatimi i pikės 1 tė Ligjit nuk arritėn tė bėheshin as tani pronarė duke shmangur nė kėtė mėnyrė tronditjen dhe deformimin e tregut tė Letrave me Vlerė.
10-Deklarohet se Legalizimet do pėrfundojnė brėnda kėtij viti, por nga ana tjetėr pas deklarimit nė qeveri pėr pėrdorimin e Letrave me Vlerė nė proēesin e legalizimeve dhe deri kur u hapen sportelet e ALUIZN-it janė bėrė disa herė ndryshime nė ligje dhe VKM me diference tė madhe kohore . Kjo tė krijon pėrshtypjen se qėllimi ėshtė vonimi i proēesit dhe pėrafrimi i tij pėr tė katėrtėn herė me fushatėn elektorale. ( Nė vitin 2005, nė zgjedhjet lokale nė 2008, nė zgjedhjet e 2009 dhe tani pėrsėri nė zgjedhjet lokale tė 2011). Nėse ėshtė vėrtet kėshtu, atėherė shtrohet pyetja: A ka kufi se sa herė mund tė gėnjehet ky popull vetėm e vetėm pėr t'i marrė votėn me tė njėjtin premtim, (Letrat me Vlerė)?! Besoj se kėtė radhė populli nuk do e hajė mė.
11-Janė evidentuar paqartėsi e vėshtirėsi nė pėrdorimin e letrave me vlerė nė proēesin e legalizimeve tė cilat nuk po sqarohen qartė e prerė, formularėt shkojnė me vonesė, etj. Por mbi tė gjitha tek njerėz jo tė paktė ekziston mendimi se gjoja nuk ėshtė nevoja pėr legalizim, se qeveria do e lejojė legalizimin pa lek e bono dhe se, po erdhi nė pushtet Edi Rama nuk i njeh Letrat me Vlerė, etj. etj.
E gjithė kjo vjen pėr arsye se qeveria nuk ka nxjerrė njė akt ku tė parashikohen gjoba e penalitete tė tjera tė forta pėr ata persona qė u janė bėrė gati dokumentat e legalizimit dhe nuk paguajnė. Na duket shumė me vend prononcimi nė shtyp i drejtorit tė ALUIZNI-t tė qarkut Shkodėr pėr penalizim duke bėrė shtetėzimin e truallit dhe legalizimin e tij me ēmimin e tregut (tė pa reduktuar), pėr gjithė sipėrfaqen e zėnė dhe pa tė drejtėn e pėrdorimit tė Bonove tė Privatizimit pėr ata qė nuk paguajnė nė kohė. Nė rast se do tė vendosej njė penalizim i tillė me ligj ose me VKM, atėherė pėrveē pėrmirėsimit tė tė ardhurave nė buxhet, do tė kishim zbatim nė kohė tė tre reformave njėherazi:
-a-Legalizimin e ndėrtimeve informale,
-b-Kompesimin e pronarėve dhe
-c-Aktivizimin e Letrave me Vlerė.
12- Thashetheme tė ndryshme qarkullojnė nė tregun e lirė tė Bonove sikur ka Bono tė fallsifikuara (kėtė njė gazetė e vinte dhe nė raportin e SHISH-it nė Komisionin e Sigurisė tė Kuvendit), sikur bankat qė i grumbullojnė ato nuk i presin nė dy tė tretat e gjėrėsisė sė tyre si u veprua nė privatizimin e parė tė vitit 1996 dhe ato rihidhen nė qarkullim duke manipuluar tregun, etj.
13-E gjithė kjo ėshtė jo njė " telenovelė " por njė "roman" ku dalin qartė demagogjia, mungesa e vullnetit politik, veprimet e mos veprimet e politikės nė tėrėsi dhe e Qeverive nė veēanti. Mesa duket synimi ėshtė pėr tė shtyrė nė "Kalendat Greke" shpėrblimin e djersės sė punonjėsve dhe kthimin e borxhit tė shtetit ndaj qytetarėve. " De jure " shteti e njeh kėtė borxh,ndėrsa " de fakto" nuk e kthen. Kur nuk e kthen tek i zoti kuptohet qė do tė vidhet.
Kjo ka sjellė, ndoshta qėllimisht mbajtjen e vlerės sė Bonove nė shifrat minimale dhe nė kėtė mėnyrė i hapet rruga spekullimit galopant nėpėrmjet manipulimit tė kėtij tregu shumė atraktiv, siē e ka quajtur kohė mė parė dhe ish Ministri i METE-s. Ky konkluzion del edhe pėr faktin se qeveria nuk po zbaton edhe disa ligje e VKM tė saj pėr pėrdorimin e tyre nė privatizimet strategjike, nė privatizimin e trojeve nė zonat e lira (Sipas VKM,Nr.804, datė 22.7.2009), dhe nė privatizimin e trojeve qė deri tani janė dhėnė me qira; ( sipas ligjit " Pėr rentėn mbi tė drejtėn e pėrdorimit tė truallit shtetėror", aksionet familjare qė u takojnė nuk po u shiten punonjėsve tė disa objekteve strategjike tė privatizuara. Kjo po ndodh nė ARMO, OSSH. etj. etj ).
SA ĖSHTĖ ULUR NĖ FAKT VLERA E LETRAVE ME VLERĖ?
Nuk po flasim pėr ēmimin e saj nė tregun e lirė qė ka shkuar edhe 20% e qė aktualisht ėshtė nėn 10 %. Por secili le tė bėjė njė llogari tė tillė: Nė vitin 1996 pėr njė pensionist qė kishte pėrfituar 1 000 000 Lek (tė vjetra) Bono Privatizimi, kjo sasi ishte e barabartė me 1 000 000 lekė tė vjetra nė vlerė nominale. Po ēfarė mund tė blinte ky pensionist nė atė kohė dhe ēfarė mund tė blejė sot? Atėherė mund tė blinte 100 m 2 truall, sot nuk blen dot as 10 metėr katror. Kush ka statistika tė qarta mund tė bėjė llogari edhe pėr artikujt ushqimore "tė shportės" si dhe pėr apartamentet e banimit se sa duheshin atėherė dhe sa duhen sot. Po sikur pensionisti t'i kishte futur kėto Bono nė privatizim sa aksione do tė merrte atėherė nė Albtelekom apo AMC ( le tė pyeten punėtorėt e AMC-sė sa aksione blenė atėherė e ēfarė dividenti marrin sot), dhe sa aksione mund tė merren sot? Pa llogaritur kėtu dividentin e humbur pėr rreth 15 vjet. Po sikur tė ishin mbajtur premtimet e propagandės sė kohės pėr Fondin Anglo-Adriatika duke e futur atė nė privatizim? Nė vitin 2000 ai do tė kishte shlyer aksionet me vlerėn 100 %. Dhe tani pas rreth 12 vjetėsh nė vend qė ato bono tė ishin aktivizuar, u "myken" nė depot e " Raiffeisen Bank " (apo u pėrdorėn njė herė nga "dikushi" qė i ribleu?!) dhe tani u rifutėn nė treg pėr t'i riblerė pėrsėri me ēmime qesharake. Me qėllim qė kėto veprime e mos veprime negative nė dėm tė poseduesve tė Letrave me Vlerė, pėr tė mbajtur e qėndruar korrekt premtimeve e prononcimeve tė mė sipėrme nga Qeveria e z Kryeministėr, pėr tė shlyer kėtė borxh real e shumė tė prapambetur nė kohė, shteti ka mundėsi tė pa kufizuara qė t'u thotė shqiptarėve: BLINI AKSIONET,TROJET,PRONAT DHE OBJEKTET SHTETĖRORE ME VLERĖN E TREGUT POR ME BONO E LEK PRIVATIZIMI. Besoj se ka pėrvojė tė tillė nga vendet e tjera tė Evropės Lindore. Pėrveē privatizimeve tė pėrmendura mė lart, kjo besoj se nuk kėrkon mė shumė se 5 % tė aksioneve ( madje janė tepėr ) nė, KESH, OSSH, INSIG, Porte, Miniera, etj. etj. qė tė thith gjithė Letrat me Vlerė tė emėrtuara nė vitet e para tė vendosjes sė ekonomisė sė tregut nė vendin tonė.
E meriton ky popull kėtė "shpėrblim", i cili nė fakt s'ėshtė gjė tjetėr pos "shlyerje borxhi". Dhe mė nė fund kemi besim se kėtė hap transformues nė interes tė shtetit dhe tė qytetarėve do ta bėjė kreu i qeverisė
Rrezon Ēepa / Jurist -Shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt