. .
. .
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 11-08-2010 më 20:05
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
URIME MUAJ I SHENJTË I RAMAZANIT
( E ku ka gëzim dhe respekt më të madh se kur vëllai shqiptar i tjetrit komunitet ( krishtërë) të uron festën tënde shpirtërore – A.G.)
Te nderuar motra dhe vëllezër te besimit islam. Me lejoni që ne emrin tim dhe të gjithë familjes sime, të ju uroj argjërim sa më të lehtë në këtë muaj të Madhërueshëm të Ramazanit.
Qoftë një muaj i mbarë dhe i qetë për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Janë të lumtur e të gëzuar të gjithë ata që në këtë muaj argjerojne, sepse janë më pranë Zotit, e nidiejnë atë pranë dhe i këshillon që të bëhen familjarë të mirë, njerëz të denjë te shoqërisë; besimtarë të zotë në fenë islame.
Njerëz që ruajnë parimet dhe besimin e tyre, por dhe që respektojnë e dinë të falin ata që bëjnë gabime.
Në këto ditë gjithë lutjet i drejtohen Allahut për të mirën e kësaj bote, ku ne duhet të jetojmë në paqe e në dashuri me njëri - tjetrin. Të dëgjojmë e të respektojmë njeri – tjetrin me aq dashuri sa vetë Zoti ka për ne të gjithë.
Te dashur motra e vëllezër !
Në këto ditë të mendojmë e të kujtojmë:
- ata që ranë për të ardhur ditë më të mira mbi tokën tonë.
- ata që komunizmi i pushkatoi dhe i vari dhe i dergji burgjeve të diktaturës, për të vetmin qëllim, se ishin besimtarë të denjë dhe donin që shtëpia e Zotit të jetë e hapur për të gjithë.
- që derdhen gjakun ne themelet e shtetit te ri te Kosovës, që populli i Kosovës të gëzojë pavarësinë e shtetit te tij.
- Të mendojmë për ata që sot janë jetimë dhe nuk kanë prindërit e tyre e që dergjen rrugëve, me duart e shtrira nga Allahu që t’i ndihmojë.
- Të përkushtojmë në këto ditë faljen tonë, për mbarë besimtarët që po vriten nga dora mizore e njeriut, që ketë sa më shumë paqe dhe jo luftëra.
Në këto ditë t’i përkushtohemi, mërive e hasmërive, bashkimit të familjeve, të ketë falje të mëkateve nga njerëzit e të dashurit e familjeve e të zemrave tuaja.
Zoti jua bëftë kabull të gjithëve që argjërojnë këto ditë të Ramazanit të Madhërueshëm.
Paqja, dashuria, respekti e lumturia mbretëroftë përherë në zemrat e familjet tuaja!
Me shumë respekt,
Luigj Shkodrani
P.S. Urimit të mikut tonë, Luigj Shkodranit i bashkangjitet edhe stafi drejtues i Radios. Redaksia jonë për ju po sjell suren e parë nga Kurani, realizuar në studion tonë, për t’ju uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ose klikoni këtu:
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 11-08-2010 më 20:38
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Te lumte dora!
Edhe juve Gezuar Ramazanin!
red_dragon
Eshte hapur nje teme per muajin e ramazanit adem.
Per kete arsye , me duhet ta mbyll kete teme.
Krijoni Kontakt