Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    Tumat e Davidit

    TUMAT E DAVIDIT

    Keshtu thone! Nuk e kemi perhere te bardhe kete, dhe u meshoi me shuplake faqeve te veta, sa per pak nuk me trembi. Po kush je ti, me tha dhe gati sa nuk me rroku pėr fyti. Ti diēka ke me lagjen tone!...Si? Jo? Ndonje hasmeri e moēme, apo ēka te shtyri te me pyesesh per ato fare varre te moēme?!...Po, pse po m'i nxjerr fjalet keshtu, si me dare?- thirri me ne fund gjithė ankth...

    Diēka e pamire duhet te kete ngjare! Ato tuma jane ters, mendova. Prandaj, ka hall Davidi qe fliste me mllef e me terbim. Jane disa gjera per te cilat ekziston nje bestytni dhe ka njerez qe mendojne, se per ato gjera, vertete nuk duhet te flitet. Ose ai mund te mendoje, se une jam nip apo ndonje i aferm i asaj familjeje, per te cilen mendohet se ishte ajo murana, qe ngjante me nje tume te panjohur. Apo, edhe pjestar i familjes tjeter, qe e ka kryer “krimin” dikur moti! Kushedi?!...

    Davidi perseri sikur u mbyll ne vete. Nje kohe te gjate ndejti pa folur. Behej se kerkonte diēka me sy dhe me mendje. Apo shikonte, se ku mund te ishte ajo, murana? Kushedi! Mbase mundohej t'i gjente fjalet me te cilat, mund t'ia niste kuvendimit. Pasi kujtoi qe e gjeti fillin e bisedes dhe deshti ta vrase heshtjen, papritmas u step. Iu kujtua se duhet nderruar kryqin. Atij te vjetrit i kishte dalur boja. Pastaj edhe e rendonte si shume ne qafe. Ishte i gjate. Shpesh i varej deri te gjunjet… Ishte punuar per masen e te ndjerit Ate Gavrilit.

    Dita po fundosej ne nje trazim te shqetesuar reshe dhe bubullimash te pazakonshme. Mengjesi kish qene me nje diell paksa te rrejshem dhe me nje freski te athet, qe te thithte gjakun. Apo sic thonė ne keto ane, "diell me dhembe".

    Dhe nuk vonoi shume, koha sa erdh e u ngroh. Nisi nje ere, nga jugu. Pastaj shi, ferfellez dhe shtrengate...

    "Ky trazim i sotem i qiellit, mos o zot...! Ndonje tume e re u hap gjate nates se shkuar, ose sot fare ne mengjes!", kishin menduar Davidi dhe Murgesha, pernjeheresh. Kete ia thane njeri-tjetrit, pasi i kishin rene ne fund bisedes, te cilen e lane ne gjysme te rruges, se Davidi nuk desh te fliste per tumat qe do te beheshin nga fjetja e murgeshes ne gjoksin e tij. Kete e bente ēdo nate Murgesha prej qysh se Luciferin e kishin shqyer nje lave qenesh endacak. Aq me teper qe tash numri i murgeshave ishte shtuar. Kunkurenca mes tyre sa vinte e shtohej. Per te zene vend afer Davidit, secila mundohej te duaretrokiste sa me shume. Per kete Davidi rrinte zgjaur nate e dite, sepse ua kishte borxh ngritjen nga balta e kuqe. I kishte vene veti detyre qe vazhdimisht duhej te villte vrere. Kur s’kishte vrere s’paku disa pika gjak…! Murgeshat edhe gjakun ia pranonin, vetem mos te gjunjezohej, sepse nuk e ngritnin dot.

    Keshtu, tuma te te palindurve, sikur kishin mbire neper ferra pergjate rruges dhe askush nuk e dinte kur kishte ngjare kjo. Sot ne mengjesin e hershem apo gjate nates se shkuar? Apo shume nete me perpara? Peshperitjet ishin gjithfaresh. Pergjigjet, kurrfare. Diēka e pamire kishte ngjare. Diēka qe i kishte shqetesuar njerezit, qiellin token dhe lagjen pėrgjithesisht.

    Vaji ishte disi i paqarte dhe nuk ngjante edhe gjithaq me zerin e shqetesuar te ndonje femije. Ai ze ishte i frikshem dhe i paqarte. Te kepuste shpirtin por edhe te tmerronte. Shtrengata e stuhishme e bente me rrenqethes vajin. Ishte me shume se nje gjeme brenda ne varr, por edhe perjashta tumave, qe kishin prishur bukurine magjepse te lagjes, gjate nates se shkuar, ose ne kete mengjes te hershem e te mjegullt... Apo ato varre ishin ketu e disa shekuj me pare, veēse tani njerezit sikur po i shihnin per here te pare, pas sa e sa kohesh.

    Une pata vendosur te hesht sepse „rojeve te mjegulles“ u pengonin edhe mbishkrimet e Baruh de Spinozes qe dikush i shkruante ne „WC publike“, e qe mirreshin si propogande kunder lagjes-shtetit.

    Megjithate, vetmeveti thoja se „ rajeve te mjegulles“ do tu kushtoj nje shkrim te veēante, por me ksuht qe mos te me ēojne ne „Shen Kulle“ per krycifim!... Ka qe mendojne se ende vazhdojne kryqezatat.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Bukur ke shkruar.

    Fisnik duku ma shpesh!

    Urime e suksese!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anėtarėsuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67

    Thumbs up hi, fisnik

    Shkrim i bukur. Te uroj suksese edhe ne shkrimet e tjera.
    Pershendetje.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I rende ky shkrim Fisnik, si edhe te tjeret qe ke sjelle ne forum.

    Kam vene re, se ne pjesen me te madhe te shkrimeve qe ke sjelle, personazhet jane te njejte. Per kete ndoqa shkrimet e tua me kerkim. Ate Gavrilli, A.L., Davidi, Murgeshat perseriten ne disa prej tyre.
    A po shkruan dicka ne formen e nje cikli?


    Do te vecoj nga ky shkrimi i fundit nje pershkrim natyre qe me la mbrese.

    Dita po fundosej ne nje trazim te shqetesuar reshe dhe bubullimash te pazakonshme. Mengjesi kish qene me nje diell paksa te rrejshem dhe me nje freski te athet, qe te thithte gjakun. Apo sic thonė ne keto ane, "diell me dhembe".


    "diell me dhembe"!!! sa bukur!


    Urime dhe shendet!

  5. #5
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Kur deshta te shkruaj diēka per artin e dashurise, e cila te pushton sikur muazika e Mozartit, mu kujtua W. Allen, "Kur e degjoj muziken e Wagnerit me shkon mendja ta pushtoj Polonine", atehere mu zu fryma dhe mezi shkrova:

    Buzeqeshi mjerimit ne fytyre derisa ta mundesh.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  6. #6
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Dita-personazhet e imagjinuara dhe shkrimet qe i ke cekur qe tash i braktisa! Pse i kam postuar keto shkrime do ta them ne shkrimin tim te fundit rreth kesaj temee, i cili nuk eshte larg.

    Brari ta kam borxh nje pergjigje, per "korzen ne Kurriz dhe kafiqat". Do te shkruaj me deshire te madhe, por me beso urre ne ate korz nuk kam qene as nuk jam shetitur. Megjithate po e postoj ehde nje shkrim te shkurter.


    « RREXIMI I FIGURAVE »

    1. Ekziston nje shprehje “tamel zogjsh”, e dihet se zogjte nuk janė sisor! Po, diēka qė mungon edhe ne menyre kategorike si "kualitet ekskluziv", nganjehere kerkohet, qofte vetem si "shprehje" figurative, shprehje qe ve ne spikame kerkesat absurde qe kane njerezit ne fazen e egoizmit te tyre afektiv, te pakontrolluar! Nga nje mije kerkesa te tilla qe mund te jene reale, ka njerez qe shkojne e kerkojne diēka si anegdote, kerkesa qe te jepet me deshiren e kerkuesit qe ti te mos mund t'ia plotesosh kerkesen, qe te thote pastaj, "s'e bere dot", mund te shembellehet keshtu: te kerkojne nje tabele shahu, dhe ti ua jep ate tabele, pastaj zgjedhin figurat, nuk u konvenon "disajnimi" i figurave, dhe, ti, prape, e gjene disajnin e pershtatjes se kerkeses, po pas kesaj, kur s'ka me vrejtje rreth shahut, kerkohet qe figurat te kene taban magnetik, se mund te ndodhe qe njerezit luajne shah maje lisi, dhe nga atje mund t'u rrezohen "figurat"! "Rreximi i figurave" si "shprehje" sikur aludon ne "levizje destruktive", ne te hedhurit e energjise per te shkaterruar diēka, ēkado, vetem e vetem qe te shuhet nje pasion i senseve destruktive te akecilit njeri ne kete planet! Po qe rreximi te mos jete krejt absurd, dalin kerkesat qe te perballojne para pamundesive te realizimit te tyre, dhe ne se ato kerkesa nuk plotesohen, atehere, a priori te mbetet ta pranosh fajin qe nuk e ke!

    2. Nese te detyrojne ta pranosh fajin qe nuk e ke, mendja te shkon gjithkah ; ta kalosh shkretiren kembe derisa ta takosh Hindin dhe te kuptosh, pa e pyetur, pse me syte saj ruante gjithe ate egersi dhe urrejtje per nje proces qe edhe vete e dinte se s’kishte te ndalur. Nese nuk e kupton, atehere te shkon mendja te shkosh e te lexosh te gjitha librat e djegura te bibliotekes se Aleksandrise per nje qellim fare injoble qe ne kete ane i thone « gerryerje neper zore » ...

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e mrekullueshme.... deri tek mbifryrja. Megjitheate edhe ky eshte njeri nga llojet e artit qe edhe e votoj me deshire. (dyfish po te harroj se kush e sjell)lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e mrekullueshme per te thene se eshte shkruar nga nje cinik...si ti, e lexova prap.... per te pare se cili prej nesh injoron dhe cili eshte injorant qe keshillon "teorine e letersise"
    Te kane treguar te "medhenmjt e vegjel " pa cka se imiton zerin e vogel te njerezve te medhenj.
    E megjitheate ... ti je fisniku asopak fisnik , por qe deshiron te jesh ose e pakta te dukesh i tille, sido qe te jete ia vlen te te cmoj thjesht per nocken.
    ....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    NE FUNDIN E SHEKULLIT

    KTHIMI DAJES


    Ishte Ramazan. Ndersa rrinte i lidhur me pranga per radiator, pergatitej per burg te gjate dhe i kumtuan se do te gjykohej, nuk ishte me me rendesi se per ēka do te gjykohej sepse ai ishte shiqiptar e ndjekesit e tij serbe, dhe kjo per nje kohe te gjate, prej se dime pėr vete dhe pėr gjysherit tane, eshte arsye e mjaftueshme qe te gjykohesh, qofte pse ke bere ndonje dem ne fushe, qofte pse merr pjese ne konspiracion kunder shtetit.

    Ishte dita e trete e te qenit lidhur. Do te gjykohesh, i thane Dajes, dhe ai e dinte se eshte e vertete, dinte se do te shkonte ne burg dhe ne ato momente, si ne te gjitha momentet kur te tregojne se do te shkosh ne burg, nuk ka mundur te imagjinoje se do te kaloje nje kohe te gjate me atdhetare dhe hajna, me idealiste dhe vrases, me fanatike te shkolles dhe grumbull mishi e eshtrash me koeficient inteligjence afer zeros.

    Pas Kershnellave qe derguar ne burgun e Dubraves. U takua me: gjymtimin e trupave te dhjetera ushtareve te akuzuar te Republikes se Kosoves; zerin e humbur, qe ende ushtonte neper qelite e torturave te stacioneve te policise se Pejes a Gjilanit, te dhjetera policeve te Republikes se Kosoves; pėrpjekjet per te ruajtur ecjen e drejte te njerezve qe menduan se nevojitet krijimi i njė Fronti per ēlirim te Kosoves; afshin pėr hamburgere te hajnave te vegjel dhe vizitat me taksi e dreka luksoze te hajnave te medhenj; fshatarin e bjeshkeve te Moknes qė shpoi ujeperēuesin e burgut pėr te vaditur bahēen e specave duke i lene te burgosurit dy dite pa uje; vizitat e njerėzve nga e tere Kosova, e posaēerisht Peja, me te cilet kishte kaluar burgun e viteve pesedhjete...

    Per Pashket doli nga burgu dhe gjeti nje liri relative. E pritem sipas tradites qe shqiptaret e Kosoves, te mesuar nga pervoja e perditshme e te priturit te njerezve nga burgu i dallon prej popujve tjere evropiane, anėtaret e familjes dhe shoket. Para se ta bente hapin e fundit nga dera e daljes nga burgu, kryegardiani e pyeti:

    "Hyrr, a pėr krejt, ė?"

    E Daja u pergjigj:

    "Per kete here, e kreva".

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Hyrje nė BIBEL (Besėlidhja e Vjetėr)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 14:20
  4. Islami Apo Krishterimi
    Nga Klevis2000 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 07:37
  5. Siguria dhe shpresa.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 01:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •