TUMAT E DAVIDIT
Keshtu thone! Nuk e kemi perhere te bardhe kete, dhe u meshoi me shuplake faqeve te veta, sa per pak nuk me trembi. Po kush je ti, me tha dhe gati sa nuk me rroku pėr fyti. Ti diēka ke me lagjen tone!...Si? Jo? Ndonje hasmeri e moēme, apo ēka te shtyri te me pyesesh per ato fare varre te moēme?!...Po, pse po m'i nxjerr fjalet keshtu, si me dare?- thirri me ne fund gjithė ankth...
Diēka e pamire duhet te kete ngjare! Ato tuma jane ters, mendova. Prandaj, ka hall Davidi qe fliste me mllef e me terbim. Jane disa gjera per te cilat ekziston nje bestytni dhe ka njerez qe mendojne, se per ato gjera, vertete nuk duhet te flitet. Ose ai mund te mendoje, se une jam nip apo ndonje i aferm i asaj familjeje, per te cilen mendohet se ishte ajo murana, qe ngjante me nje tume te panjohur. Apo, edhe pjestar i familjes tjeter, qe e ka kryer krimin dikur moti! Kushedi?!...
Davidi perseri sikur u mbyll ne vete. Nje kohe te gjate ndejti pa folur. Behej se kerkonte diēka me sy dhe me mendje. Apo shikonte, se ku mund te ishte ajo, murana? Kushedi! Mbase mundohej t'i gjente fjalet me te cilat, mund t'ia niste kuvendimit. Pasi kujtoi qe e gjeti fillin e bisedes dhe deshti ta vrase heshtjen, papritmas u step. Iu kujtua se duhet nderruar kryqin. Atij te vjetrit i kishte dalur boja. Pastaj edhe e rendonte si shume ne qafe. Ishte i gjate. Shpesh i varej deri te gjunjet Ishte punuar per masen e te ndjerit Ate Gavrilit.
Dita po fundosej ne nje trazim te shqetesuar reshe dhe bubullimash te pazakonshme. Mengjesi kish qene me nje diell paksa te rrejshem dhe me nje freski te athet, qe te thithte gjakun. Apo sic thonė ne keto ane, "diell me dhembe".
Dhe nuk vonoi shume, koha sa erdh e u ngroh. Nisi nje ere, nga jugu. Pastaj shi, ferfellez dhe shtrengate...
"Ky trazim i sotem i qiellit, mos o zot...! Ndonje tume e re u hap gjate nates se shkuar, ose sot fare ne mengjes!", kishin menduar Davidi dhe Murgesha, pernjeheresh. Kete ia thane njeri-tjetrit, pasi i kishin rene ne fund bisedes, te cilen e lane ne gjysme te rruges, se Davidi nuk desh te fliste per tumat qe do te beheshin nga fjetja e murgeshes ne gjoksin e tij. Kete e bente ēdo nate Murgesha prej qysh se Luciferin e kishin shqyer nje lave qenesh endacak. Aq me teper qe tash numri i murgeshave ishte shtuar. Kunkurenca mes tyre sa vinte e shtohej. Per te zene vend afer Davidit, secila mundohej te duaretrokiste sa me shume. Per kete Davidi rrinte zgjaur nate e dite, sepse ua kishte borxh ngritjen nga balta e kuqe. I kishte vene veti detyre qe vazhdimisht duhej te villte vrere. Kur skishte vrere spaku disa pika gjak ! Murgeshat edhe gjakun ia pranonin, vetem mos te gjunjezohej, sepse nuk e ngritnin dot.
Keshtu, tuma te te palindurve, sikur kishin mbire neper ferra pergjate rruges dhe askush nuk e dinte kur kishte ngjare kjo. Sot ne mengjesin e hershem apo gjate nates se shkuar? Apo shume nete me perpara? Peshperitjet ishin gjithfaresh. Pergjigjet, kurrfare. Diēka e pamire kishte ngjare. Diēka qe i kishte shqetesuar njerezit, qiellin token dhe lagjen pėrgjithesisht.
Vaji ishte disi i paqarte dhe nuk ngjante edhe gjithaq me zerin e shqetesuar te ndonje femije. Ai ze ishte i frikshem dhe i paqarte. Te kepuste shpirtin por edhe te tmerronte. Shtrengata e stuhishme e bente me rrenqethes vajin. Ishte me shume se nje gjeme brenda ne varr, por edhe perjashta tumave, qe kishin prishur bukurine magjepse te lagjes, gjate nates se shkuar, ose ne kete mengjes te hershem e te mjegullt... Apo ato varre ishin ketu e disa shekuj me pare, veēse tani njerezit sikur po i shihnin per here te pare, pas sa e sa kohesh.
Une pata vendosur te hesht sepse rojeve te mjegulles u pengonin edhe mbishkrimet e Baruh de Spinozes qe dikush i shkruante ne WC publike, e qe mirreshin si propogande kunder lagjes-shtetit.
Megjithate, vetmeveti thoja se rajeve te mjegulles do tu kushtoj nje shkrim te veēante, por me ksuht qe mos te me ēojne ne Shen Kulle per krycifim!... Ka qe mendojne se ende vazhdojne kryqezatat.
Krijoni Kontakt